Çfarë nënkupton për ty shpresa e ringjalljes?
Çfarë nënkupton për ty shpresa e ringjalljes?
«Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë.»—Psalmi 145:16.
1-3. Çfarë shprese kanë disa për të ardhmen? Ilustrojeni.
KRISTOFERI nëntëvjeçar, bashkë me të vëllanë, e kishte kaluar paraditen duke predikuar shtëpi më shtëpi. Ishin bashkë me dajën, tezen dhe dy kushërinj, pranë Mançesterit, në Angli. Ajo që ndodhi më tej është treguar në revistën Zgjohuni, shoqëruese e revistës Kulla e Rojës. «Pasdite, ata dolën bashkë për të shkuar në Blekpull, që është një pikë turistike aty afër, në bregdet. Që të gjashtë mbetën të vrarë në vend, bashkë me gjashtë të tjerë, në një aksident automobilistik, të cilin policia e përshkroi si ‘kasaphanë të vërtetë’.»
2 Një natë para kësaj tragjedie, familja kishte ndjekur Studimin e Librit të Kongregacionit, ku ishte folur për argumentin e vdekjes. «Kristoferi ishte një fëmijë që arsyetonte shumë,—tregon i ati.—Atë natë, u shpreh me bindje për botën e re dhe për shpresën e tij për të ardhmen. Pastaj, gjatë diskutimit, papritur Kristoferi tha: ‘E di çfarë të mire kemi ne Dëshmitarët e Jehovait? Ndonëse vdekja është e dhembshme, e dimë se një ditë do ta shohim prapë njëri-tjetrin këtu në tokë.’ Asnjë nga ne të pranishmit nuk e dinte sa gjatë do të na mbeteshin në mendje këto fjalë.» *
3 Vite më parë, në vitin 1940, një Dëshmitar austriak me emrin Franc u dënua me vdekje në gijotinë, ngaqë nuk donte të shkelte besnikërinë e tij ndaj Jehovait. Nga një burg në Berlin, Franci i shkroi nënës së tij: «Sipas asaj që kam mësuar, po të kisha bërë betimin [ushtarak], do të kisha kryer një mëkat që meriton vdekjen. Kjo do të ishte e papranueshme për mua. S’do të kisha shpresë për ringjallje. . . . Dhe tani, nënë e dashur dhe ju vëllezër e motra, sot më njoftuan dënimin; mos u tmerroni, më kanë dënuar me vdekje dhe do të më ekzekutojnë nesër në mëngjes. Perëndia më jep forcë, ashtu siç u ka dhënë forcë gjithnjë në kohët e hershme të gjithë të krishterëve të vërtetë. . . . Në qëndrofshi të palëkundur deri në vdekje, do të takohemi përsëri kur të ringjallem. . . . Mirupafshim.» *
4. Si ndikojnë te ti përvojat e treguara më lart, e çfarë do të shqyrtojmë në vazhdim?
4 Shpresa e ringjalljes ishte shumë e rëndësishme për Kristoferin dhe për Francin. Ishte reale për ta. S’ka dyshim se këto tregime na prekin zemrën. Le të shqyrtojmë shkurtimisht qëllimin pse do të ndodhë ringjallja, e si duhet të ndikojë kjo njohuri te ne individualisht. Kështu do të na shtohet çmueshmëria për Jehovain dhe do të na forcohet shpresa te ringjallja.
Një vegim i ringjalljes tokësore
5, 6. Çfarë kuptojmë nga vegimi që dokumentoi apostulli Gjon te Zbulesa 20:12, 13?
5 Në një vegim lidhur me ngjarjet që do të ndodhin gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit Jezu, apostulli Gjon pa ringjalljen që do të ndodhë në tokë. «Pashë të vdekurit, të mëdhenjtë e të vegjlit,—tha ai.—Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin Zbulesa 20:12, 13) Të çfarëdo rangu a pozite qofshin, ‘të mëdhenj’ a ‘të vegjël’, të gjithë njerëzit që tani janë robër të Hadesit (Sheolit), domethënë të varrit të përbashkët të njerëzimit, do të çlirohen. Atëherë, edhe ata që kanë humbur jetën në det do të kthehen përsëri në jetë. Kjo ngjarje e mrekullueshme është pjesë e qëllimit të Jehovait.
në ta.» (6 Mbretërimi Mijëvjeçar i Krishtit do të fillojë kur ai të lidhë e të hedhë në humnerë Satanain. Gjatë këtij mbretërimi, Satanai nuk do të ketë mundësi të mashtrojë asnjë nga ata që do të ringjallen dhe nga ata që kanë mbijetuar nga shtrëngimi i madh, pasi do të jetë në gjendje joaktiviteti. (Zbulesa 20:1-3) Ndoshta një mijë vjet mund të të duken shumë, por, në sytë e Jehovait, janë «si një ditë».—2 Pjetrit 3:8.
