Ç’domethënie ka për ne përulësia e Jehovait?
Ç’domethënie ka për ne përulësia e Jehovait?
DAVIDI ishte një njeri i vuajtur. Vuajti nga dora e mbretit Saul, vjehrrit të tij xheloz. Tri herë Sauli u përpoq ta vriste me heshtë dhe për vite me radhë e ndoqi pa reshtur këmba-këmbës, duke e detyruar të bëhej ikanak. (1 Samuelit 18:11; 19:10; 26:20) Megjithatë Jehovai ishte me Davidin. Ai nuk e shpëtoi vetëm nga Sauli, por edhe nga armiq të tjerë. Prandaj mund t’i kuptojmë ndjenjat që shprehu Davidi për Jehovain në këtë këngë: «Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im. Ti më ke dhënë edhe mburojën e shpëtimit tënd dhe mirësia [përulësia, BR] jote më ka bërë të madh.» (2 Samuelit 22:2, 36) Davidi arriti njëfarë madhështie në Izrael. Por, si lidhej përulësia e Jehovait me këtë gjë?
Kur në Shkrime thuhet se Jehovai është i përulur, kjo nuk ka kuptimin që është i kufizuar në ndonjë mënyrë ose që u nënshtrohet të tjerëve. Përkundrazi, kjo cilësi e bukur tregon se ai ka shumë dhembshuri për njerëzit që përpiqen sinqerisht të fitojnë miratimin e tij dhe shfaq mëshirë ndaj tyre. Te Psalmi 113:6, 7, lexojmë: ‘[Jehovai] ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejt dhe mbi tokë. Ai e ngre të mjerin nga pluhuri.’ ‘Ulja’ e tij do të thotë që ai «përkulet për të parë» ose që «përulet për të parë». (Today’s English Version; Young’s Literal Translation of the Holy Bible) Prandaj që nga qiejt, vetë Jehovai ‘u përkul’ ose ‘u përul’ që t’i kushtonte vëmendje Davidit, një njeriu të papërsosur, por të përulur, i cili dëshironte t’i shërbente Perëndisë. Prandaj Davidi na siguron: «Jehovai është i lartë, e megjithatë i hedh sytë mbi të përulurit.» (Psalmi 138:6, BR) Jehovai tregoi mëshirë, dhembshuri e durim ndaj Davidit. Kjo duhet t’u japë zemër të gjithë atyre që përpiqen të bëjnë vullnetin e Perëndisë.
Ndonëse Jehovai, si Sovran, ka pozitën më të lartë në univers, ai dëshiron të ketë marrëdhënie me secilin prej nesh. Kjo na jep sigurinë që, edhe në rrethanat më të vështira, mund të mbështetemi tek ai, sepse është në gjendje të na ndihmojë gjithmonë. Nuk ka pse të kemi frikë se mos na harrojë. Për sa i përket popullit të tij në lashtësi, Izraelit, me të Psalmi 136:23.
drejtë thuhet se Jehovai ‘u kujtua për ta në kushtet e tyre të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë’.—Si shërbëtorë të Jehovait, ndonjëherë edhe ne mund të vuajmë, ashtu si Davidi. Kjo mund të ndodhë ngaqë na tallin ata që nuk e njohin Perëndinë ose ngaqë po luftojmë me shëndetin e dobët a ndoshta na ka vdekur një njeri i afërt. Cilatdo qofshin rrethanat tona, nëse kemi zemër të sinqertë, mund t’i afrohemi Jehovait në lutje, duke i kërkuar mëshirë. Jehovai ‘do të përkulet’ për të na kushtuar vëmendje dhe për të dëgjuar lutjet tona. Psalmisti i frymëzuar shkroi: «Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.» (Psalmi 34:15) A nuk na preket zemra kur mendojmë thellë për përulësinë e Jehovait, për këtë cilësi të bukur që na bën ta duam Atë?
[Figurat në faqen 30]
Ashtu si i dëgjoi lutjet e Davidit, Jehovai është i gatshëm të dëgjojë sot lutjet tona