«I përndjekur për shkak të besimit»
«I përndjekur për shkak të besimit»
QYTETI i Çernobios, në veri të Italisë, vendosi në një park një përkujtimore në nderim të atyre që ishin viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut. Një nga pllakat përkujtimore, që u përurua në kujtim të tyre, i kushtohej Narçizo Ritit. I lindur në Gjermani, por me prindër italianë, Riti u bë Dëshmitar i Jehovait në vitet 30 të shekullit të 20-të. Gjatë regjimit nazist, Dëshmitarët e Jehovait u përndoqën, sepse nuk pranonin të vinin Hitlerin mbi Jehovain, Perëndinë e vërtetë.
Kur Gestapoja zbuloi se ai çonte kopje të revistës Kulla e Rojës në kampet e përqendrimit, Riti u arratis në Çernobio. Atje i kërkuan të përkthente në italisht revistën Kulla e Rojës dhe t’ua shpërndante bashkëbesimtarëve që jetonin aty afër. Por veprimtaria e tij energjike nuk mund të shpëtonte pa u diktuar. Një oficer SS dhe ushtarët e tij hynë me forcë në shtëpinë e Ritit, e arrestuan dhe gjetën provat e «krimit»: dy Bibla e disa letra. Ritin e kthyen në Gjermani, e futën në kampin e përqendrimit në Dakau dhe e ekzekutuan pak para se të mbaronte Lufta II Botërore. Në pllakën përkujtimore në Çernobio shkruhet se ai ishte «i përndjekur për shkak të besimit».
Besimi i Narçiso Ritit dhe i qindra e qindra Dëshmitarëve të Jehovait që ishin viktima të përndjekjes naziste, është një inkurajim për të krishterët e sotëm që t’i qëndrojnë besnikë Jehovait, të vetmit Person në univers që meriton adhurimin e tyre. (Zbulesa 4:11) Jezui tha: «Lum ata që janë persekutuar për hir të drejtësisë.» Perëndia nuk do t’i harrojë veprat e tyre dhe do t’i bekojë për sjelljen e tyre të guximshme.—Mateu 5:10; Hebrenjve 6:10.