E vetmja zgjidhje!
E vetmja zgjidhje!
NJË burrë me emrin Lazar dhe motrat e tij, Marta e Maria, jetojnë në Betani, një qytet që ndodhet rreth 3 kilometra larg Jerusalemit. Një ditë, kur miku i tyre Jezui ndodhet larg, Lazari sëmuret rëndë. Motrat e tij janë vërtet në merak. I dërgojnë fjalë Jezuit. Dy ditë pasi merr lajmin, Jezui niset për te Lazari. Rrugës, Jezui u thotë dishepujve të tij se po shkon për të zgjuar Lazarin nga gjumi. Në fillim dishepujt e kuptojnë gabim, por Jezui i sqaron më tej dhe u thotë: «Lazari ka vdekur.»—Gjoni 11:1-14.
Kur Jezui arrin te varri i Lazarit, në fillim thotë që të heqin gurin që bllokon hyrjen e varrit. Pasi i lutet Perëndisë me zë, ai e urdhëron: «Lazar, dil jashtë!» Sakaq Lazari del. Ai që kishte katër ditë i vdekur, është ringjallur.—Gjoni 11:38-44.
Tregimi i Lazarit tregon se zgjidhja e padiskutueshme e vdekjes është ringjallja. Por, a ka ndodhur vërtet ringjallja e Lazarit? Bibla e paraqet si fakt. Nëse lexoni tregimin e Gjonit 11:1-44, do të shihni sa reale janë hollësitë e tregimit. A mund ta mohoni këtë ngjarje? Nëse po, kjo do t’ju shtyjë të vini në dyshim vërtetësinë e të gjitha mrekullive që janë dokumentuar në Bibël, përfshirë edhe ringjalljen e vetë Jezu Krishtit. Dhe «nëse Krishti nuk është ngritur,—thuhet në Bibël,—besimi juaj është i kotë». (1 Korintasve 15:17) Ringjallja është një mësim biblik themelor. (Hebrenjve 6:1, 2) Por, çfarë do të thotë fjala «ringjallje»?
Çfarë do të thotë «ringjallje»?
Në shkrimet e krishtere greke, fjala «ringjallje» shfaqet më shumë se 40 herë. Ajo vjen nga një fjalë greke e cila fjalë për fjalë do të thotë «të ngrihesh sërish». Ndërsa në hebraisht fjala përkatëse do të thotë «ringjallje e të vdekurit». Por, pasi dikush vdes, çfarë ringjallet? S’ka se si të ringjallet i njëjti trup, pasi ai shpërbëhet dhe kthehet në pluhur. Nuk ringjallet i njëjti trup, por i njëjti person që vdiq. Pra, ringjallje do të thotë rikthimin e atyre gjërave që përbënin jetën e tij, si për shembull veçoritë e karakterit, historinë e jetës dhe të gjitha hollësitë që e karakterizonin si person.
Për Perëndinë Jehova, që ka një kujtesë të përsosur, nuk është problem të kujtojë jetën dhe personalitetin e atyre që kanë vdekur. (Isaia 40:26) Përderisa është Nismëtari i jetës, Jehovai nuk e ka të vështirë që të sjellë përsëri në jetë të njëjtin person duke i dhënë një trup të formuar rishtas. (Psalmi 36:9) Për më tepër, në Bibël thuhet se Perëndia Jehova ka «mall», një dëshirë të zjarrtë, për t’i parë të ringjallur ata që kanë vdekur. (Jobi 14:14, 15) Sa të kënaqur jemi që Jehovai jo vetëm që është në gjendje të risjellë dikë në jetë, por ka edhe dëshirën për ta bërë një gjë të tillë!
Jezu Krishti gjithashtu luan një rol kyç në ringjalljen e të vdekurve. Pak më shumë se një vit pasi kishte filluar shërbimin, Jezui tha: «Ashtu si Ati i ngre të vdekurit dhe u jep jetë, po kështu edhe Biri u jep jetë atyre që dëshiron.» (Gjoni 5:21) A nuk tregon rasti i Lazarit se Jezu Krishti ka si fuqinë, ashtu edhe dëshirën për të ringjallur të vdekurit?
Por ç’mund të themi për idenë se diçka brenda nesh vazhdon të jetojë edhe pas vdekjes? Mësimi i ringjalljes dhe ideja e pavdekësisë së shpirtit në të vërtetë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Nëse diçka brenda nesh vazhdon të jetojë edhe pas vdekjes, atëherë pse nevojitet ringjallja? Marta, motra e Gjoni 11:23, 24) Kur erdhi përsëri në jetë, Lazari nuk tregoi për ndonjë botë të përtejme. Ai kishte qenë i vdekur. Dhe «të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë; . . . sepse nuk ka asnjë punë, as plan, as njohuri, as mençuri në Sheol [në varrin e përbashkët të njerëzimit], në vendin ku po shkon», sipas asaj që thuhet në Bibël.—Eklisiastiu 9:5, 10.
