Të mos jetojmë më për vete
Të mos jetojmë më për vete
«[Krishti] vdiq për të gjithë, me qëllim që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për vete.»—2 KORINTASVE 5:15.
1, 2. Cili urdhërim biblik i nxiti dishepujt e Jezuit në shekullin e parë që të mposhtnin egoizmin?
ISHTE nata e fundit që Jezui do të kalonte në tokë. Vetëm pak orë më vonë, do të jepte jetën për të gjithë ata që do të kishin besim tek ai. Atë natë, Jezui u tha shumë gjëra të rëndësishme apostujve të tij besnikë. Ndër to u dha edhe një urdhër për një cilësi që do të ishte shenja identifikuese e dishepujve të tij. Ai tha: «Po ju jap një urdhërim të ri, që ta doni njëri-tjetrin; ashtu siç ju kam dashur unë, ta doni njëri-tjetrin edhe ju. Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri mes jush.»—Gjoni 13:34, 35.
2 Të krishterët e vërtetë duhet të shfaqin dashuri vetëmohuese për njëri-tjetrin dhe t’i vënë nevojat e bashkëbesimtarëve para nevojave vetjake. Nuk duhet të ngurrojnë madje ‘të japin shpirtin për miqtë e tyre’. (Gjoni 15:13) Si reaguan të krishterët e hershëm ndaj këtij urdhërimi të ri? Në veprën e tij të famshme Apologji, Tertuliani, një shkrimtar i shekullit të dytë, citoi fjalët që thoshin njerëzit për të krishterët: ‘Shihni sa e duan njëri-tjetrin dhe se si janë gati të vdesin për njëri-tjetrin!’
3, 4. (a) Pse duhet ta luftojmë egoizmin? (b) Çfarë do të shqyrtohet në këtë artikull?
3 Edhe ne duhet ‘të vazhdojmë të mbajmë barrët e njëri-tjetrit dhe të përmbushim kështu ligjin e Krishtit’. (Galatasve 6:2) Por, egoizmi është një nga pengesat më të mëdha për t’iu bindur ligjit të Krishtit dhe ‘për ta dashur Jehovain, Perëndinë tonë, me gjithë zemër, shpirt e mendje, si edhe për ta dashur të afërmin si vetveten’. (Mateu 22:37-39) Duke qenë të papërsosur, kemi prirjen që të përqendrohemi te vetja. Pastaj, po të shtojmë edhe ankthet e jetës së përditshme, frymën e konkurrencës që ekziston në shkollë a në punë, si edhe luftën për të siguruar gjërat e nevojshme, kjo prirje me të cilën kemi lindur zmadhohet shumë. Faktikisht, kjo prirje drejt egoizmit nuk po shkon drejt zhdukjes. Apostulli Pavël paralajmëroi: «Në ditët e fundit . . . njerëzit do të jenë egoistë.»—2 Timoteut 3:1, 2, Dio.
4 Ndërsa po i afrohej fundit të shërbimit në tokë, Jezui u tregoi dishepujve tre hapa që do t’i ndihmonin për të mposhtur egoizmin. Cilët ishin këta hapa, dhe si mund të nxjerrim edhe ne dobi nga udhëzimet e Jezuit?
Një ilaç i sigurt
5. Çfarë u tregoi Jezui dishepujve të tij ndërsa po predikonte pranë Cezaresë së Filipit? Pse i tronditi kjo dishepujt?
5 Jezui po predikonte pranë Cezaresë së Filipit, në pjesën veriore të Galilesë. Kjo zonë e qetë piktoreske mund të dukej më e përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, sesa për të mësuar si të mohoje veten. Megjithatë, aty Jezui filloi t’u tregonte dishepujve të tij se «duhej të shkonte në Jerusalem dhe të vuante shumë gjëra nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët, të vritej dhe të ngrihej ditën e tretë». (Mateu 16:21) Sa duhet t’i kenë tronditur këto fjalë dishepujt, të cilët deri në atë kohë kishin shpresuar se Udhëheqësi i tyre do ta vendoste Mbretërinë e tij këtu në tokë!—Luka 19:11; Veprat 1:6.
