Martesa mund të jetë e suksesshme në botën e sotme
Martesa mund të jetë e suksesshme në botën e sotme
«Vishuni me dashurinë, pasi ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.»—Kolosianëve 3:14.
1, 2. (a) Cili është një fakt inkurajues për kongregacionin e krishterë? (b) Çfarë përbën një martesë të suksesshme?
A NUK kënaqemi kur shohim në kongregacionin e krishterë shumë çifte që i kanë qëndruar besnikë njëri-tjetrit për 10, 20, 30 a më shumë vjet? Në të mirë e në të keq, kanë qëndruar së bashku.—Zanafilla 2:24.
2 Shumë çifte e pranojnë se kanë pasur edhe vështirësi në martesë. Një grua shkroi: «Edhe në martesat e lumtura, jo çdo gjë shkon vaj. Ka çaste të bukura dhe çaste të vështira. . . . Po gjithsesi, . . . këto çifte e kanë ruajtur martesën, pavarësisht nga [rrëmuja] e jetës moderne.» Çiftet e suksesshme kanë mësuar t’i përballojnë së bashku stuhitë dhe vështirësitë e pashmangshme që sjellin presionet e jetës, sidomos nëse kanë rritur edhe fëmijë. Nga përvoja, këto çifte kanë mësuar se dashuria e vërtetë «nuk shuhet kurrë».—1 Korintasve 13:8.
3. Çfarë tregojnë statistikat për sa u përket martesave dhe divorceve? Në cilat pyetje çon kjo?
3 Por, nga ana tjetër, miliona martesa kanë përfunduar keq. Në një raport thuhet: «Në SHBA, gjysma e martesave të sotme pritet të mbarojnë me divorc. Dhe, gjysma e këtyre [divorceve] do të ndodhë brenda 7,8 viteve të para të martesës. . . . Nga 75 për qind e njerëzve që do të martohen prapë, 60 për qind do të divorcohen për herë të dytë.» Ndryshime ka pasur edhe në vendet ku më parë numri i divorceve ka qenë i ulët. Për shembull, vitet e fundit, në Japoni, numri i divorceve gati-gati është dyfishuar. Çfarë presionesh kanë çuar në këtë gjendje, presione që nganjëherë shfaqen edhe brenda kongregacionit të krishterë? Çfarë duhet për të pasur një martesë të suksesshme, me gjithë përpjekjet e Satanait për ta shkatërruar këtë lidhje?
Gracka që duhen shmangur
4. Cilët janë disa faktorë që mund ta rrezikojnë martesën?
4 Fjala e Perëndisë na ndihmon të kuptojmë se cilët faktorë mund ta rrezikojnë martesën. Të shqyrtojmë fjalët e apostullit Pavël për kushtet që do të ekzistonin në këto ditë të fundit: «Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Sepse njerëzit do të jenë të dashuruar pas vetes, të dashuruar pas parave, mendjemëdhenj, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, kënaqësidashës në vend se perëndidashës, që duket se kanë një formë të devocionit hyjnor, por që në jetën e tyre nuk ndikohen prej fuqisë së tij; dhe nga këta largohu.»—2 Timoteut 3:1-5.
5. Pse ata që janë «të dashuruar pas vetes» e rrezikojnë martesën e tyre? Ç’këshillë jep Bibla për këtë?
5 Kur i analizojmë fjalët e Pavlit, kuptojmë se shumë nga gjërat që renditi ai, mund të çojnë në prishjen e lidhjes martesore. Për shembull, ata që janë «të dashuruar pas vetes» janë egoistë dhe nuk duan t’ia dinë për të tjerët. Burrat ose gratë që duan vetëm veten, ngulin këmbë që t’u dalë se s’bën e tyrja. Nuk janë elastikë, nuk bëjnë lëshime. A do t’i ndihmonte ky qëndrim për të pasur një martesë të lumtur? S’ka se si. Me mençuri, apostulli Pavël i këshilloi të krishterët, duke përfshirë këtu edhe të martuarit: «[Nuk duhet të bëni] asgjë nga fryma e grindjes ose nga uni, por me përulësi mendjeje, duke menduar se të tjerët janë më të lartë se ju, duke parë me interes personal jo vetëm çështjet tuaja, por me interes personal edhe ato të të tjerëve.»—Filipianëve 2:3, 4.
