Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mësoji fëmijët e tu që të komentojnë

Mësoji fëmijët e tu që të komentojnë

Mësoji fëmijët e tu që të komentojnë

PERLA, që është nga Meksika, kujton se kur ishte e vogël, mamaja e ndihmonte të përgatiste komente të shkurtra për Studimin e Kullës së Rojës. Tani Perla ka një djalë pesëvjeçar. Si e ndihmon ajo? Perla thotë: «Së pari duhet ta përgatit vetë revistën. Pasi e kam bërë këtë, kërkoj një paragraf që im bir mund ta kuptojë, një që mund ta shpjegojë me fjalët e veta. Pastaj përqendrohemi në atë që ai e quan ‘paragrafi im’ dhe i kërkoj që ta shpjegojë me shembuj të thjeshtë. Më pas, e provojmë komentin mjaft herë. Përdorim një objekt, sa mikrofoni, që ai të dijë si ta mbajë mikrofonin kur të komentojë. Jam shumë e lumtur që s’kalon asnjë mbledhje pa komentuar ose pa ngritur dorën. Në shumicën e rasteve, ai shkon te drejtuesi para se të fillojë mbledhja dhe i thotë se në cilin paragraf do që të përgjigjet.»

Jensi, një plak që shërben në një grup në gjuhën hindi, ka dy djem, dy dhe katër vjeç. Kur ai dhe gruaja përgatiten për mbledhjen bashkë me fëmijët, përdorin një metodë që Jensi e mësoi nga prindërit. Ai thotë: «Vendosim se cilat pjesë të materialit mund të kuptojnë fëmijët. Pastaj përpiqemi t’u bëjmë një përmbledhje të temës ose t’u tregojmë pikat kryesore të artikullit, e më pas u bëjmë ato pyetje që duam t’u përgjigjen në mbledhje. Shpeshherë habitemi nga përgjigjet e natyrshme që japin. Mënyra si shprehen, në të vërtetë pasqyron atë që kuptojnë. Si rrjedhim, përgjigjet e tyre janë një lavdi e vërtetë për Jehovain dhe një shprehje personale e besimit të tyre.»