Jehovai është Perëndi mirënjohës
Jehovai është Perëndi mirënjohës
«Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij.»—HEBRENJVE 6:10.
1. Si e shprehu Jehovai vlerësimin për moabiten Ruthë?
JEHOVAI i vlerëson shumë përpjekjet e njerëzve që sinqerisht kërkojnë të bëjnë vullnetin e tij dhe i bekon ata me bollëk. (Hebrenjve 11:6) Boazi besnik e njihte mirë këtë veçori të bukur të personalitetit të Perëndisë, sepse moabites Ruthë, e cila kujdesej me dashuri për vjehrrën e saj të ve, i tha: «Jehovai të shpërbleftë për këtë që bëre! Marrsh një pagë të përsosur nga Jehovai!» (Rutha 2:12) A e bekoi Perëndia Ruthën? Patjetër! Në fakt, historia e saj është shkruar në Bibël. Përveç kësaj, ajo u martua me Boazin dhe u bë paraardhëse e mbretit David, si dhe e Jezu Krishtit. (Rutha 4:13, 17; Mateu 1:5, 6, 16) Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë në Bibël që tregojnë se Jehovai i vlerëson shërbëtorët e tij.
2, 3. (a) Pse është i jashtëzakonshëm fakti që Jehovai shpreh vlerësim? (b) Pse Jehovai mund të shprehë vlerësim të vërtetë? Ilustrojeni.
2 Për Jehovain do të ishte e padrejtë të mos tregonte mirënjohje. Te Hebrenjve 6:10 thuhet: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij, duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve dhe vazhdoni t’u shërbeni.» Ajo që e bën të jashtëzakonshëm këtë pohim, është se Perëndia i vlerëson shërbëtorët e tij të përkushtuar, megjithëse janë mëkatarë dhe nuk e kanë arritur lavdinë e tij.—Romakëve 3:23.
3 Nga papërsosmëria, mund të mendojmë se veprat tona të përkushtimit hyjnor janë të parëndësishme dhe nuk meritojnë bekimin e Perëndisë. Por, Jehovai i kupton plotësisht motivet dhe rrethanat tona dhe e vlerëson vërtet shërbimin që i bëjmë me gjithë shpirt. (Mateu 22:37) Ta ilustrojmë. Një nënë gjen mbi tryezë një dhuratë—një varëse jo të kushtueshme. Ajo mund ta konsideronte dhuratën si diçka pa shumë vlerë dhe mund ta hidhte mënjanë. Mirëpo pusulla shoqëruese tregon se dhuratën ia ka bërë vajza e saj e vogël, e cila, për ta blerë, ka harxhuar tërë paratë që kishte kursyer. Tani mamaja e sheh me tjetër sy dhuratën. Ndoshta me lot në sy ajo e përqafon vogëlushen e vet dhe i shpreh vlerësimin nga zemra.
4, 5. Si e imitoi Jezui Jehovain në lidhje me vlerësimin që tregoi?
4 Meqë i njeh mirë motivet dhe kufizimet tona, Jehovai e vlerëson kur i japim më të mirën, sado Luka 21:1-4.
qoftë ajo, pak ose shumë. Në këtë drejtim, Jezui ishte një pasqyrim i përsosur i Atit të tij. Kujtoni tregimin biblik për qindarkat e vejushës. «[Jezui] ngriti sytë dhe pa të pasurit që po hidhnin dhurata në arkat e thesarit. Atje pa një vejushë nevojtare, që hodhi dy qindarka, dhe tha: ‘Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë, edhe pse e varfër, hodhi më shumë se të gjithë ata. Sepse ata të gjithë hodhën dhurata nga ato që u tepruan, kurse ajo grua, në skamjen e saj, hodhi gjithçka që kishte për të jetuar.’»—5 Po, duke ditur rrethanat e asaj gruaje—e cila ishte e ve dhe e varfër—Jezui e dalloi vlerën e vërtetë të dhuratës së saj dhe e vlerësoi shumë atë dhuratë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Jehovain. (Gjoni 14:9) A nuk është inkurajuese të dini se, cilatdo qofshin rrethanat tuaja, mund të keni pëlqimin e Perëndisë tonë mirënjohës dhe të Birit të tij?