6. Si mund ta rrezikojë martesën dashuria për para?
6 Dashuria për paratë mund të hapë një hendek midis burrit dhe gruas. Pavli paralajmëroi: «Ata që janë të vendosur për të qenë të pasur bien në tundim, në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme, të cilat i zhytin njerëzit në shkatërrim dhe në rrënim. Sepse dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme dhe duke rendur pas kësaj dashurie, disa kanë dalë nga rruga e besimit dhe janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.» (1 Timoteut 6:9, 10) Mjerisht, pasojat për të cilat paralajmëroi Pavli shihen në shumë martesa të sotme. Duke rendur pas pasurisë, shumë bashkëshortë shpërfillin nevojat e tjetrit, duke përfshirë nevojën kryesore për mbështetje emocionale dhe për të gëzuar vazhdimisht shoqërinë e njëri-tjetrit.
7. Cila sjellje ka çuar në shkelje të besnikërisë martesore, në disa raste?
7 Pavli tha edhe se, në këto ditë të fundit, disa veta do të ishin ‘të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të ishin të gatshëm për asnjë marrëveshje’. Betimi i martesës është një premtim solemn që duhet të çojë në një lidhje të përhershme, jo në tradhti. (Malakia 2:14-16) Por disa fillojnë të kenë ndjenja romantike për individë të tjerë, që s’janë bashkëshorti ose bashkëshortja e tyre. Një grua në të 30-at, të cilën e la burri, shpjegoi se edhe para se ta braktiste, ai sillej me familjaritet dhe përzemërsi të tepruar ndaj grave të tjera. Nuk e kuptonte se çfarë ishte sjellje e papërshtatshme për një burrë të martuar. Kur vuri re sjelljen e tij, ajo u lëndua shumë dhe me takt u përpoq ta paralajmëronte se po hynte në një shteg të rrezikshëm. Po gjithsesi, ai kreu kurorëshkelje. Ndonëse iu dhanë paralajmërime me dashamirësi, ai s’donte t’u kushtonte vëmendje. Ra kokë e këmbë në grackë.—Fjalët e urta (Proverbat) 6:27-29.
8. Çfarë mund të çojë deri në kurorëshkelje?
8 Bibla jep paralajmërime shumë të qarta kundër kurorëshkeljes. «Ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.» (Fjalët e urta 6:32) Zakonisht kurorëshkelja nuk është një veprim i pamenduar, impulsiv. Siç theksoi Jakovi, një shkrimtar i Biblës, zakonisht një mëkat si kurorëshkelja ndodh vetëm pasi të ketë lindur e të jetë ushqyer mendimi. (Jakovi 1:14, 15) Dalëngadalë, njëri bashkëshort fillon të mos i përmbahet betimit që i ka bërë bashkëshortit tjetër, se do t’i ishte besnik gjithë jetën. Jezui tha: «Ju keni dëgjuar se qe thënë: ‘Nuk duhet të kryesh kurorëshkelje.’ Por unë po ju them se kushdo që vazhdon ta shikojë një grua, aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemrën e tij.»—Mateu 5:27, 28.
9. Cilën këshillë të mençur gjejmë te Fjalët e urta 5:18-20?
9 Prandaj, që të sillemi me mençuri e besnikëri, duhet të veprojmë siç inkurajon libri i Fjalëve të urta: «Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate. Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të. Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?»—Fjalët e urta 5:18-20.
