Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mund të ndreqet një gjykatës?

A mund të ndreqet një gjykatës?

A mund të ndreqet një gjykatës?

SLADJANËS, një Dëshmitareje të Jehovait në Kroaci, i caktuan një datë që të paraqitej në gjykatë për disa çështje financiare. Ajo u paraqit në orar përpara një gjykatësi. Por një nga palët e çështjes po vonohej. Sladjana donte shumë që të jepte dëshmi, prandaj, ndërsa pritnin, mori kurajën t’i fliste gjykatësit.

«Zotëri, a e dini se së shpejti në tokë nuk do të ketë as gjykatës e as gjykata?»—e pyeti ajo. Natyrisht, e kishte fjalën për gjykatësit siç i njohim ne sot.

I habitur, gjykatësi vetëm sa e vështroi pa thënë asnjë fjalë. Pikërisht në atë kohë filluan procedurat ligjore. Kur përfunduan dhe Sladjana u ngrit të firmoste një dokument, gjykatësi u përkul përpara dhe e pyeti me një pëshpëritje: «A je e sigurt për atë që më the, se së shpejti në tokë nuk do të ketë as gjykatës e as gjykata?»

—Po, zotëri! Jam absolutisht e sigurt!—u përgjigj Sladjana.

—Ç’prova ke për këtë?—e pyeti gjykatësi.

—Mund t’i gjeni në Bibël,—ia ktheu Sladjana.»

Gjykatësi tha se donte t’i lexonte këto prova, por nuk kishte Bibël. Atëherë Sladjana i tha se do t’i sillte një Bibël. Dëshmitarët e vizituan gjykatësin, i dhanë një Bibël dhe e nxitën që ta studionte me ta çdo javë. Gjykatësi pranoi dhe shpejt u bë një Dëshmitar i Jehovait.

Në mënyrë profetike, te Psalmi 2:10 thuhet: «Tani, o mbretër, tregoni gjykim të thellë! Pranoni të ndreqeni, o gjykatës të tokës!» Sa bukur është kur persona të tillë pranojnë me përulësi drejtimin e dashur të Jehovait!

[Figura në faqen 32]

Sladjana me gjykatësin