Pyetje nga lexuesit
Pyetje nga lexuesit
A mund të përjashtohet një individ nga kongregacioni i krishterë ngaqë ka kryer ndyrësi, ashtu siç mund të përjashtohet për kurvëri ose sjellje të shthurur?
Po, një individ mund të përjashtohet nga kongregacioni, nëse, pa u penduar, praktikon kurvërinë, disa forma të ndyrësisë ose sjelljen e shthurur. Apostulli Pavël i përmend këto tri mëkate, bashkë me shkelje të tjera që çojnë në përjashtim, kur shkruan: «Veprat e mishit duken qartë, dhe ato janë: kurvëria, ndyrësia, sjellja e shthurur . . . po ju paralajmëroj . . . se ata që praktikojnë gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.»—Galatasve 5:19-21.
Fjala kurvëri (greqisht pornéia) përdoret për marrëdhëniet seksuale të paligjshme jashtë martesës së pranueshme sipas Biblës. Ajo përfshin kurorëshkeljen, prostitucionin, marrëdhëniet seksuale mes të pamartuarve, seksin oral e anal dhe manipulimin seksual të organeve gjenitale të dikujt me të cilin individi nuk është i
martuar. Një individ që, pa u penduar, praktikon «kurvëri», nuk ka vend në kongregacionin e krishterë.Fjala sjellje e shthurur (greqisht asélgeia) do të thotë: «Shfrenim moral, të qenët cipëplasur, sjellje e paturpshme, sjellje e fëlliqur.» Një fjalor (New Thayer’s Greek-English Lexicon) e përkufizon këtë term grek si «epsh i pafre, . . sjellje skandaloze, paturpësi, të qenët i pacipë». Sipas një fjalori tjetër, sjellja e shthurur është një formë sjelljeje që «shkel të gjitha kufijtë e asaj që është e pranueshme nga shoqëria».
Siç tregojnë përkufizimet e mësipërme, «sjellja e shthurur» përfshin dy aspekte: (1) vetë sjellja përbën një shkelje të rëndë të ligjeve të Perëndisë; dhe (2) qëndrimi i keqbërësit është pa respekt, i pacipë.
Pra, termi «sjellje e shthurur» nuk i referohet një sjelljeje të keqe të papërfillshme. Ajo ka të bëjë me akte që përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjeve të Perëndisë dhe që pasqyrojnë një qëndrim të pafytyrë ose përbuzës e pa pikë turpi—një frymë që tregon mungesë respekti, madje përçmim për autoritetin, ligjet dhe normat. Pavli e lidh sjelljen e shthurur me marrëdhëniet seksuale të paligjshme. (Romakëve 13:13, 14) Meqë te Galatasve 5:19-21 sjellja e shthurur renditet mes disa praktikave mëkatare që nuk do ta kualifikonin dikë të trashëgonte Mbretërinë e Perëndisë, ajo përbën bazën për qortim dhe për një përjashtim të mundshëm nga kongregacioni i krishterë.
Fjala ndyrësi (greqisht, akatharsía) është termi më i gjerë nga të tre termat e përkthyer «kurvëri», «ndyrësi» dhe «sjellje e shthurur». Ai përfshin papastërti të çdo lloji: në çështjet seksuale, në të folur, në veprime dhe në zakone e bindje fetare. «Ndyrësia» përfshin një gamë të gjerë mëkatesh të rënda.
Siç është shkruar te 2 Korintasve 12:21, Pavli përmend ata që «më parë kishin mëkatuar, por nuk janë penduar për ndyrësinë e tyre, për kurvërinë dhe sjelljen e shthurur që kanë praktikuar». Meqë ‘ndyrësia’ është renditur bashkë me «kurvërinë dhe sjelljen e shthurur», disa forma ndyrësie përligjin një veprim gjyqësor. Por ndyrësia është një term i gjerë që përfshin edhe gjëra që nuk janë me natyrë gjyqësore. Ashtu si një shtëpi mund të jetë paksa e ndotur ose krejt e fëlliqur, po kështu ka disa nivele ndyrësie.
Sipas Efesianëve 4:19, Pavli tha që disa individë ‘nuk kishin më asnjë ndjesi morale’ dhe «u dhanë pas sjelljes së shthurur për të bërë me lakmi ndyrësi të çdo lloji». Pra, Pavli e vendos ‘ndyrësinë me lakmi’, në të njëjtën kategori me sjelljen e shthurur. Nëse një i pagëzuar, pa u penduar praktikon ‘ndyrësi me lakmi’, ai mund të përjashtohet nga kongregacioni mbi bazën e ndyrësisë së rëndë.
Ta zëmë sikur një çift i fejuar përfshihet në shumë raste në puthje dhe përkëdhelje të rënda epshndjellëse. Pleqtë mund të vendosin që, edhe pse këta individë nuk shfaqën një qëndrim të pafytyrë, që karakterizon sjelljen e shthurur, në sjelljen e tyre kishte një masë lakmie. Prandaj pleqtë mund të ndërmarrin një veprim gjyqësor, sepse kemi të bëjmë me ndyrësi të rëndë. Ndyrësia e rëndë mund të jetë baza e përshtatshme për të trajtuar edhe rastin e një individi që, në mënyrë të përsëritur, bën telefonata me natyrë të hapur seksuale me një individ tjetër, sidomos nëse ishte këshilluar më parë për këtë gjë.
