Kur kërkojmë drejtësinë, jemi të mbrojtur
Kur kërkojmë drejtësinë, jemi të mbrojtur
«Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë . . . drejtësinë e Perëndisë.»—MATEU 6:33.
1, 2. Cilin vendim mori një e re e krishterë dhe përse?
NJË e re e krishterë nga Azia punonte sekretare në një zyrë shtetërore. Ishte shumë e ndërgjegjshme, shkonte shpejt në punë dhe bënte gjithçka pa përtim. Por, meqë vendi i saj i punës nuk ishte i përhershëm, erdhi koha të bëhej një vlerësim. Shefi i tha vajzës se do t’i siguronte një vend të përhershëm e madje do ta ngrinte në përgjegjësi, nëse ajo do të kishte një lidhje imorale me të. Por vajza e refuzoi prerazi, edhe pse kjo do të thoshte se do të humbte punën.
2 A po tregohej jorealiste ajo e re e krishterë? Jo, po zbatonte me përpikëri fjalët e Jezuit: «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë . . . drejtësinë e Perëndisë.» (Mateu 6:33) Për të ishte më e rëndësishme të ndiqte parimet e drejta, sesa të fitonte diçka me anë të imoralitetit seksual.—1 Korintasve 6:18.
Rëndësia e drejtësisë
3. Çfarë është drejtësia?
3 «Drejtësia» nënkupton t’u përmbahesh normave morale dhe të jesh i ndershëm. Në Bibël, fjalët greke dhe hebraike të përdorura për të, përcjellin kuptimin e të qenët «i drejtë» ose «korrekt». Nuk do të thotë ta shpallësh veten të drejtë, domethënë ta gjykosh veten sipas normave të tua. (Luka 16:15) Do të thotë të jesh i drejtë sipas normave të Jehovait. Ka të bëjë me drejtësinë e Perëndisë.—Romakëve 1:17; 3:21.
4. Pse drejtësia është e rëndësishme për një të krishterë?
4 Pse është e rëndësishme drejtësia? Sepse Jehovai, ‘Perëndia i drejtë’, u jep hir shërbëtorëve të tij kur veprojnë drejt. (Psalmi 4:1; Proverbat 2:20-22; Habakuku 1:13) Asnjë që bën padrejtësi nuk mund të ketë një marrëdhënie të ngushtë me të. (Proverbat 15:8) Ja pse apostulli Pavël e nxiti Timoteun: «Ik nga dëshirat karakteristike rinore, dhe ndiq më mirë drejtësinë» bashkë me cilësi të tjera të rëndësishme. (2 Timoteut 2:22) Kjo është po ashtu arsyeja pse Pavli përfshiu «parzmoren e drejtësisë» kur renditi pjesët e armaturës sonë frymore.—Efesianëve 6:14.
5. Si mund ta kërkojnë drejtësinë krijesat e papërsosura?
5 Sigurisht, asnjë njeri nuk është i drejtë në kuptimin e plotë të fjalës. Të gjithë kanë trashëguar papërsosmërinë nga Adami dhe të gjithë janë mëkatarë, të padrejtë, që kur lindin. E megjithatë, Jezui tha se duhet të kërkojmë drejtësinë. Si është e mundur kjo? Është e mundur, sepse Jezui dha jetën e tij të përsosur si shpërblesë për ne dhe, nëse tregojmë besim te ky flijim, Jehovai është i gatshëm të na i falë mëkatet. (Mateu 20:28; Gjoni 3:16; Romakëve 5:8, 9, 12, 18) Mbi këtë bazë, ndërsa mësojmë normat e drejta të Jehovait dhe bëjmë çmos t’i zbatojmë ato—duke u lutur për ndihmë që të kapërcejmë dobësitë tona—Jehovai e pranon adhurimin tonë. (Psalmi 1:6; Romakëve 7:19-25; Zbulesa 7:9, 14) Sa mendim ngushëllues!