Jehovai shpërblen një etiopas që i frikësohej Perëndisë
6, 7. Pse dhe si e shprehu Jehovai vlerësimin e tij ndaj Ebed-Melekut?
6 Në Shkrime është treguar shpesh se Jehovai shpreh vlerësim për ata që bëjnë vullnetin e tij. Shqyrtoni si veproi me etiopasin Ebed-Melek, i cili i frikësohej Perëndisë. Ai jetonte në kohën e Jeremisë dhe ishte shërbëtor në shtëpinë e Zedekisë, mbretit jobesnik të Judës. Ebed-Meleku mori vesh se princat e Judës e kishin akuzuar padrejtësisht profetin Jeremia sikur nxiste kryengritje dhe e kishin hedhur në një sternë që të vdiste urie. (Jeremia 38:1-7) Meqë e dinte se Jereminë e urrenin shumë për shkak të mesazhit që predikonte, Ebed-Meleku vuri jetën në rrezik dhe i bëri një kërkesë mbretit. Me guxim etiopasi tha: «O mbret, zotëria im, këta njerëz kanë vepruar keq në gjithçka që i kanë bërë profetit Jeremia. E kanë hedhur në sternë, dhe ai do të vdesë atje nga uria.» Me urdhër të mbretit, Ebed-Meleku mori 30 burra dhe e shpëtoi profetin e Perëndisë.—Jeremia 38:8-13.
7 Jehovai e pa se Ebed-Meleku veproi me besim, dhe kjo gjë e ndihmoi të kapërcente frikën që mund të kishte pasur. Prandaj, Jehovai shprehu vlerësimin e tij dhe nëpërmjet Jeremisë i tha Ebed-Melekut: «Ja, unë do t’i përmbush fjalët që thashë për këtë qytet për t’i sjellë gjëmën, e jo për t’i bërë mirë. . . . Atë ditë unë do të të çliroj . . . dhe ti nuk do të biesh në duart e armiqve nga të cilët ke frikë. Sepse do të të siguroj shpëtim dhe . . . do të kesh si plaçkë shpirtin tënd, se pate besim tek unë.» (Jeremia 39:16-18) Po, Jehovai e çliroi Ebed-Melekun, si edhe Jereminë, nga princat e ligj të Judës dhe më vonë nga babilonasit që shkatërruan Jerusalemin. «[Jehovai] e ruan shpirtin e besnikëve të tij, dhe i çliron nga dora e të ligjve»,—thuhet te Psalmi 97:10.
«Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë»
8, 9. Siç tregoi Jezui, ç’lloj lutjesh vlerëson Jehovai?
8 Një dëshmi tjetër se Jehovai i çmon dhe i vlerëson shprehjet tona të përkushtimit hyjnor, mund të shihet në atë që thotë Bibla për lutjen. «Lutja e të drejtëve është kënaqësi për [Perëndinë]»,—tha një njeri i mençur. (Proverbat 15:8) Në ditët e Jezuit shumë udhëheqës fetarë luteshin në publik, jo ngaqë e bënin me gjithë zemër, por sepse donin t’u bënin përshtypje njerëzve. «Ata e kanë marrë tashmë të plotë shpërblimin e tyre»,—tha Jezui. Ai i udhëzoi ithtarët e tij: «Ti, megjithatë, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde dhe, pasi të kesh mbyllur derën, lutju Atit tënd që është në fshehtësi. Atëherë Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.»—Mateu 6:5, 6.