6. Pse Jezui e qortoi ashpër Pjetrin?
6 Menjëherë, Pjetri «e mori mënjanë [Jezuin] dhe nisi ta qortonte, duke thënë: ‘Ji i mirë me veten, Zotëri; ti nuk do të kesh aspak këtë përfundim.’» Si iu përgjigj Jezui? «Duke kthyer shpinën, ai i tha Pjetrit: ‘Dil prapa meje, Satana! Ti je një gur pengese për mua, sepse nuk mendon mendimet e Perëndisë, por ato të njerëzve.’» Sa shumë ndryshonin pikëpamjet e tyre! Jezui e pranonte me gatishmëri rrugën vetësakrifikuese që i kishte caktuar Perëndia, rrugë e cila, pas disa muajsh, do ta çonte drejt vdekjes në një shtyllë torture. Kurse Pjetri i rekomandoi një rrugë më të rehatshme. «Ji i mirë me veten»,—i tha. S’ka dyshim që Pjetri kishte qëllime të mira, megjithatë Jezui e qortoi, sepse në këtë rast, Pjetri e lejoi Satanain të ndikonte tek ai. Nuk kishte ‘mendimet e Perëndisë, por ato të njerëzve’.—Mateu 16:22, 23.
7. Cilën rrugë u tregoi Jezui dishepujve të tij për të ndjekur, sipas Mateut 16:24?
7 Edhe sot dëgjohen shpesh fjalë si ato që Pjetri i tha Jezuit. Në përgjithësi, bota të nxit ‘mos ji i rreptë me veten’ ose ‘mos e lodh shumë mendjen’. Kurse Jezui këshilloi një qëndrim mendor krejt të ndryshëm nga ky. Ai u tha dishepujve: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e tij të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.» (Mateu 16:24) Në një koment thuhet: «Kjo nuk është një ftesë që u bëhet jobesimtarëve për t’u bërë dishepuj. U drejtohet atyre që tashmë i janë përgjigjur thirrjes së Krishtit, të cilët duhet të meditojnë se çfarë do të thotë të jesh dishepull.» (The New Interpreter’s Bible) Pra, janë besimtarët që duhet të ndërmarrin tre hapat e renditur nga Jezui në këtë shkrim. Por le të shqyrtojmë një për një çdo hap.
8. Shpjegoni çfarë do të thotë të mohosh veten.
8 Së pari, duhet të mohojmë veten. Fjala greke që është përkthyer me shprehjen ‘të mohosh veten’ tregon gatishmërinë për t’u thënë jo dëshirave egoiste ose rehatisë personale. Të mohojmë veten nuk do të thotë që ndonjëherë të heqim dorë nga disa kënaqësi. As nuk do të thotë që të bëjmë një jetë si eremit ose vetëshkatërruese. Ne ‘nuk i përkasim më vetes’ 1 Korintasve 6:19, 20) Në vend që të përqendrohemi te vetja, tani e përqendrojmë jetën në shërbimin ndaj Perëndisë. Të mohojmë veten do të thotë të jemi të vendosur për të bërë vullnetin e Perëndisë, edhe pse kjo mund të jetë kundër prirjeve tona të papërsosura. Kur i kushtohemi Perëndisë në lutje dhe pagëzohemi, tregojmë se i jemi përkushtuar vetëm atij. Pas kësaj, gjatë gjithë jetës përpiqemi të jetojmë sipas kushtimit që bëmë.
në kuptimin që vullnetarisht ia dorëzojmë Jehovait jetën tonë dhe gjithçka që përfshin ajo. (9. (a) Çfarë përfaqësonte shtylla e torturës në kohën kur Jezui ishte në tokë? (b) Në ç’kuptim e marrim ne shtyllën tonë të torturës?
9 Hapi i dytë është të marrim shtyllën e torturës. Në shekullin e parë, një shtyllë torture nënkuptonte vuajtje, çnderim, si edhe vdekjen. Normalisht, vetëm kriminelët i ekzekutonin në shtyllën e torturës ose ua varnin trupat në një shtyllë pasi të kishin vdekur. Me këtë shprehje, Jezui tregoi se një i krishterë duhet të jetë i përgatitur të pranojë përndjekjen, përbuzjen ose edhe vdekjen, ngaqë nuk është pjesë e botës. (Gjoni 15:18-20) Për shkak të normave të krishtere ne dallohemi nga të tjerët, prandaj bota mund ‘të na shajë’. (1 Pjetrit 4:4) Kjo mund të ndodhë në shkollë, në vendin e punës ose edhe brenda familjes. (Luka 9:23) Megjithatë, ne jemi gati të durojmë përbuzjen e botës, sepse nuk jetojmë më për vete. Jezui tha: «Të lumtur jeni ju, kur njerëzit ju poshtërojnë e ju persekutojnë dhe duke gënjyer thonë çdo lloj gjëje të ligë kundër jush për shkakun tim. Gëzoni dhe hovni nga gëzimi, pasi i madh është shpërblimi juaj në qiej.» (Mateu 5:11, 12) Vërtet, ajo që ka rëndësi për ne, është të kemi miratimin e Perëndisë.
