Miq të Perëndisë në «Ishujt e Miqësisë»
Miq të Perëndisë në «Ishujt e Miqësisë»
Në vitin 1932 një anije çoi në Tongë disa fara që s’kanë të çmuar. Çarls Veteja mori broshurën «Ku janë të vdekurit?» nga kapiteni i anijes dhe u bind që kishte gjetur të vërtetën. Pas ca kohësh, selia qendrore e Dëshmitarëve të Jehovait miratoi kërkesën e Çarlsit për ta përkthyer broshurën në gjuhën e tij amtare. Pasi e kreu këtë detyrë, mori 1.000 broshura të shtypura dhe nisi t’i shpërndante. Kështu filluan të përhapeshin farat e së vërtetës për Mbretërinë e Jehovait në mbretërinë e Tongës.
TONGËN mund ta gjeni në hartën e Paqësorit Jugor, pikërisht në perëndim të vijës së ndërrimit të datave, atje ku kjo vijë takohet me Tropikun e Jugut. Ishulli i saj më i madh, Tongatapu, ndodhet gati 2.000 kilometra në verilindje të Oklendit, Zelanda e Re. Tonga ka 171 ishuj të vegjël, vetëm 45 prej të cilëve janë të banuar. Eksploruesi i famshëm anglez i shekullit të 18-të, Xhejms Kuku, i quajti këta ishuj të veçuar Ishujt e Miqësisë.
Tonga ka një popullsi prej 106.000 banorësh dhe përbëhet nga tri grupe ishujsh: Tongatapu, Hapai dhe Vavau. Nga pesë kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait atje, tre janë në grupin e ishujve Tongatapu, ku ka më shumë popullsi, një është në Hapai dhe tjetri ndodhet në Vavau. Për t’i ndihmuar njerëzit që të bëhen miq të Perëndisë, Dëshmitarët e Jehovait kanë hapur një shtëpi misionare dhe një zyrë përkthimi afër Nukualofës, kryeqytetit.—Isaia 41:8.
Që në vitet 30 të shekullit të 20-të, Çarls Veteja njihej si Dëshmitar i Jehovait, ndonëse deri më 1964 ende nuk ishte pagëzuar. Disa të tjerë filluan të dëshmonin bashkë me të, dhe në vitin 1966 u ndërtua një Sallë Mbretërie me 30 vende. Një kongregacion me 20 lajmëtarë të Mbretërisë u formua në Nukualofë më 1970.
Që nga ajo kohë, në ishujt e Tongës duket qartë se po përmbushen fjalët e profetit Isaia: Isaia 42:12) Vepra e Mbretërisë ka vazhduar të lulëzojë, e kështu shumë njerëz janë ndihmuar që të mund të kenë një marrëdhënie me Jehovain. Në kongresin krahinor të vitit 2003 në Nukualofë, pati një maksimum të pranishmish, 407 veta, dhe u pagëzuan 5 veta. Edhe pjesëmarrja në Përkujtim tregon se ka mundësi për rritje të mëtejshme. Në vitin 2004 morën pjesë 621 veta.
«Le t’i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.» (Jetojnë thjesht
Megjithatë, larg kryeqytetit ende ka një nevojë të madhe për lajmëtarë të Mbretërisë. Për shembull, 8.500 njerëzit që jetojnë në 16 ishujt e banuar të Hapait, kanë nevojë të dëgjojnë më tepër për të vërtetën biblike. Hapai përbëhet kryesisht nga ishuj të ulët, plot me palma e plazhe të gjata me rërë të bardhë. Uji i oqeanit ka një kthjelltësi të jashtëzakonshme, shpesh mund të shohësh më tepër se 30 metra thellësi. Është një përvojë fantastike të notosh afër shkëmbinjve koralorë dhe të ndeshësh mbi një qind lloje peshqish tropikalë me ngjyra nga më të ndryshmet. Fshatrat, në përgjithësi, janë të vogla. Shtëpitë janë të thjeshta, por të ndërtuara në mënyrë të tillë që t’u bëjnë ballë cikloneve tropikale.
