Të rinj, lëvdoni Jehovain!
Të rinj, lëvdoni Jehovain!
«Lëvdoni Jehovain nga toka, . . . ju djem të rinj e ju virgjëresha.»—PSALMI 148:7, 12, BR.
1, 2. (a) Për cilat kufizime janë në dijeni të rinjtë? (b) Pse të rinjtë nuk duhet të zemërohen me prindërit për kufizimet që u vënë?
SHPESH, fëmijët dhe të rinjtë e dinë fare mirë se çfarë nuk u lejohet të bëjnë. Shumë prej tyre mund të ta thonë menjëherë sa të rritur duhet të jenë që të dalin në rrugë vetëm, që të rrinë zgjuar deri vonë ose që të marrin patentën e makinës. Nganjëherë, një i ri ose e re mund të mendojë se shumë nga kërkesat e tij ose të saj për diçka që dëshiron fort, marrin të njëjtën përgjigje: «Prit sa të rritesh edhe pak!»
2 Ju të rinj, e dini se prindërit mendojnë që është për të mirën tuaj t’i vënë këto kufizime, ndoshta për t’ju mbrojtur. Dhe me siguri që e dini se Jehovai është i kënaqur kur u bindeni prindërve. (Kolosianëve 3:20) Por, a ju duket ndonjëherë sikur ende nuk keni filluar ta jetoni jetën tamam? A duhet të pritni derisa të rriteni për të pasur të gjitha gjërat e rëndësishme? Absolutisht jo! Sot po kryhet një vepër, e cila është shumë më e rëndësishme se çdo privilegj tjetër që ndoshta po pritni të keni. A ju lejohet juve të rinjve të merrni pjesë në këtë vepër? Jo vetëm që ju lejohet, por faktikisht vetë Perëndia Më i Lartë ju fton të merrni pjesë!
3. Për cilin privilegj ju fton Jehovai ju të rinj, e cilat pyetje do të shqyrtojmë tani?
3 Për cilën vepër po flasim? Vini re fjalët e shkrimit kryesor të këtij artikulli: «Lëvdoni Jehovain nga toka, . . . ju djem të rinj e ju virgjëresha, ju pleq e fëmijë.» (Psalmi 148:7, 12, BR) Ja privilegji juaj i madh: mund të lëvdoni Jehovain. A ju entuziazmon, ju të rinj, ideja që mund të merrni pjesë në këtë vepër? Shumë të rinj janë entuziastë për këtë. Që të kuptojmë pse ia vlen të ndihemi kështu, le të shqyrtojmë tri pyetje. Së pari, pse duhet ta lëvdoni Jehovain? Së dyti, si ta lëvdoni sa më mirë? Së treti, kur është koha më e mirë që të filloni ta lëvdoni Jehovain?
Pse ta lëvdoni Jehovain?
4, 5. (a) Në cilën situatë të mrekullueshme jemi, sipas Psalmit 148? (b) Si arrijnë ta lëvdojnë Jehovain edhe krijimet që as flasin e as arsyetojnë?
4 Ja një arsye e rëndësishme dhe e qartë pse duhet lëvduar Jehovai: Ai është Krijuesi. Psalmi 148 na ndihmon të mbajmë në mendje këtë të vërtetë. Mendoni pak: po t’i afroheshit një grupi të madh njerëzish që po këndojnë së bashku një këngë të bukur dhe prekëse, si do të ndiheshit? Po nëse fjalët e këngës do të ishin të vërteta, që shprehin ndjenja që e dini se janë të rëndësishme, të gëzueshme dhe inkurajuese? A nuk do të donit t’i mësonit ato fjalë dhe të këndonit edhe ju bashkë me ta? Shumica prej nesh kështu do të bënin. E pra, Psalmi 148 tregon se ju jeni në një situatë të ngjashme, por shumë më të mrekullueshme se kjo. Ky psalm përshkruan një turmë tejet të madhe, që po lëvdojnë njëzëri Jehovain. Por, ndërsa lexoni psalmin, mund të vini re diçka të pazakontë. Çfarë?
5 Shumë nga këta që përshkruhen te Psalmi 148, as flasin e as arsyetojnë. Për shembull, lexojmë se dielli, hëna, yjet, bora, era, malet dhe kodrat lëvdojnë Jehovain. Si mund ta bëjnë këtë krijime të tilla të pajeta? (Vargjet 3, 8, 9) Njësoj si edhe pemët, krijesat detare ose kafshët. (Vargjet 7, 9, 10) A ju ka ndodhur të shihni një perëndim të bukur, të soditni hënën e rrumbullakët që lundron mes qiellit plot yje, të qeshni të kënaqur kur shihni kafshë që luajnë me njëra-tjetrën ose të mbeteni të mahnitur nga një peizazh përrallor? Atëherë e keni «dëgjuar» atë këngë lavdie që këndon krijimi. Gjithçka që ka bërë Jehovai, na kujton se ai është Krijuesi i plotfuqishëm, se në gjithë universin nuk ka asnjë tjetër kaq të fuqishëm, kaq të mençur ose kaq të dashur sa ai.—Romakëve 1:20; Zbulesa 4:11.