10. Çfarë përfshin të ndjekim vazhdimisht Jezuin?
10 Së treti, Jezu Krishti tha se duhet ta ndjekim atë vazhdimisht. Sipas Fjalorit shpjegues të fjalëve të besëlidhjes së re (anglisht), nga U. E. Vajni, të ndjekësh dikë do të thotë të jesh një shoqërues, «një që shkon në të njëjtin drejtim». Te 1 Gjonit 2:6 thuhet: «Ai që thotë se qëndron në unitet me [Perëndinë], është edhe vetë nën detyrimin për të ecur ashtu si eci ai [Krishti].» Si eci Jezui? Dashuria që kishte për Atin e tij qiellor dhe për dishepujt, nuk linte fare vend për egoizëm. «Krishti nuk kënaqi veten»,—shkroi Pavli. (Romakëve 15:3) Edhe kur ndihej i lodhur ose i uritur, Jezui i vuri nevojat e të tjerëve para nevojave vetjake. (Marku 6:31-34) Gjithashtu, u përpoq fuqimisht në predikimin e Mbretërisë dhe në mësimdhënie. A nuk duhet ta imitojmë, ndërsa përmbushim me zell detyrën tonë ‘për të bërë dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve dhe për t’i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që Jezui ka urdhëruar’? (Mateu 28:19, 20) Në gjithçka që bëri, Krishti na la modelin, dhe ne duhet ‘të ndjekim me kujdes gjurmët e tij’.—1 Pjetrit 2:21.
11. Pse është e rëndësishme që të mohojmë veten, të marrim shtyllën tonë të torturës dhe të ndjekim vazhdimisht Jezu Krishtin?
11 Është e domosdoshme të mohojmë veten, të marrim shtyllën tonë të torturës dhe të ndjekim vazhdimisht Jezuin si model. Këto janë si një ilaç që vepron kundër egoizmit, i cili pa diskutim na pengon të shfaqim dashuri vetëmohuese. Për më tepër, Jezui tha: «Kushdo që dëshiron ta shpëtojë shpirtin e tij, do ta humbasë; por kushdo që e humbet shpirtin e tij për hirin tim, do ta gjejë. Sepse ç’dobi do të ketë njeriu nëse fiton gjithë botën, por humbet shpirtin e vet? Apo çfarë do të japë një njeri në këmbim të shpirtit të tij?»—Mateu 16:25, 26.
S’mund t’u shërbejmë dy zotërinjve
12, 13. (a) Çfarë e shqetësonte sundimtarin e ri që i kërkoi këshilla Jezuit? (b) Çfarë këshille i dha Jezui të riut, dhe përse?