Pema e bukës dhe mangot bëjnë hije dhe përdoren për ushqim. Mbledhja dhe përgatitja e ushqimit u zë banorëve të ishujve pjesën më të madhe të ditës. Ata kanë qejf derrat, po dhe prodhimet e bollshme të oqeanit. Në kopshtet e tyre rritin bimë që i kanë rrënjët të ngrënshme, si dhe perime. Agrumet rriten vetë dhe arrat e kokosit e bananet janë me bollëk. Dijet e vendësve për bimët mjekësore, për gjethet, lëvoret e rrënjët e tyre janë trashëguar brez pas brezi.
Sigurisht, pasuria më e bukur e Hapait është populli i tij miqësor, i cili përshtatet lehtë me mjedisin e qetë. Këtu njerëzit jetojnë thjesht. Shumë gra merren me artizanat, bëjnë shporta, tapa (rroba të bëra me lëvoret e drurëve) dhe rrogozë. Kur punojnë, gratë tongane ulen nën hijen e ndonjë peme, këndojnë, bëjnë muhabet e qeshin së bashku, kurse fëmijët dhe foshnjat shpesh luajnë ose flenë aty afër. Dhe në përgjithësi janë gratë ato që në kohë zbatice mbledhin goca deti e fruta deti të tjera që hahen, si edhe leshterikët që kërcasin nëpër dhëmbë, të cilët e bëjnë sallatën e shijshme.
Shumica e burrave e kalojnë ditën duke u marrë me kopshtari, peshkim, gdhendje, ndërtim varkash dhe me riparimin e rrjetave të peshkimit. Burra, gra e fëmijë udhëtojnë nëpër ishuj me varka peshkimi të vogla e të mbuluara për të vizituar kushërinjtë, për të bërë ndonjë vizitë te mjeku, për tregti ose për të shitur prodhimet e tyre.
Lajmi i mirë shkon edhe në vendet më të largëta
Në këtë mjedis të qetë arritën një çift misionarësh dhe dy pionierë pak kohë para Përkujtimit në vitin 2002. Edhe më parë ka pasur raste, ndonëse të rralla, që njerëzit e Hapait kanë takuar Dëshmitarët e Jehovait dhe kanë marrë literaturë, e madje kanë studiuar Biblën me ta.
Katër vizitorët që u përmendën më sipër, mësues të Biblës, kishin tri pikësynime: të shpërndanin literaturë biblike, të nisnin studime biblike në shtëpi dhe të ftonin të interesuarit në
kremtimin e Darkës së Zotërisë. Që të tria pikësynimet u arritën. Nëntëdhjetë e shtatë njerëz iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Disa prej tyre lundruan me varka të zbuluara, me gjithë shiun e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta. Për shkak të motit të keq, shumë veta ndenjën tërë natën te vendi ku u mbajt Përkujtimi e u kthyen ditën tjetër në shtëpi.Por edhe oratori i fjalimit pati vështirësi të mëdha. «S’ka nevojë t’ju them se sa e zorshme është të mbash dy fjalime Përkujtimi në gjuhë të huaj brenda një nate të vetme,—thotë misionari.—E merrni me mend vetë se ç’ankth kisha. Sa shumë që më ndihmoi lutja! Më vinin në mendje fjalë e ndërtime fjalish që as e dija se i kisha mësuar.»
Falë veprimtarisë së ungjillëzuesve në ishujt Hapai, të cilët u përpoqën të kultivonin interesin e gjetur, atje u pagëzuan dy çifte të martuara. Njëri prej dy burrave tregoi interes për literaturën e Dëshmitarëve, ndërsa po stërvitej të bëhej shërbëtor në kishën e atjeshme.
