Dëshira për më shumë
Dëshira për më shumë
«Në qoftë se dëshirat tona s’mbarojnë kurrë, nuk do të kemi asnjëherë mjaft.»—Një raport i Institutit Worldwatch.
«ÇFARË duam? Gjithçka. Kur e duam? Tani.» Në vitet 60 kjo thënie ishte shumë e përhapur ndër studentët e universiteteve. Sot ndoshta nuk dëgjojmë tamam këto fjalë, por gjithsesi ideja që përcjellin ato vazhdon ende. Vërtet, dëshira për të pasur gjithnjë e më shumë duket se është karakteristikë e epokës sonë.
Për shumë veta pasuria dhe gjërat materiale janë bërë kryesore në jetë. Ish-presidenti i SHBA-së Xhimi Karter një herë tha: «Tani njeriu nuk identifikohet më sipas asaj që bën, por sipas asaj që ka.» A ka ndonjë gjë me më shumë vlerë se gjërat materiale? Nëse po, cilat janë këto gjëra me vlerë dhe ç’dobi na sjellin?