Kur ka arsye për t’u ndier i fyer?
Kur ka arsye për t’u ndier i fyer?
TEK Eklisiastiu 7:9, BR, Bibla thotë: «Fyerja prehet në gji të budallenjve.» Ky varg tregon se nuk duhet të jemi tepër të ndjeshëm kur dikush na fyen, por përkundrazi, duhet të falim.
Mirëpo, a thotë Eklisiastiu 7:9 se nuk duhet të ndihemi kurrë të fyer, nga asgjë e nga askush, se duhet të falim çdo lloj fyerjeje ose shkeljeje, pavarësisht se sa e rëndë ose e shpeshtë është, dhe se nuk duhet të bëjmë asgjë për të ndrequr problemin? A thotë që të mos e vrasim fare mendjen nëse ne i fyejmë të tjerët me fjalë a me veprime, sepse e dimë që tjetri duhet të na falë? Jo, s’është aspak kështu.
Perëndia Jehova është personifikimi i dashurisë, i mëshirës, i faljes dhe i shpirtgjerësisë. Megjithatë, në Bibël ka shumë raste që tregojnë se dikush e ka fyer Jehovain. Kur fyerja ose shkelja ishte e rëndë, ai ndërmori veprime kundër tyre. Të shqyrtojmë ca shembuj.
Fyerjet ndaj Jehovait
Tregimi te 1 Mbretërve 15:30, BR, flet për mëkatet e Jeroboamit «me të cilat kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte» dhe thotë gjithashtu ‘që e kishte fyer Jehovain’. Te 2 Kronikave 28:25, BR, Bibla thotë për mbretin Akaz të Judës: «Ai ngriti vende të larta për t’i paraqitur tymin e blatimit perëndive të tjera, kështu që e fyeu Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij.» Një shembull tjetër gjendet te Gjykatësit 2:11-14, BR: «Bijtë e Izraelit nisën të bënin atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe t’u shërbenin Baalëve . . . dhe e fyen Jehovain. . . . Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit, dhe e dha në duart e zhvatësve.»
Ka edhe gjëra të tjera që e fyenin Jehovain, për të cilat duheshin ndërmarrë veprime të prera. Për shembull, tek Eksodi 22:18-20, lexojmë: «Nuk do ta lësh të jetojë shtrigën. Kush çiftëzohet me një kafshë do të dënohet me vdekje. Kush i bën flijime një perëndie tjetër, veç Zotit, do të shfaroset.»
Jehovai nuk i fali pambarimisht shkeljet e rënda të izraelitëve të lashtë, që e fyenin pareshtur dhe nuk pendoheshin sinqerisht. Në fakt, Jehovai i la në duart e armiqve, kur nuk shfaqën pendim të sinqertë dhe nuk bënë asnjë veprim që të tregonte se po kthenin udhë dhe po i bindeshin atij. Kjo ndodhi në shkallë kombëtare në vitin 607 p.e.s., kur si komb ranë në duart e babilonasve, dhe prapë në vitin 70 të e.s., në duart e romakëve.
Po, Jehovai fyhet nga gjërat e këqija që thonë dhe bëjnë njerëzit, e madje i ekzekuton shkelësit e papenduar që kanë bërë mëkate të rënda. Por, a do të thotë kjo se Ai është njësoj si ata për të cilët flet Eklisiastiu 7:9? Jo, aspak! Ai ka arsye të vlefshme për t’u fyer nga mëkatet e rënda dhe gjykon gjithmonë me ndershmëri. Bibla thotë për Jehovain: «Vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Është një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.»—Ligji i përtërirë 32:4.
Fyerje të rënda kundrejt njerëzve
Në Ligjin që i kishte dhënë Perëndia Izraelit të lashtë, kishte pasoja të hidhura për fyerjet ose shkeljet e rënda kundrejt njerëzve. Eksodi 22:2.
Për shembull, nëse një vjedhës shkonte natën në një shtëpi dhe i zoti i shtëpisë e vriste, faji i gjakut nuk binte mbi të zotin e shtëpisë. Ky ishte viktimë e pafajshme e një krimi të rëndë. Prandaj lexojmë: «Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij.»—Përdhunimi është një shkelje e rëndë, një krim në sy të Perëndisë, prandaj një grua që e kanë përdhunuar, ka të drejtë ta konsiderojë këtë si diçka shumë të rëndë. Sipas Ligjit të Moisiut, ai burrë që përdhunonte një grua, duhej të vdiste, njësoj si në rastin ‘kur një njeri ngrihej kundër të afërmit të tij dhe e vriste’. (Ligji i përtërirë 22:25, 26) Edhe pse nuk jemi më nën këtë Ligj, nga kjo kuptojmë se çfarë ndien Jehovai për përdhunimin, këtë krim të llahtarshëm.