9 Sigurisht që Jezui nuk po dënonte çdo lutje që bëhej në publik, sepse edhe ai vetë, në disa raste, u lut para një publiku. (Luka 9:16) Jehovai e vlerëson shumë kur i lutemi me zemër të sinqertë, pa pasur si qëllim që t’u bëjmë përshtypje të tjerëve. Në të vërtetë, lutjet tona personale tregojnë se sa e thellë është dashuria jonë për Perëndinë dhe sa besim kemi tek ai. Prandaj nuk është çudi që shpesh Jezui kërkonte vende të veçuara për t’u lutur. Një herë ai u lut «në të gdhirë, ende pa zbardhur mirë». Në një rast tjetër «u ngjit vetëm në mal që të lutej». Gjithashtu, para se të zgjidhte 12 apostujt, Jezui ndenji vetëm gjithë natën duke iu lutur Perëndisë.—Marku 1:35; Mateu 14:23; Luka 6:12, 13.
10. Për çfarë mund të jemi të sigurt, nëse lutjet tona pasqyrojnë sinqeritet dhe ndjenja të thella?
10 Përfytyroni me sa vëmendje duhet t’i ketë dëgjuar Jehovai shprehjet nga zemra të Birit të tij. Disa herë Jezui u lut «me klithma të forta dhe lot . . . dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia». (Hebrenjve 5:7; Luka 22:41-44) Kur lutjet tona pasqyrojnë të njëjtin sinqeritet dhe të njëjtat ndjenja të thella, mund të jemi të sigurt se Ati ynë qiellor na dëgjon me vëmendje dhe me çmueshmëri. Po, «Jehovai u rri pranë tërë atyre . . . që e thërrasin me të vërtetë».—Psalmi 145:18.
11. Si ndihet Jehovai për gjërat që bëjmë kur jemi vetëm?
11 Nëse Jehovai e vlerëson kur i lutemi në fshehtësi, sa më shumë duhet ta vlerësojë kur i bindemi në fshehtësi! Në fakt Jehovai e di se çfarë bëjmë kur jemi vetëm. (1 Pjetrit 3:12) Në rast se jemi besnikë dhe të bindur kur jemi vetëm, kjo tregon se i shërbejmë Jehovait «me gjithë zemër», me motive të pastra dhe të vendosur për të bërë atë që është e drejtë. (1 Kronikave 28:9) Sa ia gëzon zemrën Jehovait kjo sjellje!—Proverbat 27:11; 1 Gjonit 3:22.
12, 13. Si mund ta ruajmë mendjen dhe zemrën e të jemi si dishepulli besnik Natanaeli?
12 Prandaj, të krishterët besnikë ruhen nga mëkatet e fshehta që korruptojnë mendjen dhe zemrën, siç janë shikimi i pornografisë dhe i dhunës. Megjithëse disa mëkate njerëzit mund të mos i dinë, e kuptojmë se Hebrenjve 4:13; Luka 8:17) Kur përpiqemi t’i shmangim gjërat që nuk i pëlqejnë Jehovait, mbajmë një ndërgjegje të pastër dhe kënaqemi duke ditur se kemi miratimin e tij. Po, nuk ka dyshim se Jehovai e vlerëson vërtet njeriun «që ecën në mënyrë të patëmetë dhe praktikon drejtësinë, që thotë të vërtetën që ka në zemër».—Psalmi 15:1, 2.
«të gjitha gjërat janë lakuriq dhe fare sheshit në sytë e atij, të cilit do t’i japim llogari». (13 Por, si mund ta ruajmë mendjen dhe zemrën në një botë të mbushur me ligësi? (Proverbat 4:23; Efesianëve 2:2) Përveçse të përfitojmë plotësisht nga të gjitha masat që ka marrë Jehovai për të na forcuar besimin, duhet të bëjmë çdo përpjekje që të hedhim poshtë të keqen dhe të bëjmë të mirën, duke vepruar pa humbur kohë me qëllim që dëshirat e papërshtatshme të mos bëhen pjellore e të lindin mëkatin. (Jakovi 1:14, 15) Mendo sa i lumtur do të ishe nëse Jezui do të thoshte për ty atë që tha për Natanaelin: «Shihni, një [njeri] tek i cili nuk ka mashtrim.» (Gjoni 1:47) Natanaeli, i quajtur edhe Bartolome, më vonë pati privilegjin të bëhej një nga 12 apostujt e Jezuit.—Marku 3:16-19.
