«Qëndroni vigjilentë»: Ora e gjykimit ka mbërritur!
«Qëndroni vigjilentë»: Ora e gjykimit ka mbërritur!
Informacioni në këtë artikull studimi bazohet në broshurën Qëndroni vigjilentë!, që u prezantua në kongreset krahinore të mbajtura në mbarë botën, gjatë periudhës 2004-2005.
«Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini në ç’ditë vjen Zotëria juaj.»—MATEU 24:42.
1, 2. Çfarë krahasimi të përshtatshëm bëri Jezui për ardhjen e tij?
ÇFARË do të bëje, po ta dije se në lagje sillet vërdallë një hajdut shtëpish? Do të qëndroje syçelë, vigjilent, për të mbrojtur njerëzit e tu dhe sendet me vlerë. Hajduti nuk të dërgon një letër, duke të të thënë kur do të vijë, apo jo?! Përkundrazi, ai hyn vjedhurazi dhe papritur.
2 Në disa raste, Jezui i përdori si ilustrim veprimet që bën një hajdut. (Luka 10:30; Gjoni 10:10) Ai dha këtë paralajmërim për ngjarjet që do të ndodhnin gjatë kohës së fundit dhe që do të shënonin ardhjen e tij për të ekzekutuar gjykimin: «Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini në ç’ditë vjen Zotëria juaj. Por dijeni këtë: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç’orë do të vinte hajduti, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i thyhej shtëpia.» (Mateu 24:42, 43) Pra, Jezui e krahasoi ardhjen e tij me ardhjen e një hajduti: një gjë e papritur.
3, 4. (a) Çfarë përfshin t’ia vëmë veshin paralajmërimit të Jezuit lidhur me ardhjen e tij? (b) Cilat pyetje lindin?
3 Ilustrimi ishte i përshtatshëm, sepse askush nuk do ta dinte datën e saktë të ardhjes së Jezuit. Më parë, në po këtë profeci, Jezui kishte thënë: «Atë ditë dhe atë orë s’e di askush, as engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.» (Mateu 24:36) Kështu që, Jezui i nxiti dëgjuesit e tij: «Jini gati.» (Mateu 24:44) Ata që do t’ia vinin veshin paralajmërimit të Jezuit, do të ishin gati, duke u sjellë siç duhej, kurdo që të vinte ai për të ekzekutuar gjykimin e Jehovait.
4 Por lindin disa pyetje të rëndësishme: A vlen ky paralajmërim i Jezuit vetëm për njerëzit e botës apo edhe të krishterët e vërtetë duhet ‘të qëndrojnë vigjilentë’? Përse është urgjente ‘të qëndrojmë vigjilentë’ dhe çfarë përfshin kjo?
Për kë është paralajmërimi?
5. Si e kuptojmë që paralajmërimi «qëndroni vigjilentë» u dha për të krishterët e vërtetë?
5 S’ka dyshim se për njerëzit e botës, që e shpërfillin paralajmërimin për katastrofën që po vjen, ardhja e Zotërisë do të jetë vërtet si ardhja e një hajduti. (2 Pjetrit 3:3-7) Por, ç’të themi për të krishterët e vërtetë? Apostulli Pavël u shkroi bashkëbesimtarëve: «Ju e dini fort mirë se dita e Jehovait vjen tamam si një hajdut natën.» (1 Selanikasve 5:2) Në mendje, ne s’kemi asnjë dyshim se «dita e Jehovait [po] vjen». Por, a do të thotë kjo se s’kemi edhe aq shumë nevojë që të qëndrojmë vigjilentë? Vini re që Jezui po ua thoshte dishepujve të tij këto fjalë: «Biri i njeriut vjen në një orë që ju s’e mendoni.» (Mateu 24:44) Pak më parë, kur po i nxiste dishepujt që të kërkonin vazhdimisht Mbretërinë, Jezui i paralajmëroi: «Edhe ju rrini gati, sepse ka të ngjarë që Biri i njeriut të vijë në një orë që nuk e mendoni.» (Luka 12:31, 40) A s’është e qartë se Jezui kishte ndër mend ithtarët e tij kur dha paralajmërimin «qëndroni vigjilentë»?
