Në kërkim të paqes së brendshme
Në kërkim të paqes së brendshme
ALBERTI kishte një martesë të lumtur dhe dy fëmijë të mrekullueshëm. Por e ndiente se diçka i mungonte në jetë. Gjatë kohës që përpiqej për të gjetur punë, ai u përfshi në politikë dhe u bë socialist. Madje u bë anëtar aktiv i partisë komuniste të vendit.
Por, pa kaluar shumë kohë, Alberti u zhgënjye nga komunizmi. I shkëputi lidhjet me politikën dhe iu përkushtua tërësisht familjes së tij. Tanimë, qëllimi i tij në jetë ishte t’u siguronte atyre një jetë të lumtur. Prapëseprapë, Alberti ndiente një zbrazëti që e shqetësonte, nuk arrinte që nuk arrinte të gjente paqe të brendshme.
Si rasti i Albertit ka edhe shumë të tjerë. Që të gjejnë një qëllim të vërtetë në jetë, miliona njerëz kanë provuar shumë ideologji, filozofi apo edhe fe. Në vitet 60 të shekullit të njëzetë, në vendet perëndimore, lëvizja e hipive ishte një rebelim ndaj vlerave tradicionale morale dhe shoqërore. Sidomos të rinjtë e kërkonin lumturinë dhe kuptimin e jetës te droga, që ndikon në gjendjen mendore, dhe te filozofitë e të ashtuquajturve guru dhe udhëheqës shpirtërorë të kësaj lëvizjeje. Megjithatë, lëvizja e hipive nuk arriti t’u sillte njerëzve lumturi të vërtetë. Më keq akoma, kjo lëvizje i nxiti shumë të rinj që të bëheshin narkomanë dhe imoralë, duke përshpejtuar kështu degradimin e vlerave morale të shoqërisë.
Për shekuj me radhë, shumë e kanë kërkuar lumturinë te pasuria, pushteti ose arsimimi. Por këto të çojnë veçse në zhgënjim. Jezui Luka 12:15) Në fakt, rendja pas pasurisë zakonisht nuk të bën të lumtur. Bibla thotë: «Ata që janë të vendosur për të qenë të pasur bien në tundim, në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme, të cilat i zhytin njerëzit në shkatërrim dhe në rrënim. Sepse dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme dhe duke rendur pas kësaj dashurie, disa . . . janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.»—1 Timoteut 6:9, 10.
tha: «Edhe kur dikush ka bollëk, jeta e tij nuk vjen nga gjërat që zotëron.» (Atëherë, si mund të gjejë njeriu paqe të brendshme dhe një qëllim në jetë? A është e gjitha një eksperiment, domethënë si të gjuash një shigjetë në errësirë e pastaj të dalë ku të dalë? Lumturisht, jo. Siç do të shohim në artikullin tjetër, zgjidhja gjendet te plotësimi i një nevoje shumë të rëndësishme, i një nevoje që e kanë vetëm njerëzit.
[Figura në faqen 3]
A do t’ju sjellë paqe të brendshme rendja pas pasurisë, pushtetit ose arsimimit?