Kujt i bindesh ti: Perëndisë apo njerëzve?
Kujt i bindesh ti: Perëndisë apo njerëzve?
«Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.»—VEPRAT 5:29.
1. (a) Cili është shkrimi kryesor i këtij studimi? (b) Përse i kishin arrestuar apostujt?
KUSHEDI sa të inatosur duhet të kenë qenë pjesëtarët e gjykatës së lartë judaike! Të burgosurit nuk ndodheshin në burg. Ata ishin apostuj të Jezu Krishtit, të cilin disa javë më parë gjykata e lartë e kishte dënuar me vdekje. Tani, gjykata ishte gati të merrej me ata që e kishin shoqëruar më nga afër. Mirëpo, kur rojat shkuan t’i merrnin, panë se qelitë ishin bosh, ndonëse dyert kishin qenë të kyçura. Pak kohë më pas, rojat morën vesh se apostujt ishin në tempullin e Jerusalemit dhe i mësonin pa frikë njerëzit për Jezu Krishtin. Po bënin pikërisht atë për të cilën ishin arrestuar! Rojat vajtën menjëherë në tempull, i vunë prapë në arrest apostujt dhe i çuan para gjykatës.—Veprat 5:17-27.
2. Cilin urdhër u dha apostujve një engjëll?
2 Apostujt i kishte çliruar nga burgu një engjëll. A e kishte bërë këtë që t’i shpëtonte e të mos i përndiqnin më? Jo. I kishte çliruar me qëllim që banorët e Jerusalemit të dëgjonin lajmin e mirë për Jezu Krishtin. Urdhri i engjëllit ishte që apostujt ‘të vazhdonin t’i thoshin popullit të gjitha fjalët e jetës’. (Veprat 5:19, 20) Kështu, kur vajtën rojat e tempullit, apostujt po e zbatonin të bindur këtë urdhër.
3, 4. (a) Si u përgjigjën Pjetri dhe Gjoni, kur i urdhëruan të mos predikonin më? (b) Si u përgjigjën apostujt e tjerë?
Veprat 5:28) Por Kajafa nuk duhej të ishte habitur që po i shihte prapë në gjyq Pjetrin dhe Gjonin. Herën e parë, kur i urdhëruan të mos predikonin më, dy apostujt iu përgjigjën: «Gjykojeni vetë në është e drejtë në sytë e Perëndisë t’ju dëgjojmë ju dhe jo Perëndinë. Sepse ne nuk pushojmë dot së foluri për ato që kemi parë e dëgjuar.» Ashtu si profeti Jeremia në lashtësi, Pjetri dhe Gjoni nuk rrinin dot pa e përmbushur detyrën e tyre për të predikuar.—Veprat 4:18-20; Jeremia 20:9.
3 Dy nga ata predikues ngulmues, apostujt Pjetër dhe Gjon, kishin dalë edhe një herë tjetër para gjyqit, siç ua rikujtoi me ashpërsi kreu i gjykatës, Jozef Kajafa. Ai u tha: «Ne ju urdhëruam prerazi të mos mësoni më në [emrin e Jezuit], mirëpo ju e mbushët Jerusalemin me mësimin tuaj.» (4 Tani, jo vetëm Pjetri e Gjoni, por të gjithë apostujt (përfshirë edhe Matian që sapo ishte zgjedhur), mund të shpallnin publikisht qëndrimin e tyre lidhur me urdhrin e gjykatës. (Veprat 1:21-26) Kur i urdhëruan të mos predikonin më, edhe apostujt e tjerë u përgjigjën me guxim: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.»—Veprat 5:29.
Perëndia si sundimtar apo njerëzit si sundimtarë?
5, 6. Pse nuk iu bindën apostujt urdhrit të gjykatës?
5 Apostujt ishin njerëz që u bindeshin ligjeve, dhe normalisht nuk do të shkelnin një vendim të gjykatës. Por, askush, sado i fuqishëm qoftë, s’është i autorizuar të urdhërojë dikë tjetër që të shkelë ndonjë urdhër të Perëndisë. Jehovai është «Më i Larti në tërë dheun». (Psalmi 83:18) Ai jo vetëm që është «Gjykatësi i gjithë tokës», por edhe Ligjdhënësi Suprem, si edhe Mbreti i përjetësisë. Cilido vendim gjykate që orvatet të anulojë një urdhër të Perëndisë, është i pavlefshëm nga pikëpamja e Tij.—Zanafilla 18:25; Isaia 33:22.