7. Cila do të jetë baza për gjykim gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit?
7 Sipas vegimit, Mbretërimi Mijëvjeçar i Krishtit do të jetë një kohë gjykimi. Apostulli Gjon shkroi: «Pashë të vdekurit, të mëdhenjtë e të vegjlit, që qëndronin përpara fronit dhe u hapën rrotullat. Por u hap një rrotull tjetër; ajo është rrotulla e jetës. Dhe të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre. . . . Ata u gjykuan individualisht, sipas veprave të tyre.» (Zbulesa 20:12, 13) Siç e shohim, baza për këtë gjykim nuk është çfarë ka bërë ose nuk ka bërë një njeri para se të vdiste. (Romakëve 6:7) Përkundrazi, ka lidhje me «rrotullat» që do të hapen. Veprimet që do të bëjë një njeri pasi të mësojë përmbajtjen e rrotullave, do të përbëjnë bazën për të përcaktuar nëse emri i tij do të shkruhet në «rrotullën e jetës».
«Ringjallje jete» apo «ringjallje gjykimi»?
8. Cilat do të jenë dy mundësitë për ata që do të ringjallen?
8 Në fillim të vegimit të Gjonit, Jezui përshkruhet si ai që ka «çelësat e vdekjes dhe të Hadesit». (Zbulesa 1:18) Pra, ai shërben si ‘Kryepërfaqësuesi i jetës’, i caktuar nga Jehovai, i cili i ka dhënë autoritetin për të gjykuar «të gjallë e të vdekur». (Veprat 3:15; 2 Timoteut 4:1) Si do ta bëjë këtë? Duke i sjellë prapë në jetë ata që tani flenë në gjumin e vdekjes. «Mos u mrekulloni për këtë,—u tha Jezui turmave që po u predikonte,—sepse po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.» Pastaj shtoi: «Ata që bënë gjëra të mira në një ringjallje jete, ata që praktikuan gjëra të poshtra në një ringjallje gjykimi.» (Gjoni 5:28-30) Pra, çfarë e ardhme i pret burrat e gratë që treguan besim në kohët e lashta?
9. (a) Çfarë do të mësojnë me siguri shumë veta, kur të ringjallen? (b) Cila vepër e madhe arsimimi do të kryhet?
9 Kur të ringjallen, këta njerëz besnikë të kohëve të lashta do të zbulojnë shumë shpejt se premtimet te të cilat kishin besuar, janë bërë realitet. Me siguri që do të jenë shumë të interesuar të dinë kush ishte Fara e gruas simbolike të Perëndisë, e përmendur në profecinë e parë të Biblës, te Zanafilla 3:15. Sa të lumtur do të jenë kur të mësojnë se ky Mesi i premtuar, Jezui, qëndroi besnik deri në vdekje, duke dhënë jetën e tij si flijim shpërblyes! (Mateu 20:28) Ata që do të mirëpresin të ringjallurit, do të kënaqen shumë duke i ndihmuar që të kuptojnë se kjo shpërblesë është shprehje e dashamirësisë së pamerituar dhe e mëshirës së Jehovait. Kur këta të ringjallur të zbulojnë se çfarë po bën Mbretëria e Perëndisë për të përmbushur qëllimin e Jehovait për tokën, me siguri zemra do t’u gufojë nga shprehjet e lavdërimit për Jehovain. Do të kenë mundësi të shumta për të treguar përkushtimin ndaj Atit të tyre të dashur qiellor dhe ndaj Birit të tij. Të gjithë ata që do të jetojnë në atë kohë, do të kenë kënaqësinë të marrin pjesë në një vepër të madhe arsimimi që do të zhvillohet në atë kohë. Kjo vepër arsimimi do të jetë e nevojshme për të mësuar miliarda të ringjallur, pasi edhe ata do të duhet të pranojnë shpërblesën që ka siguruar Perëndia.