Të drejtë në një botë të padrejtë
6. Pse bota ishte një vend i rrezikshëm për të krishterët e hershëm?
6 Kur morën detyrën për të qenë dëshmitarë të Jezuit «deri në skajin më të largët të tokës», dishepujt e tij hasën një situatë të Veprat 1:8) I gjithë territori që u ishte caktuar, ‘dergjej nën pushtetin e të ligut’, Satanait. (1 Gjonit 5:19) Bota ishte e infektuar nga fryma e ligësisë që nxit ai, dhe të krishterët do të ishin të ekspozuar ndaj ndikimit të saj ndotës. (Efesianëve 2:2) Për ta, bota ishte vend i rrezikshëm. Vetëm duke kërkuar në radhë të parë drejtësinë e Perëndisë, do ta ruanin të paprekur integritetin e tyre. Shumica arritën të qëndronin, por disa u larguan nga ‘shtegu i drejtësisë’.—Proverbat 12:28; 2 Timoteut 4:10.
vështirë. (7. Për shkak të cilave përgjegjësi, të krishterëve u duhet t’i bëjnë ballë kësaj bote me ndikimet e saj korruptuese?
7 A është sot më e sigurt bota për të krishterët? Aspak! Madje është edhe më e korruptuar nga ç’ishte në shekullin e parë. Veç kësaj, Satanai është flakur poshtë në tokë dhe po bën një luftë të ashpër kundër të krishterëve të mirosur, ‘mbetjes së farës [së gruas], të cilët zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe janë caktuar të japin dëshmi për Jezuin’. (Zbulesa 12:12, 17) Satanai sulmon edhe këdo tjetër që mbështet këtë ‘farë’. Gjithsesi, të krishterët s’mund ta shmangin plotësisht botën. Edhe pse nuk janë pjesë e botës, atyre u duhet të jetojnë në të. (Gjoni 17:15, 16) Gjithashtu, duhet të predikojnë në të, për të gjetur njerëzit me zemër të prirur ndaj së drejtës dhe për t’u mësuar si të bëhen dishepuj të Krishtit. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Prandaj, meqë të krishterët s’mund t’i shmangin krejtësisht ndikimet korruptuese të kësaj bote, duhet t’u rezistojnë atyre. Le të marrim në shqyrtim katër nga këto ndikime.
Gracka e imoralitetit
8. Pse izraelitët filluan të adhuronin perënditë e moabitëve?
8 Aty nga fundi i udhëtimit të tyre 40-vjeçar në shkretëtirë, një numër i madh izraelitësh u larguan nga shtegu i drejtësisë. Kishin parë me sytë e tyre shumë bëma të Jehovait për t’i shpëtuar, e pas pak do të hynin në Tokën e Premtuar. Gjithsesi, në atë pikë historike, filluan t’u shërbenin perëndive të moabitëve. Po përse? Ranë pre e ‘dëshirave të mishit’. (1 Gjonit 2:16) Ja çfarë thotë Bibla: «Populli filloi të kurvërohej me bijat e Moabit.»—Numrat 25:1.
9, 10. Cila situatë e sotme na e bën të domosdoshme të mbajmë gjithnjë në mend fuqinë korruptuese të dëshirave të gabuara të mishit?
9 Ky episod vërteton se si dëshirat e gabuara të mishit mund t’i korruptojnë ata që s’janë të vëmendshëm. Duhet të nxjerrim mësim nga ky rast, sidomos meqë sot imoraliteti konsiderohet përgjithësisht si një stil i pranueshëm jetese. (1 Korintasve 10:6, 8) Në një raport nga Shtetet e Bashkuara thuhet: «Deri aty rreth vitit 1970, bashkëjetesa [kur dy njerëz të pamartuar jetojnë bashkë] ishte e jashtëligjshme në të gjitha shtetet amerikane. Tani është gjëja më normale. Më shumë se gjysma e gjithë martesave të para, paraprihen nga bashkëjetesa.» Kjo dhe praktika të tjera të shthurura morale nuk kufizohen vetëm në një vend. Ato i gjen kudo përreth botës dhe, mjerisht, disa të krishterë kanë ndjekur këtë drejtim, edhe pse kështu kanë humbur të drejtën për të qenë pjesë e kongregacionit të krishterë.—1 Korintasve 5:11.