6 Këtë fakt e kanë pranuar edhe disa nga ekspertët më të mirë ligjorë. Për shembull, juristi i famshëm anglez i shekullit të 18-të, Uilliam Blekstouni, shkroi se asnjë ligj njerëzor nuk duhet lejuar të kundërshtojë «ligjin e zbulesës» që gjendet në Bibël. Kështu, kur Sinedri i urdhëroi apostujt të mos predikonin më, doli jashtë kompetencave të veta. Atij urdhri, apostujt thjesht nuk mund t’i bindeshin.
7. Pse i zemëroi krerët e priftërinjve vepra e predikimit?
7 Vendosmëria e apostujve që të vazhdonin të predikonin, i zemëroi krerët e priftërinjve. Disa nga priftërinjtë, përfshirë edhe vetë Kajafën, ishin saducenj dhe nuk besonin te ringjallja. (Veprat 4:1, 2; 5:17) Kurse apostujt ngulnin këmbë se Jezui ishte ringjallur. Përveç kësaj, disa nga krerët e priftërinjve, me servilizëm, kishin bërë çmos që autoritetet romake t’i merrnin me sy të mirë. Në gjyqin kundër Jezuit, kur Pilati u ofroi mundësinë ta pranonin Jezuin si mbretin e tyre, krerët e priftërinjve arritën deri aty sa thirrën: «Ne s’kemi mbret tjetër, përveç Cezarit.» (Gjoni 19:15) * Apostujt jo vetëm që thoshin se Jezui ishte ringjallur, por mësonin se, përveç emrit të Jezuit, «mes njerëzve nën qiell Perëndia nuk ka dhënë emër tjetër, me anë të të cilit të shpëtojmë». (Veprat 2:36; 4:12) Priftërinjtë kishin frikë se, nëse njerëzit fillonin ta konsideronin Jezuin e ringjallur si Udhëheqësin e tyre, romakët mund të vinin dhe t’u hiqnin krerëve judenj ‘vendin dhe kombin e tyre’.—Gjoni 11:48.
8. Cilën këshillë të mençur i dha Gamalieli Sinedrit?
8 Për apostujt e Jezu Krishtit e ardhmja dukej e zymtë. Gjykatësit e Sinedrit ishin të Veprat 5:33) Mirëpo, ngjarjet morën një kthesë të papritur. Gamalieli, specialist në çështjet e Ligjit, u ngrit dhe i paralajmëroi kolegët të mos nxitoheshin. Me mençuri, ai komentoi: «Nëse ky plan ose kjo vepër është nga njerëzit, do të mposhtet, por nëse është nga Perëndia ju nuk do ta mposhtni dot.» Pastaj, Gamalieli shtoi një fakt të rëndësishëm: «Përndryshe ka të ngjarë të gjendeni duke luftuar vërtet kundër Perëndisë.»—Veprat 5:34, 38, 39.
vendosur t’i vritnin. (9. Nga duket se vepra e apostujve ishte nga Perëndia?
9 Për çudi, gjykata e pranoi këshillën e Gamalielit. Gjykatësit e Sinedrit «i thirrën apostujt, i rrahën, i urdhëruan të mos flitnin më në emër të Jezuit e i lanë të iknin». Por, në vend që të frikësoheshin nga kjo, apostujt ishin të vendosur t’i bindeshin urdhrit të engjëllit për të predikuar. Kështu, pasi u liruan, «çdo ditë, në tempull dhe shtëpi më shtëpi, [apostujt] mësonin dhe shpallnin pareshtur lajmin e mirë për Krishtin, Jezuin». (Veprat 5:40, 42) Jehovai i bekoi përpjekjet e tyre. Deri në ç’masë? «Fjala e Perëndisë përhapej, dhe numri i dishepujve në Jerusalem shtohej gjithnjë e më shumë.» Madje «edhe shumë priftërinj u kthyen në besim». (Veprat 6:7) Sa duhet t’i ketë demoralizuar kjo gjë krerët e priftërinjve! Dëshmitë sa vinin e shtoheshin: vepra e apostujve ishte vërtet nga Perëndia!
