Samueli nxit adhurimin e vërtetë
Samueli nxit adhurimin e vërtetë
PROFETI i qorton bashkëbesimtarët që kërkojnë një mbret njerëzor dhe i nxit t’i binden Perëndisë. Për të treguar se ka autoritet, i kërkon Jehovait një stuhi si shenjë. Në këtë kohë të vitit, në ditët e korrjes së grurit, stuhitë janë shumë të rralla në Izrael. E megjithatë, Perëndia dërgon bubullima e shi. Si pasojë, njerëzit kanë shumë frikë nga Jehovai dhe nga përfaqësuesi i tij, Samueli.—1 Samuelit 12:11-19.
Profeti Samuel ishte njëkohësisht edhe shkrimtar. Tregimet e tij historike të mbushura me bëma, kapin rreth 330 vjet dhe përfshijnë veprat e shquara të gjykatësve të Izraelit. Për shembull, tregimi për jetën e Samsonit, njeriut më të fortë që ka jetuar ndonjëherë, ka frymëzuar poezi dhe opera, si edhe prodhime të tjera të skenës e të ekranit. (Gjykatësit, kapitujt 13–16) Samueli shkroi edhe për Ruthën e vjehrrën e saj, Naomin, që të dyja vejusha të varfra. Edhe ky tregim real me një fund të lumtur, të bën për vete.—Rutha, kapitujt 1–4.
Ç’mësime mund të nxjerrim nga shkrimet dhe nga jeta e Samuelit? Si nxiti te të tjerët adhurimin e vërtetë?
Vitet e formimit
I ati i Samuelit, Elkanahu, ishte adhurues i Jehovait dhe një bashkëshort i dashur. Hana, gruaja e Elkanahut, ishte një grua e fortë frymësisht. Kur shkoi në shtëpinë e Jehovait në Shiloh, Hana që ishte shterpë u lut me zjarr duke u zotuar: «O Jehova i ushtrive, nëse vërtet do ta shohësh brengën e skllaves sate e do të më kujtosh, nëse nuk do ta harrosh skllaven tënde e do t’i japësh një pasardhës mashkull, unë do të ta jap ty, o Jehova, derisa të ketë jetë dhe në kokën e tij nuk do të kalojë brisku.» (1 Samuelit 1:1-11) Kjo donte të thoshte se fëmija do t’i kushtohej shërbimit të Jehovait.
Hana po lutej në heshtje. Tregimi thotë që «i dridheshin vetëm buzët». Gabimisht kryeprifti Eli mendoi se ishte e dehur dhe e qortoi. Por Hana ia shpjegoi me respekt situatën, dhe Eliu i tha: «Shko në paqe dhe Perëndia i Izraelit ta plotësoftë kërkesën që i bëre!» Jehovai e dëgjoi lutjen e Hanës, sepse tregimi vazhdon: «Në mbarim të vitit Hana mbeti shtatzënë. Ajo lindi djalë dhe ia vuri emrin Samuel, sepse tha: ‘Ia kërkova Jehovait.’»—1 Samuelit 1:12-20.
Samueli u rrit «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait». (Efesianëve 6:4) Sapo ai u zvordh, Hana e çoi në shtëpinë e Perëndisë në Shiloh dhe ia paraqiti kryepriftit Eli. Nën kujdesin e tij, djali «u bë shërbëtor i Jehovait». Hana e shprehu gëzimin e saj të madh me fjalë prekëse falënderimi që më vonë i hodhi me shkrim vetë Samueli.—1 Samuelit 2:1-11.
Nëse je prind, a po i nxit fëmijët e tu që të fillojnë një karrierë në shërbim të Jehovait? Mënyra më e mirë se si mund të përdorë një njeri energjitë e tij, është të nxitë adhurimin e vërtetë.
Samueli u përshtat mirë me jetën në shenjtërore. Ai vazhdoi të «rritej me Jehovain» dhe të «fitonte pëlqimin e Jehovait dhe të njerëzve». Shfaqte cilësi të mira që e bënin të pëlqyeshëm për të tjerët.—1 Samuelit 2:21, 26.