Edhe në kohën tonë, përdhunimi konsiderohet si krim i rëndë dhe për të jepen ndëshkime të ashpra. Viktima ka të gjitha të drejtat që të raportojë në polici. Kështu, autoritetet e caktuara mund ta ndëshkojnë shkelësin. Dhe, në rast se viktima është i(e) mitur, ndoshta do të duhet që prindërit të ndërmarrin këtë veprim.
Fyerje më të vogla
Gjithsesi, jo të gjitha fyerjet a gabimet kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve. Kështu, për shembull, nuk duhet të fyhemi pa vend nga Mateu 18:21, 22.
gabimet e të tjerëve kur janë të vogla, por duhet të falim. Sa shpesh duhet të falim? Apostulli Pjetër e pyeti Jezuin: «Zotëri, sa herë ka për të mëkatuar im vëlla kundër meje dhe unë kam për ta falur? Deri në shtatë herë?» Jezui iu përgjigj: «Unë po të them: jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë e shtatë herë.»—Nga ana tjetër, duhet të punojmë vazhdimisht me personalitetin tonë të krishterë që, me sa të mundemi, të mos i fyejmë të tjerët. Për shembull, si i trajtojmë të tjerët: a flasim nganjëherë troç fare, pa takt ose me ton të ashpër? Këto mënyra të foluri, në përgjithësi i fyejnë njerëzit. Ai që e ka fyer tjetrin, nuk duhet t’ia vërë fajin viktimës pse u fye dhe të mendojë se i takon viktimës të falë, por duhet të kuptojë se është ai shkaku i fyerjes. Prandaj, duhet të punojë me veten, të kontrollojë veprimet e fjalët, që para së gjithash të mos i fyejë të tjerët. Po të bëjë këto përpjekje, nuk do t’i fyejë dhe aq shpesh të tjerët. Bibla na kujton: «Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.» (Fjalët e urta 12:18) Kur fyejmë të tjerët, edhe sikur pa dashje, situata do të ndreqet më shpejt, në rast se kërkojmë falje.
Fjala e Perëndisë tregon se duhet «të ndjekim ato gjëra që i hapin rrugë paqes dhe gjërat që janë ndërtuese për njëri-tjetrin». (Romakëve 14:19) Kur tregojmë takt dhe përzemërsi, zbatojmë fjalët e proverbit: «Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si mollë të arta mbi një enë argjendi.» (Fjalët e urta 25:11) Sa përshtypje të mirë e të kënaqshme të krijon kjo! Të folurit e butë dhe me takt, ka mundësi që të ndryshojë edhe qëndrimin e ngurtë të të tjerëve, sepse, Bibla thotë: «Gjuha e ëmbël [e butë, BR] thyen kockat.»—Fjalët e urta 25:15.
Prandaj, Fjala e Perëndisë na këshillon: «Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir, e ndrequr me kripë, në mënyrë që të dini se si duhet t’i përgjigjeni gjithsecilit.» (Kolosianëve 4:6) «E ndrequr me kripë» do të thotë që fjalët tona u tingëllojnë të këndshme të tjerëve, kështu që ka më pak mundësi të fyhen. Qoftë me fjalë, qoftë me vepra, të krishterët përpiqen të zbatojnë këshillën biblike: ‘Kërkojeni paqen dhe ndiqeni.’—1 Pjetrit 3:11.
Kështu, del se Eklisiastiu 7:9 ka kuptimin se nuk duhet të jemi tipa që fyhemi shpejt nga gabimet e vogla të të tjerëve. Këto mund të vijnë si pasojë e papërsosmërisë njerëzore ose mund të jenë edhe të qëllimshme, por prapë jo dhe aq të rënda. Ndërsa, kur bëhet fjalë për një shkelje që është mëkat i rëndë, atëherë është më se e kuptueshme që viktima të fyhet ose të vendosë të ndërmarrë veprime të përshtatshme.—Mateu 18:15-17.
[Figura në faqen 14]
Jehovai i shkatërroi izraelitët e papenduar me anë të romakëve, në vitin 70 të e.s.
[Figura në faqen 15]
«Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si mollë të arta»