Rritje inkurajuese në një ishull të bukur
Rritje inkurajuese në një ishull të bukur
KUJTDO që vjen në Tajvan i lënë mbresa bimët e gjelbra tropikale që mbulojnë ishullin. E gjelbra e bukur e filizave të orizit kthehet në të praruar kur vjen koha e korrjes. Pyjet e dendura e të harlisura veshin shpatet e maleve. Ndryshe nga qytetet e mbipopulluara, zonat me bimë të gjelbra e të shëndetshme që rriten në fusha e male, janë vërtet shumë çlodhëse. E në fakt, kjo i ra në sy edhe vizitorit të parë nga Perëndimi. Prandaj i vuri emrin Ilha Formosa ose «Ishulli i bukur».
Po, Tajvani është një ishull i bukur, por i vogël—vetëm 390 kilometra i gjatë dhe me gjerësi maksimale rreth 160 kilometra. Malet e larta zënë pjesën më të madhe të ishullit. Ju Shan (Mali Morison) është më i lartë se Mali Fuxhi në Japoni ose Mali Kuk në Zelandën e Re. Rreth e qark maleve qendrore shtrihen rrafshina të ngushta bregdetare që zbresin gjer në det. Ato mizërojnë nga popullsia e zhurmshme e Tajvanit, që tashmë i ka kaluar 22 milionë banorë.
Një lloj i ri rritjeje
Megjithatë, një lloj tjetër rritjeje po bëhet gjithnjë e më e dukshme në Tajvan—rritja e veprës së Dëshmitarëve të Jehovait. Kjo pasqyrohet në zellin që tregojnë njerëzit, të rinj e të moshuar, kur njohin Perëndinë e vërtetë, Jehovain. Është vërtet mbresëlënëse të shohësh rritjen e numrit të atyre që me zell i ndihmojnë të tjerët të mësojnë për Jehovain dhe qëllimin e tij.
Nga rritja lind nevoja për zgjerim. Në dhjetor të vitit 1990, u ble një pronë për zgjerimin e zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërtesa e mëparshme në Tajpei tashmë ishte tepër e vogël si qendër për mbikëqyrjen e veprimtarisë së 1.777 lajmëtarëve të Mbretërisë që ishin në Tajvan në atë kohë. Në gusht të vitit 1994, ndërtesat e reja e të Psalmi 110:3.
bukura ishin gati për të hapur dyert falë punës së palodhur e për vite me radhë të vullnetarëve vendës e ndërkombëtarë nga të gjitha moshat. Në atë kohë, 2.515 veta merrnin pjesë në përhapjen e lajmit të mirë që jep fjala e Perëndisë, Bibla. Sot, më shumë se dhjetë vjet më vonë, ky numër e ka kaluar dyfishin, duke arritur në më se 5.500 lajmëtarë. Çdo muaj, gati një e katërta e këtyre lajmëtarëve marrin pjesë në kohë të plotë në predikimin e lajmit të mirë. Në veçanti vlejnë për t’u përmendur të rinjtë e të rejat që janë si ‘bulëzat e vesës’ së mëngjesit që sjellin freskim.—Fëmijët rriten frymësisht
Shumë lajmëtarë të zellshëm të lajmit të mirë janë fare të rinj në moshë. Disa janë në shkollën fillore. Për shembull, në një qytezë në veri të Tajvanit, një çift, për herë të parë, mori një ftesë për të ndjekur Shkollën e Shërbimit Teokratik, ku Dëshmitarët e Jehovait stërviten që t’u mësojnë të tjerëve të vërtetat biblike. Çifti u habit kur pa në podium një djalë të vogël, Vejunin, që e lexonte Biblën më mirë se shumë të rritur. Pastaj në mbledhjet e tjera, u bëri mjaft përshtypje që edhe fëmijët e moshës parashkollore jepnin përgjigje të zgjuara. Ky çift lavdëroi sjelljen e mirë të fëmijëve në Sallën e Mbretërisë.
Përse këta fëmijë janë kaq të dhënë pas arsimimit biblik, në këtë vend ku mbizotërojnë budizmi dhe taoizmi? Kjo vjen ngaqë prindërit e tyre të krishterë kanë zbatuar parimet biblike dhe kanë ndërtuar një jetë të lumtur familjare që përqendrohet në marrëdhënien e tyre me Jehovain. Meqë prindërit e Vejunit të vogël përpiqen ta bëjnë të këndshëm studimin e Biblës si familje dhe daljen në predikim, vëllai dhe motra e tij, që janë më të mëdhenj, tashmë janë pagëzuar si Dëshmitarë. Kohët e fundit, kur Vejuni kërkoi të merrte pjesë në veprën e predikimit, nëna tha se i biri atë muaj kishte shpërndarë tashmë më shumë revista se të gjithë të tjerët në familje, të marrë së bashku. Duket qartë se atij i pëlqen të flasë për të vërtetën, të komentojë në mbledhje dhe të bisedojë me të tjerët për gjërat që ka mësuar.