Mos u ngut për t’u martuar
10. Pse është e mençur të lihet kohë për ta njohur bashkëshortin e mundshëm?
10 Problemet në martesë mund të lindin kur një çift hyn në këtë lidhje para kohe. Ndoshta janë shumë të rinj dhe pa përvojë. Ose ndoshta nuk kanë lënë kohë për ta njohur njëri-tjetrin, pra çfarë u pëlqen e çfarë jo, cilat janë synimet e tyre në jetë, si dhe të kaluarën e familjen e tyre. Është më mirë të tregohet pak durim dhe të lihet kohë për ta njohur bashkëshortin e mundshëm. Mendoni për Jakobin, të birin e Isakut. Këtij iu desh të punonte shtatë vjet për vjehrrin e ardhshëm, para se t’i jepnin Rakelën për nuse. Por ishte gati ta bënte këtë, sepse ndjenjat e tij bazoheshin te dashuria e vërtetë, jo thjesht te tërheqja fizike.—Zanafilla 29:20-30.
11. (a) Çfarë bashkon lidhja martesore? (b) Pse është themelore që në martesë të folurit të përdoret me mençuri?
11 Martesa nuk ka të bëjë vetëm me tërheqjen romantike. Ajo bashkon dy njerëz që vijnë nga familje të ndryshme dhe kanë secili personalitetin e vet, ndërtimin e vet emocional, e shpesh edhe arsimim të ndryshëm. Nganjëherë martesa bashkon njerëz që vijnë nga kultura të ndryshme ose që flasin gjuhë të ndryshme. Ose, më e pakta, bashkon dy njerëz që kanë aftësinë të shprehin mendime të ndryshme për çfarëdolloj çështjeje, dhe kjo është diçka shumë reale në lidhjen martesore. Mënyra se si shprehen mendimet mund të jetë ose duke kritikuar e duke u ankuar vazhdimisht, ose duke u përpjekur për ta inkurajuar e për ta forcuar tjetrin. Po, me fjalët tona ose e lëndojmë, ose e shërojmë bashkëshortin. Të folurit e pakontrolluar shkakton shumë tensione në martesë.—Fjalët e urta 12:18; 15:1, 2; 16:24; 21:9; 31:26.
12, 13. Cilën pikëpamje realiste për martesën këshillohemi të kemi?
12 Prandaj, është e mençur të lësh kohë për ta njohur vërtet bashkëshortin e mundshëm. Një e krishterë e martuar, me shumë vite përvojë, Luka 6:41.
tha: «Kur shikon dikë me të cilin dëshiron të martohesh, mendo, mbase, për dhjetë kërkesa kryesore që do të doje t’i plotësonte ai ose ajo. Sikur të ketë vetëm shtatë prej tyre, pyet veten: ‘A jam gati t’i anashkaloj tri kërkesat që nuk i plotëson? A do të arrij t’i toleroj ditë për ditë këto mangësi?’ Nëse ke dyshime, tërhiqu dhe mendoje mirë këtë punë.» Natyrisht që duhet të jesh realist. Nëse dëshiron të martohesh, ki parasysh se asnjëherë s’do të gjesh dikë të përsosur. Nga ana tjetër, edhe ai ose ajo që do të martohet me ty, s’do të ketë gjetur dikë të përsosur, apo jo?!—13 Martesa përfshin sakrifica. Pavli e theksoi këtë kur tha: «Dua që ju të jeni pa ankthe. Burri i pamartuar është në ankth për gjërat e Zotërisë, se si të fitojë miratimin e Zotërisë. Kurse burri i martuar është në ankth për gjërat e botës, se si të fitojë miratimin e gruas dhe është i ndarë. Veç kësaj, gruaja e pamartuar dhe virgjëresha janë në ankth për gjërat e Zotërisë, që të jenë të shenjta në trupin dhe në frymën e tyre. Kurse gruaja e martuar është në ankth për gjërat e botës, se si të fitojë miratimin e burrit.»—1 Korintasve 7:32-34.
Pse prishen disa martesa?
14, 15. Çfarë mund të ndikojë në dobësimin e lidhjes martesore?
