Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

U japin lajmin e mirë atyre që s’dëgjojnë

U japin lajmin e mirë atyre që s’dëgjojnë

U japin lajmin e mirë atyre që s’dëgjojnë

«TË BËJNË të ndihesh më afër Perëndisë!» Kështu i përshkroi kohët e fundit, drejtori i një shtëpie për të moshuarit në Navalkarnero, Madrid, Spanjë, vizitat që Dëshmitarët e Jehovait bëjnë në qendrën e tij. Çfarë e nxiti të thoshte kështu?

Shumë nga ata që banojnë në qendrën «Rosas del Kamino» nuk dëgjojnë. Megjithatë, meqë Dëshmitarët kanë mësuar gjuhën spanjolle të shenjave, mund të komunikojnë me ta. Drejtori i lavdëroi Dëshmitarët që vullnetarisht harxhojnë kohën e tyre për t’u mësuar vlerat frymore atyre që kanë nevoja të veçanta. Ai vërejti ndikimin e mirë të lajmit të mirë të Mbretërisë te individët e kësaj qendre. Edhe këta të fundit, sidomos ata me probleme dëgjimi ose shikimi, i çmojnë shumë vizitat e Dëshmitarëve.

Julohio, një nga të moshuarit, që është i verbër dhe i shurdhër, tani po studion Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Një ditë gjatë studimit, një i moshuar iu afrua Dëshmitarit që po drejtonte studimin dhe i dha një poezi që banorët e kishin bërë në shenjë mirënjohjeje. Poezia titullohej: «Të jesh Dëshmitar.» Pjesërisht, ajo thoshte: «Ata bëjnë një jetë të kënaqshme e të rregullt dhe Jehovai u jep mençuri me bollëk. Shkojnë vazhdimisht te shtëpitë e njerëzve, sepse besojnë te Jehovai.»

Është pikërisht ky besim te Jehovai që i ka nxitur shumë Dëshmitarë në mbarë botën të mësojnë gjuhën e shenjave të atij vendi ku ndodhen. Në këtë mënyrë, u japin njerëzve që s’dëgjojnë mesazhin inkurajues të shpresës që përmban Bibla.