Jehovai ‘do të japë të drejtën’
Jehovai ‘do të japë të drejtën’
«A nuk do t’u japë, pra, Perëndia të drejtën të zgjedhurve të vet, që i thërrasin ditë e natë për ndihmë?»—LUKA 18:7.
1. Cilët janë një burim inkurajimi për ju, dhe përse?
NË GJITHË botën, Dëshmitarët e Jehovait gëzojnë shoqërinë e vëllezërve dhe motrave në besim që i kanë shërbyer me besnikëri Jehovait për vite të tëra. A njihni personalisht ndonjë nga këta shërbëtorë të dashur? Ndoshta ju vjen ndër mend ndonjë motër e moshuar, e pagëzuar shumë vite më parë, por që rrallëherë i humbet mbledhjet në Sallën e Mbretërisë. Ose mund të mendoni për ndonjë vëlla të moshuar që e mbështet me besnikëri kongregacionin duke dalë në shërbim javë pas jave, dhe e ka bërë këtë për dhjetëra vjet. Shumë nga këta besnikë mendonin se tashmë Harmagedoni do të kishte ardhur. Megjithatë, fakti që kjo botë e padrejtë ekziston ende, nuk ua ka dobësuar besimin te premtimet e Jehovait dhe as vendosmërinë që ‘të qëndrojnë deri në fund’. (Mateu 24:13) Besimi i patundur që tregojnë këta shërbëtorë besnikë të Jehovait, është vërtet burim inkurajimi për gjithë kongregacionin.—Psalmi 147:11.
2. Cila situatë na trishton?
2 Mirëpo, nganjëherë vërejmë të kundërtën. Disa Dëshmitarë kishin vite që merrnin pjesë në shërbim, por me kalimin e kohës iu dobësua besimi te Jehovai dhe i ndërprenë lidhjet me kongregacionin e krishterë. Trishtohemi për shokët tanë të dikurshëm që e kanë lënë Jehovain, dhe dëshirojmë me gjithë zemër të vazhdojmë t’i ndihmojmë këto ‘dele të humbura’ që të kthehen në kope. (Psalmi 119:176; Romakëve 15:1) Gjithsesi, fakti që disa qëndrojnë besnikë, kurse të tjerë e humbin besimin, ngre disa pyetje. Çfarë i ndihmon shumë Dëshmitarë që të ruajnë besimin te premtimet e Jehovait, ndërkohë që të tjerë e humbin këtë besim? Ç’mund të bëjmë ne vetë që të sigurohemi se e kemi gjithnjë të fortë bindjen që «dita e madhe e Jehovait» po afrohet? (Sofonia 1:14) Le të shqyrtojmë një ilustrim që gjendet në Ungjillin e Lukës.
Një paralajmërim për ata që jetojnë në kohën ‘kur mbërrin Biri i njeriut’
3. Cilët mund të nxjerrin veçanërisht dobi nga ilustrimi me vejushën dhe gjykatësin, e përse?
3 Në kapitullin e 18-të të Lukës, gjejmë ilustrimin e Jezuit që flet për një vejushë dhe një gjykatës. Është i ngjashëm me ilustrimin e mikpritësit këmbëngulës, të cilin e shqyrtuam në artikullin e mëparshëm. (Luka 11:5-13) Megjithatë, konteksti i pjesës biblike ku ndodhet ilustrimi me vejushën dhe gjykatësin, tregon se kjo vlen veçanërisht për ata që jetojnë në kohën ‘kur mbërrin Biri i njeriut’ në Mbretërinë e vet, periudhë që filloi në vitin 1914.—Luka 18:8. *
