Të ecim në udhën e integritetit
Të ecim në udhën e integritetit
«Por unë do të eci në integritetin tim.»—PSALMI 26:11.
1, 2. (a) Pse integriteti i njerëzve është pjesë e rëndësishme e çështjes së sovranitetit të Perëndisë? (b) Si mund ta tregojnë krijesat inteligjente se përkrahin sovranitetin e Jehovait?
KUR u rebelua në kopshtin e Edenit, Satanai ngriti çështjen universale nëse kishte të drejtë ose jo Perëndia të sundonte mbi gjithë krijesat e Tij. Disa kohë më vonë, Satanai i akuzoi njerëzit se i shërbenin Perëndisë vetëm kur kjo ishte në interes të tyre. (Jobi 1:9-11; 2:4) Prandaj, integriteti i njerëzve është bërë pjesë e rëndësishme e çështjes së sovranitetit universal të Jehovait.
2 Edhe pse sovraniteti i Perëndisë nuk varet nga integriteti që mbajnë krijesat e tij, njerëzit dhe bijtë frymorë të Perëndisë mund të tregojnë se në cilën anë qëndrojnë në këtë çështje. Si e bëjnë këtë? Duke zgjedhur nëse do të ecin ose jo në udhën e integritetit. Prandaj integriteti që tregon çdo individ është një bazë e vlefshme mbi të cilën ai ose ajo mund të gjykohet.
3. (a) Çfarë dëshironin Jobi dhe Davidi që të shqyrtonte dhe të gjykonte Jehovai tek ata? (b) Çfarë pyetjesh lindin për integritetin?
3 Jobi tha i sigurt: «[Jehovai] le të më peshojë me një peshore të saktë dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë [integritetin, BR] time.» (Jobi 31:6) Mbreti David i Izraelit të lashtë i kërkoi Jehovait që t’i shqyrtonte integritetin, kur u lut: «Më gjyko, O Jehova, sepse kam ecur në integritetin tim, dhe kam besuar te ti, o Jehova, që të mos lëkundem kurrë.» (Psalmi 26:1) * Sa e rëndësishme është edhe për ne të ecim në udhën e integritetit! Por, çfarë është integriteti dhe çfarë do të thotë të ecim në udhën e tij? Çfarë do të na ndihmojë të mbajmë integritetin?
«Kam ecur në integritetin tim»
4. Çfarë është integriteti?
4 Integriteti nënkupton që të jesh i drejtë, i panjollë, i ndershëm dhe i patëmetë. Por përfshin më shumë sesa vetëm të veprojmë drejt. Është tërësi morale ose përkushtim i plotë me gjithë zemër ndaj Perëndisë. Satanai vuri në dyshim motivet e Jobit kur i tha Perëndisë: «Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij [të Jobit] dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi.» (Jobi 2:5) Përveç veprimeve të duhura, integriteti kërkon edhe që të kemi motive të drejta në zemër.
5. Nga çfarë e kuptojmë se për të mbajtur integritetin nuk kërkohet të jemi të përsosur?
5 Por, gjithsesi, për të mbajtur integritetin, nuk kërkohet të jemi të përsosur. Mbreti David ishte i papërsosur dhe gjatë jetës bëri disa gabime të rënda. E megjithatë, Bibla thotë për të se eci «me integritet zemre». (1 Mbretërve 9:4, BR) Përse? Sepse Davidi e donte Jehovain. Zemra e tij ishte e përkushtuar ndaj Perëndisë. Ai i pranoi hapur gabimet e tij, pranoi edhe qortimin, dhe ndryshoi rrugë. Pra, integriteti i Davidit shihej në përkushtimin me gjithë shpirt ndaj Perëndisë Jehova dhe në dashurinë që kishte për të.—Ligji i përtërirë 6:5, 6.
6, 7. Çfarë përfshin të ecim në udhën e integritetit?