Ata që luftojnë kundër Perëndisë, s’mund të fitojnë
10. Pse, nga pikëpamja njerëzore, Kajafa mund të jetë ndier i sigurt për postin e tij, por pse ishte e pavend kjo siguri?
10 Në shekullin e parë, kryepriftërinjtë judenj emëroheshin nga autoritetet romake. Jozef Kajafën e pasur e caktoi Valer Grati si kryeprift, dhe e mbajti atë post më gjatë se shumë pararendës të tij. Me siguri, Kajafa mendonte se e kishte arritur këtë falë aftësisë së vet si diplomat dhe miqësisë me Pilatin, jo falë ndërhyrjes së Perëndisë. Sidoqoftë, nuk fitoi gjë duke u zënë besë njerëzve. Vetëm tre vjet pasi apostujt kishin dalë para Sinedrit,
autoritetet romake filluan të mos e pëlqenin më Kajafën dhe e hoqën nga posti i kryepriftit.11. Çfarë fundi pati Ponc Pilati dhe sistemi judaik, e ç’përfundim nxirrni nga kjo?
11 Urdhrin për ta hequr Kajafën nga posti e dha eprori i Pilatit, Luc Viteli, guvernator i Sirisë, dhe as miku i ngushtë i Kajafës, Pilati, nuk arriti ta pengonte dot. Madje, vetëm një vit pasi u hoq Kajafa, edhe vetë Pilatin e hoqën nga posti dhe e thirrën në Romë, që të përgjigjej për disa akuza të rënda. Ndërsa udhëheqësve judenj që treguan besim te Cezari, romakët vërtet ua morën ‘vendin dhe kombin’. Kjo ndodhi në vitin 70 të e.s., kur ushtritë romake e shkatërruan krejtësisht qytetin e Jerusalemit, bashkë me tempullin dhe sallën e Sinedrit. Sa të vërteta dolën në këtë rast fjalët e psalmistit: «Mos kini besim te fisnikët, as te ndonjë bir njeriu, që nuk sjell dot shpëtim.»—Gjoni 11:48; Psalmi 146:3.
12. Si tregon rasti i Jezuit se bindja ndaj Perëndisë është gjëja më e mençur?
12 Ndryshe nga ata, Perëndia e caktoi Jezu Krishtin e ringjallur si Kryeprift të një tempulli të madh frymor. Asnjë njeri s’mund ta anulojë këtë caktim. Vërtet, Jezui «e ka priftërinë e tij pa asnjë pasues». (Hebrenjve 2:9; 7:17, 24; 9:11) Gjithashtu, Perëndia e emëroi Jezuin si Gjykatës të të gjallëve e të të vdekurve. (1 Pjetrit 4:5) Në këtë pozitë, Jezui do të përcaktojë nëse Jozef Kajafa dhe Ponc Pilati kanë ndonjë mundësi për një jetë të ardhme.—Mateu 23:33; Veprat 24:15.
