Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pse të bëjmë atë që është e drejtë?

Pse të bëjmë atë që është e drejtë?

Pse të bëjmë atë që është e drejtë?

NJË herë një njeri i ditur tha: «Aftësia për të dashur është brenda meje, kurse aftësia për të bërë atë që është e shkëlqyer, nuk është. Sepse të mirën që dua, nuk e bëj, por të keqen që nuk dua, e praktikoj.» Pse ky njeri e kishte të vështirë të praktikonte të mirën që donte? Ai shpjegoi: «Në rastin tim zbulova këtë ligj: kur dua të bëj atë që është e drejtë, ajo që është e keqe, është brenda meje. Në të vërtetë, njeriu që jam përbrenda, kënaqet me ligjin e Perëndisë, kurse në gjymtyrët e mia shoh një tjetër ligj, që lufton kundër ligjit të mendjes sime e më bën rob të ligjit të mëkatit, që është në gjymtyrët e mia.»—Romakëve 7:18, 19, 21-23.

Këto fjalë, që i shkroi apostulli Pavël rreth 2.000 vjet më parë, shpjegojnë pse njerëzit e papërsosur e kanë të vështirë të bëjnë atë që është e drejtë. Që t’u përmbahemi parimeve të drejta, sidomos kur jemi në rrethana të vështira, duhet të kemi forcë morale. Prandaj duhet të pyesim veten: cila është arsyeja më e rëndësishme për të bërë atë që është e drejtë?

Të shqyrtojmë se ç’thonë Shkrimet për të ardhmen e njeriut të drejtë. Te Psalmi 37:37, 38 lexojmë: «Vështroje të paqortueshmin dhe mbaji sytë mbi të drejtin, sepse e ardhmja e atij njeriu do të jetë paqësore. Kurse shkelësit do të shfarosen të gjithë njëherësh, dhe të ligjve do t’u shkatërrohet e ardhmja.» Te Proverbat 2:21, 22 thuhet: «Vetëm të drejtët do të banojnë në tokë dhe të paqortueshmit do të mbeten në të. Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka dhe të pabesët do të shkulen prej saj.»

Edhe pse këto premtime dhe premtime të tjera që gjenden në Bibël na japin një motiv që të ndjekim një udhë që i pëlqen Perëndisë, ato nuk përbëjnë arsyen kryesore pse duhet të veprojmë kështu. Arsyeja kryesore lidhet me një çështje në të cilën përfshihen individualisht të gjitha krijesat me aftësi për të arsyetuar. Artikulli vijues do të trajtojë se cila është kjo çështje dhe si ndikon te ne.