Teksa rriten
Si ecin këta fëmijë teksa rriten? Shumica vazhdojnë të tregojnë dashuri të vërtetë për Jehovain dhe për shërbimin. Për shembull, Huepinga është studente. Një ditë profesori i saj tha se kishte dëgjuar për anëtarët e një feje të cilët nuk pranonin të bënin transfuzion gjaku, por nuk e dinte se cilët ishin. Pas mësimit, kjo vajzë e krishterë i shpjegoi mësuesit se ata ishin Dëshmitarët e Jehovait dhe i tha përse mbajnë këtë qëndrim.
Një mësuese tjetër shfaqi para klasës një video për sëmundjet që transmetohen seksualisht. Në video përmendej 1 Korintasve 6:9, por ajo tha se Bibla nuk e dënon homoseksualizmin. Edhe kësaj here, Huepinga arriti t’i shpjegonte mësueses pikëpamjen e Perëndisë për këtë çështje.
Kur një shoqe e klasës, Shusha, po përgatiste një ese për dhunën në familje, Huepinga i dha revistën Zgjohuni! të 8 nëntorit 2001, me titull «Ndihmë për gratë e keqtrajtuara». I shpjegoi se revista përmbante shumë informacione të bazuara në Bibël rreth këtij problemi. Me kalimin e kohës, Shusha u bë një lajmëtare e papagëzuar. Sot, ajo dhe Huepinga u predikojnë lajmin e mirë të tjerëve.
Shumë të krishterë që janë në shkollë shohin se nuk është e lehtë të të njohin si njeri që jeton sipas parimeve biblike, sidomos në qytezat e vogla. Xihaut iu desh të përballonte presionin e bashkëmoshatarëve për shkak të besimit dhe të predikimit. Ai thotë: «Isha shumë i mërzitur dhe kisha frikë se mos më kapitullin 1 të Zanafillës e pastaj të diskutoja pyetje të tilla, si: ‘Kush e bëri tokën dhe gjithçka që është në të? Nga erdhi njeriu?’ Sa fillova të lexoja nga Shkrimet, disa nisën të talleshin, duke thënë se isha supersticioz. Megjithatë vazhdova dhe e çova deri në fund fjalimin. Pas kësaj, pata mundësi të flitja vetëm për vetëm me disa nga shokët e klasës për veprimtarinë dhe për bindjet tona. Tani kur më shohin në predikim, nuk më tallin më!»
shihnin shokët kur u predikoja njerëzve. Kishte raste kur më tallnin dhjetë veta njëherësh!» Një ditë mësuesi i dha si detyrë Xihaut të fliste për fenë e tij para klasës. «Vendosa që të filloja meXihau vazhdon: «Meqë prindërit e mi janë Dëshmitarë, e diskutojmë së bashku çdo mëngjes shkrimin e ditës. Gjithashtu studiojmë rregullisht Biblën dhe i ndjekim gjithnjë mbledhjet. Ja përse jam gati të përballoj çdo njeri që mund të më tallë prapë kur përpiqem t’u flas të tjerëve për të vërtetat ngushëlluese të Biblës.»
Tinxhmei është nxënëse në një shkollë profesionale. Një herë, disa shoqe të klasës e ftuan të shkonin në piknik me ca djem të një shkolle tjetër. Ajo e kuptoi se një shoqëri e tillë përbënte një rrezik nga ana morale, dhe nuk pranoi. Ftesën ia bënë disa herë, edhe pse ajo u foli shoqeve për gjëra edukative nga libri Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. * Vajzat e tallnin dhe thoshin se kishte mbetur prapa botës. Megjithatë, shpejt e panë se sa e mençur është të ndjekësh parimet biblike, kur njëra nga vajzat mbeti shtatzënë dhe abortoi. Tinxhmei thotë: «Duke bërë çfarë thotë Jehovai kam mbajtur një ndërgjegje të pastër. Prandaj, përbrenda ndiej gëzim dhe kënaqësi të thellë.»