6, 7. (a) Cilat krijesa me aftësi për të arsyetuar lëvdojnë Jehovain, sipas Psalmit 148? (b) Pse mund të ndihemi të motivuar ta lëvdojmë Jehovain? Ilustrojeni.
6 Sipas Psalmit 148, edhe krijesat me aftësi për të arsyetuar e lëvdojnë Jehovain. Në vargun 2, lexojmë se «ushtritë» qiellore të Jehovait, pra engjëjt, e lëvdojnë atë. Në vargun 11, u bëhet një ftesë edhe njerëzve të fuqishëm, siç janë mbretërit dhe gjykatësit, që ta lëvdojnë Perëndinë. Nëse engjëjt e fuqishëm kënaqen duke lëvduar Jehovain, cili njeri mund të thotë me të drejtë se pozita e tij e lartë s’ia lejon këtë? Pastaj, në vargjet 12 dhe 13, ju bëhet ftesa edhe juve të rinjve, që të lëvdoni Jehovain bashkë me të tjerët. A ndiheni të motivuar për të vepruar kështu?
7 Shqyrtoni një ilustrim. Po të kishit një shok të ngushtë që shkëlqen në një fushë, ndoshta në sport, në art ose në muzikë, a nuk do t’i flitnit për të familjes dhe shokëve të tjerë? Me siguri që po. Po njësoj mund të ndikojë te ne kur mësojmë për gjithë gjërat që ka bërë Jehovai. Për shembull, Psalmi 19:1, 2, BR, thotë se qiejt plot me yje bëjnë që të burojnë «fjalë si një përrua gurgullues». Sa për ne, kur mendojmë për gjërat mahnitëse që ka bërë Jehovai, s’rrimë dot pa u folur të tjerëve për Perëndinë tonë.
8, 9. Për cilat arsye dëshiron Jehovai që ta lëvdojmë?
Isaia 55:8) Ai nuk ka kurrfarë dyshimi për veten ose për cilësitë e tij. (Isaia 45:5) E megjithatë, dëshiron që ne ta lëvdojmë dhe kënaqet kur e bëjmë këtë. Përse? Mendoni për këto dy arsye. Së pari, ai e di se ne kemi nevojë ta lëvdojmë. Na ka krijuar me nevojën që të mësojmë për të, me nevojën për ta adhuruar. (Mateu 5:3) Jehovai kënaqet kur na sheh që plotësojmë këtë nevojë, ashtu siç kënaqen prindërit kur ju fëmijë hani ushqimin që ju bën mirë.—Gjoni 4:34.
8 Një arsye tjetër e qartë pse duhet ta lëvdojmë Jehovain, është se ai dëshiron që të veprojmë kështu. Po pse? Mos vallë ka nevojë për lavdërime nga njerëzit? Jo. Ne njerëzit mund të kemi nevojë të na lavdërojnë nganjëherë, por Jehovai është shumë më i lartë se ne. (9 Së dyti, Jehovai e di se njerëzit e tjerë kanë nevojë të na dëgjojnë teksa e lëvdojmë atë. Apostulli Pavël i shkroi këto fjalë Timoteut të ri: «Kushtoji vëmendje të vazhdueshme vetes dhe mësimdhënies sate. Ngulmo në këto gjëra, sepse duke e bërë këtë, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.» (1 Timoteut 4:16) Po, kur i mësoni të tjerët për Perëndinë Jehova dhe e lëvdoni atë, edhe ata kanë mundësi ta njohin Jehovain. Kjo njohuri mund të çojë në shpëtimin e tyre të përhershëm.—Gjoni 17:3.