10 Për më tepër, pothuajse ngado të hedhësh sytë, has propagandën që nxit imoralitetin. Filmat dhe programet televizive lënë të kuptohet se është krejt e pranueshme që të rinjtë të kenë marrëdhënie seksuale para martese. Lidhjet homoseksuale paraqiten si normale. Në mjaft programe televizive paraqiten gjithnjë e më tepër skena të mirëfillta e të hollësishme seksuale. Fotografi të marrëdhënieve seksuale të mirëfillta gjenden me lehtësi edhe në Internet. Për shembull, një gazetar tha se një ditë, kur u kthye nga shkolla, i biri 7-vjeçar i tregoi tërë entuziazëm se një shoku i tij në shkollë kishte parë në Internet një faqe ku tregoheshin gra lakuriq që kryenin akte seksuale. Natyrisht që i ati u trondit, por, sa fëmijë shohin të tilla faqe Interneti e s’u thonë gjë prindërve? Veç kësaj, sa prindër e dinë se çfarë përmbajnë lojërat në video me të cilat luajnë fëmijët e tyre? Shumë nga lojërat e përhapura janë plot me imoralitet të pështirë, si edhe me demonizëm e me dhunë.
11. Si mund të mbrohet një familje nga imoraliteti i botës?
11 Si mund t’i bëjë ballë një familje tërheqjes së kësaj ‘zbavitjeje’ të degraduar? Duke kërkuar në radhë të parë drejtësinë e Perëndisë, pra duke refuzuar të përfshihet në asgjë imorale. (2 Korintasve 6:14; Efesianëve 5:3) Prindërit që mbikëqyrin mirë çfarë bëjnë fëmijët dhe që ngulitin tek ata dashurinë për Jehovain e për ligjet e tij të drejta, i forcojnë që t’i rezistojnë pornografisë, lojërave pornografike në video, filmave imoralë dhe tundimeve të tjera të padrejta.—Ligji i përtërirë 6:4-9. *
Rreziku i ndikimit nga opinioni
12. Cili problem lindi në shekullin e parë?
12 Kur ishte në Listër, në Azinë e Vogël, Pavli shëroi një njeri, me anë të një mrekullie. Tregimi thotë: «Turmat panë atë që bëri Pavli dhe thërritën në gjuhën likaonase: ‘Perënditë qenkan bërë ngjashëm njerëzve dhe paskan zbritur te ne!’ Barnabën filluan ta quanin Zeus, kurse Pavlin Hermes, meqë ai merrte drejtimin për të folur.» (Veprat 14:11, 12) Më vonë, po ato turma donin t’i vritnin Pavlin dhe Barnabën. (Veprat 14:19) Është e qartë se ata njerëz ndikoheshin shumë nga opinioni. Kur disa nga ajo zonë u bënë të krishterë, duket se nuk i braktisën prirjet e tyre besëtyte. Në letrën drejtuar të krishterëve në Kolose, Pavli paralajmëroi kundër ‘adhurimit të engjëjve’.—Kolosianëve 2:18.
13. Cilat zakone duhet të shmangë një i krishterë e si mund ta gjejë forcën për të bërë këtë?
13 Edhe sot, të krishterët e vërtetë duhet t’i shmangin zakonet e pranuara nga shumica, por që janë bazuar në ide të rreme fetare, të Eklisiastiu 9:5, 10) Ka vende ku është zakon që vajzave të vogla t’u bëjnë gjymtimin gjenital femëror. * Kjo është një praktikë mizore dhe e panevojshme, e cila nuk është në harmoni me kujdesin e dashur që prindërit e krishterë duhet t’u tregojnë fëmijëve të tyre. (Ligji i përtërirë 6:6, 7; Efesianëve 6:4) Si t’i rezistojnë të krishterët ndikimit të opinionit të të tjerëve e të braktisin këto praktika? Duke pasur besim të plotë te Jehovai. (Psalmi 31:6) Perëndia i drejtë do t’u japë forcë e do të kujdeset për ata që i thonë me gjithë zemër: «Ti je streha dhe kalaja ime, Perëndia im, tek i cili do të kem besim.»—Psalmi 91:2; Proverbat 29:25.
