Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve.»

«Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve.»

«Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve.»

«LAJMI i mirë për njerëz të të gjitha kombeve.» Ky është titulli i broshurës së mësipërme, që doli në Kongresin Krahinor «Të ecim me Perëndinë», për vitin 2004-2005. Është një broshurë e vogël me 96 faqe, që përmban një mesazh të shkurtër në 92 gjuhë, duke filluar nga gjuha afrikane e deri në zulu, dhe qëllimi i saj është të ndihmojë për përhapjen e lajmit të mirë të Mbretërisë te sa më shumë njerëz. (Mateu 24:14) Më poshtë tregohen disa nga reagimet tipike kur përdoret kjo broshurë.

• Pasi morën broshurën në kongres, një familje Dëshmitarësh shkuan në tri parqe kombëtare. Atje takuan njerëz nga Filipinet, Holanda, India dhe Pakistani. Burri u shpreh: «Megjithëse të gjithë ata flitnin pak anglisht, u prekën kur ua treguam mesazhin në gjuhën e tyre, pasi ishin larg atdheut. Tani e kishin fare të qartë shtrirjen globale të veprës sonë dhe unitetin tonë.»

• Një Dëshmitare ia tregoi këtë broshurë një shoku pune nga India. Ai u emocionua kur pa tërë ato gjuhë dhe kur lexoi mesazhin në gjuhën e tij. Kjo çoi në biseda të tjera për Biblën. Edhe një shoqe pune nga Filipinet u mahnit kur pa në broshurë gjuhën e saj amtare, dhe nga kjo iu ngjall kureshtja për të mësuar më shumë për Dëshmitarët e Jehovait.

• Në Kanada, një zonjë nga Nepali pranoi të bënte studim biblik me një Dëshmitare me anë të telefonit, por ngurronte ta ftonte në shtëpi. Mirëpo, kur Dëshmitarja i foli për broshurën që kishte një mesazh edhe në gjuhën nepaleze, ajo, e emocionuar, e ftoi në shtëpi. Donte ta shihte se s’bën me sytë e saj mesazhin në gjuhën amtare. Që atëherë, studimi biblik është zhvilluar në shtëpinë e saj.