Besimi në profecitë e Biblës të shpëton jetën
Besimi në profecitë e Biblës të shpëton jetën
JEZUI po del për herë të fundit nga tempulli në Jerusalem, kur një nga dishepujt i thotë: «Mësues, shiko! Ç’gurë e ç’ndërtesa!» Në fakt, tempulli është krenaria dhe lavdia e kombit jude. Por Jezui i përgjigjet: «A i sheh këto ndërtesa të mëdha? Këtu nuk do të mbetet gur pa u rrëzuar.»—Marku 13:1, 2.
Kjo duket e pabesueshme, qoftë edhe si ide. Disa nga gurët e tempullit janë masivë. Jo vetëm kaq, por ajo që thotë Jezui për tempullin nënkupton edhe shkatërrimin e Jerusalemit e ndoshta edhe të kombit jude, që e ka tempullin si qendër adhurimi. Prandaj dishepujt e pyesin më tej Jezuin: «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës kur të gjitha këto gjëra do të përfundojnë?»—Marku 13:3, 4.
«Ende nuk është fundi»,—paralajmëron Jezui. Në fillim dishepujt do të dëgjojnë për luftëra, tërmete, zi buke dhe murtaja nga njëri vend në tjetrin. Pastaj, disa ngjarje dramatike do ta çojnë kombin jude në një katastrofë me përmasa të pashoqe, në një ‘shtrëngim të madh’. Por Perëndia do të ndërhyjë për të shpëtuar ‘të zgjedhurit’, domethënë të krishterët besnikë. Si do ta bëjë këtë?—Marku 13:7; Mateu 24:7, 21, 22; Luka 21:10, 11.
Ngrenë krye kundër Romës
Kalojnë 28 vjet dhe të krishterët në Jerusalem ende presin fundin. Perandorinë Romake po e mundojnë luftërat, tërmetet, zia e bukës dhe murtajat. (Shih kutinë në faqen 9.) Judea është vatër konfliktesh civile dhe etnike. Gjithsesi, brenda mureve mbrojtëse të Jerusalemit, gjendja është disi më paqësore. Njerëzit hanë, punojnë, martohen dhe lindin fëmijë, siç kanë bërë gjithnjë. Pamja e tempullit madhështor i jep qytetit një ndjenjë qëndrueshmërie.
Rreth vitit 61 të e.s., të krishterët në Jerusalem marrin një letër nga apostulli Pavël. Ai i lavdëron për qëndrueshmërinë e tyre, por është i shqetësuar sepse disa në kongregacion Hebrenjve 2:1; 5:11, 12) Pavli u bën thirrje: «Prandaj, mos e flakni tej lirshmërinë në të folur. . . . Sepse edhe ‘shumë pak kohë’ dhe ‘ai që po vjen, do të mbërrijë e nuk do të vonojë’. ‘Por i drejti im do të jetojë falë besimit’ dhe ‘nëse sprapset, shpirti im nuk gjen kënaqësi në të’.» (Hebrenjve 10:35-38) Vërtet një këshillë në kohën e duhur! Por, a do të tregojnë besim të krishterët dhe a do të rrinë vigjilentë ndaj përmbushjes së profecisë së Jezuit? A është vërtet afër rënia e Jerusalemit?
duket se nuk e kanë ndjenjën e urgjencës. Disa të krishterë po i merr rryma në kuptimin frymor ose po tregojnë mungesë pjekurie të krishterë. (Në pesë vitet që pasojnë, kushtet në Jerusalem keqësohen vazhdimisht. Së fundi, në vitin 66 të e.s., guvernatori i korruptuar romak Flori konfiskon nga thesari i shenjtë i tempullit 17 talenta si «kamatë taksash». Judenjtë zemërohen dhe ngrenë krye. Rebelë judenj të quajtur ndryshe zelotë, vërshojnë në Jerusalem dhe masakrojnë trupat romake që gjenden atje. Pastaj me guxim shpallin se Judea është e pavarur nga Roma. Kështu, tani Judea dhe Roma janë në luftë!
