Të kuptosh Biblën—Kënaqësi që mund ta kesh edhe ti
Të kuptosh Biblën—Kënaqësi që mund ta kesh edhe ti
BIBLA përmban të vërteta të çmuara nga Perëndia. Aty na tregohet për qëllimin e jetës, për shkakun e vuajtjeve dhe për të ardhmen e njerëzimit. Na mëson si të gjejmë lumturinë, si të bëjmë miq dhe si të përballojmë problemet me sukses. Për më tepër, ajo na mëson shumë për Jehovain, Krijuesin dhe Atin tonë qiellor. Dhe kjo njohuri na sjell kënaqësi dhe i jep kuptim jetës sonë.
Të marrësh njohuri për Perëndinë, në Bibël krahasohet me ngrënien. Jezui tha: «Njeriu s’jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.» (Mateu 4:4; Hebrenjve 5:12-14) Ashtu siç është e nevojshme që të hamë çdo ditë për të jetuar, po kaq e nevojshme është për ne të lexojmë rregullisht Fjalën e Perëndisë që të nxjerrim dobi nga premtimi i tij për jetën e përhershme.
Na pëlqen të hamë sepse jemi krijuar kështu dhe sepse plotësojmë një nevojë jetësore. Por kemi edhe një nevojë tjetër, të cilën duhet ta plotësojmë, nëse duam të jemi të lumtur. Jezui tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Dhe lumturia mund të arrihet, sepse kjo nevojë për të mësuar për Perëndinë mund të plotësohet duke kuptuar Fjalën e Perëndisë.
Është e vërtetë që disave u duket mjaft e vështirë të kuptojnë Biblën. Për shembull, mund të kesh nevojë për ndihmë në ato vargje biblike që flasin për zakone të panjohura ose aty ku përdoret një gjuhë figurative. Pastaj, ka edhe profeci të shkruara në një gjuhë simbolike Danieli 7:1-7; Zbulesa 13:1, 2) Por, pavarësisht nga gjithë këto, mund ta kuptosh Biblën. Pse mund të jesh i sigurt për këtë?
që mund të kuptohen vetëm duke studiuar pjesë të tjera biblike që trajtojnë të njëjtën temë. (Kënaqësi që mund ta kenë të gjithë
Bibla është Fjala e Perëndisë. Nëpërmjet saj Perëndia na tregon vullnetin e tij. A do të na jepte Perëndia një libër që është e pamundur ta kuptosh ose që mund ta kuptojnë vetëm ata me nivel të lartë arsimimi? Jo, Jehovai nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë. Krishti Jezu tha: «Cili është ai baba që, po t’i kërkojë i biri një peshk, i jep në vend të peshkut një gjarpër? Apo po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep? Kështu pra, nëse ju, edhe pse të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, aq më shumë Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!» (Luka 11:11-13) Prandaj, mund të jesh i sigurt se nuk është e pamundur ta kuptosh Biblën dhe, nëse i lutesh sinqerisht Perëndisë, ai do të të japë ndihmën e nevojshme për të kuptuar Fjalën e tij. Madje, edhe një fëmijë mund t’i kuptojë mësimet kryesore të Biblës.—2 Timoteut 3:15.
Megjithëse duhen përpjekje për të kuptuar Biblën, kjo mund të ketë një ndikim të fuqishëm dhe forcues te ne. Pas ringjalljes së tij, Jezui iu shfaq dy dishepujve dhe u foli për profecitë biblike. Në ungjillin e Lukës thuhet: «Duke nisur që nga Moisiu deri te gjithë profetët, u shpjegoi në të gjitha Shkrimet gjërat që kishin të bënin me të.» Dhe cili qe rezultati? Po atë natë, ndërsa mendonin për atë që kishin mësuar, dishepujt i thanë njëri-tjetrit: «A nuk na digjej zemra kur ai na fliste rrugës dhe na i zbërthente plotësisht Shkrimet?!» (Luka 24:13-32) Kuptueshmëria për Fjalën e Perëndisë u dha kënaqësi sepse u forcoi besimin te premtimet e Perëndisë dhe i bëri të kishin një pikëpamje pozitive për të ardhmen.
Në vend që të jetë një barrë, kuptueshmëria për Fjalën e Perëndisë është interesante dhe e dobishme, po aq e këndshme sa edhe një vakt i shijshëm e i shëndetshëm. Çfarë duhet të bësh që të fitosh një kuptueshmëri të tillë? Artikulli vijues tregon se si mund të gjesh kënaqësi në «njohurinë e Perëndisë».—Proverbat 2:1-5.
[Figura në faqen 4]
Si një Atë i dashur, Jehovai na jep frymën e shenjtë që të na ndihmojë të kuptojmë Biblën