6 Integriteti nuk kufizohet vetëm në ndonjë aspekt të sjelljes njerëzore, siç është përkushtimi fetar, por përfshin gjithë jetën tonë. Davidi ‘eci’ në integritetin e tij. Një botim thotë: «Folja ‘ec’ përfshin ‘rrugën e jetës’ ose ‘mënyrën e jetës’.» (The New Interpreter’s Bible) Psalmi 119:1-3) Integriteti nënkupton që gjithnjë të përpiqemi të bëjmë vullnetin e Perëndisë dhe të ecim në udhën e tij.
Për ata që kanë «një rrugë pa njollë», psalmisti këndoi: «Lum ata që respektojnë mësimet e [Perëndisë], që e kërkojnë me gjithë zemër, dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.» (7 Për të ecur në udhën e integritetit, kërkohet të kemi dashuri besnike për Perëndinë, edhe në rrethana të këqija. Integriteti ynë duket qartë kur durojmë në sprova, kur qëndrojmë të palëkundur pavarësisht nga vështirësitë ose kur u rezistojmë tundimeve të botës së paperëndishme. ‘Ia gëzojmë zemrën’ Jehovait, sepse kështu mund t’i përgjigjet atij që përflet kundër tij. (Fjalët e urta [Proverbat] 27:11) Prandaj kemi arsye të forta për të thënë me vendosmëri fjalët që tha Jobi: «Deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria [integriteti, BR] ime.» (Jobi 27:5) Psalmi 26 tregon se çfarë do të na ndihmojë të ecim në udhën e integritetit.
«Rafinoji veshkat dhe zemrën time»
8. Çfarë mësojmë nga lutja e Davidit që Jehovai t’i shqyrtonte veshkat dhe zemrën?
8 Davidi u lut: «Më shqyrto, O Jehova, e më vër në provë. Rafinoji veshkat dhe zemrën time.» (Psalmi 26:2) Veshkat gjenden thellë brenda trupit. Në kuptimin e figurshëm, veshkat paraqesin mendimet dhe ndjenjat më të thella të njeriut. Kurse zemra e figurshme është i gjithë personi i brendshëm, që përfshin motivet, ndjenjat dhe intelektin. Kur i kërkoi Jehovait ta hetonte, Davidi u lut që t’i shqyrtonte dhe t’i hetonte mendimet dhe ndjenjat e tij më të thella.
9. Si na i rafinon Jehovai veshkat dhe zemrën?
9 Davidi u lut që t’i rafinoheshin veshkat dhe zemra. Si e rafinon Jehovai njeriun tonë të brendshëm? Davidi këndoi: «Do ta bekoj Jehovain, që më ka dhënë këshilla. Po, gjatë netëve, veshkat e mia më kanë ndrequr.» (Psalmi 16:7, BR) Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që këshillat e Perëndisë e prekën thellë Davidin dhe zunë rrënjë brenda tij, duke i ndrequr mendimet dhe ndjenjat më të thella. Kjo mund të ndodhë edhe me ne, në qoftë se meditojmë me çmueshmëri për këshillat që marrim nga Fjala e Perëndisë, nga përfaqësuesit e tij dhe nga organizata e tij, e nëse i lejojmë të zënë rrënjë brenda nesh. Në qoftë se i lutemi rregullisht Jehovait që të na rafinojë në këtë mënyrë, do të ndihmohemi që të ecim në udhën e integritetit.
‘Dashamirësia jote është para meje’
10. Çfarë e ndihmoi Davidin që të ecte në të vërtetën e Perëndisë?
10 «Dashamirësia jote është para syve të mi. Psalmi 26:3) Ai i njihte mirë veprat dashamirëse të Perëndisë dhe meditonte me çmueshmëri rreth tyre. «Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë»,—këndoi ai. Duke sjellë ndër mend një nga «të mirat» që kishte bërë Perëndia, Davidi vazhdoi: «Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve. Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.» (Psalmi 103:2, 6, 7) Ndoshta Davidi po mendonte se si egjiptianët i kishin shfrytëzuar izraelitët në kohën e Moisiut. Nëse po mendonte për këtë, meditimi se si Jehovai ia bëri të qartë Moisiut mënyrën si do t’i çlironte, duhet t’i ketë prekur zemrën Davidit dhe t’i ketë shtuar vendosmërinë për të ecur në të vërtetën e Perëndisë.
