Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vdekja​—Një realitet i frikshëm!

Vdekja​—Një realitet i frikshëm!

Vdekja​—Një realitet i frikshëm!

«QË NË çastin që një qenie njerëzore lind, në çdo moment ekziston mundësia që të vdesë»,—shkroi historiani britanik Arnold Tojnbi. Pastaj ai vazhdonte: «Dhe, në mënyrë të pashmangshme, kjo mundësi një ditë bëhet realitet.» Çfarë hidhërimi shkakton vdekja kur bie mbi një pjesëtar të dashur të familjes ose mbi një mik të ngushtë!

Për mijëvjeçarë, vdekja ka qenë një realitet i frikshëm për njerëzimin. Një ndjenjë pasigurie na pushton kur na vdes një njeri i shtrenjtë. Dhe vdekja nuk bën përjashtime. Nuk kursen asnjë. «Përballë dhembjes, të gjithë mbeten pa fjalë. Madje edhe më i mençuri i të mençurve nuk di ç’të thotë»,—shkruante një eseist i shekullit të 19-të. Kthehemi në fëmijë, të pashpresë, të paaftë për të ndryshuar diçka. As pasuria e as pushteti nuk mund të na e kthejë atë që kemi humbur. Të mençurit dhe të diturit nuk i kanë përgjigjet. Të fortët vajtojnë ashtu si edhe të dobëtit.

Mbreti David në Izraelin e lashtë përjetoi një hidhërim të tillë kur i vdiq Absalomi, djali i tij. Sapo mori vesh për vdekjen e tij, shpërtheu në lot dhe thirri: «Biri im Absalom, biri im, biri im Absalom! Ah, sikur të kisha vdekur unë në vendin tënd, o Absalom, biri im, biri im!» (2 Samuelit 18:33) Një mbret aq i fortë, që kishte mposhtur armiq të fuqishëm, nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. I pashpresë siç ishte, i mbetej vetëm të dëshironte që të kishte rënë ai në duart e ‘armikut të fundit, vdekjes’.—1 Korintasve 15:26.

A ka një zgjidhje për vdekjen, diçka që mund t’i japë fund asaj? Nëse po, çfarë shprese ka për të vdekurit? A do t’i takojmë përsëri të afërmit tanë? Artikulli vijues u përgjigjet këtyre pyetjeve, duke u bazuar në shkrimet biblike.