Të ndjekim shembullin e Jezuit dhe të kujdesemi për të varfrit
Të ndjekim shembullin e Jezuit dhe të kujdesemi për të varfrit
VARFËRIA dhe shtypja gati kanë lindur me njerëzimin. Megjithëse Ligji i Perëndisë që iu dha izraelitëve kishte për qëllim të mbronte të varfrit dhe t’u lehtësonte vuajtjet, ky Ligj shpeshherë shpërfillej. (Amosi 2:6) Profeti Ezekiel demaskoi mënyrën se si trajtoheshin të varfrit. Ai tha: «Populli mashtron nëpërmjet planesh të kurdisura dhe grabit. Ai keqtrajton të munduarin e të varfrin dhe i ha hakun të ardhurit.»—Ezekieli 22:29.
Kur Jezui erdhi në tokë, gjendja ishte po e njëjta. Udhëheqësit fetarë nuk donin t’ia dinin fare për të varfrit dhe nevojtarët. Ata u përshkruan si «të dashuruar pas parave» dhe si ata që ‘gllabëronin shtëpitë e vejushave’ dhe që shqetësoheshin më shumë për ruajtjen e traditave, sesa për kujdesin që duhej t’u tregonin të moshuarve ose nevojtarëve. (Luka 16:14; 20:47; Mateu 15:5, 6) Është interesante se në ilustrimin e Jezuit për samaritanin e mirë, prifti dhe leviti, megjithëse e panë të plagosurin, vazhduan në anën tjetër dhe nuk e ndihmuan.—Luka 10:30-37.
Jezui u kujdes për të varfrit
Ajo çfarë thonë Ungjijtë për jetën e Jezuit tregon se ai i kuptonte vërtet problemet e të varfërve dhe ishte tepër i ndjeshëm ndaj nevojave të tyre. Megjithëse kishte jetuar në qiell, Jezui e zbrazi veten, mori formë njeriu dhe ‘u bë i varfër për hirin tonë’. (2 Korintasve 8:9) Kur pa turmën e njerëzve, ai «ndjeu keqardhje për ta, sepse ishin të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari». (Mateu 9:36) Rasti i vejushës së varfër tregon se Jezuit nuk i bënë përshtypje dhuratat e shumta të të pasurve që jepnin ‘ato që u tepronin’, por kontributi i vogël i vejushës. Veprimi i vejushës e preku, sepse «në skamjen e saj, hodhi gjithçka që kishte për të jetuar».—Luka 21:4.
Jezui jo vetëm që ndjeu keqardhje për të varfrit, por edhe u kujdes personalisht për nevojat e tyre. Ai dhe apostujt kishin një fond të përbashkët, i cili u jepte mundësinë të ndihmonin izraelitët në nevojë. (Mateu 26:6-9; Gjoni 12:5-8; 13:29) Jezui i nxiste ata që donin të ishin ithtarë të tij të kuptonin përgjegjësinë që kishin për të ndihmuar nevojtarët. Ai i tha një sundimtari të ri e të pasur: «Shit gjithçka që ke, shpërndajua të varfërve, e do të kesh një thesar në qiej. Pastaj eja dhe bëhu ithtari im.» Ai nuk donte të hiqte dorë nga zotërimet e tij, dhe kjo tregoi se e donte pasurinë më shumë sesa Perëndinë dhe njerëzit. Pra, ai nuk kishte cilësitë që nevojiteshin për të qenë dishepull i Jezuit.—Luka 18:22, 23.
Ithtarët e Krishtit kujdesen për të varfrit
Apostujt dhe ithtarët e tjerë të Krishtit vazhduan të kujdeseshin për të varfrit që ishin në mes tyre edhe pas vdekjes së Jezuit. Aty rreth vitit 49 të erës sonë, apostulli Pavël u takua me Jakovin, Pjetrin e Gjonin dhe biseduan për caktimin që i kishte dhënë Zotëria Jezu Krisht për të predikuar lajmin e mirë. Ata pranuan që Pavli dhe Barnaba të shkonin te «kombet» dhe t’u predikonin kryesisht johebrenjve. Por, Jakovi dhe shokët e tij e porositën Pavlin dhe Barnabën se ‘nuk duhej të harronin të varfrit’. Dhe për këtë, Pavli ‘u përpoq me zell’.—Galatasve 2:7-10.