10, 11. (a) Çfarë mundësish do të ofrojë Mijëvjeçari për të gjithë ata që do të jetojnë në tokë? (b) Si duhet të ndikojë kjo te ne?
Hebrenjve 11:10) Sa do të gëzohet Jobi besnik kur të mësojë se me mënyrën si jetoi, i forcoi shërbëtorët e tjerë të Jehovait që hasën sprova të integritetit të tyre! E sa shumë do të dojë të dijë Danieli për përmbushjen e profecive që shkroi nën frymëzim!
10 Abrahami i ringjallur do të ngushëllohet shumë kur ta provojë vetë jetën nën sundimin e atij ‘qyteti’ që mezi priste. (11 Po, të gjithë që do të fitojnë jetën në botën e re të drejtë, edhe ata që ringjallen, edhe ata që mbijetojnë në shtrëngimin e madh, do të kenë shumë për të mësuar rreth qëllimit të Jehovait për tokën e për banorët e saj. Shpresa për të jetuar përgjithmonë e për ta lëvduar Jehovain gjatë gjithë përjetësisë, me siguri do ta bëjë të kënaqshëm programin e arsimimit gjatë Mijëvjeçarit. Po gjithsesi, më e rëndësishme do të jetë se si do të veprojë secili prej nesh ndërkohë që mëson çfarë përmbajnë rrotullat. A do ta zbatojmë atë që do të mësojmë? A do të meditojmë për informacionin e rëndësishëm që do të na forcojë për t’i rezistuar përpjekjes së fundit të Satanait për të na larguar nga e vërteta, dhe a do ta vëmë në praktikë?
12. Çfarë do ta ndihmojë secilin që të marrë pjesë plotësisht në veprën e arsimimit dhe në transformimin e tokës në parajsë?
12 Nuk duhen harruar edhe bekimet e mrekullueshme që do të vijnë kur të zbatohen dobitë e flijimit shpërblyes të Krishtit. Ata që do të kthehen në jetë në ringjallje nuk do të kenë ato gjymtime ose sëmundje që kanë njerëzit tani. (Isaia 33:24) Me një trup të shëndetshëm dhe shpresën për një shëndet të përsosur, të gjithë banorët e botës së re do të kenë mundësi të marrin pjesë plotësisht në veprën e arsimimit, për t’u mësuar miliarda të ringjallurve udhën e jetës. Gjithashtu, do të marrin pjesë në projektin më të madh që është ndërmarrë ndonjëherë në tokë, domethënë transformimin e të gjithë planetit në një parajsë për lavdi të Jehovait.
13, 14. Çfarë synimi do të ketë Satanai kur të çlirohet në sprovën përfundimtare, e cilën mundësi do të ketë secili prej nesh?
13 Kur të çlirohet nga humnera për sprovën përfundimtare, Satanai do të përpiqet t’i mashtrojë përsëri njerëzit. Sipas Zbulesës 20:7-9, të gjitha ‘kombet e mashtruara’ ose grupet e njerëzve që do të rebelohen nën ndikimin e lig të Satanait, do të marrin gjykimin e merituar, shkatërrimin: ‘Nga qielli do të zbresë zjarr e do t’i përpijë.’ Mes tyre mund të ketë edhe njerëz që janë ringjallur gjatë Mijëvjeçarit, e për ta, ky shkatërrim do të tregojë se ringjallja e tyre ishte ringjallje gjykimi. Kurse ata të ringjallur që do të mbajnë integritetin, do të marrin dhuratën e jetës së përhershme. Po, ringjallja e tyre do të jetë «një ringjallje jete».—Gjoni 5:29.
14 Por, si mund të na ngushëllojë edhe tani shpresa e ringjalljes? Ajo që është më e rëndësishmja, çfarë duhet të bëjmë për t’u siguruar se do të marrim dobitë e saj në të ardhmen?
