Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘E kënaqur për stërvitjen që mora’

‘E kënaqur për stërvitjen që mora’

‘E kënaqur për stërvitjen që mora’

KAZUNA, një vajzë e re, u befasua kur mësuesi i sugjeroi të hynte në një konkurs ku do të mbahej një referat në gjuhën angleze. Në konkurs mund të hynin të gjitha shkollat e mesme të Hokaidos, ishullit të madh verior të Japonisë, por shkolla e saj nuk kishte dërguar kurrë më parë nxënës në të. Ditën e konkursit, Kazuna ishte e emocionuar, sepse duhej të konkurronte me 50 nxënës të tjerë. Emocionet iu shtuan edhe më tepër kur vuri re se dy anëtarë të jurisë e kishin anglishten gjuhë amtare.

Fituesit u shpallën duke filluar me atë që kishte marrë çmimin e fundit. Kur në fund fare u njoftua emri i Kazunës si fituese e çmimit të parë, ajo shtangu. Ajo dhe mësuesi, i cili ishte ulur afër saj, panë njëri-tjetrin të mahnitur. Kazuna shkoi në podium, ende e habitur, dhe mori trofeun e saj, çmimin e parë!

«Këtë e arrita vetëm falë stërvitjes që më ka siguruar organizata e Jehovait nëpërmjet Shkollës së Shërbimit Teokratik,​—shpjegoi e lumtur Kazuna.​—Jam shumë e kënaqur që kam marrë këtë stërvitje.» Kjo shkollë, të cilën Kazuna e ka ndjekur që kur ishte e vogël, është një nga mbledhjet e kongregacionit që mbajnë Dëshmitarët e Jehovait. Kur po përgatitej për konkursin, Kazuna i kushtoi vëmendje sidomos përdorimit të mikrofonit, të folurit me ngrohtësi dhe entuziazëm, përdorimit të gjesteve, kontaktit me auditorin dhe temave të tjera që mësohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik.

Ju lutemi, pranojeni ftesën tonë që të vini e të shihni si zhvillohet kjo shkollë, e cila drejtohet çdo javë në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait. Do ta shihni me sytë tuaj se si nxjerrin dobi nga kjo shkollë të rinj e të moshuar. Hyrja në këtë mbledhje është e lirë. Për informacione të mëtejshme, se ku mbahet shkolla më pranë shtëpisë tuaj, ju lutemi flitni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj.