«Oh, sa e dua ligjin tënd!»
«Oh, sa e dua ligjin tënd!»
«Oh, sa e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.»—PSALMI 119:97.
1, 2. (a) Çfarë sprove kishte shkrimtari i frymëzuar i Psalmit 119? (b) Si reagoi ai dhe përse?
SHKRIMTARI i Psalmit 119 po haste një sprovë të rëndë. Me arrogancë, armiqtë që shpërfillnin ligjin e Perëndisë, talleshin me psalmistin dhe shpifnin për të. Princat këshilloheshin kundër tij dhe e përndiqnin. Të ligjtë e kishin rrethuar, e madje, edhe vetë jeta e tij ishte në rrezik. E gjithë kjo e bënte ‘të mos kishte gjumë nga hidhërimi’. (Psalmi 119:9, 23, 28, 51, 61, 69, 85, 87, 161) Por, megjithatë, ai këndoi: «Oh, sa e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.»—Psalmi 119:97.
2 Mund të pyesim veten: «Po si mund të ishte burim ngushëllimi e prehjeje për psalmistin ligji i Perëndisë?» Atë e mbante të fortë siguria se Jehovai interesohej për të. Ishte i lumtur ngaqë njihte dobitë e zbatimit të ligjit që Perëndia kishte dhënë me kaq dashuri, pavarësisht nga vështirësitë që i shkaktonin kundërshtarët. Ai e pranonte se Jehovai kishte qenë i mirë me të. Për më tepër, ndjekja e drejtimit që vinte nga ligji i Perëndisë, e bënte psalmistin më të mençur se armiqtë e tij, e madje e kishte mbajtur në jetë. Bindja ndaj ligjit i jepte paqe dhe një ndërgjegje të mirë.—Psalmi 119:1, 9, 65, 93, 98, 165.
3. Pse është një sfidë për të krishterët sot, të jetojnë sipas normave të Perëndisë?
3 Edhe sot, disa shërbëtorë të Perëndisë po hasin sprova të rënda besimi. Ndoshta jo një situatë që na kërcënon jetën, siç pati psalmisti, por ama jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». Shumë njerëz që takojmë përditë, s’duan t’ia dinë ç’është e mirë dhe e keqe në sytë e Perëndisë. I përqendrojnë synimet te vetja, janë materialistë dhe kanë një qëndrim arrogant e pa respekt. (2 Timoteut 3:1-5) Të rinjtë e krishterë duhet të përballen vazhdimisht me gjëra që ua bëjnë të vështirë të mbajnë normat morale. Në një mjedis të tillë, mund të jetë e vështirë të ruajmë dashurinë për Jehovain dhe për drejtësinë. Si të mbrohemi?
4. Si tregoi çmueshmëri psalmisti për ligjin e Perëndisë, dhe a duhet të veprojnë njësoj të krishterët?
4 Psalmisti linte kohë për të shqyrtuar thellë e me çmueshmëri ligjin e Perëndisë dhe kjo e ndihmonte t’u kundërvihej presioneve që haste. Kështu i hyri në zemër dashuria për këtë ligj. Në fakt, pothuajse çdo varg i Psalmit 119 përmend ndonjë aspekt të ligjit të Jehovait. * Sot, të krishterët nuk janë nën Ligjin e Moisiut, të cilin Perëndia ia dha kombit të lashtë të Izraelit. (Kolosianëve 2:14) Megjithatë, parimet e shprehura në atë Ligj kanë vlerë të përhershme. Këto parime e ngushëllonin psalmistin, e mund të ngushëllojnë edhe shërbëtorët e Perëndisë që po luftojnë për të përballuar vështirësitë e jetës së sotme.