«Një kryeprift i mëshirshëm dhe i besueshëm»
14. Si reagoi Jezui ndaj veprimit të Marisë, në krahasim me të tjerët?
14 Duke qenë «shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm», Jehovait, Jezui gjithnjë imiton me përsosmëri Atin e tij, duke shprehur vlerësimin për ata që i shërbejnë Perëndisë me zemër të pastër. (Kolosianëve 1:15) Për shembull, pesë ditë para se të jepte jetën, Jezui dhe disa nga dishepujt ishin mysafirë te shtëpia e Simonit nga Betania. Gjatë mbrëmjes, Maria, motra e Lazarit dhe e Martës, «mori një libër vaj aromatik, nard të pastër, shumë të kushtueshëm» (që vlente pak a shumë sa paga e një viti) dhe e derdhi vajin në kokën dhe në këmbët e Jezuit. (Gjoni 12:3) «Përse ky harxhim i kotë?»—tha dikush. Mirëpo Jezui e pa krejt ndryshe veprimin e Marisë. Ai e konsideroi si një veprim shumë bujar dhe me domethënie të madhe, meqë po afrohej vdekja dhe varrimi i tij. Kështu, në vend që ta kritikonte Marinë, Jezui e nderoi, duke thënë: «Kudo që të predikohet lajmi i mirë në mbarë botën, edhe ajo që bëri kjo grua, do të tregohet në kujtim të saj.»—Mateu 26:6-13.
15, 16. Si nxjerrim dobi nga fakti që Jezui jetoi dhe i shërbeu Perëndisë si një njeri?
15 Sa të privilegjuar jemi që kemi si Udhëheqës Jezuin, një person kaq mirënjohës! Në fakt, jeta si njeri e përgatiti Jezuin për caktimin që do t’i jepte Jehovai në të ardhmen: të shërbente si Kryeprift dhe Mbret, në fillim për kongregacionin e të mirosurve dhe më pas për tërë botën.—Kolosianëve 1:13; Hebrenjve 7:26; Zbulesa 11:15.
16 Para se të vinte në tokë, Jezui tashmë interesohej shumë për njerëzit dhe i kishte veçanërisht për zemër. (Proverbat 8:31) Duke jetuar si njeri, ai arriti t’i kuptonte më plotësisht sprovat që përjetojmë në shërbim të Perëndisë. Apostulli Pavël shkroi: «[Jezui] ishte i detyruar të bëhej si ‘vëllezërit’ e tij në çdo aspekt, që të bëhej një kryeprift i mëshirshëm dhe i besueshëm. . . . Meqë vuajti vetë kur u vu në provë, ai është në gjendje t’u vijë në ndihmë atyre që po vihen në provë.» Jezui mund ‘të bashkohet me ndjenjat tona në dobësitë që kemi’, sepse «është sprovuar në çdo aspekt si ne, por pa mëkat».—Hebrenjve 2:17, 18; 4:15, 16.
17, 18. (a) Çfarë zbulojnë letrat drejtuar shtatë kongregacioneve në Azinë e Vogël, në lidhje me vlerësimin e thellë që kishte Jezui? (b) Për çfarë po përgatiteshin ata të krishterë të mirosur?
17 Pas ringjalljes së tij, u bë e dukshme se Jezui i kuptonte më mirë sprovat e ithtarëve të tij. Shqyrtoni letrat që ai u drejtoi shtatë Zbulesa 2:8-10.
kongregacioneve në Azinë e Vogël, me anë të apostullit Gjon. Kongregacionit në Smirnë Jezui i tha: «E njoh shtrëngimin dhe varfërinë tënde.» Këtu, me fjalë të tjera, Jezui po thoshte: ‘I kuptoj problemet tuaja; e di mirë se ç’po kaloni.’ Pastaj, me dhembshurinë dhe sigurinë që i vinte ngaqë kishte vuajtur vetë deri në vdekje, shtoi: «Tregohu i besueshëm deri në vdekje, dhe unë do të të jap kurorën e jetës.»—18 Letrat drejtuar shtatë kongregacioneve janë plot me shprehje që pasqyrojnë dijeninë e plotë të Jezuit për problemet e dishepujve dhe vlerësimin e tij të sinqertë për jetën e tyre me integritet. (Zbulesa 2:1–3:22) Mbani parasysh se ata të cilëve iu drejtua Jezui, ishin të krishterë të mirosur që kishin shpresën të sundonin përkrah tij në qiell. Në hapat e Zotërisë së tyre, ata po përgatiteshin për rolin madhështor që do të kishin, për të administruar me dhembshurinë më të madhe dobitë e flijimit shpërblyes të Krishtit për njerëzimin e sëmurë.—Zbulesa 5:9, 10; 22:1-5.