Mësimet që mund të nxjerrim tani
15. Si mund të ndihmojë tani besimi te ringjallja?
15 Ndoshta kohët e fundit ke humbur një njeri të dashur, për shkak të vdekjes, dhe po lufton për t’u mësuar me ndryshimin e madh që sjell një humbje e tillë. Shpresa e ringjalljes të ndihmon të kesh një qetësi të brendshme e një forcë që nuk arrijnë ta kenë ata që nuk e njohin të vërtetën. «Ne nuk duam që të jeni në padije lidhur me ata që po flenë në gjumin e vdekjes,—i ngushëlloi Pavli selanikasit,—që ju të mos brengoseni, si bëjnë edhe të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë.» (1 Selanikasve 4:13) A e përfytyron veten në botën e re, duke parë me sytë e tu ringjalljen? Nëse po, mund të gjesh ngushëllim tani duke medituar për mundësinë që t’i takosh përsëri njerëzit e dashur që ke humbur.
16. Çfarë mund të provosh kur të ndodhë ringjallja?
16 Mbase tani po vuan pasojat fizike të rebelimit të Adamit, ndoshta në formën e shëndetit të keq. Mos lejo që, nga hidhërimi për këtë
sëmundje, të harrosh shpresën e gëzueshme se do të provosh ringjalljen e do të kthehesh përsëri në jetë me shëndet e forca të përtërira, në botën e re. Në atë kohë, kur të hapësh sytë e të shohësh fytyra të gëzuara që të mirëpresin, duke gëzuar bashkë me ty për ringjalljen, me siguri që do të falënderosh Perëndinë për dashamirësinë e tij.17, 18. Cilat janë dy mësime të rëndësishme që s’duhet t’i harrojmë?
17 Ndërkohë, shqyrto dy mësime që nuk duhet t’i harrojmë. Mësimi i parë: është e rëndësishme t’i shërbejmë që tani me gjithë shpirt Jehovait. Ashtu siç bëri Zotëria ynë, Jezu Krishti, edhe ne me jetën tonë vetëmohuese tregojmë dashurinë që kemi për Jehovain dhe për njerëzit e tjerë. Nëse, për shkak të kundërshtimit ose të përndjekjes, humbasim mjetet e jetesës ose lirinë, jemi të vendosur të qëndrojmë të palëkundur në besim, cilatdo qofshin sprovat që mund të hasim. Sikur kundërshtarët të na kërcënojnë me vdekje, shpresa e ringjalljes do të na ngushëllojë e do të na forcojë që t’i qëndrojmë besnikë Jehovait dhe Mbretërisë së tij. Po, zelli që tregojmë për veprën e predikimit të Mbretërisë dhe të bërjes së dishepujve na mban të sigurt në shpresën për të marrë bekimet e përjetshme që ka ruajtur Jehovai për të drejtët.
18 Mësimi i dytë lidhet me mënyrën se si i përballojmë tundimet që na shkakton papërsosmëria. Njohuria për shpresën e ringjalljes dhe çmueshmëria për dashamirësinë e pamerituar të Jehovait na bën edhe më të vendosur për të qëndruar të palëkundur në besim. «Mos kini dashuri as për botën, as për gjërat që janë në botë,—paralajmëroi apostulli Gjon.—Nëse ndokush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të; sepse gjithçka që është në botë: dëshira e mishit, dëshira e syve dhe kapardisja për t’u dukur me mjetet e jetesës nuk vjen nga Ati, por nga bota. Për më tepër, bota po kalon e po kështu edhe dëshira e saj, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1 Gjonit 2:15-17) Bota me tundimet e saj nga ana materialiste nuk do të na duket fare joshëse, e krahasuar me «jetën e vërtetë». (1 Timoteut 6:17-19) Në qoftë se tundohemi për të kryer imoralitet, do t’i kundërvihemi me forcë. Ne e kuptojmë se, në qoftë se vazhdimisht sillemi në një mënyrë që s’i pëlqen Jehovait, po të ndodhë që të vdesim para Harmagedonit, mund të gjendemi në të njëjtën situatë si ata që nuk kanë shpresë për ringjallje.