5. Cilat aspekte të Ligjit të Moisiut do të shqyrtojmë tani?
5 Le të shohim ç’inkurajim mund të marrim
duke parë vetëm tri aspekte të Ligjit të Moisiut: ligjin e sabatit, rregullin për mbledhjen e prodhimeve të mbetura dhe urdhërimin për të mos lakmuar. Në secilin rast, do të shohim se kuptueshmëria e parimeve në të cilat bazohen këto ligje është jetësore për të përballuar sfidat që karakterizojnë kohët tona.Të plotësojmë nevojën për të njohur Perëndinë
6. Çfarë nevojash të domosdoshme kanë të gjithë njerëzit?
6 Njerëzit u krijuan me disa nevoja. Për shembull, që të ketë shëndet të mirë fizik, njeriu duhet të ketë patjetër ushqim, pije dhe strehim. Megjithatë, ai duhet të kujdeset edhe për ‘nevojën që të mësojë për Perëndinë’. Po të mos e plotësojë këtë nevojë, nuk do të jetë vërtet i lumtur. (Mateu 5:3) Kaq të domosdoshme e konsideronte Jehovai përmbushjen e kësaj nevoje të lindur te njeriu, saqë e urdhëroi popullin e tij të ndërpriste veprimtaritë normale për një ditë në javë, që t’u kushtonte vëmendje gjërave frymore.
7, 8. (a) Si e veçoi Perëndia sabatin nga ditët e tjera? (b) Për çfarë qëllimi shërbente sabati?
7 Ligji i sabatit theksonte sa e rëndësishme është t’u kushtohet kohë gjërave frymore. Herën e parë në Bibël, fjalën «sabat» e gjejmë në lidhje me manën që siguroi Perëndia në shkretëtirë. Izraelitëve iu tha se duhej ta mblidhnin gjashtë ditë në javë këtë bukë që u sigurua me anë të një mrekullie. Ditën e gjashtë duhej të mblidhnin «bukën e dy ditëve», sepse ditën e shtatë nuk do të kishte. Dita e shtatë do të ishte «një sabat i shenjtë për Jehovain» dhe, gjatë kësaj dite, secili duhej të rrinte ulur në vendin e vet. (Dalja 16:13-30) Në njërin nga Dhjetë Urdhërimet thuhej se në sabat nuk duhej bërë asnjë punë. Ishte një ditë e shenjtë. Ndëshkimi për ata që nuk e mbanin sabatin, ishte vdekja.—Dalja 20:8-11; Numrat 15:32-36.
8 Ligji i sabatit tregonte interesimin e Jehovait për mirëqenien fizike dhe frymore të popullit të tij. «Sabati u bë për njeriun»,—tha Jezui. (Marku 2:27) Ajo ditë jo vetëm që u jepte mundësi izraelitëve të pushonin, por edhe u jepte një rast për t’u afruar më shumë me Krijuesin dhe për t’i treguar dashurinë që kishin. (Ligji i përtërirë 5:12) Ishte një ditë që u kushtohej tërësisht interesave frymore. Ndër këto përfshihej adhurimi si familje, lutja dhe meditimi rreth Ligjit të Perëndisë. Ky ligj shërbente për t’i mbrojtur izraelitët, që të mos përdornin gjithë kohën dhe energjitë duke rendur pas gjërave materiale. Sabati u sillte ndër mend se marrëdhënia me Jehovain ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre. Jezui e përsëriti këtë parim të pandryshueshëm, kur tha: «Është shkruar: ‘Njeriu s’jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.’»—Mateu 4:4.
9. Çfarë mësimi gjejnë të krishterët në ligjin e sabatit?
Kolosianëve 2:16) A nuk është një përkujtues se edhe ne duhet t’u japim përparësi veprimtarive frymore? Nuk duhet që gjërat materiale ose zbavitjet të na bëjnë t’i lëmë pas dore veprimtaritë që kanë të bëjnë me adhurimin tonë. (Hebrenjve 4:9, 10) Pra, mund të pyesim veten: «Çfarë zë vend të parë në jetën time? A po i jap përparësi studimit, lutjeve, pranisë në mbledhjet e krishtere dhe pjesëmarrjes në shpalljen e lajmit të mirë të Mbretërisë? Apo kam interesa të tjera, që po i zëvendësojnë këto veprimtari?» Nëse i vëmë interesat frymore në vend të parë në jetën tonë, Jehovai na siguron se nuk do të na mungojnë gjërat e domosdoshme për të jetuar.—Mateu 6:24-33.
9 Popullit të Perëndisë nuk i kërkohet më që të mbajë një ditë sabati të mirëfilltë 24-orëshe, por ligji i sabatit nuk mbetet vetëm diçka me interes historik. (10. Si nxjerrim dobi duke u kushtuar kohë gjërave frymore?
10 Koha që kalojmë duke studiuar Biblën dhe botimet biblike, si edhe duke menduar thellë për mesazhin që përmbajnë, na ndihmon t’i afrohemi më shumë Jehovait. (Jakovi 4:8) Suzana, e cila, rreth 40 vjet më parë filloi të linte kohë për të studiuar rregullisht Biblën, e pranon se në fillim s’ishte shumë e këndshme. Ishte si një angari. Por, sa më shumë lexonte, aq më tepër i pëlqente. Tani, nëse për ndonjë arsye nuk bën dot studimin personal, e ndien vërtet mungesën. Ajo thotë: «Studimi më ka ndihmuar ta njoh Jehovain e ta konsideroj Atin tim. Kam besim tek ai, mbështetem tek ai dhe i afrohem lirshëm në lutje. Mahnitem kur shoh se sa shumë i do Jehovai shërbëtorët e tij, sa shumë kujdeset për mua dhe si më ka ndihmuar.» Sa gëzim të madh mund të ndiejmë edhe ne duke i plotësuar rregullisht nevojat tona frymore!
Ligji i Perëndisë për mbledhjen e prodhimeve të mbetura
11. Si funksiononte rregulli për mbledhjen e prodhimeve të mbetura?
11 Një aspekt i dytë i Ligjit të Moisiut, që pasqyronte interesin e Perëndisë për mirëqenien e popullit të vet, ishte e drejta për të mbledhur prodhimet e mbetura nga korrja ose nga vjelja. Jehovai urdhëroi që, kur një bujk izraelit të korrte arën, duhej t’i linte nevojtarët të mblidhnin atë që linin pas korrësit. Bujqit nuk duhej t’i korrnin arat deri në cep dhe as duhej të mblidhnin atë që mbetej në vresht a në ullishtë. Duajt që ishin lënë pa dashje në ara, nuk duheshin marrë. Ky ishte një ligj i dashur që u sillte dobi të varfërve, të ardhurve, jetimëve dhe vejushave. Është e qartë se mbledhja e prodhimeve të mbetura kërkonte shumë punë nga ana e tyre, por, falë këtij ligji, nuk do t’u duhej të lypnin.—Levitiku 19:9, 10; Ligji i përtërirë 24:19-22; Psalmi 37:25.
12. Çfarë mundësie u jepte bujqve rregulli për mbledhjen e prodhimeve të mbetura?
12 Ligji për mbledhjen e prodhimeve të mbetura nuk përcaktonte sasinë që duhej t’u linin bujqit nevojtarëve. Ishte në dorë të tyre të vendosnin nëse kufijtë e grurit të pakorrur në cepat e arave do të ishin të ngushtë apo të gjerë. Kështu, ky ligj mësonte bujarinë. U jepte bujqve mundësinë të tregonin çmueshmëri për Atë që u siguronte të korrat, sepse «kush i jep hir të varfrit, i jep lavdi [Bërësit të tij]». (Proverbat 14:31) Njëri nga ata që vepruan kështu ishte Boazi. Me dashamirësi, ai u sigurua që Rutha, një vejushë që po mblidhte kallinj në arat e tij, të mblidhte një sasi të madhe. Jehovai e shpërbleu me bollëk Boazin për këtë bujari.—Rutha 2:15, 16; 4:21, 22; Proverbat 19:17.