cilat shkelin parimet e krishtere. Për shembull, në disa vende, shumë ceremoni tradicionale për lindjen ose për vdekjen e dikujt, bazohen në gënjeshtrën se njerëzit kanë një shpirt që mbijeton pas vdekjes. (Mos e harroni Jehovain
14. Cilin paralajmërim u dha Jehovai izraelitëve, pak para se të hynin në Tokën e Premtuar?
14 Pak kohë para se izraelitët të hynin në Tokën e Premtuar, Jehovai i paralajmëroi të mos e harronin Atë. I tha popullit: «Ruhu se mos harron Jehovain, Perëndinë tënd, e nuk mban urdhërimet, vendimet gjyqësore dhe ligjet e tij, që po të jap sot. Se mos ha e ngopesh, ndërton shtëpi të mira e banon në to, shton bagëtitë e imëta dhe të trasha, argjendin e arin dhe gjithçka që ke, e pastaj të krenohet zemra dhe e harron Jehovain, Perëndinë tënd.»—Ligji i përtërirë 8:11-14.
15. Si mund të sigurohemi se nuk po e harrojmë Jehovain?
15 A mund të ndodhë diçka e ngjashme edhe sot? Po, nëse nuk kemi në vend të parë gjërat e duhura. Gjithsesi, në qoftë se kërkojmë në radhë të parë drejtësinë e Perëndisë, adhurimi i pastër do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën tonë. ‘Do të blejmë kohën e duhur’, siç na nxiti Pavli, dhe do të kemi ndjenjën e urgjencës në shërbimin që bëjmë. (Kolosianëve 4:5; 2 Timoteut 4:2) Por, nëse për ne ndjekja e mbledhjeve dhe shërbimi janë më pak të rëndësishëm se çlodhja ose gjetja e zbavitjeve të ndryshme, mund ta harrojmë Jehovain në kuptimin që ta konsiderojmë si dytësor në jetën tonë. Pavli tha se, në ditët e fundit, njerëzit do të ishin «kënaqësidashës në vend se perëndidashës». (2 Timoteut 3:4) Të krishterët e vërtetë e shqyrtojnë veten rregullisht, që të sigurohen se nuk janë ndikuar nga ky lloj mendimi.—2 Korintasve 13:5.
Ruhuni nga fryma e pavarësisë
16. Cilën frymë të gabuar shfaqi Eva dhe disa të krishterë në kohën e Pavlit?
16 Në Eden, Satanai pati sukses duke joshur Evën me anë të dëshirës së saj egoiste për pavarësi. Eva donte të vendoste vetë se çfarë ishte e drejtë dhe e gabuar. (Zanafilla 3:1-6) Në shekullin e parë, disa në kongregacionin e krishterë kishin një frymë të ngjashme pavarësie. Mendonin se dinin më tepër se Pavli e, me qesëndi, ai i quajti apostuj tejet të shquar.—2 Korintasve 11:3-5; 1 Timoteut 6:3-5.
17. Ç’duhet të bëjmë për të mos zhvilluar frymën e pavarësisë?
2 Timoteut 3:4; Filipianëve 3:18) Kur bëhet fjalë për adhurimin e pastër, është jetësore të kërkojmë drejtim nga Jehovai e të bashkëpunojmë me ‘skllavin e besueshëm e të matur’ dhe me pleqtë e kongregacionit. Kjo është një mënyrë për të kërkuar drejtësinë dhe na mbron që të mos zhvillojmë frymën e pavarësisë. (Mateu 24:45-47; Psalmi 25:9, 10; Isaia 30:21) Kongregacioni i të mirosurve është «shtylla dhe mbështetja e së vërtetës». Jehovai e ka siguruar që të na mbrojë e të na drejtojë. (1 Timoteut 3:15) Pranimi i rolit thelbësor të kongregacionit, do të na ndihmojë ‘të mos bëjmë asgjë nga uni’, por me përulësi t’i nënshtrohemi vullnetit të drejtë të Jehovait.—Filipianëve 2:2-4; Proverbat 3:4-6.
