Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sjellja e mirë ‘stolis mësimin e Perëndisë’

Sjellja e mirë ‘stolis mësimin e Perëndisë’

Sjellja e mirë ‘stolis mësimin e Perëndisë’

MARIA, një e re nga Krasnojarsku i Rusisë, këndon kaq mirë sa mësuesja e futi në korin e shkollës. Nuk kaloi shumë dhe, me respekt, Maria iu afrua një prej mësuesve të saj, me qëllim që t’i shpjegonte se disa lloj këngësh nuk mund t’i këndonte. Pse? Sepse këngët me përmbajtje fetare binin ndesh me bindjet e saj të bazuara në Bibël. E habitur, mësuesja pyeti veten: ‘Çfarë problemi ka t’i këndosh një këngë lavdie Perëndisë?’

Për t’i treguar se përse nuk mund të këndonte një këngë për një Perëndi Trinitet, Maria hapi Biblën dhe i shpjegoi se Perëndia dhe Jezu Krishti nuk janë një Perëndi dhe se fryma e shenjtë është fuqia vepruese e Perëndisë. (Mateu 26:39; Gjoni 14:28; Veprat 4:31) Maria tregon: «Kjo nuk e prishi marrëdhënien time me mësuesen. Në fakt, mësuesit e shkollës sime janë shumë të mirë. Ata duan që të jemi vetvetja.»

Gjatë gjithë vitit shkollor, sjellja e Marisë fitoi respektin e mësuesve dhe të shokëve të klasës gjithashtu. Maria thotë: «Parimet e Biblës më ndihmojnë në jetën time. Në fund të vitit shkollor, mora një çmim për ndershmëri dhe rregullsi, ndërsa prindërit e mi morën një letër falënderimi nga shkolla për edukatën e mirë që më kishin dhënë.»

Maria u pagëzua më 18 gusht 2001. Ajo shprehet: «Jam e gëzuar që i shërbej Jehovait, një Perëndie kaq të mrekullueshëm.» Në të gjithë botën, të rinjtë që janë Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në përputhje me fjalët e Titit 2:10, ku na jepet këshilla që ‘në çdo gjë, të stolisim mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë’.

[Figura në faqen 32]

Maria dhe prindërit pas pagëzimit të saj

[Figura në faqen 32]

Letra e vlerësimit dhe fleta e nderit