Arritje historike në prodhimin e biblës në gjuhët afrikane
Arritje historike në prodhimin e biblës në gjuhët afrikane
LEXUESIT e sinqertë të Biblës nga Evropa dhe nga Amerika e Veriut, prej kohësh e kishin kuptuar se afrikanët duhej të kishin mundësinë ta lexonin Fjalën e Perëndisë në gjuhët e tyre. Për këtë qëllim fisnik, shumë burra shkuan në Afrikë që të mësonin gjuhët afrikane. Disa prej tyre krijuan formën e shkruar të disa gjuhëve dhe nxorën fjalorë. Pas kësaj, ia nisën punës për përkthimin e Biblës në shumë gjuhë afrikane. Kjo s’ishte punë e lehtë. Në librin Historia e Biblës sipas Kembrixhit (anglisht) shpjegohet: «Një përkthyesi mund t’i duhej të kërkonte për vite të tëra para se të gjente termin e duhur edhe për konceptet e krishtere më të thjeshta dhe më elementare.»
Në vitin 1857, popullsia e gjuhës tsvane u bë e para që kishte përkthimin e plotë të Biblës në një nga gjuhët afrikane që më parë nuk kishte formë të shkruar. * Kjo Bibël u shtyp dhe u lidh në vëllime, jo si një libër i vetëm. Me kalimin e kohës, dolën përkthime të Biblës në gjuhë të tjera afrikane. Në shumë nga këto përkthime të hershme gjendej emri i Perëndisë, Jehova, si në Shkrimet Hebraike («Besëlidhja e Vjetër»), ashtu edhe në Shkrimet e Krishtere Greke («Besëlidhja e Re»). Por, rishikimet dhe përkthimet e tjera u bënë nga individë që nuk e respektonin emrin e shenjtë të Autorit të Biblës, Jehovait. Ata ndoqën traditën besëtyte judaike dhe e zëvendësuan emrin hyjnor me tituj si Perëndi ose Zot. Kështu, për afrikanët që e donin Perëndinë, lindi nevoja për një përkthim të Biblës ku të rivendosej emri hyjnor.
Që në vitet 80 të shekullit të 20-të, Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait ka bërë përpjekje të mëdha që të përkthehen Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në shumë gjuhë kryesore afrikane. Rrjedhimisht, sot qindra mijë afrikanë që e vlerësojnë Biblën, mund ta lexojnë Përkthimin Bota e Re në gjuhën amtare. Deri tani, Përkthimi Bota e Re, i plotë ose pjesërisht, është përkthyer në 17 gjuhë afrikane indigjene.
Isaia 61:1, 2) Sipas Ungjillit të Lukës, në Përkthimin Bota e Re, Jezui lexoi: «Fryma e Jehovait është mbi mua, sepse ai më mirosi që t’u shpall lajmin e mirë të varfërve, më dërgoi që t’u predikoj çlirimin robërve dhe kthimin e shikimit të verbërve, që të çliroj të dërrmuarit dhe të predikoj vitin e pranimit nga Jehovai.»—Luka 4:18, 19.
Lexuesit e këtyre Biblave në gjuhët afrikane, kënaqen që kanë një përkthim ku përdoret emri i lavdishëm i Perëndisë, Jehova. Për shembull, kur Jezui u ngrit në sinagogën e Nazaretit, u shpalli të tjerëve detyrën e tij duke lexuar një pjesë të rrotullës së Isaisë ku del emri i Atit të tij. (Një arritje tjetër historike në prodhimin e Biblës në gjuhët afrikane, ishte në gusht të vitit 2005. Gjatë atij muaji, në degën e Dëshmitarëve të Jehovait në Afrikën e Jugut, u shtypën dhe u lidhën më shumë se 76.000 kopje të Përkthimit Bota e Re në gjuhët që fliten në Afrikë. Ndër to ishin edhe 30.000 Bibla në gjuhën shone. Ky botim u prezantua në Kongreset «T’i bindemi Perëndisë» që mbajtën Dëshmitarët e Jehovait në Zimbabve.
Gjatë atij muaji të paharrueshëm, vizitorët në degën e Afrikës së Jugut u mrekulluan duke parë prodhimin e Biblave të reja në gjuhët afrikane. «Isha shumë i lumtur dhe entuziast që pata privilegjin të merrja pjesë në prodhimin e Përkthimit Bota e Re në gjuhën shone dhe në gjuhë të tjera të Afrikës»,—tha Nglangla, anëtar i familjes Bethel që punon në linjën e libralidhjes. Në fakt, me këto fjalë ai shpreh ndjenjat e gjithë familjes Bethel të Afrikës së Jugut.
Biblat e reja, tani do t’i paraqiten popullit afrikan më shpejt dhe me një kosto më ekonomike se më parë, kur prodhoheshin dhe dërgoheshin nga shtete të tjera jashtë Afrikës. Ç’është më e rëndësishmja, tani afrikanët kanë në dorë një përkthim të saktë që përdor emrin e shenjtë të Autorit të madh të Biblës, Perëndisë Jehova.
[Shënimi]
^ par. 3 Në vitin 1835, Bibla ishte përkthyer në gjuhën malagase të Madagaskarit dhe në vitin 1840, në gjuhën amharike të Etiopisë. Këto gjuhë ekzistonin në formën e shkruar shumë kohë para se të përkthehej Bibla në to.
[Figura në faqen 12]
Emri hyjnor në një Bibël në gjuhën tsvane, botuar më 1840
[Burimi]
Harold Strange Library of African Studies
[Figura në faqen 13]
Vizitorë nga Suazilendi shohin teksa prodhohen Biblat e reja në degën e Afrikës së Jugut