14 Kohët e fundit, një grua e krishterë provoi tronditjen që sjell divorci. Pas 12 vjet martese, i shoqi e la dhe u lidh me një grua tjetër. A kishte vënë re ajo shenja paralajmëruese para kësaj? Gruaja shpjegon: «Ai arriti në një fazë që nuk lutej më. Nxirrte justifikime të dobëta për të mos shkuar në mbledhjet e krishtere dhe për të mos dalë në shërbim. Thoshte se ishte tepër i zënë ose tepër i lodhur, prandaj s’kishte kohë të rrinte me mua. Nuk më fliste. Nuk bisedonim më për gjërat frymore. Sa keq që kishte ndryshuar kaq shumë! S’ishte më burri me të cilin isha martuar.»
15 Edhe të tjerë thonë se kanë vërejtur shenja të ngjashme, ku përfshihet lënia pas dore e studimit personal të Biblës, e lutjeve ose e mbledhjeve të krishtere. Me fjalë të tjera, shumë individë që pastaj kanë braktisur bashkëshortin, më parë kanë lejuar t’u dobësohej marrëdhënia me Jehovain. Si pasojë, nuk ishin më të përqendruar në gjërat frymore. Jehovai s’ishte më një Perëndi i gjallë për ta. Bota e re dhe e drejtë, që premton ai, nuk ishte më reale. Në disa raste, ky dobësim frymor ka ndodhur edhe më përpara se bashkëshorti jobesnik të lidhej me dikë tjetër, jashtë martese.—Hebrenjve 10:38, 39; 11:6; 2 Pjetrit 3:13, 14.
16. Çfarë e forcon martesën?
16 Ndryshe nga kjo, një çift shumë i lumtur thotë se suksesin në martesën e tyre ia detyrojnë aktiviteteve frymore, që i bashkojnë. Ata luten së bashku dhe studiojnë së bashku. Burri thotë: «E lexojmë Biblën bashkë, dalim në shërbim bashkë. Na pëlqen t’i bëjmë gjërat bashkë.» Pika është e qartë: po qe se bashkëshortët mbajnë një marrëdhënie të mirë me Jehovain, kjo do t’ua forcojë shumë martesën.
Jini realistë dhe komunikoni
17. (a) Cilat janë dy gjëra që ndikojnë në një martesë të lumtur? (b) Si e përshkruan Pavli dashurinë e krishterë?
17 Ka edhe dy gjëra të tjera që ndihmojnë për të pasur një martesë të suksesshme: dashuria e krishterë dhe komunikimi. Kur dy njerëz janë të dashuruar, ekziston prirja që të mos i vërejnë të metat e njëri-tjetrit. Ata mund ta fillojnë martesën duke pritur më tepër nga ç’duhet, ndoshta duke u bazuar tek ajo që kanë lexuar nëpër romane ose që kanë parë nëpër filma. Por, vjen një ditë, dhe çiftit i duhet të përballet me realitetin. Atëherë, huqet që të acarojnë paksa ose të metat e vogla, mund të kthehen në probleme të mëdha. Nëse ndodh kjo, të krishterët duhet të shfaqin frytin e frymës, një aspekt i të cilit është dashuria. (Galatasve 5:22, 23) Dashuria është vërtet shumë e fuqishme, e këtu s’e kemi fjalën për dashurinë romantike, po për atë të krishterë. Pavli e përshkroi këtë dashuri të krishterë me këto fjalë: «Dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse. . . . Nuk kërkon interesat e veta, nuk acarohet. Ajo nuk e mban llogari të keqen. . . . Mban çdo gjë, beson çdo gjë, shpreson çdo gjë, i qëndron çdo gjëje». (1 Korintasve 13:4-7) Pra, është e qartë se dashuria e vërtetë merr parasysh mangësitë njerëzore. Ajo është realiste dhe nuk pret përsosmëri.—Fjalët e urta 10:12.