19, 20. Si e tregojnë mirënjohjen për Jehovain dhe për Birin e tij ata që përbëjnë ‘shumicën e madhe’?
19 Sigurisht që dashuria e Jezuit për ithtarët e tij të mirosur shfaqet edhe ndaj ‘deleve të tjera’ besnike, miliona prej të cilave tani kanë perspektivën të jenë midis ‘shumicës së madhe nga të gjitha kombet’ që do të mbijetojë në ‘shtrëngimin e madh’ që po vjen. (Gjoni 10:16; Zbulesa 7:9, 14) Këta po vërshojnë përkrah Jezuit, mirënjohës për flijimin e tij shpërblyes dhe për shpresën e jetës së përhershme. Si e tregojnë mirënjohjen e tyre? Duke ‘i bërë Perëndisë shërbim të shenjtë ditë e natë’.—Zbulesa 7:15-17.
20 Në raportin botëror për vitin e shërbimit 2006, që tregohet në faqet 27 deri 30, jepen dëshmi të qarta se këta shërbëtorë besnikë po i bëjnë vërtet Jehovait «shërbim të shenjtë ditë e natë». Në fakt, vetëm gjatë këtij viti, ata bashkë me grupin relativisht të vogël që ka mbetur nga të krishterët e mirosur, kaluan gjithsej 1.333.966.199 orë në shërbim—baras me më shumë se 150.000 vjet!
Vazhdoni të tregoni mirënjohje!
21, 22. (a) Pse sidomos në ditët e sotme të krishterët duhet të kenë kujdes që të tregojnë mirënjohje? (b) Çfarë do të shqyrtohet në artikullin vijues?
21 Në marrëdhëniet me njerëzit e papërsosur, Jehovai dhe Biri i tij kanë treguar një mirënjohje ose vlerësim të thellë që është vërtet i jashtëzakonshëm. Megjithatë, mjerisht shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje Perëndisë, përkundrazi përqendrohen te gjërat vetjake. Duke përshkruar njerëzit që do të jetonin në «ditët e fundit», Pavli shkroi: «Njerëzit do të bëhen tërësisht egoistë, lakmues parash. . . . Do të jenë fare mosmirënjohës.» (2 Timoteut 3:1-5, Phillips) Sa ndryshe janë nga të krishterët e vërtetë, të cilët me anë të lutjeve nga zemra, bindjes me gatishmëri dhe shërbimit me gjithë shpirt, tregojnë mirënjohjen e tyre për gjithçka që Perëndia ka bërë për ta!—Psalmi 62:8; Marku 12:30; 1 Gjonit 5:3.
22 Në artikullin vijues do të shqyrtojmë disa nga masat e shumta frymore që Jehovai ka siguruar me dashuri për ne. Ndërsa meditojmë për këto ‘dhurata të mira’, le të na shtohet gjithnjë e më tepër mirënjohja!—Jakovi 1:17.
Si do të përgjigjeshit?
• Si e ka treguar Jehovai se është një Perëndi mirënjohës?
• Si mund t’ia gëzojmë zemrën Jehovait kur jemi vetëm?
• Në cilat mënyra e shprehu vlerësimin Jezui?
• Në ç’mënyrë jeta si një njeri e ndihmoi Jezuin të bëhej sundimtar i dhembshur dhe mirënjohës?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 17]
Siç i kënaqet zemra një prindi nga dhurata e thjeshtë e fëmijës së vet, edhe Jehovai e vlerëson kur i japim më të mirën