Danieli dhe distinktivi i kongresit
Danieli dhe distinktivi i kongresit
JEZUI i qortoi udhëheqësit fetarë që e mbanin veten për të drejtë, sepse u indinjuan kur panë disa djem të vegjël që lëvdonin publikisht Perëndinë. Me të drejtë Jezui i pyeti: «Nuk e keni lexuar kurrë këtë: ‘Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave të gjirit ke marrë lavdi.’»—Mateu 21:15, 16.
Danieli gjashtëvjeçar, që shkon në një kongregacion në gjuhën ruse në Gjermani, është një shembull që tregon se edhe në ditët tona ka fëmijë që lëvdojnë Jehovain. Ai, bashkë me mamanë dhe motrën, ndoqi një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait në Duisburg. Kjo ishte hera e parë që ndiqnin një kongres kaq të madh. Gjithçka ishte e re për ta: hoteli, auditori i madh, të rrinin ulur tri ditë, pagëzimi, si edhe drama. Si u soll Danieli? Shkëlqyeshëm.
Të hënën, pasi ishin kthyer nga kongresi, Danieli u ngrit herët për të shkuar në kopsht. Por, çfarë mbante ende në xhaketë? Distinktivin që e identifikonte si delegat të kongresit! Mamaja i tha: «Kongresi mbaroi. Sot mund ta heqësh distinktivin.» Por Danieli iu përgjigj: «Dua që të gjithë ta marrin vesh se ku kam qenë dhe të dinë se çfarë kam mësuar.» Prandaj, tërë ditën në kopsht, ai mbajti me krenari distinktivin. Kur edukatorja e pyeti për distinktivin, Danieli i përshkroi programin e kongresit.
Duke vepruar kështu, Danieli po ndiqte shembullin e mijëra djemve dhe vajzave që e kanë lëvduar publikisht Jehovain gjatë shekujve.