Por s’mund të thuhej e njëjta gjë për djemtë e pavlerë të Eliut, Hofnin dhe Finehasin, të cilët «s’donin t’ia dinin për Jehovain». Ata kryenin imoralitet dhe merrnin për vete pjesët më të mira të flijimeve që sillnin njerëzit në shenjtërore. Perëndia kishte 1 Samuelit 2:12, 15-17, 22-25, 27, 30-34) Kurse Samuelin Jehovai do ta përdorte për të dhënë një tjetër mesazh gjykimi.
dërguar tashmë një profet për të njoftuar ndëshkimin që e priste Eliun, duke përfshirë edhe vdekjen e dy djemve të tij. (Samueli shërben si profet
Perëndia i tha Samuelit: «Thuaji [Eliut] që unë do ta gjykoj njëherë e përgjithmonë shtëpinë e tij për fajin që ai e ka ditur, sepse bijtë e tij mallkojnë Perëndinë dhe ai nuk i qorton.» S’ishte një mesazh i lehtë dhe Eliu nguli këmbë që Samueli të mos i fshihte as edhe një fjalë. Kështu që ai i tha gjithçka që i kishte thënë Jehovai. Kjo kërkonte guxim!—1 Samuelit 3:10-18.
Ndërsa Samueli u bë burrë, i gjithë Izraeli e mori vesh se ai ishte profet i Perëndisë. (1 Samuelit 3:19, 20) Gjykimi që paratha Samueli nisi kur Izraeli u mund rëndë nga filistinët. Hofni dhe Finehasi vdiqën në betejë dhe filistinët zunë arkën e besëlidhjes së Jehovait. Kur mori vesh për humbjen e djemve dhe të Arkës, Eliu u rrëzua mbrapsht, theu qafën dhe vdiq.—1 Samuelit 4:1-18.
Njëzet vjet më vonë, Samueli i nxiti izraelitët të linin adhurimin e rremë. Ata u përgjigjën duke hequr idhujt, duke agjëruar e duke rrëfyer mëkatet. Samueli u lut dhe paraqiti për ta një blatim të djegur. Rezultati? Kur filistinët sulmuan, Perëndia i hutoi dhe izraelitët kundërsulmuan duke e dërrmuar armikun. Me bekimin e Jehovait, gjendja e izraelitëve u përmirësua ndjeshëm dhe ata e morën përsëri territorin që u kishin pushtuar filistinët.—1 Samuelit 7:3-14.
Duket qartë që Samueli nxiste te njerëzit adhurimin e vërtetë. Për shembull, ai u kujdes që një pjesë e plaçkës së luftës të përdorej për mirëmbajtjen e tabernakullit. Ndihmoi për organizimin e festës së Pashkës dhe të shërbimit të derëtarëve levitë. (1 Kronikave 9:22; 26:27, 28; 2 Kronikave 35:18) Që nga shtëpia e tij në Ramah, Samueli çdo vit bënte udhëtime për të gjykuar nëpër qytete të ndryshme. Fitoi namin e mirë si njeri i ndershëm dhe i paanshëm. Ngaqë njerëzit e respektonin, Samueli pati mundësi t’i ndihmonte frymësisht. (1 Samuelit 7:15-17; 9:6-14; 12:2-5) Pa dyshim, ndershmëria dhe gjendja e tij e mirë frymore motivuan shumë veta që të ndiqnin shembullin e tij. A ka të njëjtin efekt te ti jeta e Samuelit?
Izraeli kërkon një mbret
Në moshë të shkuar, Samueli caktoi si gjykatës djemtë e tij, Joelin dhe Abijahun. Mirëpo ata «nuk ecën në udhët e tij, por prireshin pas përfitimit të padrejtë. Ata merrnin ryshfete dhe shtrembëronin drejtësinë». Sjellja e tyre bëri që pleqtë e Izraelit të kërkonin një mbret. (1 Samuelit 8:1-5) Kjo nuk i pëlqeu Samuelit. Por, kur u lut për këtë gjë, Jehovai i tha: «Nuk të kanë hedhur poshtë ty, por më kanë hedhur poshtë mua, që të mos jem mbret i tyre.» (1 Samuelit 8:6, 7) Perëndia i tha Samuelit t’ia plotësonte dëshirën popullit dhe t’i paralajmëronte se po të bëheshin me mbret, do të humbnin disa liri. Meqë populli nguli këmbë, Jehovai mori masa që Samueli të miroste si mbret Saulin.—1 Samuelit 8:6-22; 9:15-17; 10:1.
