A dëshironi një botë ku frika të mos ekzistojë?
A dëshironi një botë ku frika të mos ekzistojë?
«Po jetojmë në një gjendje tensioni . . .dhe pasigurie të vazhdueshme, gjithnjë e në rritje, që vjen si pasojë e një ‘rreziku . . . të papërcaktuar mirë i cili pa paralajmëruar mund të të kanoset në çdo çast dhe në çdo formë’.»
KËTO fjalë që citoheshin vitin e kaluar në revistën Newsweek pasqyrojnë mënyrën se si ndihen shumë njerëz për shkak të kësaj bote të trazuar. Jezu Krishti tregoi se në të ardhmen e afërt ndjenja të tilla do të bëhen më të forta. Ai paratha se do të vijë një kohë kur kombet do të kenë një angështi të atillë sa nuk do të dinë si të dalin nga ajo gjendje, dhe njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja e gjërave që do të vijnë mbi tokë. Megjithatë ne nuk duhet të kemi frikë ose të ndihemi të pasigurt sepse Jezui shtoi: «Kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, drejtoni trupin dhe ngrini kokën lart, sepse çlirimi juaj po afrohet.»—Luka 21:25-28.
Duke përshkruar kushtet e popullit të tij pas çlirimit, Perëndia Jehova deklaroi: «Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi.» (Isaia 32:18) Nëpërmjet profetit Mikea, Jehovai tha: «Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet dhe askush nuk do t’i trembë më.»—Mikea 4:4.
Çfarë ndryshimi me jetën e tanishme! Asnjë rrezik i papritur nuk do t’i kanoset njerëzimit. Gjendja e tensionit dhe e pasigurisë së vazhdueshme do të zëvendësohet me një gjendje paqeje dhe lumturie të pafund.