Brenda tre muajsh, guvernatori romak i Sirisë, Cest Gali, marshon drejt jugut me 30.000 trupa, për të shtypur kryengritjen judaike. Ushtria e tij mbërrin në Jerusalem gjatë festës së kasolleve dhe menjëherë depërton në rrethinat e qytetit. Zelotët, që janë më të paktë në numër, kërkojnë strehim në fortesën e tempullit. Shpejt ushtarët romakë nisin të dëmtojnë murin e tempullit. Judenjtë tmerrohen. Bobo, ushtarë paganë po ndotin vendin më të shenjtë të judaizmit! Ndërsa të krishterëve që janë në qytet u kujtohen fjalët e Jezuit: ‘Kur të vini re gjënë e neveritshme që qëndron në vend të shenjtë, atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin në male.’ (Mateu 24:15, 16) A do të tregonin besim në fjalët profetike të Jezuit e të nxiteshin që të vepronin sipas tyre? Siç rrjedhin ngjarjet, do të shpëtojnë vetëm nëse veprojnë kështu. Po si të ikin?
Papritur dhe pa ndonjë arsye të dukshme, Cest Gali i tërheq trupat e tij dhe zmbrapset në drejtim të bregdetit. Nga pas i ndjekin këmba-këmbës zelotët. Si me mrekulli, ditët e shtrëngimit mbi qytetin shkurtohen! Duke treguar besimin e tyre te paralajmërimi profetik i Jezuit, të krishterët ikin nga Jerusalemi dhe shkojnë në Pelé, një qytet asnjanës që ndodhet në male, matanë lumit Jordan. Ikin tamam në kohën e duhur. Shpejt zelotët kthehen në Jerusalem dhe i detyrojnë banorët që * Ndërkohë, të sigurt në Pelé, të krishterët presin zhvillimet e mëtejshme.
kanë mbetur, të bashkohen me ta në kryengritje.Qyteti bie në anarki
Brenda disa muajsh, një ushtri tjetër romake vihet në lëvizje. Gjatë vitit 67 të e.s., gjenerali Vespasian dhe djali i tij, Titi, mobilizojnë një forcë të stërmadhe me 60.000 trupa. Në dy vitet që pasojnë, kjo forcë ushtarake shkatërrimtare përparon drejt Jerusalemit, duke mposhtur çdo rezistencë që ndesh gjatë rrugës. Ndërkohë, brenda në Jerusalem, mes grupeve rivale judaike kanë plasur luftime të ashpra. Rezervat e grurit të qytetit shkatërrohen, zona përreth tempullit rrafshohet dhe më shumë se 20.000 judenj vriten. Vespasiani e vonon mësymjen drejt Jerusalemit, duke thënë: ‘Zoti ynë po vepron si një gjeneral romak më i mirë se unë; armiqtë tanë po shkatërrojnë njëri-tjetrin me duart e tyre.’
Kur vdes perandori romak Neroni, Vespasiani niset për në Romë që të sigurojë fronin, duke lënë pas Titin që t’i japë fund fushatës kundër Judesë. Titi mbërrin në Jerusalem afër Pashkës së vitit 70 të e.s., duke zënë brenda në qytet banorët dhe pelegrinët që kanë ardhur. Forcat e tij ushtarake marrin gjithë pemët nga rrethinat judeje dhe ndërtojnë përreth kryeqytetit të zënë në kurth një mur me hunj të mprehtë, që është 7 kilometra i gjatë. Kjo është tamam si paratha Jezui: «Armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë me hunj të mprehtë, do të të rrethojnë dhe do të të shkaktojnë vuajtje nga çdo anë.»—Luka 19:43.
