Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës

Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës

Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës

MËNGJESIN e ditës së mërkurë, më 24 gusht 2005, familjet Bethel në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, të lidhura me video, dëgjuan një njoftim shumë të gëzueshëm. Duke filluar që nga 1 shtatori 2005, Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait i shtohen dy anëtarë të rinj: Xhefri U. Xheksoni dhe Entoni Morisi.

Vëlla Xheksoni e nisi shërbimin si pionier në shkurt të vitit 1971 në Tasmani, një ishull-shtet i Australisë. Në qershor të vitit 1974 u martua me Xhanetën (Xheni). Pak kohë më pas, u caktuan pionierë specialë. Nga viti 1979 deri në vitin 2003, shërbyen si misionarë në Tuvalu, Samoa dhe Fixhi, që janë ishuj të Paqësorit Jugor. Kur ishin në këta ishuj, vëlla dhe motër Xheksoni ndihmuan shumë edhe në përkthimin e literaturës biblike. Që nga viti 1992, vëlla Xheksoni shërbeu në Komitetin e Degës të Samoas dhe që nga viti 1996, në Komitetin e Degës së Fixhit. Në prill të 2003-shit, ai dhe Xheni u bënë pjesë e familjes Bethel në Shtetet e Bashkuara dhe filluan të punonin në Repartin e Shërbimit të Përkthimit. Jo shumë kohë më pas, vëlla Xheksoni u caktua ndihmës i Komitetit të Mësimit të Trupit Udhëheqës.

Vëlla Morisi e filloi shërbimin si pionier në vitin 1971, në Shtetet e Bashkuara. Në dhjetor të atij viti u martua me Suzanën dhe vazhduan të shërbenin si pionierë për afro katër vjet, derisa u lindi djali i parë, Xhesi. Më pas, patën edhe një djalë tjetër, Polin. Vëlla Morisi e rifilloi shërbimin e plotkohor në vitin 1979, si pionier i rregullt. E shoqja e rifilloi shërbimin si pioniere kur djemtë hynë në shkollë. Familja shërbeu aty ku kishte më shumë nevojë, në Rod-Ajlënd dhe në Karolinën e Veriut, SHBA. Në Karolinën e Veriut, vëlla Morisi shërbeu si zëvendës-mbikëqyrës qarkor dhe djemtë filluan të shërbenin si pionierë të rregullt. Xhesi dhe Poli u ftuan në degën e Shteteve të Bashkuara kur mbushën 19 vjeç. Ndërkohë, vëlla Morisi filloi veprën e qarkut. Pastaj, në vitin 2002, atë dhe Suzanën i ftuan në Bethel, caktim që e filluan më 1 gusht. Vëlla Morisi punoi në Repartin e Shërbimit në Paterson e më vonë si ndihmës i Komitetit të Shërbimit të Trupit Udhëheqës.

Përveç këtyre dy anëtarëve të rinj, Trupi Udhëheqës është i përbërë nga: K. U. Barberi; Xh. E. Barri; S. F. Herdi; M. S. Leti; G. Lëshi; G. H. Piërsi; D. Sidliku; D. H. Splejni; A. D. Shrëderi dhe T. Xharazi. Të gjithë anëtarët e Trupit Udhëheqës janë të krishterë të mirosur.