6. Përse kemi nevojë ‘të qëndrojmë vigjilentë’?
Mateu 24:40, 41) Ata që janë gati, ‘do të merren’ ose do të shpëtojnë, kur të shkatërrohet bota e paperëndishme. Të tjerë ‘do të lihen’ në shkatërrim, sepse me egoizëm kanë bërë një jetë sipas dëshirave të tyre. Në këtë grup ka të ngjarë të jenë edhe ata individë që më parë ishin ndriçuar, por nuk qëndruan vigjilentë.
6 Përse kemi nevojë ‘të qëndrojmë vigjilentë’ dhe ‘të jemi gati’? Jezui shpjegoi: «Dy burra do të jenë në arë: njëri do të merret dhe tjetri do të lihet. Dy gra do të jenë duke bluar në mulli: njëra do të merret dhe tjetra do të lihet.» (7. Çfarë kemi mundësi të tregojmë, duke mos e ditur se kur do të vijë fundi?
7 Duke mos e ditur ditën e saktë kur do të vijë fundi i këtij sistemi, kemi mundësi të tregojmë se i shërbejmë Perëndisë të shtyrë nga motive të pastra. Pse e themi këtë? Ndoshta duket sikur fundi do edhe shumë kohë të vijë. Mjerisht, disa të krishterë që kanë këtë mendim, e kanë ulur zellin në shërbim të Jehovait. Por, kur i jemi kushtuar Jehovait, pa asnjë rezervë ne i jemi paraqitur atij për t’i shërbyer. Ata që e njohin Jehovain, e dinë se s’do t’i bëjë përshtypje po të tregojmë zell në minutën e fundit. Ai shikon çfarë kemi në zemër.—1 Samuelit 16:7.
8. Si na shtyn dashuria për Jehovain që të qëndrojmë vigjilentë?
8 Ngaqë e duam me të vërtetë Jehovain, ne kënaqemi shumë duke bërë vullnetin e tij. (Psalmi 40:8; Mateu 26:39) Jo vetëm kaq, por duam t’i shërbejmë atij përgjithmonë. Kjo shpresë nuk e humbet vlerën vetëm sepse na duhet të presim pak më tepër sesa kishim menduar. Në radhë të parë, ne qëndrojmë vigjilentë sepse presim me padurim të shohim se si do të plotësohet në ditën e Jehovait qëllimi i tij. Dëshira e sinqertë për t’i pëlqyer Perëndisë na shtyn të zbatojmë këshillat që gjejmë në Fjalën e tij dhe të vëmë në vend të parë në jetë Mbretërinë e tij. (Mateu 6:33; 1 Gjonit 5:3) Le të shqyrtojmë se si duhet të ndikojnë në vendimet që marrim dhe në mënyrën se si jetojmë ditë për ditë, përpjekjet tona për të qëndruar vigjilentë.
Çfarë drejtimi po merr jeta jote?
9. Pse ka një nevojë urgjente që njerëzit në botë të kuptojnë se ç’domethënie kanë kohët tona?
9 Shumë njerëz sot e kuptojnë se problemet e rënda dhe ngjarjet tronditëse janë bërë të zakonshme, e ndoshta nuk janë të kënaqur me drejtimin që po merr jeta e tyre. Megjithatë, a e dinë cila është domethënia e vërtetë e kushteve të sotme botërore? A e kuptojnë se po jetojmë në ‘përfundimin e sistemit’? (Mateu 24:3) A e kuptojnë se përhapja e madhe e egoizmit, e dhunës dhe e paperëndishmërisë, tregon që këto janë «ditët e fundit»? (2 Timoteut 3:1-5) Është urgjente që ata të arrijnë të kuptojnë se ç’domethënie ka e gjithë kjo, si dhe të shqyrtojnë për ku po drejtohet jeta e tyre.
10. Çfarë duhet të bëjmë për t’u siguruar se po qëndrojmë vigjilentë?