4. Për çfarë foli Jezui para se të tregonte ilustrimin që gjejmë në kapitullin e 18-të të Lukës?
4 Para se të jepte ilustrimin, Jezui tha se dëshmitë e pranisë së tij si Mbret do të ishin të dukshme «si rrufeja» që «ndriçon nga njëra Luka 17:24; 21:10, 29-33) Gjithsesi, shumica e njerëzve që do të jetonin në «kohën e fundit», nuk do t’u kushtonin vëmendje atyre dëshmive të qarta. (Danieli 12:4) Përse jo? Për të njëjtën arsye që njerëzit në kohën e Noesë dhe të Lotit shpërfillën paralajmërimet e Jehovait. Në ato kohë, njerëzit ‘hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin, deri ditën kur u shkatërruan të gjithë’. (Luka 17:26-29) Humbën jetën, sepse ishin kaq të zhytur në ato punë të zakonshme, sa nuk i kushtuan vëmendje vullnetit të Perëndisë. (Mateu 24:39) Edhe sot, njerëzit në përgjithësi janë kaq të zhytur në gjërat e përditshme, sa nuk i shohin dëshmitë se fundi i kësaj bote të paperëndishme është afër.—Luka 17:30.
anë e qiellit në tjetrën». (5. (a) Kujt ia drejtoi paralajmërimin Jezui dhe përse? (b) Pse e kanë humbur besimin disa?
5 Është e qartë se Jezui kishte merak mos bota e Satanait i shpërqendronte edhe ithtarët e tij, duke i bërë madje ‘të ktheheshin te gjërat që kishin lënë pas’. (Luka 17:22, 31) Dhe, në të vërtetë, kjo ka ndodhur me disa të krishterë. Këta, për vite me radhë, e pritën me shumë dëshirë ditën kur Jehovai do t’i japë fund kësaj bote të ligë. Por, kur Harmagedoni nuk erdhi në kohën që e pritnin, u shkurajuan. Besimi në afërsinë e ditës së gjykimit të Jehovait, iu dobësua. E ngadalësuan shërbimin dhe pak nga pak u përfshinë kaq shumë në gjërat e botës, sa s’kishin më kohë për gjërat frymore. (Luka 8:11, 13, 14) Me kalimin e kohës, ‘u kthyen te gjërat që kishin lënë pas’. Sa e trishtueshme!
Nevoja që ‘të lutemi gjithnjë’
6-8. (a) Tregoni ilustrimin me vejushën dhe gjykatësin. (b) Si e shpjegoi Jezui këtë ilustrim?
6 Ç’mund të bëjmë për të qenë të sigurt se nuk do të na dobësohet besimi ynë i patundur në përmbushjen e premtimeve të Jehovait? (Hebrenjve 3:14) Jezui iu përgjigj kësaj pyetjeje menjëherë pasi i paralajmëroi dishepujt që të mos ktheheshin prapë në botën e ligë të Satanait.
7 Luka shkruan se Jezui «u tregoi një ilustrim lidhur me nevojën që të luteshin gjithnjë e të mos dorëzoheshin». Ai tha: «Në një qytet ishte një gjykatës që nuk i frikësohej Perëndisë dhe nuk kishte respekt për njeri. Në atë qytet ishte edhe një vejushë, që shkonte vazhdimisht tek ai dhe i thoshte: ‘Të lutem, më jep të drejtën që më takon ndaj kundërshtarit tim në gjyq.’ Për njëfarë kohe ai nuk donte, por më pas tha me vete: ‘Edhe pse nuk i frikësohem Perëndisë dhe nuk respektoj njeri, meqë kjo vejushë më bezdis vazhdimisht, do t’ia jap të drejtën që i takon, që të mos vazhdojë të vijë e të ma plasë shpirtin fare.’»
8 Pasi tregoi këtë ilustrim, Jezui e shpjegoi: «A e dëgjuat ç’tha gjykatësi, edhe pse i padrejtë? A nuk do t’u japë, pra, Perëndia të Luka 18:1-8.
drejtën të zgjedhurve të vet, që i thërrasin ditë e natë për ndihmë, edhe pse është shpirtgjerë me ta? Unë po ju them se Ai do ta bëjë, madje edhe shpejt. Por kur të mbërrijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim të vërtetë në tokë?»—«Më jep të drejtën që më takon»
9. Cila temë del në pah në ilustrimin me vejushën dhe gjykatësin?
9 Tema kryesore e këtij ilustrimi të gjallë është shumë e qartë. E përmendin të dy personazhet e ilustrimit, si edhe vetë Jezui. Vejusha u lut: «Më jep të drejtën që më takon.» Gjykatësi tha: «Do t’ia jap të drejtën që i takon.» Jezui pyeti: «A nuk do t’u japë, pra, Perëndia të drejtën?» Pastaj tha për Jehovain: «Ai do ta bëjë, madje edhe shpejt.» (Luka 18:3, 5, 7, 8) Po kur në veçanti, ‘do të japë të drejtën’ Perëndia?
