Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Besimi i saj u jep zemër të tjerëve

Besimi i saj u jep zemër të tjerëve

Besimi i saj u jep zemër të tjerëve

KUR lindi në dhjetor 1992, Silvia dukej sikur ishte një foshnjë krejt e shëndetshme. Por në moshën dyvjeçare u zbulua se ishte e sëmurë me fibrozë cistike, një sëmundje e pashërueshme që shkakton gjithnjë e më shumë probleme për frymëmarrjen dhe tretjen. Për të përballuar sëmundjen, Silvia merr çdo ditë 36 kokrra, thith ilaçe aerosol dhe bën fizioterapi. Meqë mushkëria e saj punon sa 25 për qind e një mushkërie normale, ajo duhet të mbajë me vete një rezervë oksigjeni, madje edhe kur del nga shtëpia.

«Megjithatë të mahnit mënyra se si Silvia e përballon sëmundjen,—thotë Tereza, e ëma.—Falë njohurisë për Shkrimet, ajo ka një besim të fortë. Ky besim e ndihmon t’i bëjë ballë pikëllimit dhe sikletit. Ajo kujton gjithnjë premtimin e Jehovait për një botë të re, ku të gjithë të sëmurët do të shërohen.» (Zbulesa 21:4) Ndonjëherë, kur familjarët e saj ndihen të shkurajuar, marrin zemër sapo shohin buzëqeshjen e Silvias që shpreh siguri. Ajo u thotë prindërve dhe vëllait: «Jeta në botën e re do të bëjë që t’i harrojmë fare vuajtjet e sotme.»

Silvia u flet rregullisht të tjerëve për lajmin e mirë që është në Fjalën e Perëndisë dhe njerëzit vërejnë se fytyra e saj rrezaton gëzim dhe lumturi. Edhe pjesëtarëve të kongregacionit të krishterë ku shkon ajo, në ishujt Kanarie, u pëlqen shumë të dëgjojnë fjalët e saj dhe ta shohin që merr pjesë në mbledhje. E pas çdo mbledhjeje Silvias i pëlqen të qëndrojë e të flasë me vëllezërit dhe motrat e krishtere. Karakteri i saj miqësor dhe i gëzuar ka bërë që të gjithë në kongregacion ta duan.

«Silvia na mëson diçka shumë të rëndësishme,—thotë i ati, Antonio.—Edhe pse mund të kemi probleme, jeta është një dhuratë nga Perëndia dhe duhet ta çmojmë.» Ashtu si Silvia, të gjithë shërbëtorët e Perëndisë, të rinj e të moshuar, mezi presin kohën kur «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»—Isaia 33:24.

[Figura në faqen 31]

Silvia po lexon një varg biblik, ndërsa mamaja mban rezervën e oksigjenit