Një ngjarje që duhet kujtuar
Një ngjarje që duhet kujtuar
PËR çfarë ngjarjeje bëhet fjalë? Bëhet fjalë për vdekjen e një njeriu, rreth 2.000 vjet më parë. Ai tha: «Jap shpirtin tim, që ta marr përsëri. Askush nuk ma ka hequr, por e jap me nismën time.» (Gjoni 10:17, 18) Ky njeri ishte Jezu Krishti.
Jezui i mësoi ithtarët e tij që të mbanin një Përkujtim për vdekjen e tij flijuese. Në Bibël kjo ngjarje quhet edhe «darka e Zotërisë». (1 Korintasve 11:20) Përkujtimi që themeloi Jezui për të kremtuar vdekjen e tij, do të mbahet nga Dëshmitarët e Jehovait dhe miqtë e tyre të enjten më 24 mars 2005, pas perëndimit të diellit.
Do të mbahet një fjalim i bazuar në Bibël, ku do të shpjegohet domethënia e bukës pa maja dhe e verës së kuqe që do të përdoren. (Mateu 26:26-28) Fjalimi do t’u përgjigjet disa pyetjeve, si: Sa shpesh duhet ta mbajnë të krishterët këtë ngjarje? Kujt i takon me të drejtë të marrë bukën dhe verën në këtë darkë? Cilët nxjerrin dobi nga vdekja e Jezuit? Kjo ngjarje e rëndësishme do t’i ndihmojë të gjithë që të kuptojnë qëllimin e jetës dhe të vdekjes së Jezuit.
Edhe ju jeni të mirëpritur në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Mund të pyetni Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj për të mësuar me saktësi se ku dhe kur do të mbahet kjo mbledhje.