10. Pse ndihemi të shtyrë ta lëvdojmë Perëndinë tonë?
10 Ka edhe një arsye tjetër pse duhet ta lëvdojmë Jehovain. Mendoni prapë për ilustrimin me shokun që ka një talent të rrallë. Po të dëgjonit dikë që thotë gënjeshtra për të, duke i përlyer emrin e mirë, a nuk do të ishit edhe më të vendosur të thoshit diçka për ta lavdëruar shokun? Edhe për Jehovain po shpifin shumë në këtë botë. (Gjoni 8:44; Zbulesa 12:9) Ata që e duan Jehovain, ndihen të shtyrë që të thonë të vërtetën për të, duke demaskuar këto gënjeshtra. A nuk do t’ju pëlqente ta shprehnit dashurinë dhe çmueshmërinë për Jehovain dhe t’i tregonit se doni atë si Sundimtar, jo armikun e tij kryesor, Satanain? Mund ta bëni këtë duke e lëvduar Jehovain. Atëherë, pyetja tjetër është: Si ta lëvdoni Jehovain?
Si e kanë lëvduar Jehovain disa të rinj?
11. Cilët shembuj biblikë tregojnë se të rinjtë mund të kenë shumë sukses kur lëvdojnë Jehovain?
11 Bibla tregon se, shpesh, të rinjtë kanë shumë sukses kur lëvdojnë Jehovain. Për shembull, një vajzë izraelite, që e kishin marrë robinjë sirianët, me guxim i dha dëshmi zonjës së saj për Eliseun, një profet të Jehovait. Për shkak të fjalëve të saj, ndodhi një mrekulli dhe u dha një dëshmi e fuqishme. (2 Mbretërve 5:1-17) Edhe Jezui dëshmoi me guxim kur ishte fëmijë. Nga të gjitha ngjarjet e fëmijërisë së tij që mund të ishin dokumentuar në Shkrime, Jehovai zgjodhi vetëm një. Ishte rasti kur Jezui 12-vjeçar i pyeti me guxim mësuesit fetarë në tempull dhe i la gojëhapur me kuptueshmërinë e tij për udhët e Jehovait.—Luka 2:46-49.
12, 13. (a) Çfarë bëri Jezui në tempull pak para se të vdiste, e si ndikoi kjo te njerëzit atje? (b) Çfarë mendoi Jezui për lëvdimet që dolën nga goja e disa fëmijëve?
12 Edhe kur u rrit, Jezui i motivoi fëmijët që të lëvdonin Jehovain. Për shembull, vetëm disa ditë para se të vdiste, Jezui ndenji për ca kohë në tempullin në Jerusalem. Bibla thotë se atje, ai bëri ‘gjëra të mrekullueshme’. Dëboi ata që po e kthenin atë vend të shenjtë në një shpellë kusarësh. Gjithashtu, shëroi njerëz të verbër e të çalë. Të gjithë ata që ndodheshin atje, po sidomos udhëheqësit fetarë, duhej të ishin shtyrë të lëvdonin Jehovain dhe Birin e tij, Mesinë. Mjerisht, shumë veta nuk thanë asnjë fjalë lavdërimi ato ditë. E dinin se Jezuin e kishte dërguar Perëndia, por kishin frikë nga udhëheqësit fetarë. Kurse, një grup njerëzish, folën me guxim. A e dini cilët ishin? Bibla thotë: «Kur krerët e priftërinjve dhe skribët panë gjërat e mrekullueshme që bëri [Jezui] dhe djemtë që po thërritnin në tempull, duke thënë: ‘Shpëtoje, të lutemi, Birin e Davidit!’, u indinjuan dhe i thanë [Jezuit]: ‘A e dëgjon se ç’po thonë këta?’»—13 Priftërinjtë shpresonin që Jezui t’u thoshte të heshtnin djemve që po e lëvdonin. A e bëri Jezui këtë? Përkundrazi! Jezui iu përgjigj priftërinjve: «Po. Nuk e keni lexuar kurrë këtë: ‘Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave të gjirit ti ke sjellë lëvdim’?» Është e qartë se Jezui dhe Ati i tij ishin shumë të kënaqur që këta djem të vegjël po e lëvdonin. Ata fëmijë po bënin atë që, në fakt, duhej ta kishin bërë të rriturit. Në mendjen e tyre të njomë, duhet të ketë qenë shumë e qartë arsyeja pse duhej ta lëvdonin. Ata e panë këtë burrë të bënte gjëra të mrekullueshme, të fliste me guxim e me besim dhe të tregonte dashuri të madhe për Perëndinë e për popullin e tij. Ai ishte siç pohonte, domethënë ‘Biri i Davidit’, Mesia i premtuar. Këta djem u bekuan për besimin e tyre, sepse patën privilegjin të përmbushnin një profeci.—Psalmi 8:2.
