Pema e vitit të ri: A është traditë ruse? A është e krishterë?
Pema e vitit të ri: A është traditë ruse? A është e krishterë?
«NË FILLIM të viteve 30 të shekullit të 19-të, pema përherë e gjelbër quhej ende ‘një koncept gjerman interesant’. Në fund të atij dhjetëvjeçari, ishte ‘bërë një zakon’ në shtëpitë e parisë së Shën-Pjetërburgut. . . . Gjatë shekullit të 19-të, vetëm në shtëpitë e klerikëve dhe në kasollet e fshatarëve, kjo pemë përherë e gjelbër nuk gjeti vend. . . .
Më përpara, pema . . . nuk shihej me ndonjë sy të veçantë. Përdorimi i saj si simbol i vdekjes dhe lidhja me ‘botën e nëndheshme’, sipas gojëdhënave ruse, si dhe tradita për ta vënë pemën në çatinë e tavernave, ishte krejt në kundërshtim me qëndrimin që u adoptua në mesin e shekullit të 19-të. . . . Është fare e qartë se, duke pranuar këtë zakon, tradita e huaj do të merrte të njëjtin kuptim që i jepej pemës së Krishtlindjeve në Perëndim, lidhjen e saj me temën e Krishtlindjeve. . . .
Në Rusi, procesi i krishterizimit të pemës nuk u bë pa asnjë pengesë. Hasi kundërshtimin e Kishës Ortodokse. Klerikët panë në këtë kremtim të ri ‘veprimin e demonëve’, një traditë pagane, e cila nuk kishte të bënte fare me lindjen e Shpëtimtarit, e për më tepër ishte një traditë perëndimore.»—Profesoresha Jelena V. Dusheçkina, doktoreshë e shkencave filologjike në Universitetin shtetëror të Shën-Pjetërburgut.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Fotografia: Nikolai Rakhmanov