17 Në botën e sotme, shumë njerëz janë «kokëkrisur, të krekosur» dhe disa të krishterë janë ndikuar nga kjo mënyrë të menduari. Madje disa janë bërë kundërshtarë të së vërtetës. (Jini imitues të Jezuit
18. Në cilat mënyra nxitemi të imitojmë Jezuin?
18 Bibla thotë në mënyrë profetike për Jezuin: «Ti e do drejtësinë dhe e urren ligësinë.» (Psalmi 45:7; Hebrenjve 1:9) Sa mirë është të imitojmë këtë qëndrim të shkëlqyer! (1 Korintasve 11:1) Jezui jo vetëm që i njihte normat e drejta të Jehovait, por i donte ato. Kështu, kur e tundoi Satanai në shkretëtirë, Jezui nuk ngurroi fare, por me vendosmëri refuzoi të shmangej nga ‘shtegu i drejtësisë’.—Proverbat 8:20; Mateu 4:3-11.
19, 20. Cilat rezultate vijnë, kur kërkojmë drejtësinë?
19 Është e vërtetë se dëshirat e mbrapshta të mishit mund të jenë të forta. (Romakëve 7:19, 20) Por, nëse drejtësia është e shtrenjtë për ne, kjo do të na japë forcë që t’i kundërvihemi ligësisë. (Psalmi 119:165) Dashuria e thellë për drejtësinë do të na mbrojë, kur të gjendemi përballë së keqes. (Proverbat 4:4-6) Mos harroni se, sa herë që i dorëzohemi tundimit, i japim një fitore Satanait. A s’është më e mira t’i kundërvihemi atij dhe t’ia japim fitoren Jehovait?!—Proverbat 27:11; Jakovi 4:7, 8.
20 Ngaqë kërkojnë drejtësinë, të krishterët e vërtetë, ‘falë Jezu Krishtit, japin me bollëk fryt të drejtë, në lavdi dhe lëvdim të Perëndisë’. (Filipianëve 1:10, 11) Ata veshin «personalitetin e ri, i cili u krijua sipas vullnetit të Perëndisë në drejtësi dhe besnikëri të vërtetë». (Efesianëve 4:24) I përkasin Jehovait dhe jetojnë për t’i shërbyer atij, jo për të kënaqur veten. (Romakëve 14:8; 1 Pjetrit 4:2) Kjo u drejton mendimet dhe veprimet. Sa shumë ia kënaqin zemrën Atit të tyre qiellor!—Proverbat 23:24.
[Shënimet]
^ par. 11 Prindërit mund të gjejnë sugjerime të dobishme se si ta mbrojnë familjen nga ndikimet imorale, në librin Sekreti i lumturisë familjare, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 13 Gjymtimi gjenital femëror më parë quhej rrethprerja e femrave.
A mund të shpjegoni?
• Pse është thelbësore të kërkojmë drejtësinë?
• Si mund ta kërkojnë drejtësinë të krishterët, edhe pse janë të papërsosur?
• Cilat janë disa gjëra në botë që një i krishterë duhet t’i shmangë?
• Si jemi të mbrojtur kur kërkojmë drejtësinë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 26]
Për ithtarët e Jezuit, bota ishte një vend i rrezikshëm
[Figura në faqen 27]
Kur fëmijëve u mësohet ta duan Jehovain, do të kenë forcën për t’i rezistuar imoralitetit
[Figura në faqen 28]
Disa izraelitë e harruan Jehovain pasi u begatuan në Tokën e Premtuar
[Figura në faqen 29]
Ashtu si Jezui, edhe të krishterët e urrejnë padrejtësinë