Jehovai më ndihmoi që ta gjeja
Jetëshkrim
Jehovai më ndihmoi që ta gjeja
TREGUAR NGA FLORENS KLARKU
Shtrëngoja dorën e tim shoqi që ishte shumë i sëmurë. Si anglikane që isha, iu luta Perëndisë që të më shërohej burri dhe i premtova që po të mos vdiste, do ta kërkoja Perëndinë derisa ta gjeja. Më pas do t’i përkitja atij.
UNË, Florens Çulëngu, linda më 18 shtator 1937 në komunitetin aborigjen të Umbulgurit në Rrafshnaltën e Kimbërlisë, në Australinë Perëndimore.
Kam shumë kujtime të çmuara të fëmijërisë në ato ditë të lumtura e pa shqetësime. Nga kisha mësova disa gjëra bazë për Perëndinë dhe Biblën, por ishte mamaja ajo që më mësoi parimet e krishtere. Ajo më lexonte rregullisht Biblën, dhe që në moshë të njomë zhvillova dashuri për gjërat frymore. Gjithashtu e admiroja një nga tezet që ishte bërë misionare e kishës e saj. Thellë në zemër doja të ndiqja hapat e saj.
Komuniteti ynë, i njohur më parë si Misioni i Lumit Forist, kishte organizuar shkollimin e fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Shkoja në shkollë vetëm dy orë në mëngjes. Kjo do të thoshte që kisha një shkollim të kufizuar, diçka që e shqetësonte tim atë. Ai donte që fëmijët të kishin një shkollim më të mirë, prandaj vendosi të largoheshim nga Umbulguri dhe të vendoseshim si familje në qytetin e Uindëmit. Dita që u larguam ishte për mua një ditë e trishtueshme, por në Uindëm arrita të ndiqja shkollën në kohë të plotë për katër vjet, nga viti 1949 deri më 1952. Jam shumë mirënjohëse
që babai më krijoi mundësinë të kisha këtë shkollim.Mamaja punonte për mjekun vendës dhe kur mbarova shkollën në moshën 15-vjeçare, ky mjek më ofroi punë si infermiere në spitalin e Uindëmit. Pranova me kënaqësi, sepse në atë kohë ishte e vështirë të gjeje punë.
Disa vjet më vonë takova Alekun, një i bardhë që merrej me rritjen e bagëtive. U martuam në vitin 1964 në qytetin e Derbit. Në atë kohë shkoja rregullisht në Kishën Anglikane. Një ditë Dëshmitarët e Jehovait erdhën në derën time. U thashë se nuk isha fare e interesuar dhe u kërkova që të mos më vinin përsëri. Gjithsesi më ngjalli kureshtjen diçka që thanë ata: Perëndia ka një emër, Jehova.
«A nuk mund të lutesh vetë?»
Më 1965 jeta filloi të bëhej shumë e vështirë. Burri pësoi tri aksidente shumë të rënda: dy herë me kalë dhe një herë me makinë. Lumturisht e mori veten dhe u rikthye në punë. Por vetëm pak kohë më pas pësoi një aksident tjetër me kalë. Këtë radhë pësoi dëmtime të rënda në kokë. Kur mbërrita në spital, mjeku më tha se burri do të vdiste. Isha e shkatërruar. Një infermiere i kërkoi priftit vendës që të vinte tek unë, por ai tha: «Jo tani, do të vij nesër.»
Doja të kisha priftin pranë që të lutej me mua dhe i thashë për këtë murgeshës. Ajo m’u përgjigj: «Po ku është problemi? A nuk mund të lutesh vetë?» Kështu fillova t’u lutesha për ndihmë statujave të kishës, por më kot. Im shoq dukej sikur po ndahej nga jeta. Mendoja: ‘Si do t’ia bëj po të më vdesë burri?’ Isha e shqetësuar edhe për tri fëmijët: Kristinën, Nanetën dhe Xhefrin. Ç’jetë do të bënin pa pasur një baba? Lumturisht tri ditë më vonë burri erdhi në vete dhe e nxorën nga spitali më 6 dhjetor 1966.