Kur ishte në pushtet perandori Klaud, pjesë të ndryshme të perandorisë romake u përfshinë në një zi të rëndë buke. Për të dhënë ndihmën e tyre, të krishterët në Antioki «vendosën që gjithsecili, sipas mundësisë, të jepte ndihmë për vëllezërit që banonin në Jude. Kështu bënë dhe ua nisën pleqve nëpërmjet Barnabës dhe Saulit».—Veprat 11:28-30.
Po kështu edhe sot, të krishterët e vërtetë e kuptojnë që ithtarët e Jezuit duhet të tregojnë kujdes për të varfrit dhe nevojtarët, sidomos për të bashkëkrishterët që gjenden në nevojë. (Galatasve 6:10) Prandaj, tregojnë kujdes të vërtetë për ata që kanë nevoja materiale. Për shembull, në vitin 1998, një thatësirë e keqe rrënoi një pjesë të mirë të rajoneve verilindore të Brazilit. Thatësira prishi prodhimet e orizit, të fasules dhe të misrit, dhe kjo shkaktoi përhapjen e zisë së bukës, më e keqja që kishin pasur në 15 vjet. Madje në disa vende, u bë problem edhe uji i pishëm. Dëshmitarët e Jehovait, që jetonin në pjesë të tjera të vendit, formuan menjëherë komitetet e ndihmave, dhe brenda një kohe të shkurtër mblodhën tonelata me ushqime dhe paguan çmimin e transportit të tyre.
Dëshmitarët, që dhanë ndihmesën e tyre në këtë rast, shkruan në një letër: «Jemi shumë të kënaqur që mundëm të ndihmonim vëllezërit tanë, por sidomos sepse ia kemi gëzuar zemrën Jehovait. Nuk i harrojmë Jakovit 2:15, 16.» Në këto vargje thuhet: «Nëse një vëlla ose motër janë të zhveshur dhe nuk u mjafton ushqimi çdo ditë, e ndonjë nga ju u thotë: ‘Shkoni në paqe, rrini ngrohtë dhe ngopuni’, por nuk u jep çka u nevojitet për trupin, ç’dobi ka?»
kurrë fjalët eNë një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait në San-Paulo, një Dëshmitare e përulur dhe e zellshme, shpesh i duhet të luftojë me varfërinë që të sigurojë gjërat më të nevojshme. Ajo thotë: «Megjithëse jam e varfër, mesazhi i Biblës i ka dhënë kuptim të vërtetë jetës sime. Nuk e di si do të më vente filli, nëse nuk do të më kishin ndihmuar të bashkëkrishterët e mi.» Para ca kohësh, kjo e krishterë e palodhur kishte nevojë për t’u operuar, por nuk mund të paguante spitalin. Në këtë moment të veçantë, motrat e vëllezërit e krishterë në kongregacion mundën të mbulonin shpenzimet e operacionit të saj. Të krishterët e vërtetë anembanë botës i ndihmojnë të bashkëkrishterët që gjenden në nevojë.
Megjithatë, sado ngushëlluese qofshin këto përvoja, dihet që këto përpjekje të sinqerta nuk mund ta çrrënjosin varfërinë. Edhe qeveritë e fuqishme apo organizatat humanitare ndërkombëtare, megjithëse kanë pasur njëfarë suksesi, nuk kanë arritur ta zhdukin problemin e hershëm të varfërisë. Prandaj, lind pyetja: Cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e varfërisë dhe e problemeve të tjera që mundojnë njerëzimin?
Mësimet biblike sigurojnë ndihmë të përhershme
Në Ungjijtë tregohet se Jezu Krishti kryente shpesh vepra të mira për të varfrit dhe për ata që kishin nevoja të tjera. (Mateu 14:14-21) Por, pavarësisht nga kjo, cilës veprimtari i dha përparësi ai? Në një rast, pasi kishte ndihmuar disa nevojtarë për njëfarë kohe, Jezui u tha dishepujve të tij: «Le të shkojmë diku gjetkë, në qytezat këtej afër, që të predikoj edhe atje.» Po pse e ndërpreu atë që po bënte në ndihmë të të sëmurëve dhe të nevojtarëve që të vazhdonte veprën e predikimit? Shpjegimi i tij ishte: «Sepse për këtë qëllim [domethënë për të predikuar] kam ardhur.» (Marku 1:38, 39; Luka 4:43) Megjithëse për Jezuin ishte e rëndësishme të bënte vepra të mira për njerëzit që gjendeshin në nevojë, përgjegjësia e tij kryesore ishte të predikonte për Mbretërinë e Perëndisë.—Marku 1:14.