10 Po ne? Çdo ditë, na duhet të marrim vendime për punën, shëndetin, familjen dhe për adhurimin tonë. E dimë se çfarë thotë Bibla dhe përpiqemi ta zbatojmë. Prandaj pyetjet që duhet të bëjmë, janë: ‘Mos kam lejuar që ankthet e jetës të më shmangin nga drejtimi i duhur? A po lejoj që filozofia dhe mënyra e të menduarit e botës të përcaktojë ato që zgjedh?’ (Luka 21:34-36; Kolosianëve 2:8) Duhet të vazhdojmë të tregojmë se kemi besim te Jehovai me gjithë zemër dhe se nuk mbështetemi në kuptueshmërinë tonë. (Proverbat 3:5) Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë ‘të rrokim jetën e vërtetë’, që është jeta e përhershme në botën e re të Perëndisë.—1 Timoteut 6:12, 19.
11-13. Çfarë mund të mësojmë nga shembujt e asaj që ndodhi: (a) në ditët e Noesë? (b) në ditët e Lotit?
11 Në Bibël ka shumë shembuj paralajmërues që na ndihmojnë të qëndrojmë vigjilentë. Mendo për atë që ndodhi në ditët e Noesë. Shumë kohë para se të vepronte, Perëndia u 2 Pjetrit 2:5) Jezui tha për këtë situatë: «Ashtu siç ishin ditët e Noesë, ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut. Ashtu si njerëzit në ato ditë përpara përmbytjes, hanin e pinin dhe burrat e gratë martoheshin, deri ditën që Noeja hyri në arkë, dhe nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë, kështu do të jetë prania e Birit të njeriut.» (Mateu 24:37-39) Ç’mund të mësojmë nga kjo? Nëse ndonjë prej nesh po lejon që gjërat e përditshme, qoftë edhe veprimtaritë normale të jetës, t’u zënë vendin veprimtarive frymore, që Perëndia na thotë t’i mbajmë në vend të parë, atëherë duhet të mendojmë seriozisht për situatën tonë.—Romakëve 14:17.
sigurua që të jepej paralajmërimi. Por, veç Noesë dhe familjes së tij, njerëzit e tjerë nuk kushtuan vëmendje. (12 Mendo edhe për ditët e Lotit. Qyteti i Sodomës, ku jetonte Loti me familjen, ishte i begatë materialisht, por komplet i prishur nga ana morale. Jehovai dërgoi engjëjt e tij për ta shkatërruar atë vend. Këta e nxitën Lotin dhe familjen e tij të iknin nga Sodoma e të mos e kthenin kokën pas. Me ndihmën e engjëjve, më në fund, ata u larguan nga qyteti. Por, gruaja e Lotit, me sa duket, nuk rrinte dot pa menduar për shtëpinë e saj në Sodomë. Duke mos u bindur, ajo ktheu kokën pas, dhe e pagoi këtë me jetën e saj. (Zanafilla 19:15-26) Jezui e përdori këtë në mënyrë profetike, duke na paralajmëruar: «Kujtoni gruan e Lotit.» A po veprojmë sipas këtij paralajmërimi?—Luka 17:32.
13 Ata që ua vunë veshin paralajmërimeve të Perëndisë, shpëtuan. Kështu ndodhi me Noenë dhe familjen e tij, si dhe me Lotin e vajzat e tij. (2 Pjetrit 2:9) Ndërsa meditojmë për paralajmërimin që gjendet në këta shembuj, marrim zemër edhe nga mesazhi i shpëtimit që përcjellin për ata që e duan drejtësinë. Kjo na e mbush zemrën me shpresën e sigurt për përmbushjen e premtimit të Perëndisë, për «qiej të rinj e një tokë të re» në të cilët «do të banojë drejtësia».—2 Pjetrit 3:13.
‘Ora e gjykimit ka mbërritur!’
14, 15. (a) Çfarë përfshin «ora» e gjykimit? (b) Çfarë përfshin ‘të kemi frikë Perëndinë dhe t’i japim lavdi’?
