Arrini ta përfytyroni atë që lexoni?
Arrini ta përfytyroni atë që lexoni?
DO TA keni më të lehtë t’i përfytyroni ngjarjet, në qoftë se i njihni vendet për të cilat lexoni. Ja, të marrim për shembull udhëtimet misionare të apostullit Pavël, për të cilat flitet në librin biblik të Veprave. Në udhëtimin e parë misionar, ai u nis që nga Antiokia, ku ithtarët e Jezuit u quajtën për herë të parë të krishterë. Që andej udhëtoi në vende të tilla, si: Salamina, Antiokia e Pisidisë, Ikonia, Listra dhe Derba. Arrini ta përfytyroni ku ndodheshin këto vende?
Ndoshta s’mundeni po të mos keni një hartë. Në broshurën e re me 36 faqe, me titull ‘Të shohim vendin e mirë’, ka një hartë të tillë. Një lexuese nga Montana, SHBA, komenton me mirënjohje: «Arrij t’i shoh udhëtimet e Pavlit dhe përpiqem të përfytyroj si udhëtonte dhe çfarë pune bënte ai dhe dishepujt e tjerë të hershëm për të përhapur lajmin e mirë. Faleminderit për këtë hartë të bukur, që më ndihmon të përfytyroj më mirë.»
Harta me udhëtimet e Pavlit s’është veçse një nga hartat e shumta në këtë broshurë, të cilat do ta ndihmojnë lexuesin të përfytyrojë atë që tregohet në Bibël. Mund të kërkoni një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet aty ose në adresën e përshtatshme në faqen 2 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’.
□ Ju lutemi të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.