18. Si mund ta forcojë komunikimi lidhjen martesore?
18 Edhe komunikimi është i domosdoshëm. Sado vite të kenë kaluar, bashkëshortët duhet të bisedojnë dhe ta dëgjojnë me të vërtetë njëri-tjetrin. Një burrë thotë: «I shprehim hapur ndjenjat tona, por me ton miqësor.» Duke fituar përvojë, një burrë ose një grua mëson të dëgjojë jo vetëm çfarë thuhet, por edhe atë që tjetri vendos të mos e thotë. Me fjalë të tjera, me kalimin e viteve, një çift i lumtur mëson të dallojë edhe mendimet e pathëna ose ndjenjat e pashprehura. Disa gra thonë se burrat e tyre nuk i dëgjojnë me të vërtetë. Disa burra ankohen se gratë e tyre duket sikur gjithmonë gjejnë momentin më të papërshtatshëm për të folur. Por, komunikimi përfshin dhembshurinë dhe mirëkuptimin. Komunikimi i efektshëm i sjell dobi si burrit, edhe gruas.—Jakovi 1:19.
19. (a) Pse mund të jetë e vështirë të kërkosh falje? (b) Çfarë do të na nxitë që të kërkojmë falje?
19 Nganjëherë komunikimi përfshin edhe të kërkosh falje. Po kjo s’është gjithnjë e lehtë. Duhet përulësi për të pranuar gabimet, por ama, kjo e forcon shumë martesën! Të thuash sinqerisht më fal, të shpëton nga një situatë që më vonë mund të shkaktojë grindje. Veç kësaj, kjo hap rrugën për faljen e vërtetë dhe për zgjidhjen e problemit. Pavli tha: «Vazhdoni të duroni njëri-tjetrin dhe të falni bujarisht njëri-tjetrin, nëse ndokush ka shkak për t’u ankuar kundër një tjetri. Ashtu sikurse Jehovai ju fali bujarisht, edhe ju bëni po ashtu. Por, përveç të gjitha këtyre gjërave, vishuni me dashurinë, pasi ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.»—Kolosianëve 3:13, 14.
20. Si duhet të sillet një i krishterë me bashkëshortin kur janë vetëm ose me të tjerët?
20 Po kaq e domosdoshme në martesë është edhe përkrahja reciproke. Me të drejtë, Fjalët e urta 31:28b) Sigurisht, nuk ia ulin vlerat, duke e bërë objekt shakash të rënda e fyese. (Kolosianëve 4:6) Kjo përkrahje reciproke forcohet nëse të dy ia shprehin vazhdimisht përzemërsinë njëri-tjetrit. Një prekje ose një fjalë e butë dhe e përzemërt mund të përcjellë mendimin: «Të dua akoma. Jam i lumtur që je këtu me mua.» Këta janë disa faktorë që mund të ndikojnë në martesë dhe ta ndihmojnë të jetë e suksesshme në botën e sotme. Por, ka edhe faktorë të tjerë. Kështu, në artikullin vijues do të shohim udhëzime të mëtejshme biblike si të bëhet e suksesshme martesa. *
një burrë e një grua që janë të krishterë, duhet të ndihen të sigurt për besnikërinë dhe mbështetjen e njëri-tjetrit. Asnjëri nga të dy s’duhet t’ia dobësojë sigurinë tjetrit ose t’ia ulë besimin te vetja në mënyra të tjera. Të krishterët e martuar duhet të njihen si njerëz që e lavdërojnë me dashuri bashkëshortin, jo që e kritikojnë me ashpërsi atë. ([Shënimi]
^ par. 20 Për më shumë informacione, shih botimin Sekreti i lumturisë familjare, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
A mund të shpjegoni?
• Cilët janë disa faktorë që mund ta vënë në rrezik martesën?
• Pse nuk është e mençur të ngutesh për t’u martuar?
• Si ndikon në martesë gjendja frymore?
• Cilët faktorë e bëjnë të qëndrueshme martesën?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 12]
Martesa nuk ka të bëjë vetëm me tërheqjen romantike
[Figurat në faqen 14]
Një marrëdhënie e fortë me Jehovain e ndihmon çiftin që ta bëjë të suksesshme martesën