Dhe unë kam ecur në të vërtetën tënde»,—vazhdoi Davidi. (11. Çfarë mund të na ndihmojë që të ecim në udhën e integritetit?
11 Studimi i rregullt i Fjalës së Perëndisë dhe meditimi rreth asaj që mësojmë aty, do të na ndihmojë që të ecim në udhën e integritetit. Për shembull, po të mbajmë ndër mend se Jozefi u largua me vrap nga propozimet imorale të gruas së Potifarit, me siguri kjo do të na inkurajojë që të largohemi nga propozime të ngjashme që mund të na bëhen në vendin e punës, në shkollë a gjetkë. (Zanafilla 39:7-12) Po në rast se tundohemi nga mundësitë për t’u pasuruar ose për t’u bërë të famshëm e të pushtetshëm në këtë botë? Kemi shembullin e Moisiut, i cili i hodhi poshtë lavditë e Egjiptit. (Hebrenjve 11:24-26) Pastaj, nëse mbajmë në mendje qëndrueshmërinë e Jobit, pa dyshim, vendosmëria për t’i qëndruar besnikë Jehovait do të na forcohet, pavarësisht nga sëmundjet dhe nga katastrofat që mund të na bien. (Jakovi 5:11) Po në qoftë se bëhemi viktima të përndjekjes? Përvoja e Danielit në gropën e luanëve me siguri do të na japë guxim!—Danieli 6:16-22.
«Nuk rri me njerëz që nuk thonë të vërtetën»
12, 13. Cilat shoqëri duhet të shmangim?
12 Davidi përmendi edhe një faktor tjetër që ia forcoi integritetin, kur tha: «Nuk rri me njerëz që nuk thonë të vërtetën dhe nuk përzihem me njerëz që e fshehin se ç’janë. E urrej kongregacionin e keqbërësve dhe nuk rri me të ligjtë.» (Psalmi 26:4, 5) Davidi as nuk donte të rrinte me të ligjtë. I urrente shoqëritë e këqija.
13 Po ne? A jemi të vendosur të mos rrimë me njerëz që s’thonë të vërtetën, me të cilët mund të shoqërohemi nëpërmjet programeve televizive, videokasetave, filmave, Internetit 1 Korintasve 15:33) Sa jetësore është t’i shmangim shoqëritë e këqija!
ose në ndonjë mënyrë tjetër? A qëndrojmë larg atyre që e fshehin se çfarë janë? Disa në shkollë ose në vendin e punës mund të hiqen sikur janë miqtë tanë, por kanë qëllime të liga. A duam vërtet të krijojmë lidhje të ngushta me ata që nuk ecin në të vërtetën e Perëndisë? Ndërkohë që hiqen si të sinqertë, edhe apostatët mund ta fshehin qëllimin e tyre për të na larguar nga shërbimi i Jehovait. Po sikur në kongregacionin e krishterë të ketë disa që bëjnë një jetë të dyfishtë? Edhe ata e fshehin se çfarë janë në të vërtetë. Xhejsoni, i cili tani është shërbëtor ndihmës, kishte miq të tillë në rininë e tij. Ai thotë për ta: «Një ditë, njëri prej tyre më tha: ‘S’ka rëndësi se çfarë bëjmë tani, sepse, kur të vijë sistemi i ri, do të vdesim, kështu që s’do ta dimë çfarë kemi humbur.’ Ky lloj të foluri ishte si një zile alarmi për mua. Unë s’dua të jem i vdekur kur të vijë sistemi i ri.» Me mençuri, Xhejsoni i preu lidhjet me këta njerëz. Apostulli Pavël paralajmëroi: «Mos u mashtroni. Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme.» (‘Do të shpall tërë veprat e tua të mrekullueshme’
14, 15. Si mund ‘të marshojmë përqark altarit të Jehovait’?
14 «Do t’i laj duart në pafajësi dhe do të marshoj përqark altarit tënd, o Jehova!»—vazhdoi Davidi. Pse? «Që të dëgjohen falënderimet e mia, dhe që të shpall tërë veprat e tua të mrekullueshme.» (Psalmi 26:6, 7) Davidi donte të mbetej i pastër moralisht, që të mund ta adhuronte Jehovain dhe të shpallte përkushtimin ndaj tij.