Ngaqë Bibla i inkurajon ‘të ndjekin me kujdes gjurmët e [Jezuit]’, të krishterët e ditëve të sotme u është dhënë një drejtim i qartë se çfarë gjëje duhet t’i japin përparësi kur përpiqen të ndihmojnë të tjerët. (1 Pjetrit 2:21) Ashtu si Jezui, ata i ndihmojnë njerëzit që gjenden në nevojë. Por, si Jezui, ata i japin përparësi kryesore veprës së predikimit të lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 5:14-16; 24:14; 28:19, 20) Po përse predikimi i mesazhit që gjendet në Fjalën e Perëndisë, duhet të ketë përparësi mbi nevojat e tjera?
Përvojat nga e gjithë bota tregojnë se kur njerëzit i kuptojnë dhe i zbatojnë këshillat praktike të Biblës, ata janë më të përgatitur për të përballuar problemet e përditshme, 1 Timoteut 4:8) Për çfarë shprese bëhet fjalë?
përfshirë edhe varfërinë. Përveç kësaj, mesazhi biblik për Mbretërinë e Perëndisë që predikohet nga Dëshmitarët e Jehovait sot, u jep njerëzve një shpresë për të ardhmen, një shpresë që na ndihmon të bëjmë një jetë që ia vlen ta jetosh, madje edhe në rrethanat më të vështira. (Fjala e Perëndisë na siguron për të ardhmen tonë: «Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj e një tokë të re, dhe në ta do të banojë drejtësia.» (2 Pjetrit 3:13) Kur Bibla flet për ‘tokën’, në disa raste u referohet njerëzve që jetojnë në të. (Zanafilla 11:1) Prandaj ‘toka e re’ dhe e drejtë që na premtohet se do të vijë, është një shoqëri njerëzish që kanë miratimin e Perëndisë. Më tej Fjala e Perëndisë premton se nën qeverisjen e Krishtit, ata që kanë miratimin e Perëndisë, do të shpërblehen me jetën e përhershme dhe do të bëjnë një jetë të mrekullueshme në një parajsë tokësore. (Marku 10:30) Këtë të ardhme të mrekullueshme mund ta kenë të gjithë, përfshirë edhe të varfrit. Në atë «tokë të re» problemi i varfërisë do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
[Kutia dhe figura në faqen 7]
SI «DO TA ÇLIROJË TË VARFRIN» JEZUI?—Psalmi 72:12
DREJTËSIA: «Le t’i gjykojë ai të munduarit e popullit, le t’i shpëtojë bijtë e të varfrit dhe le ta dërrmojë mashtruesin.» (Psalmi 72:4) Gjatë mbretërimit të Krishtit në tokë, do të ketë drejtësi për të gjithë. Nuk do të ekzistojë korrupsioni, kjo brengë që ka varfëruar shumë vende që kanë mundësi të jenë të pasura.
PAQJA: «Në ditët e tij, i drejti do të lulëzojë, dhe paqja do të jetë pa fund derisa të mos ketë më hënë.» (Psalmi 72:7) Një pjesë e mirë e varfërisë në botë vjen për shkak të konflikteve dhe luftërave midis njerëzve. Krishti do të sjellë paqe të përsosur mbi tokë, duke zhdukur kështu një nga shkaqet kryesore të varfërisë.
DHEMBSHURIA: «Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri, dhe do ta shpëtojë shpirtin e të varfërve. Nga shtypja dhe dhuna, do t’ua shpengojë shpirtin, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.» (Psalmi 72:12-14) I përvuajturi, i varfri dhe i shtypuri do të jenë pjesë e një familjeje të lumtur njerëzore, e bashkuar nën udhëheqjen e Mbretit Jezu Krisht.
BEGATIA: «Në tokë do të ketë drithë me bollëk.» (Psalmi 72:16) Gjatë mbretërimit të Krishtit, do të ketë begati dhe bollëk nga ana materiale. Njerëzit nuk do të vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe zia e bukës, që janë shkaqet kryesore të varfërisë sot.
[Figura në faqet 4, 5]
Jezui u interesua personalisht për nevojat e të varfërve
[Figura në faqen 6]
Mesazhi i Biblës jep shpresë të vërtetë