Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A dëshiron të kesh miq të mirë?

A dëshiron të kesh miq të mirë?

A dëshiron të kesh miq të mirë?

TË GJITHË duan të kenë miq të mirë. Jeta bëhet më e bukur, kur ke mundësi t’i ndash përvojat e tua me shokët e ngushtë. Por, si të gjesh miq të sinqertë? Rreth 2.000 vjet më parë, Jezui tregoi se çelësi për suksesin e të gjitha lidhjeve njerëzore është dashuria altruiste. Ai mësoi: «Ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.» (Luka 6:31) Kjo shprehje, që shpesh quhet Rregulla e Artë, tregon se, për të pasur miq, duhet të jesh një njeri altruist dhe që jep. E thënë me dy fjalë, që të kesh miq, duhet të jesh ti vetë i tillë. Po si?

Një miqësi e ngushtë dhe e përzemërt nuk lind brenda një nate. Kjo sepse, për ta pasur mik dikë, nuk mjafton vetëm ta njohësh, por duhet të lidhesh emocionalisht me të. Kërkohet përpjekje për të krijuar e për të mbajtur lidhje të ngushta. Shpesh, miqësia kërkon që t’i vësh nevojat e shokut para rehatisë sate. Miqtë nuk ndajnë me njëri-tjetrin vetëm gëzimet, por edhe zhgënjimet.

Mund të tregosh miqësi të vërtetë sidomos duke i dhënë përkrahje emocionale dhe praktike dikujt që është në nevojë. Te Proverbat 17:17 thuhet: «Shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.» Po, lidhjet e miqësisë mund të jenë edhe më të forta se disa lidhje familjare. Te Proverbat 18:24 lexojmë: «Ka nga ata shokë që janë gati ta bëjnë copë njëri-tjetrin, por ka një mik me të cilin lidhesh më ngushtë se me një vëlla.» A dëshiron të dish më shumë se si të krijosh miqësi të tilla të ngushta? A do të doje të ishe pjesë e një grupi njerëzish që njihen për dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit? (Gjoni 13:35) Nëse po, Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde do të të tregojnë me kënaqësi se si të gjesh miq të vërtetë.