Mund të ndiheni të sigurt në këtë botë të trazuar!
Ftesë për të ndjekur një fjalim special
Mund të ndiheni të sigurt në këtë botë të trazuar!
Ky fjalim biblik do të mbahet anembanë botës, në më shumë se 230 vende. Në shumicën prej tyre, fjalimi do të mbahet të dielën, më 15 prill 2007. Çfarë do të dëgjoni atje? Ja disa argumente:
Pse miliarda njerëz në mbarë botën ndihen të pasigurt?
Kur u zhduk në mënyrë specifike ndjenja e sigurisë?
Ku dhe si mund të gjejmë siguri të vërtetë?
Do të merrni përgjigje për këto pyetje, nëse ndiqni këtë fjalim të rëndësishëm biblik, i cili do të mbahet në dhjetëra mijë salla. Kryesisht këto do të jenë Salla Mbretërie të Dëshmitarëve të Jehovait. Dëshmitarët që janë në zonën tuaj, me kënaqësi do t’ju tregojnë orarin dhe adresën. Ju ftojmë me gjithë zemër të ndiqni këtë fjalim biblik që është i kohës dhe inkurajues.