13. Çfarë na mëson ligji i lashtë i mbledhjes së prodhimeve të mbetura?
13 Parimi në të cilin bazohet ligji për mbledhjen e prodhimeve të mbetura, nuk ka ndryshuar. Jehovai pret që shërbëtorët e tij të jenë Luka 6:38.
bujarë, sidomos ndaj nevojtarëve. Sa më bujarë të jemi, aq më shumë bekime do të kemi. Jezui tha: «Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin. Do t’ju derdhin në prehër një masë të shkëlqyer, të ngjeshur, të tundur dhe që derdhet nga buzët. Sepse do t’ju matin me po atë masë që ju i matni të tjerët.»—14, 15. Si ta shfaqim bujarinë dhe çfarë dobish mund të kemi ne vetë dhe ata që ndihmojmë?
14 Apostulli Pavël na nxiti «të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim». (Galatasve 6:10) Pra, pa dyshim duhet të interesohemi që të bashkëkrishterët të marrin ndihmë frymore, sa herë që hasin sprova besimi. Por, mos kanë nevojë edhe për ndihmë praktike, për shembull, për të ardhur në Sallën e Mbretërisë ose për të bërë pazarin? A ka në kongregacion ndonjë të moshuar, të sëmurë ose që s’del dot nga shtëpia, i cili do ta vlerësonte një vizitë inkurajuese nga ju ose ndonjë ndihmë? Nëse përpiqemi të jemi të ndjeshëm ndaj këtyre nevojave, atëherë Jehovai mund të na përdorë për t’iu përgjigjur lutjeve të një nevojtari. Vërtet që kujdesi për njëri-tjetrin është një detyrim i krishterë, por i sjell dobi edhe atij që e tregon këtë kujdes. Shfaqja e dashurisë së sinqertë për bashkadhuruesit na jep shumë gëzim e kënaqësi të thellë dhe na sjell miratimin e Jehovait.—Proverbat 15:29.
15 Një mënyrë tjetër e rëndësishme se si e tregojnë të krishterët qëndrimin altruist, është duke përdorur kohën dhe energjitë e tyre për të folur për qëllimet e Perëndisë. (Mateu 28:19, 20) Kushdo që ka pasur kënaqësinë të ndihmojë dikë tjetër që t’ia kushtojë jetën Jehovait, e di sa të vërteta janë fjalët e Jezuit: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»—Veprat 20:35.
Të ruhemi nga lakmia
16, 17. Çfarë ndalonte urdhërimi i dhjetë dhe përse?
16 Aspekti i tretë që do të shqyrtojmë nga Ligji që Perëndia i dha Izraelit, është urdhërimi i dhjetë, që ndalonte lakminë. Ligji thoshte: «Mos dëshiro shtëpinë e tjetrit. Mos dëshiro gruan e tjetrit, as skllavin e as skllaven e tij, as demin e as gomarin e tij, as gjithçka që i Dalja 20:17) Asnjeri nuk mund të detyronte askënd që të zbatonte një urdhërim të tillë, sepse askush nuk mund të lexojë zemrën. Megjithatë, ai urdhërim e ngrinte Ligjin në një nivel shumë më të lartë se sistemet ligjore njerëzore. E bënte të vetëdijshëm çdo izraelit se do t’i jepte llogari drejtpërdrejt Jehovait, që mund të lexojë prirjet e zemrës. (1 Samuelit 16:7) Për më tepër, ky urdhërim sulmonte shkakun kryesor të shumë veprimeve të paligjshme.—Jakovi 1:14.
përket atij.» (17 Ligji kundër lakmisë e nxiste popullin e Perëndisë të shmangte materializmin, zilinë dhe ankesat për shortin e tyre në jetë. I ruante edhe nga tundimi për të vjedhur ose për të kryer imoralitet. Do të ketë gjithmonë të tjerë që kanë zotërimet materiale që neve na pëlqejnë ose që në ndonjë mënyrë duket se kanë më tepër sukses se ne. Nëse nuk i mbajmë nën kontroll mendimet tona në rrethana të tilla, mund të humbim lumturinë dhe të na hyjë zilia. Bibla e quan lakminë si shfaqje të ‘një gjendjeje mendore të pamiratuar’. Do të jetë shumë më mirë për ne të mos e kemi këtë ndjenjë.—Romakëve 1:28-30.