Lazarit, nuk besonte se pas vdekjes vëllai i saj vazhdonte të jetonte në një botë shpirtrash. Ajo besonte te ringjallja. Kur Jezui e siguroi duke thënë: «Yt vëlla do të ngrihet», Marta iu përgjigj: «E di se do të ringjallet ditën e fundit.» (Pra, sipas Biblës, e vetmja zgjidhje për vdekjen është ringjallja. Por nga të gjithë ata që kanë vdekur, cilët do të ringjallen dhe ku do të jetojnë pastaj?
Cilët do të ringjallen?
«Po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e tij [Jezuit] dhe do të dalin»,—tha Jezui. (Gjoni 5:28, 29) Sipas këtij premtimi, ata që janë në varre dhe që janë në kujtesën e Jehovait do të ringjallen. Pyetja është: nga të gjithë ata që kanë vdekur, cilët janë në të vërtetë në kujtesën e Perëndisë që presin të ringjallen?
Në kapitullin e 11-të të librit biblik të Hebrenjve, renditen me emër disa burra e gra që i kanë shërbyer me besnikëri Perëndisë. Ata dhe shërbëtorë të tjerë besnikë që kanë vdekur vitet e fundit, do të jenë ndër ata që do të ringjallen. Po ata që nuk arritën të përmbushnin normat e drejtësisë së Perëndisë ndoshta sepse ishin në padije? A janë edhe ata në kujtesën e Perëndisë? Po, shumë janë në kujtesën e tij, pasi Bibla premton: «Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.»—Veprat 24:15.
Megjithatë, jo gjithkush që ka jetuar më parë, do të ringjallet. Në Bibël thuhet: «Po të praktikojmë me dashje mëkatin, pasi të kemi marrë njohurinë e saktë të së vërtetës, nuk ka më asnjë flijim për mëkatet, por një pritje e frikshme e gjykimit.» (Hebrenjve 10:26, 27) Disa kanë kryer mëkate të pafalshme. Dhe këta nuk janë në Hades (në varrin e përbashkët të njerëzimit), por në Gehenë, një vend që simbolizon shkatërrimin njëherë e përgjithmonë. (Mateu 23:33) Megjithatë, duhet të tregojmë kujdes që të mos gjykojmë nëse dikush do të ringjallet apo jo. Kjo i takon Perëndisë ta vendosë. Ai e di se kush është në Hades dhe kush në Gehenë. Ndërsa për sa na takon neve, bëjmë mirë të jetojmë sipas vullnetit të Perëndisë.
Ringjallje për të jetuar në qiell: Për cilët?
Ringjallja më e jashtëzakonshme ka qenë ajo e Jezu Krishtit. Ai ‘u vra në mish, por u ngjall në frymë’. (1 Pjetrit 3:18) Askush më parë nuk ishte ringjallur ashtu si ai. Vetë Jezui tha: «Askush nuk është ngjitur në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, Birit të njeriut.» (Gjoni 3:13) Vërtet, Biri i njeriut ishte i pari që u ringjall dhe u ngrit në qiell si qenie frymore. (Veprat 26:23) Por do të pasohej edhe nga të tjerë. Në Shkrime thuhet: «Secili sipas radhës: Krishti fryti i parë, pastaj, gjatë pranisë së Krishtit, ata që i përkasin atij.»—1 Korintasve 15:23.
Një grup i vogël njerëzish, ‘ata që i përkasin Krishtit’, duhet të ringjallen për të jetuar në qiell për një qëllim të veçantë. (Romakëve 6:5) Ata do të sundojnë bashkë me Krishtin si ‘mbretër mbi tokën’. (Zbulesa 5:9, 10) Plus kësaj, ata do të shërbejnë si priftërinj në kuptimin që do të bëjnë pjesën e tyre për të zhbërë pasojat e mëkatit që njerëzimi ka trashëguar nga njeriu i parë, Adami. (Romakëve 5:12) Ata që do të sundojnë me Krishtin si mbretër dhe priftërinj janë 144.000. (Zbulesa 14:1, 3) Çfarë lloj trupi marrin ata kur ringjallen? «Trup frymor»,—thuhet në Bibël. Kjo bën të mundur që të jetojnë në qiell.—1 Korintasve 15:35, 38, 42-45.