Megjithëse në përgjithësi e mori veten në mënyrë të ndjeshme, burri kishte pësuar dëmtime në tru. Kishte humbur disi kujtesën dhe tani ishte i prirur ndaj dhunës dhe ndryshimeve të humorit. E kishte të vështirë të merrej me fëmijët dhe bëhej shumë agresiv nëse ata nuk reagonin siç do të reagonin të rriturit. Të kujdesesha për të ishte e vështirë. Më duhej të bëja pothuajse gjithçka për të. Madje e mësova të lexonte e të shkruante përsëri. Stresi për t’u kujdesur për të, ndërkohë që kujdesesha edhe për përgjegjësitë e tjera shtëpiake, pati çmimin e vet. Pata një krizë nervore. Shtatë vjet pas aksidentit të burrit, ramë dakord të ndaheshim për ca kohë që të rimerrja veten nga ana shëndetësore.
Mora fëmijët dhe shkova në jug, në qytetin e Përthit. Para se të shkoja atje, motra ime kishte filluar të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në Kununura, një qytet i vogël në Australinë Perëndimore. Ajo më tregoi një figurë në librin E vërteta që të çon në jetën e përjetshme (anglisht) *, në të cilën përshkruhej premtimi i Biblës për një tokë parajsore. Po nga ky libër më tregoi se Perëndia ka një emër, Jehova, dhe kjo më tërhoqi. Meqë këto gjëra nuk m’i kishin thënë kurrë në kishën time, vendosa t’u telefonoja Dëshmitarëve të Jehovait, sapo të vendosesha në Përth.
Prapëseprapë ngurroja disi të lidhesha me ta. Disa kohë më vonë, një mbrëmje ra zilja e derës. Djali shkoi te dera dhe u kthye drejt meje duke nxituar e më tha: «Mami, ata njerëzit që the se do t’i merrje në telefon kanë ardhur këtu.» Isha paksa e habitur dhe thashë: «Thuaju që s’jam këtu!» Por ai u përgjigj: «Ti e di që s’duhet të them gënjeshtra, mami.» Pas kësaj ndreqjeje që më dha djali shkova te dera. Kur i përshëndeta vizitorët, vura re një shprehje habie në fytyrat e tyre. Kishin ardhur për të takuar një qiraxhi tjetër që kishte ikur nga ajo shtëpi. I ftova brenda e
i bombardova me pyetje dhe mora përgjigje të kënaqshme nga Bibla.Javën vijuese nisa të studioja rregullisht Biblën me Dëshmitarët, duke përdorur librin E vërteta që të çon në jetën e përjetshme. Studimi më rizgjoi dashurinë për gjërat frymore. Dy javë më pas mora pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit Jezu. Fillova të ndiqja mbledhjen e së dielës dhe shumë shpejt ndiqja edhe mbledhjet gjatë javës. Po ashtu fillova t’u flitja të tjerëve për gjërat që mësoja. Zbulova se kur ndihmoja të tjerët që të mësonin të vërtetat e Biblës, kjo më përmirësonte shëndetin mendor dhe emocional. Gjashtë muaj më pas, u pagëzova në një kongres krahinor në Përth.
Ndërsa bëja përparim nga ana frymore, arrita të kuptoja pikëpamjen e Jehovait për shenjtërinë e martesës, përfshirë edhe parimin biblik që gjendet te 1 Korintasve 7:13, ku thuhet: «Gruaja që e ka burrin jobesimtar, i cili megjithatë është dakord të jetojë me të, të mos e lërë burrin.» Ky shkrim më nxiti të kthehesha tek Aleku.