14. Si ndihmojnë për të lëvduar Perëndinë, dhuntitë që kanë të rinjtë?
14 Çfarë mësojmë nga këta shembuj? Mësojmë se fëmijët dhe të rinjtë mund ta lëvdojnë më së miri Jehovain. Shpesh ata kanë dhuntinë që ta shohin shumë qartë e shumë thjesht të vërtetën, duke e shprehur besimin e tyre me entuziazëm e me zell. Gjithashtu, kanë dhuntinë e përmendur te Fjalët e urta [Proverbat] 20:29: «Lavdia e të rinjve është forca e tyre.» Po, ju të rinj jeni bekuar me forcë dhe energji, që janë shumë të rëndësishme për ta lëvduar Jehovain. Por, si mund t’i përdorni në mënyrë specifike këto dhunti?
Si ta lëvdoni Jehovain?
15. Cilin motiv duhet të kemi, që ta lëvdojmë në mënyrë të efektshme Jehovain?
15 Nëse duam të kemi sukses, lëvdimi duhet të vijë nga zemra. Nuk mund ta lëvdoni siç duhet Jehovain, në qoftë se e bëni këtë vetëm sepse duan të tjerët. Mos harroni se urdhërimi më i madh nga të gjithë është: «Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën Mateu 22:37) A e keni njohur personalisht Jehovain, duke e studiuar ju vetë Fjalën e tij? Rezultati që duhet të vijë natyrshëm nga ky studim, është një ndjenjë dashurie për Jehovain. Pastaj, mënyra e natyrshme për ta shprehur këtë dashuri, është duke e lëvduar Jehovain. Kur e keni të qartë dhe të fortë motivin pse veproni, atëherë jeni gati për ta lëvduar Jehovain me entuziazëm.
tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.» (16, 17. Çfarë roli luan sjellja për të lëvduar Jehovain? Ilustrojeni.
16 Por, para se të mendoni çfarë do të thoni, mendoni se si do të veproni. Nëse ajo vajzë izraelite, në ditët e Eliseut, do të kishte qenë në përgjithësi e pasjellshme, e parespektueshme ose e pandershme, a mendoni se pronarët e saj sirianë do t’ia kishin dëgjuar fjalën për profetin e Jehovait? Me siguri që jo. Po kështu, ka më tepër mundësi që njerëzit t’ju dëgjojnë, nëse e shohin që jeni të respektueshëm, të ndershëm dhe silleni mirë. (Romakëve 2:21) Shqyrtoni një shembull.
17 Një vajzë 11-vjeçare nga Portugalia, në shkollë hasi presion për të festuar disa festa që cenonin ndërgjegjen e saj, të stërvitur sipas Biblës. Me respekt, ajo i shpjegoi mësueses pse nuk pranonte, por mësuesja e talli. Edhe më vonë, kjo mësuese vazhdimisht përpiqej ta bënte me turp, duke u tallur me fenë e saj. Megjithatë, vajza vazhdoi të sillej me respekt. Vite më vonë, kjo motër e re në moshë, po shërbente si pioniere e rregullt, pra në kohë të plotë. Në një kongres, ndërsa shihte njerëzit që po pagëzoheshin, i zunë sytë një të njohur. Ishte ish-mësuesja e saj! Pasi u përqafuan me lot në sy, ish-mësuesja i tha se kurrë nuk e kishte harruar sjelljen me respekt të nxënëses së saj. Kur e kishte vizituar një Dëshmitare, mësuesja kishte folur për sjelljen e ish-nxënëses. Si rezultat, me të u fillua një studim biblik dhe gruaja e pranoi të vërtetën e Biblës. Po, sjellja juaj mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të lëvduar Jehovain!
18. Çfarë mund të bëjë një i ri, nëse ngurron të fillojë biseda për Biblën dhe për Perëndinë Jehova?
18 Mos vallë nganjëherë e keni të vështirë të filloni biseda për besimin tuaj, kur jeni në shkollë? Nuk jeni të vetmit që ndiheni kështu. Megjithatë, mund t’i rregulloni rrethanat në një mënyrë që të tjerët t’ju pyesin për besimin tuaj. Për shembull, nëse ligji i vendit dhe shkolla e lejojnë, pse të mos merrni me vete botime biblike dhe t’i lexoni gjatë pushimit të madh ose në momente të tjera kur kjo gjë mund të bëhet? Shokët e klasës ndoshta do t’ju pyesin se çfarë po lexoni. Duke iu përgjigjur e duke i treguar pse ju pëlqen ai artikull ose libër që po lexoni, edhe pa e kuptuar vetë mund të filloni një bisedë interesante. Mos harroni t’u bëni pyetje atyre, për të kuptuar se çfarë besojnë. Dëgjoni me respekt, duke u treguar pastaj se çfarë keni mësuar nga Bibla. Siç e tregojnë përvojat në faqen 29, shumë të rinj po e lëvdojnë Perëndinë në shkollë. Kjo u sjell atyre gëzim të madh dhe ndihmon shumë të tjerë që të njohin Jehovain.