14 Çfarë mund të presim, ndërkohë që qëndrojmë vigjilentë? Në librin e Zbulesës theksohen hapat e njëpasnjëshëm të përmbushjes së qëllimit të Perëndisë. Është jetësore të veprojmë sipas asaj që thuhet aty, nëse duam të jemi gati. Në profeci bëhet një përshkrim i gjallë i ngjarjeve që do të ndodhnin «në ditën e Zotërisë», e cila filloi kur u kurorëzua Krishti në qiell, në vitin 1914. (Zbulesa 1:10) Zbulesa na e drejton vëmendjen te një engjëll, të cilit i është besuar ‘lajmi i mirë i përhershëm, për t’ua shpallur’ njerëzve. Ai thotë me zë të fortë: «Kini frikë Perëndinë dhe jepini lavdi, sepse mbërriti ora e gjykimit prej tij!» (Zbulesa 14:6, 7) Kjo ‘orë’ gjykimi është një periudhë kohe e shkurtër, e cila përfshin edhe shpalljen, edhe ekzekutimin e gjykimeve që përshkruhen në atë profeci. Ne po jetojmë pikërisht në këtë periudhë.
15 Tani, para se të përfundojë ora e gjykimit, na bëhet thirrja: «Kini frikë Perëndinë dhe jepini lavdi!» Çfarë përfshin kjo? Frika e shëndetshme ndaj Perëndisë duhet të na shtyjë Proverbat 8:13) Në qoftë se e nderojmë Perëndinë, do ta dëgjojmë me respekt të thellë. Nuk do të jemi tepër të zënë, sa të mos e lexojmë rregullisht Fjalën e tij, Biblën. Nuk do ta marrim si diçka të parëndësishme këshillën e tij për të ndjekur mbledhjet e krishtere. (Hebrenjve 10:24, 25) Do ta vlerësojmë shumë privilegjin për të shpallur lajmin e mirë për Mbretërinë Mesianike të Perëndisë dhe do ta kryejmë me zell këtë vepër. Do të kemi besim te Jehovai në çdo kohë e me gjithë zemër. (Psalmi 62:8) Ngaqë e pranojmë se Jehovai është Sovrani Universal, ne e nderojmë duke iu nënshtruar vullnetarisht si Sovranit të jetës sonë. A e ke vërtet frikë Perëndinë dhe a i jep lavdi në të gjitha këto mënyra?
që të largohemi nga e keqja. (16. Pse mund të themi që gjykimi i dhënë për Babiloninë e Madhe te Zbulesa 14:8, tashmë është përmbushur?
16 Më tej, në kapitullin e 14-të të Zbulesës përshkruhen ngjarje të tjera që do të ndodhin në orën e gjykimit. Në fillim përmendet Babilonia e Madhe, perandoria botërore e fesë së rreme: «Një engjëll i dytë e ndoqi dhe tha: ‘Ra! Ra Babilonia e Madhe!’» (Zbulesa 14:8) Po, nga pikëpamja e Perëndisë, Babilonia e Madhe tashmë ka rënë. Në vitin 1919, shërbëtorët e mirosur të Jehovait u çliruan nga skllavëria e doktrinave dhe e riteve babilonase, të cilat i kanë sunduar popujt dhe kombet për mijëra vjet. (Zbulesa 17:1, 15) Tashmë të lirë, ata mund ta përdornin plotësisht jetën për të përkrahur adhurimin e vërtetë. Që nga ajo kohë, lajmi i mirë për Mbretërinë e Perëndisë po predikohet në mbarë botën.—Mateu 24:14.
17. Çfarë përfshin dalja nga Babilonia e Madhe?
17 Por gjykimi që ka shpallur Perëndia kundër Babilonisë së Madhe nuk mbaron me kaq. Shumë shpejt do të ndodhë shkatërrimi përfundimtar i saj. (Zbulesa 18:21) Me arsye të forta, Bibla i nxit njerëzit kudo që janë: «Dilni prej saj [Babilonisë së Madhe] . . . , nëse nuk doni të merrni pjesë me të në mëkatet e saj.» (Zbulesa 18:4, 5) Po si mund të dalë dikush nga Babilonia e Madhe? Nuk do të thotë vetëm që të shkëputë çdo lidhje me fenë e rreme. Ndikimi babilonas është i pranishëm në shumë festa e zakone të përhapura; në qëndrimin liberal që ka bota për sa i përket seksit; në popullaritetin e madh të zbavitjeve që përfshijnë spiritizmin, e kështu me radhë. Për të qëndruar vigjilentë, është e rëndësishme që, me veprime e me dëshirat e zemrës, të japim prova se jemi ndarë nga Babilonia e Madhe, në çdo kuptim.