10. (a) Kur u vu në vend drejtësia në shekullin e parë? (b) Kur dhe si do të vihet në vend drejtësia për shërbëtorët e Perëndisë sot?
10 Në shekullin e parë, ‘ditët kur do të vihej në vend drejtësia’ (ose ‘ditët e hakmarrjes’, Diodati i Ri) erdhën në vitin 70 të e.s., kur u shkatërrua Jerusalemi dhe tempulli i tij. (Luka 21:22) Për popullin e Perëndisë sot, drejtësia do të vihet në vend në ‘ditën e madhe të Jehovait’. (Sofonia 1:14; Mateu 24:21) Në atë kohë, Jehovai ‘do t’i shpaguajë me shtrëngim ata që shtrëngojnë’ popullin e tij, kur «[Jezu Krishti] të sjellë hakmarrjen mbi ata që nuk e njohin Perëndinë dhe mbi ata që nuk i binden lajmit të mirë lidhur me Zotërinë tonë Jezu».—2 Selanikasve 1:6-8; Romakëve 12:19.
11. Në ç’mënyrë drejtësia do të vijë «shpejt»?
11 Por, si duhet ta kuptojmë sigurinë që dha Jezui, se Jehovai do të japë të drejtën «shpejt»? Fjala e Perëndisë tregon që «edhe pse është shpirtgjerë», Jehovai do ta zbatojë me shpejtësi drejtësinë kur të vijë koha e duhur. (Luka 18:7, 8; 2 Pjetrit 3:9, 10) Në kohën e Noesë, kur erdhi Përmbytja, të ligjtë u shkatërruan pa vonesë. Po ashtu, në ditët e Lotit, kur nga qielli ra zjarr si shi, të ligjtë u zhdukën. Jezui tha: «Po ashtu do të jetë edhe ditën kur të zbulohet Biri i njeriut.» (Luka 17:27-30) Edhe një herë, mbi të ligjtë do të bjerë «një shkatërrim i beftë». (1 Selanikasve 5:2, 3) Po, mund të jemi plotësisht të sigurt se Jehovai nuk do ta lejojë botën e Satanait të vazhdojë as edhe një ditë më tepër nga sa e kërkon drejtësia.
‘Ai do të japë të drejtën’
12, 13. (a) Çfarë mësojmë nga ilustrimi i Jezuit me vejushën dhe gjykatësin? (b) Pse mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na i dëgjojë lutjet dhe do të na japë të drejtën?
12 Ilustrimi i Jezuit me vejushën dhe gjykatësin thekson edhe të vërteta të tjera të rëndësishme. Duke e shpjeguar ilustrimin, Jezui tha: «A e dëgjuat ç’tha gjykatësi, edhe pse i padrejtë? A nuk do t’u japë, pra, Perëndia të drejtën të zgjedhurve të vet?» Natyrisht, Jezui nuk po e krahasonte Jehovain me gjykatësin, si për të thënë se Perëndia do t’i trajtonte besimtarët në të njëjtën mënyrë. Në vend të kësaj, Jezui u dha ithtarëve të tij një mësim për Jehovain, duke theksuar një kontrast mes atij gjykatësi dhe Perëndisë. Cilat janë disa pika ku ata ndryshojnë?