Megjithëse ishin të varfër, ky burrë dhe e shoqja jepnin kontribute të mëdha kur në kishë thirrej emri i tyre gjatë një shërbimi të përvitshëm për mbledhje fondesh. Njëri nga Dëshmitarët që e vizitonin, e ftoi burrin të hapte Biblën e vet dhe të lexonte 1 Timoteut 5:8. Apostulli Pavël shkroi: «Nëse dikush nuk siguron gjërat e nevojshme për të vetët e sidomos për ata që janë anëtarë të shtëpisë së tij, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një njeri pa besim.» Ky parim biblik i preku zemrën. E kuptoi se nuk po siguronte dot nevojat themelore të familjes, ngaqë po plotësonte kërkesat e tepruara të kishës. Herën tjetër kur u bë mbledhja vjetore e fondeve, megjithëse i kishte paratë në xhep, ai nuk mund ta harronte vargun e 1 Timoteut 5:8. Kur i thirrën emrin, me guxim i tha priftit se kishin më shumë rëndësi nevojat e familjes së tij. Si pasojë, pleqtë e kishës e përçmuan dhe e qortuan çiftin para të tjerëve.
Pasi studiuan Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, ky burrë dhe gruaja e tij u bënë predikues të lajmit të mirë. Ai thotë: «E vërteta biblike më ka ndryshuar. Nuk jam më mizor e i vrazhdë me familjen time. Nuk e teproj më në të pirë. Njerëzit në fshatin tim e vërejnë ndryshimin që ka sjellë e vërteta në jetën time. Shpresoj që një ditë edhe ata ta duan të vërtetën kështu si unë.»
«Kërkimi» përdoret për të kërkuar
Pak muaj pas Përkujtimit të vitit 2002, një anije tjetër çoi disa ngarkesa që s’kanë të çmuar në Hapain e largët. Jahti 18-metërsh, «Kërkimi», nisi si zakonisht rrugën nga Zelanda e Re nëpër ishujt e Tongës. Në bord ishin Geri dhe Heti bashkë me vajzën e tyre, Katin. Nëntë vëllezër e motra nga Tongoja dhe dy misionarë shkuan bashkë me ta në dy udhëtimet. Dëshmitarët vendës ndihmuan për ta drejtuar anijen me mjeshtëri, ndonjëherë përmes shkëmbinjve koralorë që nuk ishin shënuar në hartë. Këto udhëtime nuk ishin lundrime për qejf. Ata që ishin në bord, ndodheshin atje për t’u mësuar njerëzve të vërtetën biblike. Përshkuan një sipërfaqe të madhe në oqean, duke shkuar në 14 ishuj. Lajmi i mirë i Mbretërisë nuk ishte predikuar kurrë në disa nga këta ishuj.
Si reaguan njerëzit? Në përgjithësi, predikuesit e ardhur nga deti, u pritën me kërshëri e ngrohtësi, dhe iu tregua mikpritje, e cila është tipike në ata ishuj. Banorët e ishujve shprehën vlerësim të thellë për Dëshmitarët, kur Mateu 5:3.
e kuptuan pse i kishin vizituar. U bë e qartë për Dëshmitarët, që njerëzit e ishullit e respektonin Fjalën e Perëndisë dhe ishin të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore.—Shpesh vizitorët uleshin nën pemët e arrave të kokosit e rrethoheshin nga njerëz që kishin një mori pyetjesh rreth Shkrimeve. Kur binte nata, bisedat vazhdonin në shtëpi. Njerëzit në njërin ishull u thirrën Dëshmitarëve që po largoheshin: «Mos ikni! Kush do t’u përgjigjet pyetjeve tona kur të ikni ju?!» Një Dëshmitar vërejti: «Gjithnjë ishte e vështirë të lije pas kaq shumë njerëz ngjashëm deleve, që ishin të etur për të vërtetën. U mbollën shumë fara të së vërtetës.» Kur «Kërkimi» arriti në një ishull, Dëshmitarët panë që të gjithë ishin me rroba zie. Gruaja e një zyrtari të lartë sapo kishte vdekur. Ai i falënderoi personalisht vëllezërit që çuan një mesazh ngushëllimi nga Bibla.