19. Si mund të bëhen më të efektshëm të rinjtë në shërbimin shtëpi më shtëpi?
19 Shërbimi shtëpi më shtëpi është një mënyrë shumë e efektshme për ta lëvduar Jehovain. Nëse ende nuk merrni pjesë në këtë shërbim, përse të mos e vini si synim? Nëse 1 Timoteut 4:15) Sa më shumë ta lëvdoni Jehovain në këto mënyra, aq më të efektshëm do të bëheni dhe aq më shumë do t’ju pëlqejë shërbimi.
tashmë po merrni pjesë, a mund t’i vini vetes synime të mëtejshme? Për shembull, në vend që të thoni pothuajse të njëjtën gjë në çdo derë, kërkoni mënyra për t’u përmirësuar, kërkojuni sugjerime prindërve dhe lajmëtarëve të tjerë me përvojë. Mësoni si ta përdorni më shumë Biblën, si të bëni rivizita të efektshme dhe si të filloni një studim biblik. (Kur duhet të filloni ta lëvdoni Jehovain?
20. Pse të rinjtë nuk duhet të mendojnë se s’kanë moshën e duhur për ta lëvduar Jehovain?
20 Nga tri pyetjet që janë në këtë artikull, përgjigjja për këtë të fundit është më e thjeshta. Shikoni sa drejtpërdrejt përgjigjet Bibla: «Kujtoje pra tani, Krijuesin tënd të Madh në ditët e djalërisë sate.» (Eklisiastiu [Predikuesi] 12:1, BR) Po, tani është koha që të filloni ta lëvdoni Jehovain. Është shumë e thjeshtë të thoni: «Jam i vogël për ta lëvduar Jehovain. S’kam përvojë. Duhet të pres që të rritem edhe ca.» Nuk do të ishit të parët që ndiheni kështu. Për shembull, i riu Jeremia i tha Jehovait: «Mjerisht, o Zot, . . . unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh.» Megjithatë Jehovai e siguroi se nuk kishte pse të frikësohej. (Jeremia 1:6, 7) Po kështu, edhe ne s’kemi pse të frikësohemi ndërsa lëvdojmë Jehovain. Nuk ka asnjë dëm që mund të na bëhet, të cilën Jehovai nuk është në gjendje ta ndreqë plotësisht.—Psalmi 118:6.
21, 22. Pse të rinjtë që lëvdojnë Jehovain, krahasohen me pika vese, dhe pse është inkurajues ky krahasim?
21 Prandaj, po ju nxitim ju të rinjve: mos ngurroni ta lëvdoni Jehovain! Tani sa jeni të rinj, është koha më e mirë për të marrë pjesë në veprën më të rëndësishme që po kryhet sot në tokë. Me këtë, po bëheni pjesë e diçkaje të mrekullueshme, e familjes universale të atyre që lëvdojnë Jehovain. Ai kënaqet që në këtë familje jeni edhe ju. Shikoni këto fjalë të frymëzuara, që psalmisti i drejtoi Jehovait: «Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.»—Psalmi 110:3.
22 Pikat e vesës që shkëlqejnë nga rrezet e mëngjesit, janë një pamje vërtet e bukur, apo jo? Ato janë të freskëta, të ndritshme dhe janë kaq shumë, sa nuk i numëron dot. Ja si ju shikon Jehovai ju të rinjtë që po e lëvdoni me besnikëri në këto kohë kritike. Me siguri, atij i gëzohet zemra nga kjo zgjedhje që keni bërë, për ta lëvduar atë. (Fjalët e urta 27:11) Pra, të rinj, bëni çmos që ta lëvdoni Jehovain!
Si do të përgjigjeshit?
• Cilat janë disa arsye të rëndësishme pse duhet ta lëvdojmë Jehovain?
• Cilët shembuj nga Bibla tregojnë se të rinjtë mund të kenë shumë sukses kur lëvdojnë Jehovain?
• Si mund ta lëvdojnë sot Jehovain të rinjtë?
• Kur duhet të fillojnë ta lëvdojnë Jehovain të rinjtë, dhe pse?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 25]
Nëse një shoku juaj ka një talent të rrallë, a nuk do t’u flitnit të tjerëve për këtë?
[Figura në faqen 27]
Shokët e klasës mund të jenë të interesuar për bindjet tuaja
[Figura në faqen 28]
Nëse doni të përmirësoni shërbimin tuaj, kërkojini sugjerime një Dëshmitari më me përvojë