18. Cila frymë mbizotëron sot në botë, dhe çfarë pasojash negative sjell?
18 Fryma që mbizotëron në botën e sotme, nxit materializmin dhe konkurrencën. Me anë të reklamave, tregtia zgjon dëshirat për produkte të reja dhe shpesh përcjell idenë se nuk do të jemi të lumtur, po të mos i blejmë ato. Kjo është pikërisht fryma që dënonte Ligji i Jehovait. E ngjashme me të është dëshira për të ecur përpara në jetë me çdo kusht dhe për të grumbulluar pasuri. Apostulli Pavël paralajmëroi: «Ata që janë të vendosur të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme, të cilat i zhytin njerëzit në shkatërrim dhe në rrënim. Sepse dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme dhe duke rendur pas kësaj dashurie, disa kanë dalë nga rruga e besimit dhe janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.»—1 Timoteut 6:9, 10.
19, 20. (a) Cilat gjëra kanë vërtet vlerë për atë që e do ligjin e Jehovait? (b) Çfarë do të shqyrtohet në artikullin vijues?
19 Ata që e duan ligjin e Perëndisë i dallojnë rreziqet e frymës materialiste dhe janë të mbrojtur prej saj. Psalmisti, për shembull, iu lut Jehovait: «Prire zemrën time drejt përkujtuesve të tu dhe jo drejt përfitimit. Ligji i gojës sate është për të mirën time, po, është më i mirë se mijëra monedha ari dhe argjendi.» (Psalmi 119:36, 72) Kur jemi të bindur për vërtetësinë e këtyre fjalëve, e kemi më të lehtë të mbajmë ekuilibrin e duhur për të shmangur grackat e materializmit, të lakmisë dhe të pakënaqësisë për shortin tonë në jetë. Çelësi për fitimin më të madh është «përkushtimi hyjnor», jo grumbullimi i gjërave materiale.—1 Timoteut 6:6.
20 Parimet në të cilat bazohej Ligji që i dha Jehovai kombit të lashtë të Izraelit, janë po kaq të vlefshme në kohët tona të vështira, sa edhe në kohën kur Jehovai i dha Ligjin Moisiut. Sa më shumë t’i zbatojmë këto parime në jetën tonë, aq më shumë do t’i vlerësojmë, aq më tepër do t’i duam dhe aq më të lumtur do të jemi. Ligji ka shumë mësime të vlefshme për ne, dhe disa përkujtues të gjallë të vlerës së tyre i gjejmë në jetën dhe përvojat e personazheve biblike. Disa prej tyre do t’i shqyrtojmë në artikullin vijues.
[Shënimi]
^ par. 4 Përveç 4 vargjeve, 172 vargjet e tjera të këtij psalmi përmendin urdhërimet, vendimet gjyqësore, ligjin, urdhrat, rregullat, përkujtuesit, thëniet, udhët ose fjalën e Jehovait.
Si do të përgjigjeshit?
• Pse e donte ligjin e Jehovait shkrimtari i Psalmit 119?
• Ç’mund të mësojnë të krishterët nga ligji i sabatit?
• Ç’vlerë të përhershme ka ligji i Perëndisë për mbledhjen e prodhimeve të mbetura?
• Si na mbron urdhërimi kundër lakmisë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 21]
Çfarë theksonte ligji i sabatit?
[Figura në faqen 23]
Çfarë na mëson ligji për mbledhjen e prodhimeve të mbetura?