Në disa nga ishujt ishte e vështirë të zbrisje. Heti shpjegon: «Një ishull nuk kishte limane të përshtatshme, po vetëm shkrepa disa metra të lartë, që ngriheshin thikë mbi oqeanin. Atje mund të shkonim vetëm me anë të varkës sonë prej gome. Në fillim duhej t’ua hidhnim çantat në breg atyre që dilnin për të na ndihmuar. Pastaj, teksa varka ngrihej kundrejt buzës së shkrepit, duhej të kërcenim para se të zhytej prapë në dallgët e oqeanit.»
Sidoqoftë, jo të gjithë në bord ishin detarë të guximshëm. Pas dy javësh lundrimi, kapiteni shkroi në lidhje me kthimin në ishullin kryesor, në Tongatapu: «Do të lundrojmë edhe 18 orë. Nuk mund ta bëjmë udhën pa ndalesa, se disa i zë deti. Jemi të kënaqur që po kthehemi në shtëpi, por edhe tepër të trishtuar, sepse po lëmë pas kaq shumë njerëz që tani e kanë dëgjuar mesazhin e Mbretërisë. Po i lëmë në kujdesin e Jehovait, dhe fryma e tij e shenjtë e engjëjt do t’i ndihmojnë të rriten frymësisht.»
Ishuj me shumë perspektivë
Afro gjashtë muaj pas largimit të «Kërkimit», dy ungjillëzues, pionierë specialë, Stiveni dhe Malakia, u caktuan të predikonin në grupin e ishujve Hapai. Atje, së bashku me dy çiftet e sapopagëzuara, filluan t’u mësonin të tjerëve Biblën. Lajmëtarët bëjnë biseda të gjalla me njerëzit për çështjet doktrinale dhe e përdorin Biblën mjaft mirë.
Më 1 dhjetor 2003, në Hapai u formua një kongregacion, i pesti në Tongë. Mes atyre që ndjekin mbledhjet ka dhe shumë fëmijë. Ata kanë mësuar të jenë të vëmendshëm. Rrinë ulur pa bërë zhurmë dhe mezi presin të komentojnë në pjesët që bëhen me pjesëmarrjen e auditorit. Mbikëqyrësi qarkor vërejti se «njohuria që ata kanë për botimin Libri im i tregimeve biblike, tregon se prindërit po e marrin seriozisht përgjegjësinë për t’u ngulitur në mendje e në zemër fëmijëve të vërtetat biblike.» Qartë pra, ka perspektivë që në këta ishuj të mblidhen edhe më shumë miq të Jehovait.
Më se 70 vjet më parë, kur Çarls Veteja përktheu në gjuhën e tij amtare, në gjuhën tongane, broshurën Ku janë të vdekurit?, nuk mund ta imagjinonte se farat e Mbretërisë do të zinin kaq shumë rrënjë në zemrën e bashkatdhetarëve të tij. Që në hapat e parë, ndonëse të vegjël, Jehovai e ka bekuar vazhdimisht shpalljen e lajmit të mirë në atë skaj të rruzullit tokësor, shpallje që sot po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Sot, mund të pohohet me të drejtë se Tonga është mes ishujve të largët të detit që po shpresojnë te Jehovai. (Psalmi 97:1; Isaia 51:5) «Ishujt e Miqësisë» tani janë bërë shtëpia e shumë miqve të Jehovait.
[Figura në faqen 8]
Çarls Veteja, 1983
[Figura në faqen 9]
Bëjnë tapa
[Figura në faqen 10]
«Kërkimi» u përdor për të përhapur lajmin e mirë në Tongë
[Figura në faqen 11]
Skuadra e përkthimit, në Nukualofë
[Burimi i figurës në faqen 9]
Bëjnë tapa: © Jack Fields/CORBIS; sfondi në faqet 8 dhe 9, dhe peshkimi: © Fred J. Eckert