Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sa e saktë është Bibla historikisht?

Sa e saktë është Bibla historikisht?

Sa e saktë është Bibla historikisht?

NË LIBRIN e tyre Betejat e Biblës (anglisht), Kaim Hercogu, ish-president i Izraelit, dhe Mordekai Gikoni, profesor i merituar i arkeologjisë në universitetin e Tel-Avivit, thonë:

«Përshkrimi i taktikës së betejave në Bibël . . . nuk ka se si të jetë i sajuar. Për shembull, mjafton të krahasosh fushatën e Gideonit kundër midianitëve dhe aleatëve të tyre, që tregohet te kapitujt 6-8 të librit të Gjyqtarëve, me betejat e Luftës së Trojës në Iliadën e Homerit. Për sa i përket kësaj së dytës, mjaftonte të ndërthurej një bregdet joshkëmbor çfarëdo me një qytet të fortifikuar pranë tij, dhe kjo do të ishte një skenë më se e përshtatshme për zhvillimin e ngjarjeve. . . . Por, nuk vlen e njëjta gjë për tregimin biblik të fushatës së Gideonit. Lëvizjet e hollësishme taktike dhe luftimet që bazohen në veprimin e ndërsjelltë midis veçorive topografike dhe veprimeve të të dyja palëve​—në një arenë lufte që mbulon një zonë rreth 60 kilometra,​—kurrsesi nuk mund të riprodhohen gjëkundi . . . Kështu që, praktikisht, jemi të detyruar të pranojmë vërtetësinë e rrëfimit taktik të betejave, ashtu siç përshkruhen në Bibël.»

Mund ta studioni fushatën e Gideonit, duke përdorur hartën në faqen 18 dhe 19 të broshurës në formë atlasi Të shohim vendin e mirë. * Ngjarja filloi kur «tërë Madianitët, Amalekitët dhe bijtë e lindjes u mblodhën, kaluan Jordanin dhe ngritën kampin e tyre në luginën e Jizreelit». Gideoni thirri fiset fqinje për ndihmë. Ngjarjet filluan te pusi i Harodit, pastaj vazhduan te kodra e Morehut dhe më pas, poshtë në luginën e Jordanit. Pasi i ndoqën armiqtë këmba-këmbës përmes lumit Jordan, Gideoni dhe ushtria e tij i pushtuan ato vende.​—Gjyqtarët 6:33–8:12.

Kjo hartë në broshurën Të shohim vendin e mirë, tregon vendet kryesore që përmenden në Bibël dhe tiparet gjeografike që përfshihen. Një hartë tjetër (në faqen 15), paraqet territoret e fiseve të Izraelit. Këto dy harta mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se sa të sakta janë tregimet biblike.

Kjo përputhet edhe me përfundimin në të cilin ka arritur profesori Johanan Aharoni: «Në vendet biblike, gjeografia dhe historia ndërthuren kaq ngushtë, sa asnjëra prej tyre nuk mund të kuptohet pa ndihmën e tjetrës.»

[Shënimi]

^ par. 4 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

[Burimi i figurës në faqen 32]

Harta në sfond: Bazuar në hartat me të drejtë autori nga Pictorial Archive (Near Eastern History) Est. and Survey of Israel