12 Disa muaj pasi Jezui kishte theksuar se dishepujt e tij duhej të mohonin veten, një Mateu 19:16-21.
sundimtar i ri dhe i pasur iu afrua dhe e pyeti: «Mësues, ç’të mirë duhet të bëj për të marrë jetën e përhershme?» Jezui i tha ‘të zbatonte vazhdimisht urdhërimet’ dhe pastaj i përmendi disa prej tyre. I riu iu përgjigj: «Të gjitha këto i kam mbajtur.» Me sa duket, ky i ri ishte i sinqertë dhe kishte bërë çmos t’u bindej urdhërimeve të Ligjit. Prandaj pyeti: «Çfarë më mungon akoma?» Si përgjigje, Jezui i bëri të riut një ftesë të veçantë: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur [«i plotë», New American Standard Bible], shko, shit zotërimet e tua dhe jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell dhe eja e bëhu ithtari im.»—13 Jezui e kuptoi se, për t’i shërbyer me gjithë shpirt Jehovait, ky i ri duhej të hiqte shpërqendrimin më të madh të jetës së tij: pasurinë. Një dishepull i vërtetë i Krishtit s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve. Ai ‘nuk mund t’i shërbejë si skllav Perëndisë dhe Pasurisë’. (Mateu 6:24) Duhet të mbajë një ‘sy të thjeshtë’, domethënë të përqendruar në gjërat frymore. (Mateu 6:22) Të heqësh dorë nga gjithë zotërimet e tua dhe t’ua japësh të varfërve, kërkon vetëmohim. Në këmbim të kësaj sakrifice materiale, Jezui i ofroi sundimtarit të ri privilegjin e pashoq për të grumbulluar thesare në qiell. Këto thesare do të nënkuptonin për të jetë të përhershme dhe, si përfundim, shpresën për të sunduar me Krishtin në qiell. Por ai i ri s’ishte gati që ta mohonte veten. «Iku i hidhëruar, sepse kishte shumë zotërime.» (Mateu 19:22) Kurse, ithtarë të tjerë të Jezuit reaguan ndryshe.
14. Si iu përgjigjën katër peshkatarë ftesës së Jezuit për ta ndjekur?
14 Rreth dy vjet më parë, Jezui u kishte bërë një ftesë të ngjashme katër peshkatarëve: Pjetrit, Andreas, Jakovit dhe Gjonit. Në atë kohë, dy prej tyre ishin duke peshkuar, kurse dy të tjerë po ndreqnin rrjetat e peshkimit. Jezui u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.» Atëherë, që të katër e braktisën punën dhe e ndoqën Jezuin gjatë gjithë jetës së tyre.—Mateu 4:18-22.
15. Çfarë sakrificash bëri një Dëshmitare e Jehovait në ditët e sotme, për të ndjekur Jezuin?
15 Edhe sot, shumë të krishterë kanë imituar shembullin e katër peshkatarëve, jo të sundimtarit të ri e të pasur. Për t’i shërbyer Jehovait, kanë sakrifikuar pasuritë e tyre ose mundësitë për të pasur famë e karrierë. Debora thotë: «Kur isha 22 vjeçe, m’u desh të merrja një vendim të rëndësishëm.» Pastaj shpjegon: «Kisha rreth gjashtë muaj që studioja Biblën dhe doja t’ia kushtoja jetën Jehovait, por familjen e kisha kundër. Ishin multimilionerë, dhe mendonin se, po të bëhesha Dëshmitare, kjo do t’ua prishte emrin e mirë në shoqëri. Më dhanë 24 orë kohë që të vendosja çfarë doja më shumë: një jetë në luks apo të vërtetën. Po të mos i shkëputja të gjitha lidhjet me Dëshmitarët, familja do të më hiqte të drejtën e trashëgimisë. Jehovai më
ndihmoi të merrja vendimin e duhur dhe më dha forcën për ta vënë në jetë këtë vendim. Këta 42 vjet i kam kaluar në shërbimin e plotkohor, dhe s’ndiej kurrfarë keqardhjeje. Duke hequr dorë nga një jetë egoiste, të përqendruar te kënaqësitë, kam shpëtuar nga boshllëku dhe palumturia që shoh te familjarët e mi. Së bashku me tim shoq, kemi ndihmuar më shumë se njëqind veta që të mësojnë të vërtetën. Për mua, këta fëmijë frymorë janë shumë më të çmuar se çdo pasuri materiale.» Miliona Dëshmitarë të tjerë të Jehovait ndihen njësoj si Debora. Po ti?16. Si mund të tregojmë se nuk jetojmë më për vete?
16 Dëshira për të mos jetuar më për vete ka nxitur mijëra Dëshmitarë të Jehovait që të shërbejnë si pionierë ose lajmëtarë të Mbretërisë në kohë të plotë. Edhe ata që s’mund të shërbejnë në kohë të plotë për shkak të rrethanave, shfaqin frymën e pionierit dhe e mbështetin veprën e predikimit të Mbretërisë sa më shumë që munden. Prindërit tregojnë një frymë të ngjashme kur harxhojnë më të shumtën e kohës së tyre dhe sakrifikojnë interesat vetjake për t’i stërvitur fëmijët në udhët e Perëndisë. Të gjithë mund të gjejmë mënyra për të treguar se i vëmë interesat e Mbretërisë në vend të parë në jetën tonë.—Mateu 6:33.