1 Samuelit 10:17-24; 11:11-15) Samueli bëri një përmbledhje të historisë së Izraelit dhe e këshilloi mbretin e popullin që t’i bindeshin Jehovait. Perëndia iu përgjigj lutjes së Samuelit me stuhinë e pazakontë për atë stinë, siç u përmend në fillim. Kjo stuhi bëri që populli të pranonte se kishte bërë gabim që kishte hedhur poshtë Jehovain. Kur i kërkuan Samuelit të lutej për ta, ai u përgjigj: «Mua nuk më ka shkuar kurrë ndër mend të mëkatoj kundër Jehovait, e të mos lutem më për ju. Unë do t’ju mësoj udhën e mirë e të drejtë.» Çfarë shembulli i dashurisë besnike për Jehovain dhe për popullin e tij! (1 Samuelit 12:6-24) A je edhe ti po kaq i gatshëm të mbështetësh masat teokratike dhe të lutesh për bashkëbesimtarët?
Samueli e mbështeti këtë masë, megjithëse kishte rezerva. Pas një fitoreje të izraelitëve mbi amonitët, ai e mblodhi popullin në Gilgal për të vulosur emërimin e Saulit si mbret. (Dy mbretërit e parë të Izraelit
Sauli ishte një njeri modest të cilin Perëndia e miratonte. (1 Samuelit 9:21; 11:6) Por me kalimin e kohës ai e shpërfilli drejtimin hyjnor. Për shembull, Samueli e qortoi që u tregua i paduruar dhe e bëri vetë flijimin, në vend që të priste siç ishte urdhëruar. (1 Samuelit 13:10-14) Kur Sauli nuk u bind dhe ia kurseu jetën Agagut, mbretit amalekit, Samueli i tha: «Sot Jehovai ka shkëputur nga ti sundimin mbretëror të Izraelit dhe me siguri do t’ia japë atë njërit prej të tuve, që është më i mirë se ti.» Vetë Samueli e vrau Agagun dhe pastaj mbajti zi për Saulin.—1 Samuelit 15:1-35.
Pas ca kohësh, Jehovai i tha Samuelit: «Deri kur do të mbash zi për Saulin, ndërkohë që unë e kam hedhur poshtë, që të mos mbretërojë në Izrael?» Kështu, Jehovai e dërgoi Samuelin në Betlehem, që të miroste si mbret një nga djemtë e Jeseut. Samueli i shqyrtoi një më një djemtë e Jeseut derisa Jehovai dha miratimin që të mirosej Davidi, më i vogli. Atë ditë, Samueli nxori një mësim të rëndësishëm: «Perëndia nuk sheh si sheh njeriu, sepse njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh zemrën.»—1 Samuelit 16:1-13.
Nëse Samuelit i kishte shkaktuar dhembje mosbindja e Saulit, kushedi sa duhet të jetë hidhëruar kur Sauli zuri ta urrente për vdekje Davidin! Me gjithë këto sprova, Samueli vazhdoi aktiv edhe në pleqëri dhe bëri ç’të mundej në shërbim të Jehovait.—1 Samuelit 19:18-20.
Trashëgimia që la Samueli
Kur vdiq Samueli, Izraeli mbajti zi për këtë profet të përulur e të guximshëm, i cili preku jetën e shumë vetave. (1 Samuelit 25:1) Samueli ishte i papërsosur dhe nganjëherë jepte gjykime të gabuara. Por, me gjithë kufizimet, ai iu përkushtua vetëm Jehovait dhe punoi pa u lodhur për të ndihmuar të tjerët të vepronin po njësoj.
Që nga koha e Samuelit kanë ndryshuar shumë gjëra, e megjithatë jeta e tij përmban mësime të vlefshme për ne. Mbi të gjitha, Samueli praktikoi dhe nxiti adhurimin e vërtetë të Jehovait. A po vepron edhe ti kështu?
[Kutia në faqen 16]
MEDITO RRETH JETËS SË SAMUELIT
• Ashtu si prindërit i mësuan Samuelit fjalën e Perëndisë, edhe ju rritini fëmijët «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait».—Efesianëve 6:4.
• Nxitini fëmijët të jenë si Samueli, duke e bërë shërbimin ndaj Jehovait karrierën e tyre.
• Cilësitë e mira që shfaqi Samueli e bënë të pëlqyeshëm për të tjerët, duke na dhënë edhe ne një shembull të mirë.
• Samueli bëri gjithçka mundej për të nxitur adhurimin e vërtetë, siç duhet të bëjmë edhe ne.
[Figura në faqen 15]
Samueli nxiti adhurimin e vërtetë dhe i ndihmoi me gatishmëri të tjerët frymësisht