Por, kur ringjallen për të shkuar në qiell? «Gjatë pranisë së Krishtit»,—përgjigjet 1 Korintasve 15:23. Ngjarjet botërore duke filluar nga viti 1914 tregojnë qartë se prania e Krishtit dhe ‘përfundimi i sistemit’ filloi në këtë vit. (Mateu 24:3-7) Prandaj kemi arsye për të arritur në përfundimin se ringjallja e të krishterëve besnikë në qiell tashmë ka filluar, megjithëse njerëzit sigurisht që nuk mund ta shohin këtë gjë. Kjo do të thotë se apostujt dhe të krishterët e hershëm janë ringjallur për të jetuar në qiell. Po të krishterët që jetojnë tani dhe që kanë shpresën e sigurt që u ka dhënë Perëndia për të sunduar me Krishtin në qiell? Ata ringjallen «sa hap e mbyll sytë», domethënë sapo vdesin. (1 Korintasve 15:52) Bibla thotë se këta «do të ringjallen të parët» ose kanë pjesë «në ringjalljen e parë», meqenëse ringjallja e këtij grupi të vogël prej 144.000 vetash bëhet para ringjalljes së grupit të panumërt të atyre që do të jetojnë në tokë.—Filipianëve 3:11; Zbulesa 20:6.
Cilët do të ringjallen për të jetuar në tokë?
Sipas Shkrimeve, pjesa dërrmuese e të vdekurve do të ringjallen për të jetuar në tokë. (Psalmi 37:29; Mateu 6:10) Duke përshkruar vegimin e tij të mrekullueshëm për ringjalljen, apostulli Gjon shkroi: «Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta, dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta. Vdekja dhe Hadesi u hodhën në liqenin e zjarrit. Kjo do të thotë vdekja e dytë, liqeni i zjarrit.» (Zbulesa 20:11-14) Ata që ndodhen në Hades, ose Sheol, në varrin e përbashkët të njerëzimit, janë në kujtesën e Perëndisë. Secili prej tyre do të çlirohet nga kthetrat e vdekjes. (Psalmi 16:10; Veprat 2:31) Dhe secili do të gjykohet sipas veprave që do të kryejë pasi të jetë ringjallur. Po çfarë do të ndodhë me vdekjen dhe Hadesin? Do të hidhen në «liqenin e zjarrit». Kjo do të thotë që vdekja, të cilën njerëzit e trashëguan nga Adami, nuk do të ketë më fuqi mbi ta.
Luka 7:11-17) Dhe në lidhje me prindërit e 12-vjeçares që Jezui solli përsëri në jetë, Bibla thotë: «Sakaq ata mbetën gojëhapur, të pushtuar nga një gëzim i madh.» (Marku 5:21-24, 35-42; Luka 8:40-42, 49-56) Në botën e re që Perëndia ka premtuar, do të jetë diçka e bukur të mirëpresim njerëzit tanë të dashur.
Mendoni pak për shpresën e bukur që jep premtimi i ringjalljes për ata që kanë humbur një njeri të dashur! Sa e gëzuar duhet të ketë qenë vejusha nga Naini kur Jezui i ringjalli të vetmin bir që kishte! (Por si ndikon te ne fakti që dimë të vërtetën për ringjalljen? «Shumë njerëz kanë frikë nga vdekja dhe as nuk duan ta mendojnë»,—thuhet në një enciklopedi (The World Book Encyclopedia). Përse? Sepse për shumicën e njerëzve vdekja është një mister, një e panjohur e frikshme. Duke ditur të vërtetën për gjendjen e të vdekurve dhe duke pasur shpresën e ringjalljes, mund të marrim kurajë, nëse përballemi me ‘armikun e fundit, vdekjen’. (1 Korintasve 15:26) Kjo njohuri na e bën më të lehtë dhembjen kur humbasim një mik të ngushtë ose një të afërm.
Kur do të fillojë ringjallja e atyre që do të jetojnë në tokë? Toka sot është plot dhunë, luftëra, gjakderdhje dhe ndotje. Në qoftë se të vdekurit do të ktheheshin në jetë në një tokë të tillë, sigurisht që lumturia e tyre nuk do të zgjaste shumë. Megjithatë, Krijuesi ka premtuar se së shpejti do t’i japë fund botës së sotme që është nën kontrollin e Satanait. (Proverbat 2:21, 22; Danieli 2:44; 1 Gjonit 5:19) Qëllimi i Perëndisë për tokën do të përmbushet së shpejti. Pastaj, në botën paqësore të Perëndisë, miliarda njerëz që tani janë në gjumin e vdekjes do të zgjohen përsëri.
[Figura në faqen 7]
Pjesa dërrmuese e të vdekurve do të ringjallen për të jetuar në tokë