Kapërcejnë vështirësitë e rritjes
Reveni është shoqe e ngushtë me Tinxhmein. Kur ishte më e vogël, i dukej e mërzitshme të shkonte vazhdimisht në mbledhjet e krishtere dhe në shërbim. Megjithatë, duke parë ndryshimin e madh mes dashurisë së sinqertë që kishte në kongregacion dhe shoqërisë sipërfaqësore që gjente te shokët e klasës, u bind se kishte nevojë të ndryshonte ca gjëra në jetën e saj. Reveni filloi t’u predikonte shokëve të klasës dhe shpejt e kuptoi më mirë se ç’duhej të bënte. Nisi të shërbente si pioniere ndihmëse, duke kaluar më shumë
se 50 orë në muaj në veprën e predikimit. Pastaj filloi si pioniere e rregullt, duke harxhuar më se 70 orë në muaj në shërbim. Reveni thotë: «Nuk di si ta shpreh se sa mirënjohëse i jam Jehovait. Ai kurrë nuk i hoqi shpresat nga unë. Edhe pse bëja gjëra që e mërzitnin, prapëseprapë më donte. Edhe nëna e të tjerët në kongregacion treguan të njëjtën dashuri. Tani që po drejtoj pesë studime biblike, e ndjej se po marr pjesë në veprën që sjell më shumë gëzim.»Në një shkollë të mesme fshati, dy Dëshmitarë u caktuan të përfaqësonin shkollën në një konkurs me valle popullore. Kur morën vesh për natyrën e konkursit si edhe arsyen pse do të zhvillohej, këta të rinj menduan se po të merrnin pjesë do të shkelnin ndërgjegjen e tyre të krishterë. U përpoqën të shpjegoheshin dhe kërkuan të mos konkurronin, por kërkesën e tyre nuk e morën parasysh. Përkundrazi, mësuesit u thanë se kishin caktuar ata, prandaj duhej të shkonin se s’bën. Meqë nuk donin të bënin kompromis, djemtë u lidhën me anë të Internetit me Ministrinë e Arsimit. Dërguan një letër ku sqaruan problemin që kishin. Megjithëse nuk morën personalisht një përgjigje nga ministria, shpejt shkolla mori udhëzimin që të mos detyronte askënd për të shkuar në konkurs. Sa u gëzuan të rinjtë kur panë se mësimi që kishin marrë nga Bibla, jo vetëm që u modeloi ndërgjegjen, por edhe u dha forcën për të bërë atë që është e drejtë!
Edhe ata me kufizime fizike kënaqen shumë duke u folur të tjerëve për shpresën që vjen nga Bibla. Minjuja ka qenë e paralizuar që nga lindja. Meqë nuk i përdor dot duart, për të gjetur shkrimin që do të lexojë, ajo i hap faqet e Biblës me gjuhë. Për të mbajtur fjalimet në Shkollën e Shërbimit Teokratik, ajo ulet në një kolltuk të ulët, kurse ndihmësja ulet në një stol të vogël dhe i mban mikrofonin. Sa prekëse është të shohësh se sa përpiqet Minjuja për të përgatitur këto fjalime!
Kur Minjuja donte të bëhej lajmëtare e Mbretërisë, disa motra në kongregacion mësuan si të jepnin dëshmi me telefon që ta ndihmonin. Ajo shtyp butonat me gjuhë, kurse motrat e ndihmojnë të mbajë shënime për rivizitat. Asaj i pëlqen kaq shumë kjo vepër, saqë është bërë pioniere ndihmëse, dhe kalon 50 deri në 60 orë në muaj duke u folur të tjerëve me anë të telefonit për Mbretërinë e Perëndisë. Ajo ka gjetur disa që e pranojnë literaturën biblike dhe kanë dëshirë që ajo t’u flasë sërish duke i rivizituar. Falë kësaj metode, tani ajo drejton tri studime biblike.
Po, si bulëza freskuese vese, të rinjtë e të rejat në 78 kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait në Tajvan po u çojnë me gatishmëri e me zell lajmin e mirë e jetësor të Mbretërisë miliona banorëve të këtij ishulli mjaft të populluar. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e plotësimit mbarëbotëror të profecisë së mëposhtme biblike: «Populli yt do të paraqitet vullnetarisht ditën kur t’u prish në luftë forcave të tua ushtarake. Të stolisur me shenjtëri, nga gjiri i agimit, të rinjtë e tu do të vijnë si bulëza vese.» (Psalmi 110:3) Sa inkurajues janë këta të rinj për predikuesit e tjerë më të rritur e mbi të gjitha, sa e gëzojnë Atin e tyre qiellor, Perëndinë Jehova!—Proverbat 27:11.
[Shënimi]
^ par. 16 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Kutia dhe figura në faqen 10]
NEVOJITEN MË SHUMË SALLA MBRETËRIE
Me rritjen e numrit të lajmëtarëve në Tajvan, është bërë shumë e vështirë për Salla Mbretërie. Përse? Sepse, pothuajse nuk ka fare vende të përshtatshme për të ndërtuar Salla Mbretërie, përveçse në disa zona rurale. Veç kësaj, çmimet e tokës janë stratosferike dhe ligjet për ndërtimin e objekteve janë shumë rrepta. Në qytete më të mëdha, e vetmja mundësi është të blesh mjedise zyrash dhe t’i kthesh në Salla Mbretërie. Megjithatë, shumë zyra kanë tavanë shumë të ulët, duhet të paguash tarifa të larta për mirëmbajtje, ndodhen në ndërtesa të sigurisë së lartë ose ka arsye të tjera që i bëjnë të papërshtatshme për t’u përdorur si Salla Mbretërie.
Gjithsesi, vitet e fundit, Dëshmitarët e Jehovait në Tajvan kanë arritur të sigurojnë disa Salla Mbretërie të reja. Përpjekjet për të gjetur vende të tjera vazhdojnë dhe Dëshmitarët tregohen të gatshëm të mësojnë aftësitë bazë që duhen për ndërtim dhe të marrin mbi supe përgjegjësinë për mbulimin e kostos.