15 Çdo gjë që kishte të bënte me adhurimin e vërtetë në tabernakull, e më vonë në tempull, ishte ‘një paraqitje tipike dhe hije e gjërave qiellore’. (Hebrenjve 8:5; 9:23) Altari paraqiste vullnetin e Jehovait që të pranonte flijimin e Jezu Krishtit për të shpenguar njerëzimin. (Hebrenjve 10:5-10) I lajmë duart në pafajësi dhe ‘marshojmë përqark altarit të Jehovait’ kur tregojmë besim në këtë flijim.—Gjoni 3:16-18.
16. Si nxjerrim dobi kur ua shpallim të tjerëve veprat e mrekullueshme të Perëndisë?
16 A nuk na mbushet zemra me mirënjohje për Jehovain dhe për Birin e tij të vetëmlindur, kur mendojmë gjithë ato gjëra që arrihen nëpërmjet shpërblesës? Me këtë ndjenjë mirënjohjeje në zemër, le t’ua shpallim të tjerëve veprat e mrekullueshme të Perëndisë, që nga krijimi i njeriut në kopshtin e Edenit e deri në rivendosjen e plotë të të gjitha gjërave në botën e re të Perëndisë. (Zanafilla 2:7; Veprat 3:21) Kjo vepër e predikimit të Mbretërisë dhe e bërjes së dishepujve është vërtet një mbrojtje e madhe për ne frymësisht. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Pjesëmarrja me zell në këtë vepër na ndihmon ta kemi gjithnjë të qartë shpresën për të ardhmen, të fortë besimin në premtimet e Perëndisë dhe të gjallë dashurinë për Jehovain e për njerëzit e tjerë.
«E dua shtëpinë ku qëndron ti»
17, 18. Ç’qëndrim duhet të kemi ndaj mbledhjeve të krishtere?
17 Në Izrael, tabernakulli, bashkë me altarin për flijimet, ishte qendra e adhurimit të Jehovait. Duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë vend, Davidi u lut: «O Jehova, unë e dua shtëpinë ku qëndron ti, dhe vendin ku qëndron lavdia jote.»—Psalmi 26:8.
18 A na pëlqen edhe ne kaq shumë të mblidhemi në vendet ku mësojmë për Jehovain? Çdo Sallë Mbretërie, me programin e rregullt për arsimimin frymor, shërben si qendra e adhurimit të vërtetë në zonën ku ndodhet. Veç kësaj, kemi kongreset vjetore, asambletë qarkore dhe asambletë speciale njëditore. Në këto mbledhje shqyrtohen «përkujtuesit» e Jehovait. Nëse mësojmë ‘t’i duam jashtë mase’ këta përkujtues, mezi do t’i presim ditët e mbledhjeve dhe do të jemi të vëmendshëm kur të jemi Psalmi 119:167, BR) Sa ripërtëritëse është të jemi me bashkëbesimtarët, që interesohen për mirëqenien tonë si individë dhe që na ndihmojnë të qëndrojmë në udhën e integritetit!—Hebrenjve 10:24, 25.
atje. (‘Mos ma merr jetën’
19. Për cilat mëkate nuk donte të quhej fajtor Davidi?
19 Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për pasojat që vijnë kur nuk ecim më në të vërtetën e Perëndisë, Davidi u përgjërua: «Mos e merr shpirtin tim bashkë me mëkatarët, as jetën time bashkë me ata që janë fajtorë gjaku. Ata kanë në duart e tyre sjellje të shthurur, dhe e djathta e tyre është plot ryshfete.» (Psalmi 26:9, 10) Davidi nuk donte të llogaritej mes njerëzve të paperëndishëm, që ishin fajtorë për sjellje të shthurur e për ryshfete.
20, 21. Çfarë mund të na çojë në udhën e njerëzve të paperëndishëm?