18. Çfarë shmangin të krishterët vigjilentë, duke pasur parasysh atë që përshkruhet te Zbulesa 14:9, 10?
18 Te Zbulesa 14:9, 10 përshkruhet një aspekt tjetër i ‘orës së gjykimit’. Një engjëll tjetër thotë: «Nëse dikush adhuron bishën dhe shëmbëlltyrën e saj, dhe merr një damkë mbi ballë ose mbi dorë, do të pijë edhe verën e zemërimit të Perëndisë.» Përse? ‘Bisha dhe shëmbëlltyra e saj’ paraqesin sundimin njerëzor, që nuk pranon sovranitetin e Jehovait. Të krishterët vigjilentë bëjnë kujdes që as me qëndrimin e as me veprimet e tyre të mos ndikohen ose të marrin damkën si njerëz në shërbim të atyre që s’duan të pranojnë autoritetin suprem të Perëndisë së vërtetë, Jehovait. Të krishterët e dinë se Mbretëria e Perëndisë tashmë është vendosur në qiell, se do t’i japë fund gjithë sundimeve njerëzore dhe se do të qëndrojë përgjithmonë.—Danieli 2:44.
Mos e humb ndjenjën e urgjencës!
19, 20. (a) Çfarë do të bëjë me siguri Satanai, ndërsa i afrohemi përfundimit të ditëve të fundit? (b) Çfarë duhet të jemi të vendosur të bëjmë?
19 Tani që po i afrohemi gjithnjë e më shumë përfundimit të ditëve të fundit, presionet dhe tundimet veçse do të shtohen. Për sa kohë që jetojmë në këtë sistem të vjetër dhe luftojmë me papërsosmërinë tonë, ndikohemi nga gjëra të tilla, si: problemet shëndetësore, humbja e njerëzve të dashur, ndjenjat e lënduara, zhgënjimi nga apatia që hasim kur përpiqemi të predikojmë Fjalën e Perëndisë, e shumë të tjera. Mos harro kurrë se Satanai ka si synim t’i shfrytëzojë presionet që hasim, për të na bërë që të dorëzohemi, domethënë të mos e predikojmë më lajmin e mirë ose të mos jetojmë më sipas normave të Perëndisë. (Efesianëve 6:11-13) Nuk është koha për të humbur ndjenjën e urgjencës së kohëve në të cilat po jetojmë!
20 Jezui e dinte se do të na bëheshin shumë presione për t’u dorëzuar, prandaj na këshilloi: «Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini në ç’ditë vjen Zotëria juaj.» (Mateu 24:42) Prandaj, le të jemi gjithnjë syçelë për të parë ku jemi në rrjedhën e kohës! Të ruhemi nga marifetet e Satanait për të na ngadalësuar ose për të na bërë të dorëzohemi. Të jemi të vendosur për ta predikuar edhe me më shumë zell e vendosmëri lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. Me çdo kusht, të mbajmë ndjenjën e urgjencës, duke ia vënë veshin paralajmërimit të Jezuit: «Qëndroni vigjilentë!» Kështu do t’i sjellim lavdi Jehovait dhe do të jemi ndër ata që do të marrin bekimet e tij të përhershme.
Si do të përgjigjeshit?
• Si e dimë që paralajmërimi i Jezuit për ‘të qëndruar vigjilentë’ u dha për të krishterët e vërtetë?
• Cilët shembuj paralajmërues në Bibël na ndihmojnë ‘të qëndrojmë vigjilentë’?
• Çfarë është ora e gjykimit dhe çfarë nxitemi të bëjmë, para se të përfundojë ajo?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 23]
Jezui e krahasoi ardhjen e tij me ardhjen e një hajduti
[Figura në faqen 24]
Shkatërrimi i Babilonisë së Madhe është afër
[Figurat në faqen 25]
Le të jemi të vendosur për të predikuar edhe me më shumë zell e vendosmëri