Ardhja e Krishtit: A duhet të na frikësojë?
Ardhja e Krishtit: A duhet të na frikësojë?
SI E përfytyron ardhjen e Jezu Krishtit? A e sheh si një ngjarje që nënkupton gjykim, shkatërrim dhe ndëshkim për njerëzimin? Apo shpreson se do t’u japë fund tërë problemeve tona? A duhet të na frikësojë ardhja e Krishtit? Apo duhet ta presim me padurim?
Bibla thotë këto fjalë për ardhjen e Krishtit: «Ja, ai po vjen me retë dhe do ta shohë çdo sy. . . . Të gjitha fiset e tokës do të godasin gjoksin me hidhërim, për shkak të tij.» (Zbulesa 1:7) Kjo ardhje ka të bëjë me shfaqjen e Jezuit në të ardhmen për të shpërblyer të drejtët dhe për të ndëshkuar të ligjtë.
Apostullin Gjon nuk e frikësonte ardhja e Krishtit, përkundrazi e priste me padurim. Pasi mori zbulesën për ardhjen e Krishtit dhe se çfarë do të nënkuptojë për tokën, Gjoni u lut me gjithë zemër: «Eja, o Zotëri Jezu!» (Zbulesa 22:20) Por, pse «të gjitha fiset e tokës . . . godasin gjoksin me hidhërim, për shkak të tij»? Në ç’kuptim «do ta shohë çdo sy»? Çfarë do të realizojë ardhja e Krishtit? Si mund të kemi dobi që tani nëse besojmë tek ajo? Në artikullin vijues do t’u jepet përgjigje këtyre pyetjeve.