Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Oh, sa e dua ligjin tënd!»

«Oh, sa e dua ligjin tënd!»

«Oh, sa e dua ligjin tënd!»

PSALMI 119 është një këngë që shpreh ndjenjat e kompozitorit të saj për mesazhin ose fjalën e frymëzuar të Perëndisë. Psalmisti këndon: «Si thesar i ruaj në zemër fjalët e tua.» «Do t’i kem në zemër ligjet e tua.» «Shpirti im tretet përherë nga dëshira e zjarrtë për vendimet e tua gjyqësore.» «Përkujtuesit e tu i kam në zemër.» «Sa fort i dua urdhrat e tu!» «Do të tregoj se urdhërimet e tua i kam në zemër dhe i dua.» «Do ta mbaj mendjen te rregullat e tua.» «Oh, sa e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.»—Psalmi 119:11, 16, 20, 24, 40, 47, 48, 97.

Çfarë çmueshmërie nga zemra që kishte psalmisti për fjalën e Perëndisë! A ndien të njëjtën gjë për mesazhin e Fjalës së Perëndisë, Biblën? A dëshiron të zhvillosh një dashuri të tillë për të? Nëse është kështu, së pari, duhet ta bësh zakon që ta lexosh Biblën rregullisht, çdo ditë nëse është e mundur. Jezu Krishti tha: «Njeriu s’jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Jehovait.» (Mateu 4:4) Së dyti, duhet të meditosh për atë që lexon. Duke menduar thellë për të vërtetën për Perëndinë, për cilësitë, vullnetin dhe qëllimin e tij, do të të rritet çmueshmëria për Biblën. (Psalmi 143:5) Dhe, më e rëndësishmja, zbatoji këshillat e saj të vlefshme në jetën e përditshme.—Luka 11:28; Gjoni 13:17.

Si mund të nxjerrësh dobi duke i pasur në zemër gjërat që thuhen në Bibël? «Lum ata që zbatojnë përkujtuesit e [Perëndisë]!»—thuhet te Psalmi 119:2. Përkujtuesit që gjenden në Bibël do të të ndihmojnë t’u bësh ballë me sukses problemeve në jetë. (Psalmi 1:1-3) Do të fitosh mençuri, gjykim të thellë dhe kuptueshmëri, të cilat do të të ndihmojnë që ‘të mos i vësh këmbët në asnjë rrugë të keqe’. (Psalmi 119:98-101) Duke ditur të vërtetën për Perëndinë dhe qëllimin e tij për tokën, jeta jote do të ketë më shumë kuptim dhe shpresa jote për të ardhmen do të jetë e ndritur.—Isaia 45:18; Gjoni 17:3; Zbulesa 21:3, 4.

Dëshmitarët e Jehovait interesohen shumë që t’i ndihmojnë njerëzit të njohin më mirë Biblën dhe të zhvillojnë dashuri për mesazhin e saj. Të ftojmë përzemërsisht që t’i përgjigjesh ftesës vijuese.