Kthehem në Derbi
U ktheva në Derbi më 21 qershor 1979, pasi kisha qenë larg burrit për më tepër se pesë vjet. Sigurisht që nuk ndihesha shumë e sigurt dhe pyetja veten se si do të reagonte ai që po kthehesha. Për habinë time, ai ishte i lumtur që u ktheva, ndonëse shprehu pak zhgënjim që isha bërë Dëshmitare e Jehovait. Menjëherë më sugjeroi që të shkoja në kishën e tij, atje ku shkoja para se të ikja në Përth. I shpjegova se nuk mund ta bëja këtë. U përpoqa fort të respektoja kryesinë e tij dhe të bëja më të mirën si grua e krishterë. U përpoqa t’i flitja për Jehovain dhe për premtimet e Tij të mrekullueshme për të ardhmen, por ai nuk tregoi interes.
Megjithatë, me kalimin e kohës, Aleku jo vetëm e pranoi mënyrën time të re të jetesës, por edhe filloi të më ndihmonte financiarisht që të ndiqja kongreset dhe asambletë, si edhe mbledhjet javore. Isha shumë mirënjohëse kur bleu një makinë—një pasuri e çmuar në këtë vis të largët të Australisë—që ta përdorja në shërbimin e krishterë. Vëllezër dhe motra, përfshirë edhe mbikëqyrësi qarkor, shpesh qëndronin për disa netë në shtëpinë tonë. Falë kësaj, Aleku njohu shumë Dëshmitarë dhe dukej se i pëlqente shoqëria e tyre.
Ndihesha si Ezekieli
Kënaqesha me vizitat e vëllezërve dhe të motrave, por kisha një vështirësi tjetër. Isha e vetmja Dëshmitare në qytetin e Derbit. Kongregacioni më i afërt ishte në Brum, 220 kilometra larg. Kështu vendosa të bëja më të mirën për të përhapur lajmin e mirë. Me ndihmën e Jehovait u organizova dhe fillova të dëshmoja derë më derë. Më dukej një detyrë e vështirë, por vazhdoja t’i kujtoja vetes fjalët e apostullit Pavël: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.»—Filipianëve 4:13.
Kleri vendës nuk ishte i lumtur për atë që po bëja, sidomos që u predikoja aborigjenëve të tjerë. Klerikët u përpoqën të më frikësonin dhe të më ndalonin të predikoja. Kundërshtimi i tyre vetëm sa më bëri më të vendosur që të vazhdoja dhe i lutesha rregullisht Jehovait që të më ndihmonte. Shpesh sillja ndër mend fjalët e inkurajimit që iu dhanë Ezekielit: «Unë e kam bërë fytyrën tënde po aq të fortë sa fytyra e tyre dhe ballin tënd po aq të fortë sa balli i tyre. E kam bërë Ezekieli 3:8, 9.
ballin tënd si diamanti dhe më të fortë se stralli. Mos ki frikë nga ata dhe mos u tmerro nga fytyrat e tyre.»—Në disa raste, dy burra nga një grup kishtar më afroheshin kur bëja pazar. Talleshin me zë të lartë dhe plot potere për të tërhequr vëmendjen e blerësve të tjerë, por unë i shpërfillja. Njëherë, kur po bëja një rivizitë me një të interesuar, pastori i kishës vendëse erdhi dhe më akuzoi se nuk besoja te Jezui. Ai ma rrëmbeu Biblën nga dora, e tundi para fytyrës sime dhe ma ngjeshi përsëri në dorë. Duke e parë drejt e në sy, me butësi, por me vendosmëri i citova Gjonin 3:16 dhe i thashë se në të vërtetë unë kisha besim te Jezui. Ai u shtang nga përgjigjja ime e sigurt dhe iku pa thënë më asnjë fjalë.
Më pëlqente t’u predikoja aborigjenëve në zonën e Derbit. Një prift vendës u përpoq të më pengonte që të mos u predikoja njerëzve në një bashkësi, por pastaj ai u transferua. Kështu munda t’u çoja atyre mesazhin e Biblës. Kisha dashur gjithmonë të bëhesha misionare si tezja dhe tani po bëja veprën misionare, duke i ndihmuar të tjerët që të mësonin Fjalën e Perëndisë. Shumë aborigjenë reaguan mirë ndaj predikimit dhe fillova mjaft studime biblike.
