Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ç’lloj arsimimi të sjell sukses në jetë?

Ç’lloj arsimimi të sjell sukses në jetë?

Ç’lloj arsimimi të sjell sukses në jetë?

A JU ka ndodhur ndonjëherë të keni aq shumë probleme, sa ju duket sikur po mbyteni? Vetëm imagjinoni sa vuajtje do të shkaktoheshin po të bënit ndonjë gabim gjatë zgjidhjes së një ose disa prej këtyre problemeve! Askush nuk ka lindur i aftë për t’i zgjidhur me sukses të gjitha problemet dhe për të marrë gjithnjë vendimin e duhur. Ja pse nevojitet arsimimi. Cili është ai arsimim që mund të na përgatitë të përballojmë problemet e jetës?

Shumë njerëz, qofshin të rinj a të moshuar, i kushtojnë tepër rëndësi arsimimit shkollor. Madje disa ekspertë thonë:«Jemi plotësisht të bindur që nuk do të arrini kurrë të gjeni një punë [për të qenë] pa pasur një diplomë universiteti.» Megjithatë, ka disa nevoja njerëzore që janë më të rëndësishme se arritjet materiale. Për shembull, a ju ndihmon arsimi i lartë të jeni një prind, bashkëshort ose shok më i mirë? Në të vërtetë, ata që admirohen për arritjet intelektuale mund të zhvillojnë disa tipare karakteri që janë të papëlqyeshme, mund të dështojnë në jetën e tyre familjare ose mund të përfundojnë në vetëvrasje.

Disa i drejtohen fesë si një burim arsimimi, por zhgënjehen kur nuk marrin ndihmë praktike për të përballuar vështirësitë në jetë. Në lidhje me këtë, Emilia * nga Meksika thotë: «Pesëmbëdhjetë vjet më parë mendova se unë dhe im shoq nuk mund të vazhdonim më bashkë. Grindeshim gjatë gjithë kohës. Nuk e bindja dot ta linte pijen. Shpesh më duhej t’i lija fëmijët e vegjël vetëm dhe të shkoja për të kërkuar burrin. Nga ana emocionale isha copë-copë. Disa herë shkoja në kishë për të kërkuar diçka që mund të më ndihmonte të gjeja një zgjidhje. Megjithëse aty përdorej ndonjëherë Bibla, nuk dëgjova asnjë këshillë për problemin që kisha unë, dhe askush nuk u afrua të më tregonte se çfarë të bëja. Qëndrimi ulur në kishë dhe përsëritja e lutjeve nuk më bënte të ndihesha më mirë.» Disa të tjerë mund të zhgënjehen kur shohin se sa larg janë udhëheqësit fetarë nga një jetë shembullore. Prandaj shumë nuk besojnë më se feja është në gjendje t’i përgatitë dhe t’i arsimojë për një jetë të suksesshme.

Prandaj, mund të pyesni veten: ‘Ç’lloj arsimimi duhet të marr, në mënyrë që të kem një jetë të suksesshme?’ A mund t’i përgjigjet krishterimi i vërtetë kësaj pyetjeje të rëndësishme? Kjo do të shqyrtohet në artikullin vijues.

[Shënimi]

^ par. 4 Emri është ndryshuar.