13 Gjykatësi në ilustrimin e Jezuit ishte «i padrejtë», kurse «Perëndia është Gjykatës i drejtë». (Psalmi 7:11; 33:5) Gjykatësi nuk interesohej fare për vejushën si individ, kurse Jehovai interesohet për çdonjërin prej nesh. (2 Kronikave 6:29, 30) Gjykatësi nuk donte ta ndihmonte vejushën, kurse Jehovai është i gatshëm, madje mezi pret t’u vijë në ndihmë atyre që i shërbejnë. (Isaia 30:18, 19) Ç’mësim nxjerrim? Nëse gjykatësi i padrejtë i dëgjoi kërkesat e vejushës dhe i dha të drejtën që i takonte, aq më tepër do t’i dëgjojë Jehovai lutjet e popullit të tij e patjetër do t’u japë të drejtën!—Proverbat 15:29.
14. Pse nuk duhet ta humbim besimin tek ardhja e ditës së gjykimit nga Jehovai?
Jobi 9:12) Pra, është me vend kjo pyetje: A do të mbetemi të besueshëm ne personalisht? Kjo është pikërisht tema që përmendi Jezui në fund të ilustrimit me vejushën dhe gjykatësin.
14 Prandaj, ata që e humbin besimin tek ardhja e ditës së gjykimit nga Perëndia, bëjnë një gabim të rëndë. Përse? Duke braktisur besimin e tyre të fortë se «dita e madhe e Jehovait» është afër, me fjalë të tjera ata vënë në dyshim nëse mund t’i besohet Jehovait si një që mban premtimet. Por askush nuk mund të vërë në dyshim me të drejtë besueshmërinë e Perëndisë. («A do të gjejë këtë besim në tokë»?
15. (a) Ç’pyetje bëri Jezui dhe përse? (b) Ç’pyetje duhet t’i bëjmë vetes?
15 Jezui bëri një pyetje që zgjon kureshtjen: «Kur të mbërrijë Biri i njeriut, a do të gjejë këtë besim në tokë?» (Luka 18:8, shënimi, Përkthimi Bota e Re me referime, anglisht) Shprehja «këtë besim» tregon se Jezui nuk po fliste për besimin në përgjithësi, por besimin e një lloji të veçantë, si ai që kishte vejusha. Jezui nuk iu përgjigj pyetjes së vet. E bëri atë pyetje, që dishepujt të mendonin për cilësinë e besimit të tyre. A po u dobësohej dalëngadalë besimi, duke rrezikuar kështu që të ktheheshin te gjërat që kishin lënë pas? Apo kishin atë lloj besimi që shfaqi vejusha? Edhe ne sot duhet të pyesim veten: Ç’lloj besimi gjen në zemrën time «Biri i njeriut»?
16. Ç’lloj besimi kishte vejusha?
16 Që të jemi ndër ata që do të marrin drejtësi nga Jehovai, duhet të ndjekim rrugën që ndoqi ajo vejushë. Ç’lloj besimi kishte ajo? E tregoi besimin e saj, pasi me këmbëngulje ‘shkonte te gjykatësi dhe i thoshte: “Të lutem më jep të drejtën time.”’ Ajo vejushë këmbënguli për të marrë drejtësi nga një njeri i padrejtë. Shërbëtorët e Perëndisë sot mund të jenë të sigurt se do të marrin drejtësi nga Jehovai, edhe sikur të kalojë më tepër kohë nga sa kishin shpresuar. Për më tepër, e tregojnë sigurinë e tyre te premtimet e Perëndisë me lutje këmbëngulëse, po, ‘duke i thirrur ditë e natë për ndihmë Jehovait’. (Luka 18:7) Në të vërtetë, nëse një i krishterë nuk do të lutej më që të vihej në vend drejtësia, do të tregonte se nuk është më i bindur që Jehovai do të veprojë në dobi të shërbëtorëve të tij.
17. Ç’arsye kemi për të ngulmuar në lutje dhe për ta mbajtur të fortë besimin në ardhjen e sigurt të ditës së gjykimit nga Jehovai?