20 Sot, bota është e mbushur plot me praktika imorale. Televizori, revistat dhe filmat nxitin ‘kurvërinë, ndyrësinë dhe sjelljen e shthurur’. (Galatasve 5:19) Disa janë bërë skllevër të pornografisë, e cila shpesh çon në sjellje imorale. Sidomos të rinjtë janë më të pambrojtur e prandaj ndikohen më shumë nga këto. Në disa vende është normale të dalësh me dikë të seksit tjetër dhe adoleshentëve u bëhet presion të mendojnë se edhe ata duhet të veprojnë kështu. Shumë të rinj përfshihen në lidhje romantike, ndonëse nuk kanë moshën për t’u martuar. Për të plotësuar dëshirat seksuale që rriten brenda tyre, s’kalon shumë dhe përfshihen në sjellje imorale e madje deri në kurvëri.
21 Por as të rriturit nuk janë të imunizuar nga ndikimet negative. Praktikat e pandershme tregtare dhe prirja për të marrë vendime egoiste janë tregues të mungesës së integritetit. Po të ecim në udhët e botës, kjo vetëm sa do të na largojë nga Jehovai. Le të ‘urrejmë të keqen e të duam të mirën’ dhe le të vazhdojmë të ecim në udhën e integritetit!—Amosi 5:15.
«Më shpengo dhe më jep hir»
22-24. (a) Çfarë inkurajimi gjeni në fjalët përmbyllëse të Psalmit 26? (b) Cila grackë do të shqyrtohet në artikullin vijues?
22 Davidi e mbylli me këto fjalë lutjen që i bëri Perëndisë: «Por unë do të eci në integritetin tim. Më shpengo dhe më jep hir. Këmba ime do të qëndrojë në vend të sheshtë. Mes turmave të mbledhura do ta bekoj Jehovain.» (Psalmi 26:11, 12) Vendosmëria e Davidit për të mbajtur integritetin shoqërohet me lutjen e tij për shpengim. Sa na jep zemër kjo! Pavarësisht se jemi mëkatarë, Jehovai do të na ndihmojë, në qoftë se jemi të vendosur të ecim në udhën e integritetit.
23 Le të tregojmë me mënyrën si jetojmë se e respektojmë dhe e çmojmë sovranitetin e Perëndisë në çdo fushë të jetës sonë. Secili nga ne mund t’i kërkojë në lutje Jehovait që të na shqyrtojë e të na i rafinojë mendimet dhe ndjenjat më të thella. Mund ta mbajmë vazhdimisht para nesh të vërtetën e Perëndisë duke e studiuar me zell Fjalën e tij. Pra, le të bëjmë çmos për të shmangur shoqëritë e këqija, e nga ana tjetër të bekojmë Jehovain midis turmave të mbledhura. Le të marrim pjesë me zell në veprën e predikimit të Mbretërisë dhe të bërjes së dishepujve, duke mos e lejuar kurrë botën që të na vërë në rrezik marrëdhënien tonë të çmuar me Perëndinë! Ndërsa bëjmë çmos që të ecim në udhën e integritetit, mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na japë hir.
24 Meqë integriteti përfshin gjithë fushat e jetës, duhet të ruhemi nga një grackë shumë e rrezikshme, nga abuzimi me alkoolin. Kjo do të trajtohet në artikullin vijues.
[Shënimi]
^ par. 3 Në këtë artikull, vargjet e Psalmit 26 janë marrë nga Shkrimet e Shenjta, Përkthimi Bota e Re (anglisht).
A ju kujtohet?
• Pse është e drejtë që krijesat inteligjente të gjykohen në bazë të integritetit të tyre?
• Çfarë është integriteti dhe çfarë përfshin të ecim në udhën e tij?
• Çfarë do të na ndihmojë të ecim në udhën e integritetit?
• Cilat rreziqe duhet të kemi parasysh e të shmangim, që të mbajmë integritetin?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 14]
A i kërkon rregullisht Jehovait të të shqyrtojë mendimet e tua më të thella?
[Figura në faqen 14]
A i mban para syve veprat e dashamirësisë së Jehovait?
[Figurat në faqen 15]
Kur mbajmë integritetin në sprova, kjo ia gëzon zemrën Jehovait
[Figurat në faqen 17]
A i përdor masat që ka marrë Jehovai për të na ndihmuar të ecim në udhën e integritetit?