Adhurimi i mirë për ju
Adhurimi i mirë për ju
«ËSHTË gjë e mirë që t’i afrohem Perëndisë»,—tha psalmisti Asaf. Për një moment kishte menduar që do të ishte më mirë për të, nëse do të imitonte ata që e shpërfillnin Perëndinë dhe synonin rehatinë personale. Por pas kësaj, Asafi mendoi për të mirat që do të vinin po t’i afrohej Perëndisë, dhe arriti në përfundimin se kjo ishte gjëja më e mirë për të. (Psalmi 73:2, 3, 12, 28) A është adhurimi i vërtetë gjëja më e mirë për ju sot? Ç’të mira do t’ju sjellë?
Adhurimi i Perëndisë së vërtetë ju ndihmon të keni diçka më me vlerë sesa një jetë të përqendruar te vetvetja. Për shkak të mënyrës si jemi krijuar nga «Perëndia i dashurisë» ata që rendin vetëm pas interesave të tyre, nuk gjejnë kurrë lumturi. (2 Korintasve 13:11) Jezui na mësoi një të vërtetë themelore për natyrën njerëzore kur tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.» (Veprat 20:35) Ja pse ndiejmë gëzim kur bëjmë diçka për miqtë dhe për familjen. Por lumturia më e madhe vjen kur bëjmë diçka për Perëndinë. Ai e meriton dashurinë tonë më shumë se kushdo. Miliona njerëz nga të gjitha shtresat kanë kuptuar se është më se e kënaqshme të adhurosh Perëndinë duke bërë atë që ai kërkon.—1 Gjonit 5:3.
Ndihmon të keni një qëllim në jetë
Adhurimi i vërtetë është i mirë për ju, sepse ju jep një qëllim në jetë. A e keni vënë re sa shpesh lidhet lumturia me mendimin se po bëni diçka që ia vlen? Shumë njerëz kanë një qëllim në jetë; ose për familjen, miqtë, biznesin, ose për kënaqësitë. Për shkak të pasigurive, shpesh nuk arrijnë lumturinë me këto gjëra. (Eklisiastiu 9:11) Megjithatë, adhurimi i vërtetë ju ndihmon të keni një qëllim më të lartë, një qëllim që fal kënaqësi edhe kur zhgënjeheni në fusha të tjera të jetës.
Adhurimi i vërtetë do të thotë të njohësh Jehovain dhe t’i shërbesh me besnikëri. Ata që e praktikojnë, afrohen shumë me Perëndinë. (Eklisiastiu 12:13; Gjoni 4:23; Jakovi 4:8) Mund të mendoni se është e vështirë ta njihni Perëndinë aq mirë sa të bëheni miq me të. Por, po të meditoni për tregimet që flasin për marrëdhënien që ka pasur me njerëzit dhe po të mendoni për gjërat që ka krijuar, mund të dalloni disa veçori të personalitetit të tij. (Romakëve 1:20) Përveç kësaj, duke lexuar Fjalën e Perëndisë, mund të kuptoni pse jemi këtu, pse i lejon Perëndia vuajtjet, si do t’u japë fund atyre dhe ç’është më e mahnitshmja, si mund të luani një rol të rëndësishëm në qëllimin e tij. (Isaia 43:10; 1 Korintasve 3:9) Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’ju japin një qëllim të ri në jetë.
Ndihmon të bëheni njerëz më të mirë
Adhurimi i vërtetë është i mirë, sepse ju ndihmon të bëheni njerëz më të mirë. Ndërsa praktikoni adhurimin e vërtetë, zhvilloni një personalitet që ju ndihmon të keni një marrëdhënie më të mirë me të tjerët. Mësoni nga Perëndia dhe Biri i tij si të jeni të ndershëm, të flitni me mirësjellje dhe të jeni të përgjegjshëm. (Efesianëve 4:20–5:5) Nëse e njihni Perëndinë aq mirë sa ta doni, do të nxiteni ta imitoni. Bibla thotë: «Bëhuni, imitues të Perëndisë, si bij të dashur dhe vazhdoni të ecni në dashuri.»—Efesianëve 5:1, 2.
A nuk është bukur të rrethohesh nga njerëz që imitojnë dashurinë e Perëndisë? Jemi të kënaqur që nuk e adhurojmë të vetëm Perëndinë 1 Korintasve 14:33) Ashtu si miliona të tjerë, mund të kuptoni se shoqërimi me një grup të krishterësh të organizuar siç duhet, mund të ndikojë për mirë në pikëpamjen tuaj.
e vërtetë. Adhurimi të lidh me njerëz të tjerë që e duan atë që është e drejtë dhe e mirë. Sigurisht, mund të mos ju pëlqejë ideja e fesë së organizuar. Por, ashtu si e pamë në artikullin e mëparshëm, shumë fe janë të organizuara, por jo në mënyrën e duhur dhe për qëllimin e duhur. Mjaft nga fetë e organizuara kanë qëllime jo të krishtere. Popullin e Perëndisë e ka organizuar vetë Jehovai për një qëllim fisnik. Bibla thotë: «Perëndia nuk është një Perëndi i çrregullimit, por i paqes.» (Jep shpresë për të ardhmen
Shkrimet e Shenjta tregojnë se Perëndia po organizon adhuruesit e vërtetë në mënyrë që të mbijetojnë gjatë fundit të këtij sistemi dhe të trashëgojnë një tokë të re ku «do të banojë drejtësia». (2 Pjetrit 3:13; Zbulesa 7:9-17) Pra, për ju është i mirë ai adhurim që jep shpresë, dhe kjo është e domosdoshme për lumturinë. Disa e mbështetin shpresën e tyre për të ardhmen në stabilitetin politik, thurin ëndrra në fushën e biznesit ose shpresojnë të gëzojnë një shëndet të mirë dhe një pension të kënaqshëm. Por pak prej këtyre gjërave sigurojnë një themel të fortë që premton një të ardhme më të lumtur, për të mos thënë asnjëra. Nga ana tjetër, apostulli Pavël shkroi: «E kemi varur shpresën tonë te një Perëndi i gjallë.»—1 Timoteut 4:10.
Nëse bëni një kërkim të kujdesshëm, mund të gjeni adhuruesit e vërtetë. Në botën e sotme të përçarë, dashuria dhe uniteti janë dy veçori që dallohen qartë te Dëshmitarët e Jehovait. Ata janë thuajse nga të gjitha kombet dhe kanë formime të ndryshme, e megjithatë, i bashkon dashuria për Jehovain dhe për njëri-tjetrin. (Gjoni 13:35) Ata ju ftojnë të mësoni vetë përvojën e tyre. Asafi shkroi: «Është gjë e mirë që t’i afrohem Perëndisë.»—Psalmi 73:28.
[Figura në faqen 7]
Mund të bëheni miq me Perëndinë