Nga ana e pleqve nevojitet aftësi dalluese për të bërë këto gjykime. Për të përcaktuar nëse përligjet një veprim gjyqësor, ata duhet të shohin me kujdes se çfarë ndodhi në të vërtetë dhe deri në ç’masë u krye. Nuk bëhet fjalë për të akuzuar për sjellje të shthurur këdo që nuk pranon këshillat biblike; dhe as nuk është problemi që të vendoset nga ana matematikore se sa herë një individ mund të kryejë një veprim mëkatar të caktuar, përpara se të kërkohet një veprim gjyqësor. Pleqtë duhet të peshojnë çdo situatë me kujdes e duke u lutur, dhe duhet të zbulojnë se çfarë ndodhi, e sa shpesh ndodhi, natyrën dhe masën e sjelljes së gabuar, si edhe qëllimin e motivin e keqbërësit.
Ndyrësia e rëndë nuk përfshin vetëm mëkatet seksuale. Për shembull, një djalë i pagëzuar pi disa cigare për një periudhë të shkurtër dhe 2 Korintasve 7:1) Nëse djali nuk pendohet, duhet përjashtuar.
ua rrëfen këtë prindërve. Ai është i vendosur të mos pijë më duhan. Kjo është ndyrësi, por nuk është shkallëzuar deri në pikën që të përbëjë ndyrësi të rëndë ose ‘ndyrësi me lakmi’. Mjafton t’i jepen këshilla biblike nga një ose dy pleq, si edhe t’i jepet mbështetja e prindërve. Por, nëse ai djalë pi duhan rregullisht, kjo do të ishte një ndotje e vullnetshme e mishit dhe duhet formuar një komitet gjyqësor për të trajtuar këtë rast të ndyrësisë së rëndë. (Disa të krishterë kanë parë pornografi. Ky është një veprim fyes për Perëndinë dhe pleqtë mund të tronditen që një bashkëbesimtar ka bërë një gjë të tillë. Megjithatë, nuk formohet një komitet gjyqësor për të gjitha rastet e shikimit të pornografisë. Për shembull, ta zëmë se një vëlla ka parë në disa raste pornografi të ashtuquajtura të lehta. Atij i vjen turp, i rrëfehet një plaku dhe është i vendosur të mos e përsërisë më këtë mëkat. Plaku mund të arrijë me të drejtë në përfundimin që sjellja e vëllait nuk është shkallëzuar deri në pikën që ai të jetë përfshirë në ‘ndyrësi me lakmi’; gjithashtu, ai nuk shfaqi një qëndrim të pafytyrë, që karakterizon sjelljen e shthurur. Edhe pse nuk do të përligjej një veprim gjyqësor, kjo lloj ndyrësie do të kërkonte që të jepeshin këshilla të forta biblike dhe ndoshta më pas pleqtë të jepnin ndihmë të mëtejshme.
Por, ta zëmë sikur një i krishterë ka parë fshehurazi për shumë vjet pornografi të neveritshme, që është degjeneruese në kuptimin seksual, dhe ka bërë çmos ta fshehë këtë mëkat. Një pornografi e tillë ndoshta paraqet përdhunime nga disa persona radhazi, lidhjen e personit gjatë marrëdhënies seksuale, tortura sadiste, keqtrajtim shtazarak të grave ose edhe pornografi me fëmijë. Kur të tjerët e marrin vesh këtë sjellje, atij i vjen shumë turp. Ai nuk ka qenë i pafytyrë, megjithatë pleqtë mund të vendosin se ai ‘është dhënë pas’ këtij zakoni të fëlliqur dhe ka praktikuar ‘ndyrësi me lakmi’, domethënë ndyrësi të rëndë. Duhet formuar një komitet gjyqësor sepse është përfshirë ndyrësia e rëndë. Nëse keqbërësi nuk shfaqi pendim hyjnor dhe një vendosmëri për të mos parë më kurrë pornografi, ai duhet përjashtuar. Në rast se ai ftonte të tjerë në shtëpi për të parë pornografi, duke e nxitur faktikisht këtë gjë, ai do të tregonte në këtë mënyrë se ka një qëndrim të pafytyrë, që karakterizon sjelljen e shthurur.
Termi biblik «sjellje e shthurur» gjithmonë përfshin një mëkat të rëndë, shpesh me natyrë seksuale. Kur përpiqen të identifikojnë sjelljen e shthurur, pleqtë duhet të shohin nëse ekziston pafytyrësia, një qëndrim cipëplasur, fëlliqësi, paturpësi dhe një sjellje që është tronditëse për moralin publik. Nga ana tjetër, shkeljet e rënda të ligjit të Jehovait që kryhen nga një individ që nuk shfaq një qëndrim të pafytyrë, mund të përfshijnë ‘lakminë’. Këto raste duhen trajtuar mbi bazën e ndyrësisë së rëndë që përfshijnë.
Të përcaktosh nëse dikush ka shkuar kaq larg, saqë është bërë fajtor për ndyrësi të rëndë ose sjellje të shthurur, është një përgjegjësi serioze, sepse bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Ata që gjykojnë këto raste duhet ta bëjnë këtë duke u lutur, duke i kërkuar Perëndisë frymën e tij të shenjtë, aftësi dalluese dhe kuptueshmëri. Pleqtë duhet të ruajnë pastërtinë e kongregacionit dhe duhet ta bazojnë gjykimin e tyre te Fjala e Perëndisë, si edhe te drejtimi i ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’. (Mateu 18:18; 24:45) Dhe në këto ditë të liga, më shumë se kurrë më parë, pleqtë duhet të mbajmë në mendje fjalët: «Kini kujdes për gjërat që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun, por për Jehovain.»—2 Kronikave 19:6.