Predikues të patrembur të Mbretërisë sot
13. Në kohët tona, cila vepër tregoi se ishte nga njerëzit, dhe cila vepër nga Perëndia? Si e dini këtë?
13 Ashtu si në shekullin e parë, edhe në kohët tona ka pasur shumë nga ata ‘që luftojnë kundër Perëndisë’. (Veprat 5:39) Për shembull, Adolf Hitleri u betua se do t’i shfaroste Dëshmitarët e Jehovait në Gjermani, pasi ata nuk pranuan ta nderonin Hitlerin si Fyhrerin (Udhëheqësin) e tyre. (Mateu 23:10) Makina e tij e vdekjes, mjaft e efektshme, dukej se do t’ia dilte mbanë. Nazistët arritën të arrestonin me mijëra Dëshmitarë e t’i dërgonin në kampe përqendrimi. Madje arritën edhe të vritnin disa Dëshmitarë. Por nuk mundën të thyenin vendosmërinë e Dëshmitarëve për të adhuruar vetëm Perëndinë, dhe nuk mundën t’i zhduknin si grup shërbëtorët e Perëndisë. Vepra e këtyre të krishterëve ishte nga Perëndia, jo nga njeriu, dhe vepra e Perëndisë nuk mund të mposhtet. Sot, pas 60 vjetësh, ka ende njerëz besnikë që mbijetuan nga kampet e përqendrimit e që i shërbejnë Jehovait ‘me gjithë zemër, shpirt dhe mendje’, kurse Hitleri dhe partia e tij naziste kujtohen vetëm për bëmat e tyre famëkeqe.—Mateu 22:37.
14. (a) Ç’përpjekje kanë bërë kundërshtarët për të shpifur kundër shërbëtorëve të Perëndisë, e me çfarë pasojash? (b) A do t’u sjellin këto përpjekje ndonjë dëm të përhershëm shërbëtorëve të Perëndisë? (Hebrenjve 13:5, 6)
14 Në vitet pas përpjekjeve të nazistëve, edhe të tjerë janë bashkuar në betejën e humbur kundër Jehovait dhe popullit të tij. Në disa vende të Evropës, elementë dinakë fetarë e politikë janë përpjekur t’i damkosin Dëshmitarët e Jehovait si ‘një sekt i rrezikshëm’, e njëjta akuzë që u bë kundër të krishterëve të shekullit të parë. (Veprat 28:22) E vërteta është se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka njohur Dëshmitarët e Jehovait si një fe, jo si një sekt. Kundërshtarët me siguri duhet ta dinë këtë. Por gjithsesi këmbëngulin në shpifjet e tyre kundër Dëshmitarëve. Si pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre shpifjeve, disa nga këta të krishterë i kanë hequr nga puna. Fëmijët Dëshmitarë i kanë ngacmuar nëpër shkolla. Disa pronarë ndërtesash, nga frika, kanë anuluar kontratat për ndërtesat që Dëshmitarët i përdornin prej kohësh si vende për t’u mbledhur. Në disa raste, organet qeveritare madje u kanë mohuar nënshtetësinë disa individëve, vetëm e vetëm se janë Dëshmitarë të Jehovait! Prapëseprapë, Dëshmitarët janë të palëkundur.
15, 16. Si kanë reaguar Dëshmitarët e Jehovait në Francë ndaj kundërshtimit të veprës së tyre të krishterë, dhe përse vazhdojnë të predikojnë?
15 Për shembull, në Francë, njerëzit në përgjithësi janë të arsyeshëm e me mendje të hapur. Mirëpo, disa kundërshtarë kanë propozuar ligje që kanë si qëllim të pengojnë veprën e predikimit të Mbretërisë. Si kanë reaguar Dëshmitarët e Jehovait atje? E kanë shtuar veprimtarinë e tyre në shërbim si kurrë më parë, dhe kanë pasur rezultate të mahnitshme. (Jakovi 4:7) Mendoni që, vetëm për gjashtë muaj, numri i studimeve biblike u rrit me 33 për qind në atë vend, një shifër e mrekullueshme! Me siguri Djalli është tërë mllef kur shikon njerëzit me zemër të ndershme në Francë që i përgjigjen lajmit të mirë. (Zbulesa 12:17) Të bashkëkrishterët tanë në Francë janë të bindur se fjalët e profetit Isaia do të dalin të vërteta për ta: «Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh.»—Isaia 54:17.
16 Dëshmitarëve të Jehovait nuk u pëlqen t’i përndjekin. Por, duke iu bindur urdhrit që Perëndia u ka dhënë gjithë të krishterëve, ata nuk mund të pushojnë dhe nuk do të pushojnë së foluri për gjërat që kanë dëgjuar. Ata përpiqen të jenë shtetas të mirë. Megjithatë, aty ku ligjet e njerëzve bien ndesh me ligjin e Perëndisë, duhet t’i binden Perëndisë si sundimtar.