E vetëdijshme për nevojën që të mësoj për Perëndinë
Për pesë vjet, isha e vetmja Dëshmitare e Jehovait në Derbi. E kisha të vështirë të qëndroja e fortë frymësisht pa pasur inkurajimin e mbledhjeve të rregullta me bashkadhuruesit. Në një rast ndihesha shumë e shkurajuar dhe dola me makinë për një shëtitje. Kur u ktheva në shtëpi pasdite vonë, po më priste një motër me shtatë fëmijët e saj. Ata më kishin sjellë
literaturë nga kongregacioni në Brum, i cili ndodhej shumë kilometra larg. Që nga ajo kohë, kjo motër, Beti Batërfilld, erdhi në Derbi një herë në muaj, dhe kur vinte, qëndronte me mua për një fundjavë. Dilnim bashkë në predikim dhe më pas studionim së bashku Kullën e Rojës te shtëpia ime. Edhe unë shkoja në Brum një herë në muaj.Vëllezërit në Brum ishin shumë të gjindshëm dhe here pas here bënin udhëtimin e gjatë për në Derbi, që të më ndihmonin në shërbim. Ata e nxitnin çdo vëlla ose motër nga qytetet e tjera, që do të kalonin në Derbi, që të më vizitonin dhe të dilnin me mua në shërbim. Këta vëllezër që vinin, më sillnin edhe kaseta me fjalime publike. Disa studionin Kullën e Rojës me mua. Këto vizita të shkurtra ishin shumë inkurajuese.
Edhe më shumë ndihmë
Për disa vjet, u nxita gjithnjë edhe më shumë nga shoqëria e Artur dhe Meri Uillis, një çift në pension, që ishin nga pjesa jugore e Australisë Perëndimore dhe erdhën për të më ndihmuar për tre muaj gjatë stinës së freskët. Vëlla Uillisi drejtonte shumicën e mbledhjeve dhe merrte drejtimin në shërbim. Së bashku udhëtuam në viset më të largëta të Rrafshnaltës së Kimbërlisë, duke vizituar fermat e gjedhëve në këto zona të largëta. Çdo herë që vëllai dhe motra Uillis largoheshin, ndieja një boshllëk të madh në zemrën time.
Më në fund, nga fundi i vitit 1983, mora lajmin e bukur se një familje—Dani dhe Denis Stërxhën, bashkë me katër djemtë—do të vinin të jetonin në Derbi. Me ardhjen e tyre mundëm të mbanim rregullisht mbledhjet javore dhe të merrnin pjesë së bashku në shërbim. Më 2001 u formua një kongregacion. Sot në Derbi ka një kongregacion të fortë me 24 lajmëtarë të Mbretërisë, me dy pleq dhe një shërbëtor ndihmës, të cilët po kujdesen për nevojat tona frymore. Ndonjëherë jemi pothuajse 30 veta në mbledhje.
Kur mendoj për vitet e kaluara, më ngrohet zemra të kujtoj se si më ndihmoi Jehovai që t’i shërbeja. Edhe pse burri im nuk e ka përqafuar ende besimin tim, ai vazhdon të më mbështetë në mënyra të tjera. Pesë nga pjesëtarët e familjes sime janë bërë Dëshmitarë të pagëzuar: dy vajzat e mia, dy mbesa dhe njëra nga vajzat e motrës. Gjithashtu disa të afërm të tjerë po studiojnë Biblën me popullin e Jehovait.
Jam vërtet mirënjohëse që Jehovai më ndihmoi ta gjeja. Jam e vendosur t’i përkas atij përgjithmonë.—Psalmi 65:2.
[Shënimi]
^ par. 14 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait, por tani nuk shtypet më.
[Harta dhe figurat në faqen 15]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
AUSTRALI
Uindëm
Rrafshnalta e Kimbërlisë
Derbi
Brum
Përth
[Burimet]
Kanguri dhe zogu-lirë: Lydekker; koala: Meyers
[Figura në faqen 14]
Duke punuar si infermiere në spitalin e Uindëmit, 1953
[Figura në faqen 15]
Kongregacioni i Derbit, 2005