A e ka ende nën kontroll situatën Perëndia?
Një ftesë . . .
A e ka ende nën kontroll situatën Perëndia?
KATASTROFA natyrore, sëmundje vdekjeprurëse, korrupsion në instancat më të larta, sulme terroriste, luftëra, krime. Zor se kalon një ditë pa dëgjuar që ka ndodhur një nga këto gjëra. Pavarësisht nëse ju prekin apo jo këto probleme, patjetër që pyesni veten se si do t’i vejë filli kësaj bote dhe nëse do të jetë më mirë në të ardhmen.
Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, Dëshmitarët e Jehovait, në më shumë se 200 vende, do të mbajnë një fjalim publik me temë «A e ka ende nën kontroll situatën Perëndia?», një temë që është e vlefshme për të gjitha kohërat. Ky fjalim do të tregojë se çfarë thotë dhe çfarë premton Perëndia në Fjalën e tij të pagabueshme, në Bibël, në lidhje me këto pyetje mjaft të rëndësishme:
A interesohet Perëndia për problemet në tokë?
Si ndihet ai për njerëzit?
A shqetësohet për mirëqenien tuaj?
Në shumë vende, fjalimi do të mbahet të dielën, më 30 prill 2006, në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait. Me kënaqësi, Dëshmitarët në zonën tuaj do t’ju tregojnë se kur dhe ku do të mbahet.
Jemi të kënaqur t’ju ftojmë në këtë fjalim inkurajues, të cilin mund ta ndiqni falas. Duke u bazuar në Bibël, ky fjalim do t’i japë përgjigje bindëse pyetjes: A e ka ende nën kontroll situatën Perëndia?