Mos i kini frikë
17. (a) Pse nuk duhet t’i kemi frikë armiqtë tanë? (b) Cilin qëndrim duhet të kemi ndaj atyre që na përndjekin?
17 Armiqtë tanë janë në një pozitë shumë të rrezikshme. Ata po luftojnë kundër Perëndisë. Prandaj, në përputhje me urdhrin e Jezuit, në vend që t’i kemi frikë, ne lutemi për ata që na përndjekin. (Mateu 5:44) Lutemi që, nëse dikush po i kundërvihet Perëndisë nga padija, si Sauli nga Tarsi, Ai me mirësi t’ua hapë sytë që të shohin të vërtetën. (2 Korintasve 4:4) Sauli u bë apostulli i krishterë Pavël dhe vuajti shumë nga autoritetet e kohës së tij. Megjithatë, vazhdoi t’u kujtonte bashkëbesimtarëve ‘të ishin të nënshtruar e të bindur ndaj qeverive dhe autoriteteve si sundimtarë, të ishin gati për çdo vepër të mirë, të mos flitnin keq për askënd [as për përndjekësit e tyre më të flaktë], të mos kishin qëndrim luftarak, të ishin të arsyeshëm e të tregonin tërë butësinë me të gjithë njerëzit’. (Titit 3:1, 2) Dëshmitarët e Jehovait në Francë e gjetkë përpiqen ta zbatojnë këtë këshillë.
18. (a) Si mund ta çlirojë Jehovai popullin e tij? (b) Cili do të jetë rezultati përfundimtar?
18 Perëndia i tha profetit Jeremia: «Unë jam me ty për të të çliruar.» (Jeremia 1:8) Si mund të na çlirojë sot Jehovai nga përndjekja? Mund të përdorë një gjykatës me mendje të hapur, siç ishte Gamalieli. Ose mund të bëjë që një zyrtar i korruptuar a kundërshtar, papritur të zëvendësohet nga një më i arsyeshëm. Mirëpo, nganjëherë, Jehovai mund të lejojë që përndjekja ndaj popullit të tij të vazhdojë. (2 Timoteut 3:12) Nëse Perëndia lejon të na përndjekin, gjithnjë do të na japë forcën për ta duruar atë. (1 Korintasve 10:13) E pavarësisht se çfarë lejon Perëndia, nuk kemi asnjë dyshim se cili do të jetë rezultati përfundimtar: ata që luftojnë kundër popullit të Perëndisë, po luftojnë kundër Atij vetë, dhe ata që luftojnë kundër Tij, nuk do të fitojnë.
19. Cili është shkrimi i vitit 2006, e përse është i përshtatshëm?
19 Jezui u tha dishepujve se duhej të pritnin shtrëngim. (Gjoni 16:33) Duke pasur parasysh këtë, fjalët që gjejmë te Veprat 5:29, sot janë më të përshtatshme se kurrë: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.» Për këtë arsye, këto fjalë nxitëse janë zgjedhur si shkrimi i vitit 2006 për Dëshmitarët e Jehovait. Le të jemi të vendosur që këtë vit, dhe gjatë gjithë përjetësisë, t’i bindemi me çdo kusht Perëndisë si Sundimtar!
[Shënimi]
^ par. 7 «Cezari» që pranuan publikisht krerët e priftërinjve në atë ngjarje, ishte perandori i përbuzur romak Tiberi, një hipokrit dhe një vrasës. Tiberi ishte i njohur edhe për praktikat e degjeneruara seksuale.—Danieli 11:15, 21.
A mund të përgjigjeni?
• Çfarë shembulli inkurajues lanë për ne apostujt, me mënyrën si e përballuan kundërshtimin?
• Përse gjithnjë duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve?
• Në të vërtetë, kundër kujt po luftojnë kundërshtarët tanë?
• Çfarë përfundimi mund të pritet për ata që durojnë përndjekjen?
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 23]
Shkrimi për vitin 2006, do të jetë: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.» —Veprat 5:29
[Figura në faqen 19]
«Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve»
[Figura në faqen 21]
Kajafa u zuri besë njerëzve, jo Perëndisë