«Cili është sekreti juaj?»
«Cili është sekreti juaj?»
MJURIELI, nënë e tre fëmijëve, u habit kur një i moshuar i panjohur i bëri këtë pyetje, në një restorant. Ajo kishte çuar fëmijët për t’i vizituar, dhe duke qenë se kishin pasur shumë punë me doktorët, ishin vonuar. Nuk u dilte koha që të shkonin në shtëpi dhe të hanin para se të merrnin pjesë në mbledhjen e tyre të krishterë. Kështu që i çoi fëmijët për të ngrënë diçka, në një restorant aty afër.
Kur po mbaronin së ngrëni, Mjurielit iu afrua një burrë dhe i tha: «Ju kam vëzhguar që kur hytë. Dhe kam vënë re një ndryshim të madh midis fëmijëve tuaj dhe atyre që takoj zakonisht. Vetëm t’i shihni ç’u punojnë tavolinave dhe karrigeve. Vënë këmbët mbi tavolinë, karriget i përplasin sa andej këtej. Ndërsa fëmijët tuaj janë kaq të urtë dhe të edukuar. Cili është sekreti juaj?»
Mjurieli u përgjigj: «Unë dhe burri studiojmë rregullisht Biblën me fëmijët tanë, dhe atë që mësojmë mundohemi edhe ta zbatojmë. Jemi Dëshmitarë të Jehovait.» Sakaq, burri tha: «Unë jam jude dhe një i mbijetuar nga Holokausti. Më kujtohet kur Dëshmitarët e Jehovait përndiqeshin në Gjermani. Edhe atëherë dalloheshin nga të tjerët. Sjellja e fëmijëve tuaj më habit. Duhet ta studioj mirë fenë tuaj.»
Bibla është një udhëzues shumë i mirë për rritjen e fëmijëve. Dëshmitarët e Jehovait interesohen sinqerisht për t’i ndihmuar të tjerët që të nxjerrin dobi nga drejtimi që jepet në Shkrimet e Shenjta. Me përzemërsi ju ftojmë të pranoni ftesën e mëposhtme.