Dashuria e kujt na detyron?
17. Çfarë na motivon për të bërë sakrifica?
17 Të shfaqim dashuri vetëmohuese, nuk është rruga më e lehtë për të ndjekur. Por, le të mendojmë se çfarë na motivon të veprojmë kështu. Pavli shkroi: «Dashuria që ka Krishti na detyron, sepse kemi gjykuar kështu, që një njeri i vetëm vdiq për të gjithë . . . dhe ai vdiq për të gjithë, me qëllim që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për vete, por për atë që vdiq për ta dhe u ngrit.» (2 Korintasve 5:14, 15) Pra, është dashuria e Krishtit ajo që na detyron të mos jetojmë më për vete. Sa motiv i fuqishëm që është ky! Meqë Krishti vdiq për ne, a nuk e ndiejmë si detyrim moral që të jetojmë për të? Dhe vërtet, ajo që na nxiti t’ia kushtonim jetën Perëndisë dhe të bëheshim dishepuj të Krishtit, ishte mirënjohja për dashurinë e madhe që na kanë treguar ata.—Gjoni 3:16; 1 Gjonit 4:10, 11.
18. Pse ia vlen të bëjmë një jetë vetëmohuese?
18 A ia vlen të mos jetojmë më për vete? Kur sundimtari i ri e i pasur s’e pranoi ftesën e Jezuit dhe u largua, Pjetri i tha Jezuit: «Ja, ne i kemi lënë të gjitha gjërat dhe të ndoqëm; ç’do të ketë, në fakt, për ne?» (Mateu 19:27) Pjetri dhe apostujt e tjerë e kishin mohuar vërtet veten. Çfarë shpërblimi i priste? Në fillim, Jezui foli për privilegjin që do të kishin për të sunduar me të në qiell. (Mateu 19:28) Në të njëjtin rast, Jezui foli për bekimet që do të merrte secili nga ithtarët e tij. Ai tha: «Nuk ka njeri që të ketë lënë shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose nënë, ose baba, ose fëmijë, ose ara për hirin tim dhe për hir të lajmit të mirë, që tani në këtë periudhë kohe të mos marrë njëqindfish . . . dhe në sistemin që po vjen, jetë të përhershme.» (Marku 10:29, 30) Pra, marrim shumë më tepër nga ç’kemi sakrifikuar. A nuk janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat dhe fëmijët tanë frymorë, shumë më të vlefshëm se çdo gjë që kemi sakrifikuar për hir të Mbretërisë?! Kush pati një jetë më të mirë: Pjetri apo sundimtari i ri dhe i pasur?
19. (a) Nga se varet lumturia e vërtetë? (b) Çfarë do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
19 Jezui e tregoi me fjalë e me vepra se lumturia vjen kur u jep dhe kur u shërben të tjerëve, jo kur je egoist. (Mateu 20:28; Veprat 20:35) Nëse nuk jetojmë më për vete, por ndjekim vazhdimisht Krishtin, do të gjejmë shumë kënaqësi në jetën e tanishme dhe kemi shpresën e jetës së përhershme në të ardhmen. Sigurisht, kur e mohojmë veten, Pronari ynë bëhet Jehovai. Pra, bëhemi skllevër të Perëndisë. Pse mund të themi që kjo lloj skllavërie është shpërblyese? Si ndikon ajo në vendimet që marrim në jetë? Këto pyetje do të trajtohen në artikullin vijues.
A ju kujtohet?
• Pse duhet t’i luftojmë prirjet tona egoiste?
• Çfarë do të thotë të mohojmë veten, të marrim shtyllën e torturës dhe të ndjekim vazhdimisht Jezuin?
• Çfarë na motivon që të mos jetojmë më për vete?
• Pse ia vlen të bëjmë një jetë vetëmohuese?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 11]
«Ji i mirë me veten, Zotëri»
[Figura në faqen 13]
Çfarë e pengoi sundimtarin e ri që ta ndiqte Jezuin?
[Figurat në faqen 15]
Dashuria i motivon Dëshmitarët e Jehovait që të shërbejnë me zell si lajmëtarë të Mbretërisë