19. Cilin privilegj të pallogaritshëm nuk duhet të harrojmë?
19 Mbi të gjitha, nuk duhet të harrojmë kurrë privilegjin e pallogaritshëm për t’ia gëzuar zemrën Jehovait tani e përgjithmonë. (Fjalët e urta [Proverbat] 27:11) Besnikëria jonë deri në vdekje ose mbajtja e integritetit deri në fund të këtij sistemi të lig, i tregon Jehovait në cilën anë të çështjes së sovranitetit universal qëndrojmë. Sa të gëzuar do të jemi pastaj, kur të jetojmë në parajsën tokësore, qoftë duke mbijetuar nga shtrëngimi i madh, qoftë duke provuar mrekullinë e ringjalljes!
Dëshirat tona do të plotësohen
20, 21. Çfarë do të na ndihmojë të qëndrojmë besnikë, edhe nëse kemi ende pyetje pa përgjigje lidhur me ringjalljen? Shpjegoni.
20 Ndonëse kemi folur shumë për ringjalljen, ka ende pyetje pa përgjigje. Për shembull, si do t’i rregullojë Jehovai gjërat për ata që ishin të martuar kur vdiqën? (Luka 20:34, 35) A do të ndodhë ringjallja në po atë vend ku vdiqën njerëzit? A do të kthehen në jetë të ringjallurit pranë vendit ku banojnë familjet e tyre? Ka edhe shumë pyetje të tjera për sa i përket ringjalljes dhe si do bëhet ajo. Megjithatë, duhet të mbajmë në mendje fjalët e Jeremisë: «Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.» (Vajtimet 3:25, 26) Në kohën e duhur të Jehovait, të gjitha pyetjet tona do të marrin përgjigje të kënaqshme. Pse mund të jemi të sigurt për këtë?
21 Ndalu e mendo për fjalët e frymëzuara të psalmistit, kur këndoi për Jehovain: «Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë.» (Psalmi 145:16) Me kalimin e moshës, dëshirat tona ndryshojnë. Ajo që shpresonim kur ishim fëmijë, nuk është më ajo që dëshirojmë sot. Mënyra si e shohim jetën ndikohet nga ajo që kalojmë, si edhe nga shpresat që kemi. Gjithsesi, cilatdo qofshin dëshirat tona të përshtatshme në botën e re, Jehovai do t’i plotësojë me siguri.
22. Pse kemi arsye të forta për t’i dhënë lavdi Jehovait?
22 Ajo që na intereson të gjithëve tani është të qëndrojmë besnikë. «Ajo që kërkohet nga kujdestarët, është që secili të gjendet i besueshëm.» (1 Korintasve 4:2) Ne jemi kujdestarë të lajmit të mirë të lavdishëm të Mbretërisë së Perëndisë. Zelli për t’ua shpallur këtë lajm të mirë të gjithë atyre që takojmë, na ndihmon që të qëndrojmë në shtegun që të çon në jetë. Nuk duhet ta harrojmë kurrë se të gjithë ‘kalojmë kohë të vështira dhe përjetojmë ngjarje të paparashikuara’. (Eklisiastiu [Predikuesi] 9:11, BR) Për të pakësuar ndonjë ankth të panevojshëm që shkaktohet nga pasiguritë e jetës, mbaje fort shpresën e mrekullueshme të ringjalljes. Ji i bindur se edhe sikur të ndodhë që të vdesësh para se të fillojë Mbretërimi Mijëvjeçar i Krishtit, mund të të ngushëllojë siguria se do të ketë çlirim. Në kohën e duhur të Jehovait, do të kesh mundësi të bashkohesh me Jobin për të thënë fjalët që i drejtoi Krijuesit: «Ti do të më thërrasësh, e unë do të të përgjigjem.» Lëvduar qoftë Jehovai, që ka dëshirë të zjarrtë të sjellë prapë në jetë të gjithë ata që janë në kujtesën e tij!—Jobi 14:15.
[Shënimet]
^ par. 2 Shih Zgjohuni!, 8 korrik 1988, faqja 10, anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 3 Dëshmitarët e Jehovait: Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë, faqja 662, anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
A ju kujtohet?
• Mbi ç’bazë do të gjykohen njerëzit gjatë Mijëvjeçarit?
• Pse disa do të kenë «ringjallje jete», kurse të tjerë «ringjallje gjykimi»?
• Si mund të na ngushëllojë tani shpresa e ringjalljes?
• Si na ndihmojnë fjalët e Psalmit 145:16 kur na mbeten ende pyetje pa përgjigje për ringjalljen?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 21]
Si mund të na ndihmojë tani besimi te ringjallja?