17 Rrethanat e veçanta të asaj vejushe na tregojnë se ne kemi edhe më tepër arsye për të ngulmuar në lutje. Shqyrtoni disa ndryshime mes situatës së saj dhe tonës. Vejusha vazhdoi të shkonte te gjykatësi, edhe pse askush nuk i dha ndonjë nxitje që ta bënte këtë, kurse neve Fjala e Perëndisë na jep shumë nxitje që ‘të ngulmojmë në lutje’. (Romakëve 12:12) Vejusha s’kishte asnjë siguri se kërkesat e saj do të plotësoheshin, kurse neve Jehovai na ka siguruar se do të na japë të drejtën. Me anë të profetit të tij, Jehovai tha: «Edhe sikur të vonojë, rri në pritje të tij, sepse pa dyshim do të dalë i vërtetë. Nuk do të vonojë.» (Habakuku 2:3; Psalmi 97:10) Vejusha s’kishte asnjë ndihmës që të ndërhynte për të, me qëllim që ta përforconte kërkesën e saj, kurse ne kemi një ndihmës të fuqishëm, Jezuin, «që është në të djathtë të Perëndisë dhe që ndërmjetëson për ne». (Romakëve 8:34; Hebrenjve 7:25) Prandaj, nëse vejusha, me gjithë situatën e saj të vështirë, vazhdoi t’i lutej gjykatësit me shpresë se do të merrte të drejtën që i takonte, sa më shumë duhet ta mbajmë të fortë ne besimin se dita e gjykimit e Jehovait do të vijë me siguri!
18. Si do të na e forcojnë besimin lutjet dhe si do të na ndihmojnë të marrim drejtësi?
18 Ilustrimi me vejushën na mëson se ka një lidhje të ngushtë mes lutjes dhe besimit, dhe se lutjet tona këmbëngulëse mund të mposhtin ndikimet që mund të na e dobësojnë besimin. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ilaçi për të mos humbur besimin është të lutesh sa për sy e faqe. (Mateu 6:7, 8) Kur nxitemi që të lutemi sepse e kuptojmë që varemi plotësisht nga Perëndia, atëherë lutjet na afrojnë me të dhe na forcojnë besimin. Dhe, meqë për të shpëtuar, kërkohet besim, nuk habitemi që Jezui e pa të nevojshme t’i nxiste dishepujt «të luteshin gjithnjë e të mos dorëzoheshin». (Luka 18:1; 2 Selanikasve 3:13) Qartë, ardhja e ‘ditës së madhe të Jehovait’ nuk varet nga lutjet tona; ajo do të vijë lutemi apo nuk lutemi ne për të. Por, nëse ne si individë do të marrim drejtësi dhe do të mbijetojmë në luftën e Perëndisë, varet patjetër nga besimi që kemi dhe nga rruga e drejtë që ndjekim, në përputhje me lutjet tona.
19. Si e tregojmë se besojmë fortësisht që Perëndia ‘do të japë të drejtën’?
19 Siç e kujtojmë, Jezui pyeti: «Kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim të vërtetë në tokë?» Cila është përgjigjja e kësaj pyetjeje që të zgjon kureshtjen? Sa të lumtur jemi që miliona shërbëtorë besnikë të Jehovait anembanë tokës sot tregojnë me lutjet, me durimin dhe me qëndrueshmërinë e tyre se e kanë këtë besim! Kështu, përgjigjja për pyetjen e Jezuit është po! Vërtet, pavarësisht nga padrejtësitë që na bën tani bota e Satanait, ne besojmë fortësisht se Perëndia ‘do t’u japë të drejtën të zgjedhurve të tij’.
[Shënimi]
^ par. 3 Për të kuptuar plotësisht këtë ilustrim, lexo Lukën 17:22-33. Shiko si lidhen referimet për ‘Birin e njeriut’ te Luka 17:22, 24, 30 me pyetjen që bëhet te Luka 18:8.
A ju kujtohet?
• Çfarë i ka bërë disa të krishterë të humbin besimin?
• Pse mund të kemi besim të fortë në ardhjen e ditës së gjykimit nga Jehovai?
• Ç’arsye kemi për të ngulmuar në lutje?
• Si do të na ndihmojnë lutjet këmbëngulëse që të mos e humbim besimin?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 26]
Çfarë thekson ilustrimi me vejushën dhe gjykatësin?
[Figurat në faqen 29]
Miliona veta sot besojnë fortësisht se Perëndia ‘do të japë të drejtën’