S’kalon shumë dhe në qytet pllakos zia e bukës. Turma të armatosura plaçkitin shtëpitë e të vdekurve dhe të atyre që janë duke vdekur. Të paktën një grua e dëshpëruar vret dhe ha foshnjën e saj, duke përmbushur parashikimin: «Nga shtrëngimi e tensioni në të cilin do të të mbërthejë armiku yt, ti do të hash frytin e barkut tënd, mishin e bijve e të bijave.»—Ligji i përtërirë 28:53-57.
Së fundi, pasi ka ndenjur i rrethuar për pesë muaj, Jerusalemi bie. Qyteti dhe tempulli i tij madhështor plaçkiten dhe digjen, e nuk u lihet Danieli 9:26) Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rreth 1.100.000 veta; 97.000 të tjerë shiten si skllevër. * (Ligji i përtërirë 28:68) Judea boshatiset pothuajse fare nga judenjtë. Vërtet është një katastrofë kombëtare pa precedent, një e çarë që shënon një pikë kthese në jetën politike, fetare dhe kulturore të judenjve. *
gur mbi gur. (Ndërkohë, të krishterët që janë në Pelé falënderojnë me gjithë zemër Perëndinë për çlirimin e tyre. Besimi në profecitë e Biblës u ka shpëtuar jetën!
Duke menduar për ato ngjarje, secili nga ne duhet të pyesë veten: ‘A kam edhe unë atë besim që do të më shpëtojë jetën gjatë shtrëngimit të madh që po afron? A jam «lloji që ka besim për ruajtjen gjallë të shpirtit»?’—Hebrenjve 10:39; Zbulesa 7:14.
[Shënimet]
^ par. 10 Jozefi, historian jude, thotë se zelotët i ndoqën romakët për shtatë ditë, e më pas u kthyen në Jerusalem.
^ par. 15 Sipas një llogaritjeje, u vra më shumë se një e shtata e të gjithë judenjve në Perandorinë Romake.
^ par. 15 Alfred Edërshajmi, një dijetar biblik jude, shkroi: «[Ky] shtrëngim që ra mbi Izraelin [ishte] pa precedent në të kaluarën e tmerrshme të historisë së tij dhe i pashoq edhe në të ardhmen e tij gjakatare.»
[Tabela në faqen 9]
Aspekte të shenjës që u përmbushën në shekullin e parë
LUFTËRA:
në Gali (39-40 të e.s.)
në Afrikën e Veriut (41 të e.s.)
në Britani (43, 60 të e.s.)
në Armeni (58-62 të e.s.)
konflikte civile dhe etnike në Jude (50-66 të e.s.)
TËRMETE:
në Romë (54 të e.s.)
në Pompei (62 të e.s.)
në Azinë e Vogël (53, 62 të e.s.)
në Kretë (62 të e.s.)
ZI BUKE:
në Romë, Greqi, Egjipt (rreth 42 të e.s.)
në Jude (rreth 46 të e.s.)
MURTAJA:
në Babiloni (40 të e.s.)
në Romë (60, 65 të e.s.)
PROFETË TË RREMË:
në Jude (rreth 56 të e.s.)
[Harta dhe figura në faqen 10]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Fushata romake në Palestinë, 67-70 të e.s.
Ptolemaidë
Deti i Galilesë
Pelé
PERE
SAMARI
Jerusalem
Deti i Kripur
JUDE
Cezare
[Burimi]
Vetëm harta: bazuar në hartat me të drejta të rezervuara nga Pictorial Archive (Near Eastern History) Est. and Survey of Israel
[Figura në faqen 11]
‘Armiqtë tanë po shkatërrojnë njëri-tjetrin me duart e tyre.’—Vespasiani
[Figurat në faqen 11]
Në vitin 70 të e.s., forcat romake shkatërruan Jerusalemin
[Burimet e figurave në faqen 11]
Skulptura në reliev: Soprintendenza Archeologica di Roma; Vespasian: Bildarchiv Preussischer Kulturbesitz/Art Resource, NY